TREGIMI PER KOSOVEN
3 posters
Faqja 1 e 1
TREGIMI PER KOSOVEN
TREGIMI PER KOSOVEn
Tregimit për Kosovën ia dimë fillimin sepse jemi vetë brenda këtij tregimi, jemi personazhe të ndryshme ashtu si na ka caktuar fati jetësor. Kemi besuar se ia dimë edhe fundin sepse e kishim shkruar së bashku, ne dhe miqtë tanë ndërkombëtarë në Qershër të ’99-tës. Mirëpo dikujt nuk i pëlqeu ky tregim dhe filluan ta rishkruajnë e ta përshtatin sipas interesave politik të kohës. Versionin e tregimit të ri për Kosovën është përpjekur ta shkruaj presidenti Ahtisari i dërguari i OKB-së për statusin, në një dokument që u çuajt pakoja për statusin. Me takimin e Elefantëve të 10 Marsit përfunduan bisedimet por jo edhe tregimi për Kosovën. Tregimi për Kosovën vazhdon, nuk është Ahtisari ai që i bie vulë, janë të tjerët, është Këshilli i Sigurimit për me qenë më i saktë, vazhdon proceduara, se vulë po duket se i kanë ra që moti. Fati i Kosovës dhe popullit të saj edhe njëherë si shumë herë në historinë tonë po vendoset nga fuqitë e mëdha dhe kjo gjë më bën të ndihem i shqetësuar. Shqetësimin tim e ngrit edhe më shumë presidenti i vendit Fatmir Sejdiu në paraqitjen e tij në lajmet qendrore ku tha ,,se pakoja e Ahtisarit është një kompromis i dhembshëm”. Cili do të jetë ai kompromis i dhembshëm do ta kuptojmë së shpejti. Bisedimet për statusin e Kosovës kanë qenë tema kryesore dhe në mërgatën shqiptare. Sot isha për vizitë te miku im Afrimi. Afrimi i takon një familje tepër të nderuar të Kosovës, familjes Hoti. Edhe vet si i ri ditëlindjen e 18-të e ka mbushur në një nga ato qelitë e tmerrit serb, sepse ju kishte bashkuar përpjekjeve për liri, përpjekjeve për ta mundur ferrin serb. Se sa e gjatë dhe sa e mundimshme ka qenë rruga te liria nuk e ke vështirë ta lexosh edhe nga fytyra e mikut tim ndonëse ende i ri në moshë flokët e tij janë bardhë si bora. Afrimi që nga përfundimi i luftës përballet me enigmën e fatit të pa zgjidhur të vëllait të tij Ukshin Hotit, fati i të cilit nuk dihet ende. Gjatë luftës i vdes babai, xha Nazyfi, nga plagët që ia kishte shkaktuar granata e ushtrisë serbe në shtëpi sepse ai për asnjë çast përkundër barbarisë serbe nuk kishte pranuar të largohej nga shtëpia. Nëna Fatime i vdes pas përfundimit të luftës me sy hapur nga dera e oborrit duke shpresuar e shkreta se një ditë do ta hapte Uka i saj të cilin e priste pa durim, e kishte gëzimin e parë, e kishte rritur me shumë mund. Kam pasur nderin ta takoj këtë nënë të madhe, të bisedoj me të. Më ka mbetur në kujtesë takimi me të në Krushë të Madhe. E mori një fotografi të Ukës për t´ma treguar ,,këtu është kur ka qenë student në Zagreb” me tha, e fshinte me duart e saj duke mallkuar ata që ia mbanin në burg. Vëllai tjetër Ragipi, bie dëshmor në altarin e lirisë si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Pashtrakut. Pyetjen që pas përfundimit të luftës ia .bëja shpesh, se mos ka diçka të re për Ukshinin, tani jam i kujdesur t´ia bëjë, kam frik se po ia trazoj dhembjen, po ia rris shqetësimin. I iki kësaj teme ..edhe për faktin tjetër, sepse e pranishme është edhe gruaja e tij, e cila ka shumë të zhdukur nga familja e saj. Ajo është nga Krusha e Vogël. E dimë të gjithë historinë e këtij fshati ku po thuajse shumica e burrave u vranë e u zhdukën nga Ushtria Serbe. Nuk e di se si rrodhi biseda kur gruaja e tij fillon të tregojë vet se vllahun e saj e kanë gjetur dhe se eshtrat e tij janë në Rahovec gati qe dy muaj, por nuk e kanë varrosur se po presin t’i gjejnë edhe ata të tjerët që sipas saj janë shumë. Për një moment ra heshtja, shikimi im u ngri. Çka t’i them? Nuk më del fjala nga goja, më dridhet i tërë trupi. Kur i shikoj që të dy para meje, se q´mu kujtua ajo fjala ,, ju ka lind nëna për ditë të vështira”. Shikimi im ngulitet te Afrimi i cili nuk i ndal cigaret, nga tymi i duhanit dhe syzet e trasha nuk ia shoh as fytyrën, e ngre aq fort cigaren sa vetëm kur ia djeg gishtat e kupton se duhet ta ndez një tjetër, se pa të s´bën hiç. Fati i mikut tim dhe gruas së tij më bëri të mendoj shumë edhe për faktin se mu atë ditë televizioni na ofronte pamje nga bisedimet e Vjenës, ku thuhej se bisedimet për statusin përfunduan. Asgjë ska përfunduar thash në heshtje. Si ka përfunduar tregimi për Kosovën? Krusha e Vogel i ka varret ende të hapura duke pritur t’i varros të dashurit e saj që Serbia ende po i mban peng. Delegacioni serb e mbrojti edhe njëherë platformën e Akademisë Serbe, atë platformë që i vrau, i zhduki miliona njerëz nga tokat e tyre. Dhe thash sa hipokrizi po bëhet me tragjedinë, jo vetëm të popullit tim shqiptar, por edhe të popujve tjerë. Po të kishte drejtësi Serbia nuk do të ishte në tavolinën e bisedimeve, po ç´ti bësh hipokrizisë evropiane e cila po do që t’ia ruajë Serbisë fytyrën, atë fytyrë që e njeh tërë bota. Tregimi për statusin nuk do të përfundojë aq shpejtë për shume arsye, njëra ndër to është: se është falsifikuar tregimi origjinal për Kosovën dhe historia na mëson se sa herë që është falsifikuar e vërteta për Kosovën tregimi ka vazhduar me personazhe të reja. Andaj tregimi për Kosovën vazhdon, mbetet te shihet deri kur ?
https://www.youtube.com/watch?v=zLQQHrchiPY keni edhe nje vidio shikoje me vemendje [/color]

Edituar për herë të fundit nga Saimiri në Tue 26 Apr 2011 - 3:44, edituar 2 herë gjithsej (Reason for editing : Korrigjim llojit te shkrimit...)
Re: TREGIMI PER KOSOVEN
Tema zhvendoset nga nenforumi i Letersise Shqiptare ne ate te Poezise dhe Tregimit...
Ju faleminderit...
Ju faleminderit...
Re: TREGIMI PER KOSOVEN
Pavarsia na erdhi
Po gëzohet plaku
Gëzohet fëmija,
E zhgënjyer mbeti
Shtriga plak Serbia.
feston kombi ynë
feston shqiptaria,
pas shum shekuj pritje
na erdhi Pavarsia.
Krenohu me bijt e tu
O’Kosovë heroine
bijt e tu më të mirë
të bënë sot të lirë.
Sa trima na vdiqën
të tjerët na i vranë,
që të jeshë krenare
Ata dëshmorë ranë.
Dëshmorë ra
burërisht më i pari,
trim mbi trima
Adem Jashari.
E gjithë bota pyesnin
ga e muar frymëzimin
mos harioni shokë
Isa Boletinin.
Bajram Curi plaku
Shotën trimëreshë,
për krah sajë Azem Galia
në këmbë e tan malsia.
përpara u printe
vet Ahmet Delia,
kalorës më i miri
qe Shpend Dragobia.
Krenohet sot Kosova
krenohet shqiptaria
të rojë kombi ynë i lashtë
t’i rojë me shekuj
Kosovës pavarsia.
Po kremton Kosova
pranë sajë Maqedonoia,
Hoti plava ,Gucia
presheva dhe Çamëria.
Të punojmë e të mësojm
Se punët po shkojn mbar
ta bëjmë realitet
bashkimin gjithkombëtar.
Urime pavarsia
O’Kosova nënë,
E festofshim këtë ditë,
Sa të ketë diell e hënë.
Po gëzohet plaku
Gëzohet fëmija,
E zhgënjyer mbeti
Shtriga plak Serbia.
feston kombi ynë
feston shqiptaria,
pas shum shekuj pritje
na erdhi Pavarsia.
Krenohu me bijt e tu
O’Kosovë heroine
bijt e tu më të mirë
të bënë sot të lirë.
Sa trima na vdiqën
të tjerët na i vranë,
që të jeshë krenare
Ata dëshmorë ranë.
Dëshmorë ra
burërisht më i pari,
trim mbi trima
Adem Jashari.
E gjithë bota pyesnin
ga e muar frymëzimin
mos harioni shokë
Isa Boletinin.
Bajram Curi plaku
Shotën trimëreshë,
për krah sajë Azem Galia
në këmbë e tan malsia.
përpara u printe
vet Ahmet Delia,
kalorës më i miri
qe Shpend Dragobia.
Krenohet sot Kosova
krenohet shqiptaria
të rojë kombi ynë i lashtë
t’i rojë me shekuj
Kosovës pavarsia.
Po kremton Kosova
pranë sajë Maqedonoia,
Hoti plava ,Gucia
presheva dhe Çamëria.
Të punojmë e të mësojm
Se punët po shkojn mbar
ta bëjmë realitet
bashkimin gjithkombëtar.
Urime pavarsia
O’Kosova nënë,
E festofshim këtë ditë,
Sa të ketë diell e hënë.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Kisha St. Botolph dhe tregimi i organistit
» Ja qka din per Kosoven?
» Katari njeh Kosovën?
» Katari njeh Kosovën
» “Novosti”: 8:7 për Kosovën në GJND?
» Ja qka din per Kosoven?
» Katari njeh Kosovën?
» Katari njeh Kosovën
» “Novosti”: 8:7 për Kosovën në GJND?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi