PS: Hapja e kutive të votimit, kusht i panegociushëm
Faqja 1 e 1

Socialistët i përgjigjen me të njëjtën gjuhë demokratëve. Në tryezën e presidentit Bamir Topi, kryesocialisti Edi Rama do të ulet vetëm për të hapur kutitë e votimit tha Blendi Klosi, si e vetmja mënyrë për të arritur transparencën e zgjedhjeve.
“Fatkeqësisht dje, Sali Berisha, njeriu që është shkaktari kryesor i situatës së vështirë në të cilën ndodhet sot vendi, na provoi me po të njëjtën gjuhë të politikës së vjetër se atij i mungon vullneti për zgjidhjen e krizës që ka mbërthyer Shqipërinë, e cila po paralizon jetën institucionale, po rrënon ekonominë dhe shtetin e së drejtës”, tha Klosi.
Partia Socialiste, sipas tij, është e gatshme të dialogojë për të zbardhur të vërtetën e 28 qershorit, jo sepse këtë e kërkon thjesht Partia Socialiste, por mbi të gjitha sepse këtë e kërkojnë shqiptarët. “Por Partia Socialiste është po ashtu e vendosur që të bëjë transparencën e plotë të zgjedhjeve me ose pa Sali Berishën, dhe këtë hetim ai nuk e ndalon dot as me dëshirën e tij e as me forcën e pushtetit”, tha Klosi.
Në të njëjtën kohë me përgatitjet për tryezën socialistët po përgatisin protestat në rast dështimi të negociatave.

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» PPE: Hapja e kutive e papranueshme
» Berisha: Të ulim moshën e votimit
» Meta: S’ka hapje të kutive, as zgjedhje të parakohshme
» Edi Rama i kutive dhe alibive
» Merkel: Kusht për Serbinë, zbatimi i Marrëveshjes

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi