MITOLOGJI - ERINIET
Faqja 1 e 1
MITOLOGJI - ERINIET
Eriniet (greq. Erinyes, njëjësi Erinys,lat.Furiae) - hyjneshat e
hakmarrjes dhe të mallkimit, shërbëtoret e Hadit, zoti të botës
nëntokësore dhe gruas së tij Perzefonës.
Origjina e tyre nuk
është e përcaktuar thjeshtë. Homeri për të nuk e thotë asnjë fjalë.
Lindën nga krimi i parë i përgjakshëm në botë, nga pika e gjakut të
Uranit, zotit të qiellit, i plagosur prej djalit të vet, Kronit, të
cilat ranë në hyjneshën e tokës Gea, dhe kështu u fekunduan. Eskili i
quan bija të natës së errët Niktës, Sofokliu bijat e Skotit, zotit të
errësirës dhe të hyjneshës së tokës Gea. Poetët e lashtë nuk i
përmendin numrin dhe emrin e tyre. Homeri p.sh. në një vend e përmend
një Erini, ndërsa gjetiu disa prej tyre. Ndëkaq Euripidi shkruan se
kanë qenë tri, kurse autorët e mëvonshëin i përmendin edhe emrat e
tyre: Alekta, Tizifona dhe Megera. Eriniet i ndjekin vrasësit,
vjedhësit, berrejshmit, rebelët dhe shkatërruesit e lidhjeve
bashkëshortore. Mënonin padrejtësitë, i mbronin njerëzit e mjerë dhe të
pambrojturit, veçmas të huajt pa atdhe dhe jetimat. Në tokë vinin nga
bota nëntokësore, të mbështjella me mjegull të dendur e cila i bënte të
padukshme. I vizitonin fshatrat dhe vendet e shkreta duke i kërkuar
fajtorët. Dhe kur i gjenin, i mundonin pa mëshirë. Prej tyre kursesi
nuk mundej askund të ikej, madje as në botën nëntokësore, sepse aty e
kanë pasur fuqinë e njëjtë si në tokë. Para tyre ka qenë e paaftë fuqia
mbretërore, e priftërave, madje edhe çfarëdo fuqie tjetër. Para saj
është dashur të jenë syçelë edhe vetë zotërat.
Është interesant
fakti se zotërat dhe njerëzit i kanë urrejtur Eriniet, edhe pse të
drejtët nuk kanë pasur arsye t'u frikohen. A nuk del kjo nga fakti se
askush në botë nuk mund të thotë me ndërgjegje të pastër: se kurrë
asgjë nuk kam gabuar? E ndoshta edhe nga fakti se Eriniet i kanë
përndjekur edhe ata të cilët kanë gabuar pavetëdije madje edhe ndoshta
kundër vullnetit të vet? Sipas disa autorëve edhe vëtë ato nxitnin për
krime. Këto veti negative mbizotëruan mbi ato pozitive, sikur njerëzit
të mos mund ta qetësojnë ndërgjegjen duke bërë edhe ndonjë vepër të
mirë.
Përveç këtyre Erinieve të vrazhda dhe të papajtueshme
mitet dhe legjendat greke njihnin edhe Eriniet e pajtushme, të cilat
quheshin edhe Eumenide, gjegjësisht "Mirëdashëse". Duket se kjo varej
nga natyra e dyfisht e këtyre hyjnive si edhe mishërimi i të mbrejturit
të ndërgjegjës. Por njësoj është e mundshme se në kohërat e kahershme
Eriniet e kanë pasur natyrën më të butë dhe më të këndshme. Se si në të
vërtetë ka qenë me siguri ne nuk do të dimë më. Poetët e kohës antike e
shpjegojnë këtë natyrë të dyfishtë të Erinieve me mundësinë e
shndërrimit. Eskili p.sh. e shpjegon me faktin se i ka zbutur hyjnesha
Athena e cila e mbronte Orestin e përndjekur. Përkundër kësaj edhe më
vonë në mitet dhe kultin grek mbizotëroi kuptimi i parë i Erinieve si
hyjni të rrezikshme, shkatërruese dhe të papajtueshme. Edhe femrat
kriminele, si ato të botës legjendare ashtu edhe ato të botës reale
quheshin Erinie, si bie fjala Klitemnestra, Medea etj. Më në fund, me
emrin e tyre latin Furiae emërohen edhe sot gratë e tërbuara dhe të
furishme.
Grekët (e pas tyre edhe romakët) Eriniet i
parafytyronin si gra plaka dhe të shëmtuara në rrobe me shokë të kuqe.
Sytë i kishin të skuqur, në vend të gishtërinjëve kanë pasur kthetra,
kurse në vend të blejve të flokëve - gjarprinjë. Të tilla në skenë i ka
sjellë Eskili. Sipas Euripidit kanë pasur krah, kurse në duar
gjarprinjë dhe pishtarë. Eumenidet ishin me pamje pak më të këndshme
dhe në vend të rrobeve të zeza mbanin rrobe të bardha. Të ngjashme i
paraqitën edhe piktorët dhe skulptorët antikë. Ua jipnin një pamje më
pakë të rrezikshme, mirëpo nuk ua zbutnin vrazhdësinë. Figurat e tyre
na janë ruajtur mjaft pak. Shumica prej këtyre janë në vaza nga miti
për Orestin (në koleksionet në Oksford, Lecce, Vatikan dhe gjetiu,
kryesisht nga kalimi prej shek.VI-V p.e.s.).Në muzeun Popullor të Romës
në Terme gjindet një fragment i kopjes së mirë të tipit helenistik që
paraqet Eriniet në gjumë.

Similar topics
» MITOLOGJI - REA
» MITOLOGJI - IFIGJENIA
» MITOLOGJI - EUROPA
» MITOLOGJI - PENELOPA
» MITOLOGJI - ODISEU
» MITOLOGJI - IFIGJENIA
» MITOLOGJI - EUROPA
» MITOLOGJI - PENELOPA
» MITOLOGJI - ODISEU
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi