Edi Rama i kutive dhe alibive
Faqja 1 e 1
Edi Rama i kutive dhe alibive
Edi Rama i kutive dhe alibive |
Kryetari i PS-së, Edi Rama, në çdo lëvizje, udhëtim apo deklaratë politike nuk e di pse më kujton përrallat dhe fabulat e hershme. Deklarata e tij më e freskët në Berat me zgjedhësit, më solli në mendje fabulën e njohur ku gjuetari kërkon ujkun për ta vrarë, se i kishte ngrënë delet. Dhe kur dikush i tregoi strofkullën ku fshihej grabitqari, gjuetari “trim” i tha: nuk dua ujkun, por gjurmët e tij. Edhe deklarata e kryetarit të Bashkisë së Tiranës me qytetarët e Bashkisë së Beratit, ishte e njëllojtë si e këtij gjuetari trim. Tani që deputetët e PS-së u futën në Parlament, falë vendosmërisë së kryetarit për të mos u futur, ai ka nisur një lojë tjetër fjalësh me zgjedhësit. Kjo është normale. Për çdo situatë, udhëtim apo lëvizje politike duhet një gënjeshtër e re, një alibi e freskët. Edi Rama tha shprehimisht në Berat: “Ne nuk jemi në këtë betejë për të sjellë PS-në në pushtet, por jemi në betejë për t’i dhënë formë e përmbajtje lirive dhe të drejtave të qytetarëve”. Më sinqerisht, pastërtisht dhe politikisht se kaq, nuk mund të deklarohet. Pse e tha? Nuk e di. Ndoshta atij i vinte turp të deklaronte këtu në kryeqytet, se gjithë këtë zhurmë tetë mujore nuk e ka bërë që socialistët të vijnë në pushtet. Sepse këtu ka deklaruar të kundërtën. Madje edhe fushatën para 28 qershorit, e paska bërë vetëm për performancë politike! Por shkoi deri në Berat dhe u rrëfye sinqerisht atje. Tani merreni vesh ju të nderuar votues socialistë, se unë kryetari juaj jo socialist, kam synim jo sjelljen e të majtës në pushtet por, vetëm për t’i dhënë formë dhe përmbajtje lirive dhe të drejtave të qytetarëve. Të të gjithëve. Pa përjashtim, demokratë, socialistë, legalistë, ballistë, romë, çamë, socialdemokratë, LZHK-istë, artistë, sportistë. Kush jeton dhe merr frymë në këtë tokë. Bile edhe personelit të ambasadave të huaja në Tiranë! Dhe qëllimin e arriti. Që dje qytetarët e Beratit kanë nisur të komentojnë se çdo të thotë “formë e përmbajtje të lirive të qytetarëve”. Nëse dikush i përmend sot e tutje hapjen e kutive, me porosi të kryetarit jo socialist, socialistët e ndershëm do t’i hidhen me inat: Mbylle gojën, na lër rehat me ato kuti, lufta jonë, sot e tutje është forma e përmbajtja e lirive të qytetarëve! Se kështu u ka thënë kryetari. Tetë muaj Edi Rama i shtyu në krye të PS-së me hapje dhe mbyllje kutish. Pjesën tjetër të mbetur do ta shtyjë duke u marrë me formën, përmbajtjen e lirive të qytetarëve. Kësaj i thonë që një i mençur dinak e bashkiak, hedh një gur në lumin Osum, dhe qindra budallenj e kërkojnë aty. Jo vetëm aty. Edhe ata që banojnë buzë lumit Drino, Zaranikë, Vjosë, Shkumbin, Erzen. Deri edhe tek lumi i Lanës. Ata do kërkojnë dhe do kërkojnë pafundësisht. Pas disa muajsh, vetë kryetari do t’u thotë: Lëreni atë gur, nuk na duhet më. Gjeni këtë tjetrin! Dhe hop, do hedhë një gur tjetër si burrë i mençur që është. Ndoshta kësaj here mund ta hedhë tek një lumë tjetër. Shkurt, kryetari i Bashkisë Socialiste të Shqipërisë me deklaratën që lëshoi në Berat, u tha sinqerisht se nuk i plas fort që e majta nuk vjen në pushtet. Sepse ai vetë është në pushtet. Madje në dy të fuqishme: një administrative, një politike. Nëse do kisha fatin ta ndiqja pas në udhëtimet e tij Edi Ramën, kushedi se çfarë xhevahiresh do të dëgjoja! Po edhe kështu nuk jam fort keq. Miqtë e mi socialistë nga Berati ma dërguan me sms deklaratën e tij, ende pa u publikuar në media. Nuk kanë faj! Ishin befasuar me çudinë e radhës. Madje njëri prej tyre shtonte: kësaj i thonë prit gomar të mbijë bar! Edi Rama me lëvizjet, udhëtimet dhe deklaratat politike, mban të freskët përrallat dhe fabulat e moçme. Ai nuk ka kërkuar asnjëherë ujkun e kutive të votimit por gjurmët e tij. Për ta zbuluar thotë se do të kalojmë nga rruga për të gjetur formën dhe përmbajtjen e lirive të qytetarëve. Kështu do t’i sjellë socialistët në pushtet. Do të edukojë popullin shqiptar dhe klasën politike në formë dhe përmbajtje për të drejtat e qytetarëve. Kur ta ketë realizuar këtë, socialistët do të gëzojnë pushtetin. Si misionar që është, ka të drejtë. Si krye- partie e bashkie është një alibi cinike. Dikur bëhesha nervoz me deklaratat e tij. Tani jam qetësuar sepse ai më bën për të qeshur. Keqardhje ndjej për socialistët e sinqertë. |
GENTA- I/e Regjistruar
- Postime : 99
Anëtarësuar : 05/01/2010
Similar topics
» PPE: Hapja e kutive e papranueshme
» Meta: Fundi i bojkotit, pa hapjen e kutive
» Meta: S’ka hapje të kutive, as zgjedhje të parakohshme
» PS: Hapja e kutive të votimit, kusht i panegociushëm
» Berisha: Hapjen e kutive nuk e lejojnë gjykatat
» Meta: Fundi i bojkotit, pa hapjen e kutive
» Meta: S’ka hapje të kutive, as zgjedhje të parakohshme
» PS: Hapja e kutive të votimit, kusht i panegociushëm
» Berisha: Hapjen e kutive nuk e lejojnë gjykatat
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi