MITOLOGJI - ODISEU
Faqja 1 e 1
MITOLOGJI - ODISEU
ODISEU (greq. Odysseus, lat. Ulixes) - i biri i trimit Laert dhe i bashkëshortës së tij, Antiklesë, mbret i Itakës.
Odiseu
ishte njëri prej kreshnikëve më të famshëm dhe me të spikatur të miteve
greke. Trimëria, guxirni, qëndrueshmëria dhe sidomdos dinakëria kanë
hyrë në proverba që edhe sot janë të gjalla. "Odiseada" sot e kësaj
dite është për nga kuptimi emërtim më i ngarkuar i udhëtimit të gjatë
dhe të mundimshëm. Meritë më të madhe për popullaritetin e tij ka
Homeri i cili e ka ngritur deri te trimi titullar i Odisesë së vet. Si
trim pa frikë, ndonëse jo edhe përherë pa të meta, Odiseu jeton në
veprat e shumta të artistëve grekë, romakë dhe të atyre të kohës së re.
Derisa te grekët gabimet dhe dobësitë e tij njerëzore e kanë shpetuar
që mos të bëhet trim në letër, te romakët e kanë shndërruar në
personazh thjesht negativ. Romakët të cilët konsideroheshin si
pasardhës të trojanëve, në këtë mënyrë i hakmerreshin sepse prej të
gjithë udhëheqësve akeas ka pasur meritat më të mëdha për shkatërrimin
e Trojës.
Origjinën e vet Odiseu, nga babai, e kishte
drejtpërdrejt prej Zeusit, zotit suprem, ndërsa për nga nëna prej zotit
Hermes. I ati i tij, Laerti, në të vërtetë, ka qenë me origjinë
mbretërore, por nuk ka sunduar në Itakë. Mbretërinë e vet Odiseu e ka
fituar përmes martesës me Penelopën, bijën e Ikariut, mbretit akarnanas
dhe bashkëshortes së tij, Periboes. Mbretërinë e tij e përbënin
ujëdhesat Itaka, Kafalonia, Zakinti dhe viset e afërta. I mençur sa
edhe dinak, sundonte në mënyrë të drejtë, në pajtim me vendimet e
kuvendit dhe me vullnetin e popullit, ndërsa me mbretërit fqinj jetonte
në paqe.
Ka pasur merita për paqen madje edhe në dimensione të
përgjithshme greke me çka edhe u bë i famshëm sa edhe më vonë në luftë
kundër Trojës. Kur u bë mbret u paraqit rreziku se do të shpërthejë
konflikti i hapët ndërmjet mbretërve akeas, djemt e të cilëve ziheshin
rreth dorës së Helenës së bukur, thjeshtrës së Tindareut, mbretit
spartan. Për ta penguar katastrofën Odiseu u nis për në Spartë dhe
Tindareun e këshilloi me këshilla jo të rëndomta, me f jalë të tjera që
mos t'ua verë veshin konsideratave dinastike dhe t'ia lejojë vajzës që
të zgjedhë kend ta dojë. Krushqarët e Helenës i bëri që të zotërohen
solemnisht e zgjedhjen e saj do ta pranojnë pa kundërshtim dhe
zgjedhësit të saj do t'i ofrojnë çfarëdo ndihme. Helena për burrë e
zgjodhi Menelaun, vëllaun e Agamemnonit, mbretin e mëvonshëm të
Mikenës, me të cilin u martua motra e saj, Klitemnestra dhe çdo gjë qe
në rregull. Por jo gjatë: vetëm deri në atë çast kur Helenën e rrëmbeu
Paridi i bukur dhe gojëmbël, i biri i Priamit, mbretit trojan.
Rrëmbimi
i gruas së mbretit është marrë si arsye e pamohueshme dhe e
parevukueshme për të shpallur luftën. Ndërkaq, Menelaut iu zhduk edhe
pasuria dhe kjo poashtu nuk mund të durohej. Pasi që lufta është
përherë alternativa më e keqe e zgjidhjes së konflikteve u nis me
Menelaun për në Trojë,për të ndihmuar zgjidhjen në mënyrë paqësore të
konfliktit të lindur. Mirëpo, Paridi mbeti i pamëshirshëm.Pranoi që
vetëm thesarin ta kthejë, ndërsa Helenën vendosmërisht refuzoi ta
kthejë dhe mbreti Priam në këtë e përkrahte. Andaj Agamemnoni i ftoi të
gjithë mbretërit akeas që t'i ndihmojnë Menalaut për t'ia kthyer gruan
dhe nderin, dhe filloi të përgatitet për ekspeditë luftarake kundër
Trojës.
Odiseu nuk reagoi në këtë ftesë. Mendoi se për Menelaun
ka bërë mjaft dhe në vend që të luftojë për gruan e mbretit tjetër,
vendosi që në qetësi të jetojë pranë asaj të vetës. Prandaj Agamemnoni
ia dërgoi trimin Palamed për ta bindur se krimi i Paridit në të vërtetë
ishte fyerje e bërë të gjithë mbretërve akeas dhe vëç kësaj ekspedita
luftarake, në krye të së cilës u vu mbreti i fuqishëm i Mikenës,
premton famë të madhe dhe plaçka të begatshme.
Mirëpo, ishte
vështirë të bindet Odiseu, shtirej si i marrë që në rastin konkret pa
dyshim ka qenë dëshmi e mençurisë dhe e dinakërisë dhe për ta dëshmuar
këtë, shkoi në fushë, filloi ta lëvrojë arën dhe të mbjellë kripë.
Mirëpo, për Palamedin ky trik ka qenë mjaft i thjeshtë. Prandaj e merr
Telemakun, të birin e Odiseut, të mbështjellë në mënela dhe e lë para
kuajve që e ngrehnin pllugun: kuptohet Odiseu i ndali kuajt. Me këtë
tregoi se në kokën e tij çdo gjë është në rregull - dhe ka qene në
rregull gjatë tërë kohës së luftës, në të cilën, më në fund u nis
përsëri. Për më tepër u bë këshllltari më i mirë i kryekomandantit dhe
njësoj si në fushëbetejë u dallua edhe në aksione të vëzhgimeve dhe në
misione diplomatike. Ideja e tij ishte edhe "kali i Trojës" i famshëm.
Merita
të mëdha për ushtrinë akease kishte para se të lundronin anijet për në
Trojë. Fallxhiu i armatës, Kalkanti, shpalli se Trojën do të mund ta
pushtojnë vetëm nëse ekspeditës do t'i bashkohet trimi Akil. Vetëm nëna
e Akilit, Tetidas, hyjnesha e detit, ka ditur për profecinë tjetër:
poqese shkon i biri i saj në luftë, nën muret e Trojës do ta arrijë
famën e pavdekshme, por se do ta humb jetën. Dhe, pasi që për nënën
jeta e djalit rëndom është më e çmueshme se sa fama e tij, e fshehu
Akilin në ujëdhesën Skyros, ku ka qenë i detyruar të jetojë i veshur me
rrobe të femrës në mesin e vajzave të mbretit Likomed. Kur Agamemnoni e
zbuloi strehimin e Akilit, e dërgoi Odiseun që ta sjellë me çfarëdo
kushti. Si përcjellës ia caktoi Diomedin, mbretin e Argut. Pasi që
mashtrimi rëndom është më i suksesshëm se dhuna, të dy mbretërit u
shndërruan në tregtarë dhe pa vështirësi arritën deri te pallati i
Kikomedit. Në mesin e floririt, stolisë dhe pëlhurave të shtrenjta para
vajzave të mbretit si rastësiht e shtruan edhe shpatën. Kur pastaj
përcjellësit e tyre në shenjë të caktuar para pallatit filluan t'i
vringëllojnë armët dhe e lëshuan klithjen luftarake, vajzat ikën të
frikësuara ndërsa vetëm Akili nuk mundi të frenohet. I hoqi rrobet të
cilat e kishin bërë tebdil dhe dora e tij e kapi shpatën. Pas kësaj
Odiseut nuk i është dashur ta bindin aq shumë. Së shpejti me mikun e
tij, Patrokliun dhe me ushtrinë e babës së vet iu bashkua armatave të
njësuara të mbretërve akeas dhe me ta lundroi për në luftë kundër
Trojës.
Odiseut poashtu i takon merita kryesore për suksesin e
operacionit të zbarkimit. Nuk ishte problemi se Agamemnoni kishte
manevruar kaq me anijet, madje as që ushtarët e tij ishin frikacakë.
Mirëpo, dihej për profecinë se ai i cili i pari do të shkelë në
truallin trojan i pari edhe do të vritet. Andaj të gjithë luftëtarët
akeas nguronin, asnjëri nuk dëshironte të shkoknte në vdekje të
sigurtë. Kur Odiseu pa se kjo zvarritje do t'u bëjë të mundshme
trojanëve për t'i formuar radhët luftarake, vendos që të veprojë në
breg e hodhi mburojën e vet dhe me shkathtësi kërceu në të. Protesilau
i ri i cili më tepër se të gjithë të tjerët digjej për vepra trimërie e
pa Odiseun në breg, andaj kërceu pas tij. E preku tokën dhe ra i
goditur me shigjetë. Pastaj në tokë shkeli edhe Odiseu dhe me
shembullin e vet e tërhoqi tërë ushtrinë, e cila pastaj në betejë të
përgjakur i dëboi trojanët mbrenda mureve të qytetit.
Brenda
dhjetë vjetëve të gjatë, sa edhe ka zgjatur rrethimi i Trojës, Odiseu
bëri shumë vepra trimërie. Trimërisht luftoi dhe nuk nguronte kur duhej
që jetën e vet ta rrezikojë për t'i shpëtuar shokët që gjendeshin në
rrezikun e vdekjes. Edhe më tepër në radhet luftarake dallohej në
kryerjen e detyrave veçmas të rënda dhe të ndërlikuara. Me mbretin
Diomed u paraqit në vëzhgim nate të kampit trojan. Me këtë rast së
bashku me të e zuri rob trojanin Dolon prej të cilit mësoi të dhëna të
rëndësihme luftarake dhe ia mundësoi Diomedin i cili shtirej si lyps me
sëmundje të gërditshme, arriti madje deri edhe aksionin e guximshëm - i
shkoi përdore që të depërtojë në vetë qendrën e qytetit të armikut, që
ka pasur rëndësi vendimtare për fitoren e akeasve. Që trojanët mos ta
njohin e shëmtoi fytyrën me frushkull dhe me Diomedin i cili shtirej si
lyps me sëmundje të gërditshme, arriti madje deri te tempulli kryesor
në qytetin e Trojës nga edhe e merr truporen e shuguruar të Palada
Athenës, e cila sipas premtimit të Zeusit, zotit suprem, është dashur
ta mbrojë Trojën nga pushtimi.
Odiseu nuk dëshpërohej as në
situatat më të rënda. Kur u vra Akili, trimi më i madh akeas, ishte
njëri prej të parëve i cili e kishte mposhtur tmerrin e vdekjes dhe së
bashku me Ajantin e madh e shpëtoi trupin e ti që mos të bie në duart e
trojanëve.
Ndonëse ballë për ballë me armikun ka dëshmuar se
është i guximshëm dhe i fuqishëm, madje ka pasur trima akeas të cilët
kanë qenë të barabartë me të dhe ndoshta edhe ia kanë tejkaluar,
megjithatë, askush nuk ia ka tejkaluar në mendjemprehtësinë me të cilën
ka ditur t'i zgjidhe edhe problemet më të ndërlikuara dhe shkathtësinë
në situatat më të rënda. Kur në fillimm e vit të dhjetë të luftës
Agamemnoni dhe Akili ranë në konflikt që lehtë ka mundur të ketë për
pasojë edhe shkaterrimin e tërë ushtrisë akease, Odiseu u nis në krye
të dërgates paqesore te Akili. Për hirë të së vërtetës duhet thënë se
misioni i tij nuk pat sukses, por për shkak të kokëfortësisë që Akili
atëbotë e shprehte, kushdo tjetër që të shkonte në vend të Odiseut, nuk
do ta arrinte rezultat më të mirë. Mirëpo, arriti që ta qetësojë
Kriziun, priftin e Apollonit, i cili, nga hakmarrja pse Agamemnoni e
kishte fyer, qe shkaktar i murtajës së ushtrisë akease. Odiseu poashtu
nën murët e Trojës e sjell Neoptolemin, djalin e Akilit, të cilit fati
ia kishte përcaktuar pushtimin e pallatit mbretëror trojan. I shkoi
përdore që në kampin akeas ta sjellë edhe harkëbartësin Piloktet për të
cilin fshehurazi mësoi (pasi që e dëgjoi profecinë e Helenit,
magjistarit trojan) se pa që Troja nuk do të mund të bie. Dhe më në
fund: pikërisht këtij i ra në mend ideja, zbatimi i së cilës ka
vendosur rënien e Trojës.
Kur qyteti i mbretit Priam tani dhjetë
vjet u qëndronte sulmeve akease, Odiseut i ra ndërmend se ndoshta do të
jetë e mundshme që me para të blehet ndonjë njësi e aleatëve trojanë,
të cilët ekskluzivisht luftonin për para, që mbrapa shpine ti sulmojnë
mbrojtësit e qytetit dhe akesave t'ua hapë dyert e qytetit. Pasi mendoi
gjatë erdhi në përfundim se do të ishte më mirë, sikurse në Trojë
fshehurazi të futet njësia e zgjedhur akease. Pasi që këshilli luftarak
e pranoi këtë plan, Odiseu urdhëroi që të ndërtohet kali i madh prej
druri, në të cilin pastaj u fshehën luftëtarët më të mirë akeas. Në
rend të parë ai vetë, pastaj Neoptolemi i biri i Akilit, Menelau,
mbreti spartian, Diomedi, mbreti i Argut, Ajanti, shigjetbartës,
Pilokteti, harkëbartës dhe me ta edhe Epeu, ndërtuesi i kalit. Pastaj
kryekomandanti Agamemnon urdhëron që të digjet kampi akeas, ushtria të
tërhiqet në anije dhe të lundrojë. Mirëpo, nuk u nis për në shtëpi, siç
menduan trojanët. Në detin e hapët i ktheu anijet dhe i fshehu pas
ujëdhesës Teneda. Aty e priti muzgun dhe u kthye në bregdetin trojan.
I
tërë operacioni u zhvillua saktësisht sipas planit të Odiseut. Posa
trojanët panë se akeasit e braktisën kampin e tyre, erdhën në bregdet
të kapluar me një gëzim të papërshkrueshëm. Besuan se Agamemnoni e ka
braktisur rrethimin. Pas gërmadhave dhe shkrumbajeve të kampit akeas e
panë kalin e madh dhe u befasuan tepër. U mblodhën rreth tij dhe
filluan të këshillohen çka të bëjnë me të. Shumica donin që kalin ta
shtijnë në qytet. Në këtë moment iu afrua Lakoonti, prifti i Apollonit
dhe i këshilloi që kalin ta shkatërrojnë. Para se ta shqyrtonin
propozimin e tij, vemendjen e tyre e tërhoqi vajtimi në zë i një njeriu
të lidhur. E sollën para rnbretit Priam të cilit i rrëfeu se quhet
Sinon dhe se ka ikur nga kampi akeas ku e kanë zgjedhur për kurban, për
kthimin e fatlumt për në atdhe. Priami ia fali lirinë dhe e pyeti përse
akseasit e kanë ndërtuar kalin e madh. Këtë pyetje Sinoni e priste me
padurim. I përgjegji me fjalët që ia kishte mësuar Odiseu: kalin e kanë
ndërtuar sipas këshillës së magjistarit Kalkant që me të ta shpërblejnë
vjedhjen e trupores së shuguruar të Palada Athenës nga ana e Odiseut
dhe e Diomedit nga tempulli kryesor i Trojës. Kali ishte me dimensione
të mëdha që trojanët mos të mund ta fusin në qytet, dhe qytetin do ta
kishte mbrojtur në vend të trupores së Athenës së vjedhur. Trojanët u
besuan fjalëve të tij, por vetëm Laokoonti jo. E mori shtizën dhe e
nguli në ije të kalit. Në atë çast akeasve u arriti ndihma e hyjneshës
Athena e cila që me kohë e dëshironte shkatërrimin e Trojës: prej detit
i dërgoi dy gjarpërinj të cilët u hodhën në Laokoontin dhe dy djemtë e
tij duke i mbytur aty për aty. Për vdekjen e Laokoontit trojanët e
gjetën vetëm një shpjegim: hakmarrjen e zotërave për shkak të
profanizimit të kalit. Pastaj së bashku e futën kalin në qytet. Pasi që
nuk ka mundur të kalojë as nëpër dyert kryesore, e rrëzuan një pjesë të
murit dhe nëpër rrënojë e futën në qytet. Të ngazëllyer dhe të lumtur
për përfundimin ngadhënjimtar të luftës, organizuan një hare të madhe
dhe të mundur me ngrenie dhe pije, ranë në gjumë, duke mos parandier se
kjo ishte nata e tyre e fundit në qytetin e tyre.
Kur qetësia
mbisundoi mbi Trojën, Sinoni e çon llozin në barkun e kalit dhe i
lëshon nga ky luftëtarët e fshehur. Pastaj shkoi në mure dhe me
vravashkë e shënon vendin në të cilin trojanët i kanë rrënuar muret.
Kur Aga memnoni e pa shenjën e Sinonit i dha urdhër ushtrisë që të
zbarkohet prej anijeve dhe depërtoi në qytet. Filloi masakri i
tmerrshëm, i cili u shndërrua në luftë vetëm atëherë kur ngadhënjimi i
akesave ishte punë e kryer. Sikur të ishin zgjuar nga një ëndërr e
tmerrshme, trojanët filluan të bëjnë rezistencë dhe me këtë vetëm e
shpejtuan shkatërrimin e vet. U vranë të gjithë luftëtarët trojanë, u
vra edhe Priami, mbreti plak me të gjithë djemtë, dhënduert dhe nipat e
vet. Shpëtoi vetëm një numër i vogël burrash dhe grash të cilët me
Eenenë, udhëheqësin dardan, arritën të dalin nga Troja që ishte në
flakë. Ndërkaq, ato gra dhe fëmijë të cilët nuk u vranë ose shpëtuan
duke ikur u bënë skllevër të akeasve. Në mëngjes vetem gërrnadha dhe
hiri që tymoste mbi rrënojat përkujtonte vendin ku shtrihej Troja e
famshme.
Pas pushtimit të Trojës ndërmjet mbretërve akeas
shpërthyen mosmarrëveshjet e rëndomta në mesin e aleatëve që e fitojnë
luftën. Anijet e tyre të mbushura me plaçkë, flori, argjend, bronzë,
hekur, dhe veçmas me skllave, u nisën për në atdhe, të ndara dhe të
shpërndara në grupe të vogla dhe të grindura. Pak nga trimat kanë pasur
atë fat që me ekipazhe, pa fatkeqësi, të arrijnë në shtëpi. Shumë u
vranë në brigjet shkëmbore, të tjerët menjëherë pas zbarkimit në
truallin e tyre, kurse disave fati ua ka përcaktuar vitet e gjata të
bredhjeve nëpër detëra të panjohura dhe toka të largëta. Asnjëri prej
kreshnikëve akeas nuk ka qenë i detyruar që të marrë udhëtim aq të
gjatë dhe të kalojë vështirësitë e tmerrshme sikur se Odiseu.
Shkak
i të gjitha vuajtjeve të tij ka qenë hidhërimi i Poseidonit, zotit të
detit, ose thënë më mirë, ngjarja në të cilën Odiseu e shkaktoi
hidhërimin e zotërave mbi vete. Kuptohet se nuk ishte fjala këtu për
dënimin për krimin e kryer, por kjo ishte pasojë e veprës e cila nga
aspekti i Odiseut mund të arsyetohet krejtësisht. Në mite gjërat shpesh
zhvillohen sikurse edhe në jetë: për vdekjen e Palamedit, për të cilin
fajtor kinse ishte Odiseu, i cili Palamedit i hakmirret për arsye se e
detyroi që të shkojë në luftë kundër vullnetit të vet, nuk e gjeti
kurrëfarë denimi i zotërave, ndërkaq për shkak të një sulmi të
paarsyeshëm dhe për shkak të pushtimit të qytetit Ismar,pas lundrimit
nga Troja, Odiseu pagoi vetëm me pagesë të rëndomtë në gjak. Por për
vepër të bërë në vetëmbrojtje dhe në interes të shokëve të vet është
dashur që Odiseu të vuajë tmerrësisht.
Kjo ndodhi gjatë
lundrimit nga ujëdhesa Lotofag, në të cilën Odiseu u ndal pas sulmit të
Ismarës. Era i shtyri anijet e tij kah brigjet e panjohura. Odiseu
zbarkoi në breg për të parë se çfarë njerëzish jetonin aty. Pas
përvojës së përfituar nga qëndrimi te Lotofagët, ku disa prej ushtarëve
të tij aq fort i ka tërhequr shija e ëmbël e fryteve të groshës (lotos)
sa që më nuk dëshironin të kthehen në anije dhe të vazhdonin udhëtimin,
u përgatit për çfarëdo rreziku të mundshem. Ndërkaq, realiteti e ka
tejkaluar edhe ankthin e tij më të madh. U zbarkuan në ujëdhesën e
kiklopëve, viganëve të tmerrshëm me një sy te cilët nuk dinin për ligje
dhe nuk i respektonin mysafirët. I pari prej tyre të cilin Odiseu e
vizitoi, Polifemi, e burgos në shpellën e tij, duke dashur të gostitet
me te dhe shokët e tij.Gjashtë njerëz të tij ia vrau Kiklopi dhe i
gëlltiti njërin pas tjetrit dhe pastaj Odiseu e deh dhe derisa kiklopi
flenë ia verboi syrin me një hu të ndezur. Polifemi i vërbuar filloi të
endet nëpër shpellë duke thirrur në ndihmë. Kur bashkëvendasit e tij
nga shpella fqinje shpejtuan të shohin se ç'po ndodhte me të dhe e
pyetën se kush e ka verbuar, Polifemi i përgjegji se ky ishte Askushi,
siç iu kishte paraqitur më parë largëpamësi Odise. Në mëngjes Odiseu me
shokët që i kishin mbetur iku prej shpellës nëpër vrimë të vogël nëpër
të cilën vigani i lëshonte delet në kullosë. Mirëpo, kjo nuk ishte aq e
thjeshtë, sepse Polifemi ia prekte shpinën secilës kafshë me qëllim që
asnjëri prej robërve të tij mos të ikte. Por Odiseu shokët e vet i
kishte lidhur për bark të deshëve të fuqishëm dhe, më në fund edhe vetë
u kap për leshi nën bark të dashit më të madh. Dhe kur, më në fund,
arriti në anije, nuk mundi t'i përmbahet tumimit që mos ta përqesh
Polifemin. Kiklopi i tërbuar e theu majen e kodrës më të afërme dhe e
rroposi në detë nga arrinte zëri i Odiseut. Kur nuk i shkoi për dore të
qëllojë anijen, e luti babën e vet Poseidonin, që t'i hakmirret
Odiseut. Zoti i detit e çoi në vend lutjen e të birit, ndërkaq Odiseu
ka mundur t'u falenderohet zotërave që njerëzve ua kanë ndalur që
përpara ta dinë fatin e vet.
Poseidoni së pari nuk ia humbi
shpresën Odiseut për kthimin fatlum në shtëpi, e pastaj e përmbyti ne
vetë fundin e dëshpërimit. E lejoi që të vijë deri te ujdhesa e Eolit,
sunduesit të erërave, i cili e pranon tejet miqësisht dhe i jep në
rrugë dhuratë jashtëzakonisht të dobishme. Ky ishte rrësheku prej
lëkurës së kaut në të cilin ishin të mbyllura të gjitha erërat përveç
Zefirit, i cili është dashur që anijet e Odiseut t'i dërgojë kah
brigjet e Itakës. Kur më në fund Odiseu arrin afër ujëdhesës së vet, dy
burra nga ekuipazhi i tij fshehurazi e zgjidhin rrëshekun, duke menduar
se në të gjendet ari dhe argjendi i cili si plaçkë do t'u shërbente aq
shumë. Në atë moment nga rrësheku u vërsulën erërat dhe, duke iu gëzua
lirisë së vet, e shkaktuan shtërngatën e tmerrshme dhe pastaj të
ndëgjueshme u kthyen në ujëdhesën e patronit të tyre.Kjo vetvetiu nuk
do të ishte asgjë e keqe, sikur mos të kishin tërhequr pas vetes edhe
anijet e Odiseut.
Më kot Odiseu i gjorë kërkonte ndjesë prej
Eolit që nuk e ka ruajtur më mirë dhuratën e tij, dhe më kot përpiqej
që sërish ta fitojë hirin e tij. Eoli deklaroi se ai i cili kundër
vetës di ta drejtoj dhuratën e mikut, me siguri se nuk e duan zotërat
dhe e dëboi Odiseun pa shpresë për erë të mirë.
Në rrugë prej
ujëdhesës së Eolit Odiseu bredhi nëpër hapësira të panjohura dhe më në
fund arriti deri te ujëdhesa ku jetonin lestrigonët. Si u bind së
shpejti këta ishin viganë të ngjashëm me kiklopët, poashtu
njerëzngrënës. Anijet e Odiseut pa kurrëfarë paralajmërimi i sulmuan me
breshëri trungjesh, gurësh dhe shkëmbinjësh, kështu që të gjitha anijet
i asgjësuan përveç njërës e cila kishte lëshuar spirancë afër
ujëdhesës, larg bregdetit. Në të pastaj me një grup shokësh iu shmang
fatit të shokëve të vet, prej të cilëve lestrigonët ia përgatiten vetes
gostinë njerëzngrënëse.
Pas lundrimit të gjatë anija e Odiseut,
e bartur me erërat kah brigjet e ujëdhesës, që quhej, Ea, në të cilën
jetonte falltorja Kirka, e bija e Heliut, zotit të diellit. Odiseu
zbarkoi në ujëdhesë duke mos parandier se aty do të duhej të jetojë një
vit. Njerezit që Odiseu i dërgonte në vëzhgim Kirka me lëvizjen e
shkopit të vet magjik i shndërronte në derra: e fitonin kokën dhe
trupin e derrave, ungëronin dhe gërmonin tokën, por u kishte mbetur
vetëm arsyeja njerëzore. Mirëpo, Odiseu nuk ia lë fatit të tyre dhe u
nis te Kirka për t'i shpëtuar. Guximi i tij i pëlqeu zotit Hermes, i
cili ia dha bimën që magjitë e Kirkës i bënte të paafta dhe e këshilloi
që me shpatë dhe kërcënime se do ta vriste ta detyrojë të premtojë që
shokëve të tij t'ua kthejë pamjen njerëzore. Kirka ia premtoi këtë, por
me kusht që një vjet të mbesë në ujë dhesan e saj dhe që ta shoqërojë
në vetminë e saj. Pasi që nuk pat zgjidhje tjetër, Odiseu e pranoi
këtë. Te Kirka nuk e pat keq dhe me të madje edhe u miqasua shumë.
Përkundër kesaj, ai me plot kuptimin e fjalës iu gëzua ardhjes së ditës
kur mundi të kërkojë prej falltores që t'i japë leje për të shkuar në
shtëpi.
Kirka e plotësoi premtimin e vet dhe miqësisht i
përcolli Odiseun dhe shokët e tij. Përveç dhuratave e këshilloi që në
rrugë për në shtëpi të ndalet në hyrje të botës nëntokësore dhe ta
thërrase shpirtin e Tireziut, magjistarit teban, i cili do t'i thotë se
çka e pret dhe se çka duhet të bëjë për t'u kthyer me fat në shtëpi.
Ishte kjo detyrë tejet e rëndë, por Odiseu nuk nguroi.U nis për në
veriun e largët, në atdheun e kimerasve kugjendej hyrja në botën
nëntokësore. Në vendin ku nga shkëmbi i lartë uji derdhet në Akeront,
lumin e botës nëntokësore, Odiseu u flijoi kurbanin hijeve të të
vdekurve dhe e thirri Tireziun. Nga ky mësoi se i kishte vdekur e ëma,
por se bashkëshortja e tij, Penelopa, i biri Telemaku dhe babai plak,
Learti, e presin ditën e kthimit të tij me gjithë shokët të cilët janë
me ta, vetëm në qoftë se dikush prej tyre nuk e fyen Heliun, zotin e
diellit. I gëzuar që mundi ta braktisë perandorinë e zymtë të Hadit,
Odiseu sërish u kthye në ujëdhesën e Kirkës. Dhe sërish u dridh nga
tmerri kur prej saj dëgjoi, se ku do të jetë i detyruar të kalojë.
Së
pari ishte i detyruar të kalojë pranë ujedhesës së Sirenave, zërit e
magjepsur të të cilave njeriu nuk mund t'i përballonte dhe kur shkelte
në bregdet i vërsuleshin në të dhe ia thithnin gjakun. Për këtë arsye
Odiseu shokëve të vet ua mbylli veshët për të mos dëgjuar zjërin e
Sirenave. Vetë urdhëroi që të lidhet për katart dhe urdhëroi poqese
kërkon dhe lutet që ta lironin nga litarët që e lidhin, le ta
shtërngojnë edhe më tepër. Pasi që lundruan me fat pranë ujëdhesës së
rrezikshme, plot e përplot me eshtra të marinarëve të ngashnjyer,
vërejtën dallgët e forta të detit dhe dëgjuan bubullimën e tmerrshme. U
gietën para ngushticës detare në të cilën në njerën anë u kanosej
përbindëshi Scilla dhe nga ana e tjetër vorbulla e furishme Karibda.
Odiesu nuk mund t'u thotë shokëve të vet se kah të lundrojnë - por se
nga proverbi e kanë pasur të njohur se ai i cili i shmanget Karibdës do
të bie si viktimë e Scillës. Prandai u ka urdhëruar që mos të shikojnë
as djathtas as majtas, por se me gjithë fuqitë le t'i lëvizin remat
drejt përpara. E dëgiuan, por përkundër kësai gjashtë vetë u vranë:
deri sa u përpoq që t'i shmanget Karibdës, nuk i kushtoi kujdes Scillës
e cila ia rrëmbeu gjashtë njerëz nga pupa dhe ia përbiu. Më kot
shpresonte Odiseu se më në fund, u iku të gjitha të këqiave në botë. Në
horizont u duk ujëdhesa e mrekullueshme. Quhej Trinaki dhe ishte pronë
e Heliut, zotit të diellit. Kirka me seriozitet të madh ia pat bërë me
dije që mos të ndalet në ujëdhesë. Shokët e molisur e detyruan Odiseun
që aty të ndalet për t'u shlodhur. Posa zbarkuan i pa zoti Poseidon dhe
e lëshoi një shtrëngatë të tmerrshme, kështu që u bë e pamundur dalia
me anije. Për disa ditë nuk mund ta durojnë më urinë e cila i mundonte,
por Odiseu i detyroi që të përbetohen se nuk do të prekin në gjedhët që
jetonin, në ujëdhesë për arsye se ato janë pronë e zotit Heli. Por
njerëzit pritnin deri sa ta zëjë giumi Odiseun dhe pastai, pavarësisht
nga betimi i dhënë, i therën disa gjedhe. Lëkurat e rjepura filluan të
rrëshqasin nëpër tokë, ndërkaq mishi i ngulur në heje, buluriste sikur
gjedhët e gjalla. Kur e pa këtë Heliu prej karrocës së vet diellore, u
hidhërua shumë. Gjatë shetitjes me karrocë nuk mundi ta lëshonte vendin
e vet në karrocën diellore dhe të zbresë në tokë, prandaj kërkoi prej
Zeusit që ai t'i hakmerret për të. Zoti suprem ia pranoi lutjen e tij
kur anija e Odiseut lundroi në hapësirën e detit, shkaktoi shtrëngatë
të furishme dhe anijen e gjuajti me rrufe. Të gjithë u mbytën në
dallgët e shkumuara. Shpëtoi vetëm Odiseu i cili nuk e fyejti Heliun,
duke u kapur për një copë katarte.
Përsëri Odiseu u detyrua të
kalojë pranë Scillës dhe Karibdës. Doli me sukses në saje të fuqive dhe
vullnetit të vet. Pas nëntë ditë notimi pa ngrënë dhe pa pirë, dallgët
e hudhën në bregdet. Por shpëtimin e vet e pagoi shtrenjtë: ishte kjo
ujëdhesa Ogigia, vendi i nimfës së fuqishme Kalipsa, e cila nuk i lejoi
që të shkojë nga ujëdhesa plot shtatë vjet. Ndonëse i ofroi të gjitha
të mirat e kësaj bote, për çka do t'i kishin zili edhe zotërat, Odiseu
në thellësi të zemrës së vet ka qenë i pakënaqur: në mënyrë të flaktë
dëshironte që të kthehet në vendin e vet.
Në atë kohë gjendja në
Itakë ishte tejet e vështirë. Atje vinin njerëzit nga vendet e ndryshme
për ta bindur bashkëshorten e Odiseut, Penelopën, për t'u martuar
sërish, sepse me siguri është e vejë. Asnjëri nuk kënaqej me refuzimin
e saj të prerë dhe asnjëri nuk largohej. Me kohë aty u tubuan njëqind e
tetë vetë. Sado që krushqarët e Penelopës ishin për nga mendimi dhe
vepra të ndryshëm në një gjë plotsiht pajtoheshin: me gadishmërinë e e
vet që kohën e pritjes së vendimit të Penelopës ta kalojnë në ngrënie
dhe pije në llogari të Odiseut. Më në fund e detyruan Penelopën që të
pranojë të martohet sërish. I shkoi për dore që vetë ta caktojë ditën
kur do ta shpallë vendimin e vet: do të jetë atëherë kur babait të
Odiseut t'ia bënte petkat e vdekjes. Atë që ditën e kishte bërë, natën
e kishte prishur. Kjo i shkon për dore brenda tri vjetëve që
tundonjësit e vet t'i gënjejë për të fituar në kohë. Pastaj krushqarët
marrin vesh mashtrimin sepse këte ua bëri me dije një shërbëtore e
Penelopës dhe e detyruan qe t'u japë fund rrobave të funeralit.
Telemaku
nuk pati fuqi për ta mbrojtur nënën prej tunduesve agresivë. Andaj e
thirri kuvendin, i cili do të duhej t'i ftonte krushqarët që të heqin
dorë nga kërkesa dhe të shkonin. Tunduesit, ndërkaq, e shpartalluan
kuvendin dhe disa në mesin e tyre, ata më të pafytyrët, deklaruan se
Odiseun, poqese për çdo rast paraqitet, do ta vrasin. Pas kësaj
Telemaku vendosi të shkojë në botë për ta kërkuar babain. Te Menelau,
mbreti i Spartës, më në fund, mësoi se Odiseu është gjallë dhe se është
i zënë rob në ujëdhesën e nimfës Kalipso që nuk po e lejonte të kthehej
në shtëpi. Telemaku menjëherë shkoi te nëna e vet me këtë lajm, por
hyjnesha Athena ia bëri me dije që mos të shkojë drejt në shtëpi, sepse
krushqarët janë duke e ruajtur dhe dëshirojnë ta vrasin.Telemaku andaj
zbarkoi në kepin e parë të Itakës të cilët i afrohej anija e tij dhe
shkoi te bariu Eume, shërbëtori besnik, që në shtëpinë e tij ta gjejë
strehimin. Aty e ndeshi plakun e panjohur. Siç u tregua së shpejti, ky
plak nuk ishte askush tjetër, por vetë Odiseu.
Zotërave më në
fund iu dhimb Odiseu dhe pas shtatë vjetëve e detyruan nimfën Kalipsa
që ta lëshojë të shkojë në shtëpi. Odiseu e ndërtoi një trap dhe e
hudhi në det. Lundroi aq gjatë deri sa nuk e pa Posidoni dhe, nga
urrejtja dhe armiqësia e vjetër, ia shkatërroi trapin. I pamposhtur nga
goditjet e reja të fatit, Odiseu notoi plot dy ditë kah bregdeti i
largët deri sa nuk pat sukses të arrijë deri te buzëderdhja e lumit të
qetë, ku doli në breg dhe i lodhur ra në një gjumë të rëndë. Kur u
zgjua, pranë vetes e pa një vashë të bukur e cila atje bashkë me
shërbëtoret e veta erdhi të lajë tesha. Ishte kjo Nauzikia, e bija e
mbretëreshës Areta dhe bashkëshortit të saj Alkinout, mbretit të vendit
të lumtur të feakasve. Nauzakia e çoi Odiseun në shtëpi të babait të
vet i cili e pranoi miqësisht dhe për nderë të tij shtroi gosti dhe
organizoi gara sportive me disiplina të ngjashme si në Olimpiadat e
mëvonshme. Pastaj i dha dhurata të begatshme Odiseut dhe ia dha anijen
e cila e ka zbarkuar në bregdëtin në afërsi të shtëpisë së Eumeut. Që
krushqarët mos ta vrasin, Athena ia la pamjen e lypsit plak. Në këtë
pamje Odiseu u takua me të birin e vet.
Në Itakë u kthye në
çastin e fundit: Penelopa i kishte shpenzuar të gjitha mjetet me të
cilat e vononte vendimin e vet. Prandaj, nën presionin e krushqarëve, i
hapi garat për dorën e saj që do të duhej të mbahen që në ditën e
nesërme. Urdhëroi që të sillet harku i rëndë i Odiseut dhe dymbëdhjetë
sopata: ai i cili me shigjetë do të qëllojë vrimat e të gjitha sopatave
të ngulura njëra pas tjetrës në tokë, do të bëhet burri i saj.
Në
vigjilen e garave Telemaku e sjell Odiseun në pallatin mbretëror.
Askush nuk e njohti përveç Argut, qeni plak i cili më nuk ka mundur të
ngritet prej vendit në të cilin rrinte i shtrirë. Duke lypur lëmoshë
Odiseu i vështroi hollësiht luftëtarët e pranishëm, prej të cilëve mori
vetëm fyerje. Për të u angazhua vetëm Penelopa e cila me bujarinë e vet
nuk lejoi që në shtëpinë e saj të fyhen madje as lypsat dhe i urdhëroi
shërbetores Euriklea që t'ia lajë këmbët dhe t'ia përgatisë shtrojën
siç i ka hije musafirit. Euriklea, dada e moçme e Odiseut, sipas
vrragës në këmbë, e njohu kend e ka përpara, por asgjë nuk zbuloi,
sepse ia ndali Odiseu. I panjohur prej krushqarëve, madje edhe prej
bashkëshortes së vet, Odiseu përherë të parë pas njëzet vjetësh e kaloi
natën në shtëpinë e vet dhe e shfrytëzoi mirë për përgatitjen e planit
për ditën e ardhshme.
Në mëngjes krushqarët e shikonin harkun e
Odiseut me admirim dhe së pari ia dhanë Telemakut për ta ngrehur. Kur
kjo këtij nuk i shkoi për dore provuan secili veç e veç, por u mungonte
fuqia. Vendosën pra, që të forcohen me ushqim dhe u nisën në odën e
ngrënies. Atëbotë Odiseu i luti që t'i lejojnë që edhe ai ta provojë
fatin. Në vend të përgjegjes krushqarët e përqeshën. Më në fund
magjithatë, në lutje të Penelopes, ia dhanë. Odiseu pa kurrëfarë mundi
e ngrehu harkun, u ul në prag të derës së hyrjes, e ngrehu harkun dhe
me të parën i goditi të dymbëdhjetë vrimat e sopatave.
Por kjo
nuk qe e vetmja befasi Odiseu u ngrit, i hoqi nga vetja leckat e lypsit
dhe u paraqit para krushqëve në pamjen e vet të vërtetë, të cilën
Athena, në atë çast, ia riktheu. E mori shigjetën nga qesja e vendosi
në hark dhe e drejtoi kah Antinou, më i paftyri prej të gjithë
krushqarëve dhe me një shigjetë ia shpoi fytyin, menjëherë pastaj e
vrau edhe tjetrin. Kur shënjoi për të tretën herë krushqarët e tmerruar
u turrën kah muri i sallës ku ishin të varura armët e tyre - por Odiseu
më parë kishte urdhëruar që fshehurazi t'i largojnë. Për mbrojtje u
kishin mbeutr vetëm shpatat e shkurtëra dhe orenditë në sallë, mirëpo,
përkundër kësaj, nuk u dorëzuan. U zhvillua betejë e ashpër. Mbarimin e
saj nuk e ndryshoi as fakti që Melanteu, skllavi trathtar i Odiseut më
vonë ua solli krushqarëve armët e tyre. Odiseu me ndihmën e Telemakut i
vrau deri te i fundit dhe nuk e kurseu asnjërin prej ndihmësve të tyre
- me përjashtim të lajmëtarit, Medonti dhe këngëtarit Femiu, të cilët u
kanë ndihmuar kundër vullnetit të tyre.
Pas këtij ngadhënjimi
Odiseu ka qenë i detyruar të japë edhe një provim. Penelopa, së cilës
gjatë vitëve të tëra të mungesës së tij i kishte ngulitur thellë
pabesia ndaj mashkujve, nuk besonte se para vetes e kishte burrin e
vet. Kur e kërkoi shtratin, shërbëtoreve u urdhëroi që t'i shtrojnë
shtratin mbretëror në odën e madhe. "Kush paska qenë ai burrë që e
shkuli shtratin? Njeri më botë një gjë të tillë s'do t'i mundte. Unë
vetë e bëra dhe askush tjetër", pyeti Odiseu i befasuar. „Pastaj këputa
degët, duke e prerë mbi rrënjë ullirin, e zdrukthova mirë dhe e limova,
mirë me pe e mata dhe me të bera bazën ku do të ngritej shtrati. Por
nuk e di e grua, nëse ky shtrat gjendet gjithnjë aty apo është hequr
andej duke prerë trangun sipër rrënjësh".
Penelopa mandej klithi
me gëzim: „Mos u zemro me mua, Odise i dashur që nuk të përqafova sa të
pashë. Sa herë frika m'ka zënë mos një shtegtar po vjen e më gënjen me
fjalë të bukura. Tani që m'i tregove qartë ,të gjitha shenjat e
shtratit tonë, që njeri tjetër s'i dinte përveç nesh".
Odiseut
nuk i gjendej më asgjë në rrugë për të marrë pushtetin në shtëpi të
vetën dhe në tërë mbretërinë e vet. Dhe për të qenë çdo gjë në rregull,
zoti suprem Zeusi, në lutjen e bijës së vet, Athenës, e shleu nga
kujtesa e gjithë njerëzve hakmarrjen për atë që dikur Odiseu ua ka bërë
ndonjë të keqe, duke e gjykuar kështu: "Le të përbetohen me besimin e
fortë, dhe Odiseu le të mbetet tek ata mbret, dhe ne ta bëjmë gjakun,
që djemt dhe vellezërit e vet le t'i harrojnë, le të duken si edhe më
parë, dhe le të ketë paqë dhe begati tek ata".
A janë plotësuar
fjalët e Zeusit nuk dihet. Nga Homeri nuk mësojmë asgjë për përjetimet
e Odiseut. Gjoja se ka qenë i detyruar që ta ndërmarrë edhe një udhëtim
të gjatë nëpër viset greke madje me rema në krah. Këtë shtegëtim është
dashur ta përfundojë kur Odiseu do ta ndeshte njeriun që do ta pyeste
se çfarë remash të çuditshëm po bante - mirëpo, a do të gjendej në
tokën greke në mesin e detit të gjerë njeriu i cili nuk do të dinte për
remin?
Sipas veprave të mëvonshme poetike Odiseu, kinse, pas
shumë viteve u vra nga dora e Telegonit, djalit të vet të dytë të cilin
e lindi magjistarja Kirka pas largimit të tij nga ujëdhesa Eea.
Telegoni, gjoja se u përlesh me Odiseun në dyluftimin i cili u shkaktua
kur ai po e kërkonte babanë, arriti në Itakë, ku shokët e tij e kishin
nxitur zënkën. Duke mos menduar se iu ka kundërvënë babait të vet,
Telegoni e goditi me shpatë. Pastaj, thonë se trupin e tij e qoi në
ujëdhesën e magjistarës Kirka, nënës së vet, dhe atje ia organizoi
funeralin e madhështor.
Poqese Odiseut, krahas disa kreshnikëve
të tjere u është dhënë përpjetësimisht më së shumti vend në të njëjtën
kohë i është kushtuar edhe më së paku. Duhet vetëm të përkujtojmë
faktin se Odiseja personazhi kryesor i së cilës është Odiseu, numëron
12.103 vargje, ndërsa në Iliadë Homeri e përmend plot 118 herë. Përveç
kësaj Odiseu është një nga personazhet më të përpunuara të epeve të
Homerit dhe të tragjedive greke, e mos të përmenden veprat më të vogla.
Nën emrin Uliks (Ulixes-Ulikises) u ringjall pastaj në veprat e poetëve
romakë. Mbeti trim par excellenca gjatë gjithë kohërave: gati nuk është
i mundur të caktohet se sa autorë e kanë trajtuar ose kreativisht e
kanë transponuar figurën e tij, dhe edhe sa do ta bëjnë këtë - në
veprat e dramës, në romanet, poezitë, në film, në kompozime muzikore
dhe në të gjitha fushat e arteve figurative.
Vepra figurative me
temën nga Odisea vetëm në vaza janë ruajtur më se një mijë. Nga këto me
pamje në të cilën paraqitet Odiseu janë gati dyqid: Ikja e Odiseut prej
Polifemit në më se tridhjetë ekzemplarë (prej tyre shumica nga mesi i
shek VI para e.s.), Odiseu e verbon Polifemin në dymbëdhjetë (më e
lashta është nga mesi shek. VII para e,s., dihe sot gjendet në Muzeun e
Eleuzinës dhe në Luvër të Parisit), Odiseu dhe Kirka në njëzet e katër
(më e lashta nga fillimi i shek. VI para es. dhe sot gjenden në Muzetë
në Boston, Berlin, Tarent dhe Athinë), Odiseu dhe Sirenat ne
katërmbëdhjetë (dy më të lashtat janë, siç duket nga mesi i shek. VI
para e.s. idhe gjenden në Muzeun Kombëtar Arkeologjik në Athinë dhe në
Muzeun Universitar në Tubingen (Tybingen), Odiseu me dërgaten te Akili,
poashtu në katërmbëdhjetë, ndërkaq, Odiseu dhe Penelopa, vetëni në një
ekzemplar dhe ky i kohës mjaft të vonë (giendet ne Muzeun e
vjetërsirave në Parmë).
Paraqitja më e lashtë e njohur e Odiseut
gjendet në vazë të stilit gjeometrik, me siguri nga shek. VIII para
e.s., dhe gjendet në Antikvarin e Mynihut. Edhe piktura murale më
pamjen e Odiseut janë ruajtur mjaft: Odiseu te Akili në Skyros, Odiseu
dhe Penelopa, Odiseu dhe Sirenat janë me origjinë nga Pompejët (rreth
vitit 60 të e.s., dy të parët gjenden në Muzeun Kombëtar në Napoli, e
treta në Muzeun Britanik në Londër). Edhe në një varrezë etrure në
Tarkvini është zbuluar një pikturë e Odiseut, mjaft e dëmtuar që e
paraqet Odiseun që e verbon Polifemin (përafërsisht është e vitit 210
të e.s.).
Prej veprave të kohës më të re, poashtu të shumta, po
i përmendim të pakten Odiseun te feakët të Rubensit (rreth viti 1638,
sot gjendet në Palaco Piti të Firencës), Odiseun me Nauzakinë të
Lastmanovit (nga viti 1619, sot gjendet në Pinakotekën e Mynhiut),
Odiseu qe e përqesh Polifemin, piktura e Tarnerit (rreth vitit 1829,
sot gjendet në Galerinë Kombëtare të Londrës dhe për shkak të
popullaritetit të dikurshëm dhe ciklit të ilustrimieve për Odisenë të
Friedrich Preller (Fridrih Preller) nga mesi i shek. XIX, le t'ia
bashkangjesinm kësaj edhe Kthimi e Odiseut në stilin e kubizmit të
William Robertsit (Villiam Robertsit), nga viti 1913 (sot gjendet në
Galerinë Tate në Londër).
Sa u përket veprave të letërsisë
botërore që në ketë vend nuk mund të mos përfshihen, le ta përmendim
vetëm Odiseun, epin filozofik të Nikos Kazaritazakisit (Kazanzaçit),
prej 33.333 vargjeve (viti 1938), dhe - ndonëse këtu kemi të bëjmë me
transponimin simbolik - romanin Uliks të James Joycesit (Xhems
Xhojsit), viti 1922. Prej të tjerave po e përmendim filmin e S.
Kubrickit 2001: Odiseu në gjithësi (1968).
Dhe si kompenzim për
këtë pasqyrë jo të plotë: përpjekja për t'u përgjegjur në dy pyetje
lidhur me Odiseun. Së pari ka të bëjë me udhëtimin e tij. Përpjekjet që
ky të rekonstruktohet edhe sot janë njësoj të shumta sa edhe tërheqëse
sikurse në antikë. Ndërkaq, problemi qëndron në atë që Homeri
pjesërisht i përshkruan vendeve të cilat vetë i ka njohur dhe
pjesërisht vendet për të cilat vetem ka dëgjuar. Si të parat ashtu edhe
të dytat i vendos në viset të cilat sipas të dhënave mbi kohën dhe
drejtimin e udhëtimit të Odiseut nuk mund të përcaktohen saktësisht.
Prandaj mund të konstatohet se udhëtimi i Odiseut nuk u pergjigjet të
dhënave koherente dhe gjeografike reale të cilës do pjesë të botës. Tek
e fundit Odisea nuk është kurrëfarë „udhë përshkrimi". Mirëpo, ujëdhesa
Itaka, sipas përshkrimeve të Homerit, mundet me plotë besim të
identifikohet me Itakën e sotme, ujëdhesën afër bregdetit
veriperëndimor të Greqisë. Kërkimet arkeologjike në të kanë dëshmuar
ekzistimin e një vendbanimi akeas nga koha para luftës së
Trojës.Çështja tjetër është se a janë Odiseja dhe Iliada vepër e të
njëjtit autor. Çështja është pjese përbërëse e „problemit homerik"
tejet të ndërlikuar, që shkenca nuk e ka zgjedhur, ende bindshëm. Numri
më i madh i hulumtuesve sot mendon (për dallim nga shekulli i kaluar)
njësoj si në antikë: të dy epët janë vepër e të njëjtit poet i cili në
to e ka shkrirë "xehen e papërpunuar" të tregimeve dhe epeve greke në
"flori të pastër" të Iliadës dhe Odisesë. Poashtu njësoj shkencëtarët
pajtohen me mendimin që të dy epet shprehin të njejtën shkallë të
zhvillimit të shoqërisë greke dhe në thelb janë të së njëjtës kohë. Mbi
këtë kohë, ndërkaq, ndër shkencëtarët nuk ka unitet: dominon mendimi se
krijimi i Iliadës dhe i Odisesë vendoset në shek. IX para e.s; disa
hulumtues madje e vendosin edhe në shek. XII-XI. para e.s., ndërsa të
tjerët në shek. VII-VI para e.s. Në të dy epet, ndërkaq, gjenden
elementet madje edhe të periudhës mikenase, gjegjësisht të shek.
XVI-XIV. para e.s. Më e dhëmbshme nga gjithë kjo, është që për poetin e
Iliadës dhe Odisesë, për poetin më të madh të të gjitha kohërave dhe të
të gjithë popujve nuk dimë asgjë. Nuk dimë as ku ka lindur dhe as ku ka
vdekur. Nuk dimë asgjë të sakët për jetën e tij, dimë vetëm për emrin e
tij - Homer.

Similar topics
» MITOLOGJI - REA
» MITOLOGJI-PANDORA
» MITOLOGJI - PENELOPA
» MITOLOGJI - AFRODITA
» MITOLOGJI - ERINIET
» MITOLOGJI-PANDORA
» MITOLOGJI - PENELOPA
» MITOLOGJI - AFRODITA
» MITOLOGJI - ERINIET
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi