MITOLOGJI - PENELOPA
Faqja 1 e 1
MITOLOGJI - PENELOPA
PENELOPA (greq. Penelope. lat. Penelopa) - e bija e Ikariut, mbretit
të Akarnanisë dhe e gruas së tij, Periboa, bashkëshortja e mbretit
Odise.
Sot e kësaj dite jeton në ndërdijen e njerëzimit si
shembull i shkëlqyeshëm i dashurisë dhe i besnikërisë bashkëshortore.
Në Greqi ka qenë poashtu proverbiale edhe për shkak të dinakësisë së
vet. Me Odiseun u martua me dashuri. I ati i saj ia dha për paj
mbretërisë së vet Itakën dhe ujëdhesat fqinje. Fati nuk i ka shërbyer
që me Odiseun të jetojë e lumtur dhe e kënaqur. Pasi u lindi i biri
Telemaku, Odiseu qe i detyruar të shkojë në luftën e Trojës. Kjo luftë
zgjati dhjetë vjet e pastaj vazhduan edhe dhjetë vjet, deri sa pas
shumë vuajtjeve nuk u kthye në shtëpi. Gjatë tëre kësaj kohe Penelopa
besonte thellë se Odiseu do t'i kthehet me fat, dhe në këtë besim nuk e
ka luhatur as ajo që shumë prej njerëzve i sillnin lajmet të bindëshme
për vdekjen e tij.
Pasi që Odiseu nuk u kthye për një kohë të
gjatë, filluan ta bezdisin shumë krushqarë nga rrethina e afërt dhe e
largët. Asnjëri nuk pajtohej me re fuzimin e saj. Ngasjet për ta fituar
dorën e saj dhe me të edhe mbretërinë e Odiseut ishin madje edhe tepër
të mëdha. Prandaj rrinin në afërsi të saj dhe në mënyrë të pareshtur e
nxitnin të martohet. Me kohë u mblodhën njëqind e tetë. Sado që për nga
mendimet dhe natyra dalloheshin, të gjithë pajtoheshin në një gjë: nuk
do të shpërndaheshin deri sa Penelopa nuk do ta zgjedhte njërin prej
tyre për burrë.
Penelopa u përballonte trimërisht të gjitha
ngasjeve e premtimeve të krushqarëve dhe para së gjithash, përpiqej të
përfitojë në kohë. Në bezdisjet e tyre këmbëngulëse, më në fund,
deklaroi se do të martohet kur Laertit babës plak të Odiseut, t'ia
thurte këmishën vdekjes. Atë që e thurte ditën, natën e prishte. Kështu
i mashtroi plot tri vjet dhe atëherë krushqarët e zbuluan fshehtësinë,
sepse ua tregoi një prej sherbëtorëve. Hynë në odën e saj dhe e panë se
si po e prishte. Pastaj e detyruan që këmishën ta përfundojë. Kështu
rritën gjasat e krushqarëve për martesë të shpejtë, dhe secilit prej
tyre Penelopa u ofroi shpresën e barbartë në mënyrë që t'i ngatërrojë
ndër vete.
Krushqarët kohën e gjatë të pritjes e kalonin mjaft
mirë: çdo ditë vinin në pallatin e Odiseut, i prenin kafshët e
zgjedhura, gostiteshin, luanin bizhoz, luanin dhe zhvillonin biseda të
vrullshme. Nga sjellja e tillë e tyre Penelopa vuante shumë, por edhe
më tepër Telemaku i ri. Pasi që nuk ka pasur fuq: të mjaftueshme për
t'i dëbuar, e ftoi kuvendin në të cilin është dashur të mirret vendimi
që krushqarët të shpërndahen. Krushqarët e shpartalluan kuvendin dhe më
arrogantët në mesin e tyre madje deklaruan se poqese Odiseu kthehet, do
ta vrasin me duar të veta. Në fund u morën vesh për ta vrarë Telemakun
dhe kështu të lirohen prej trashëgimtarit legjitim të fronit të Odiseut.
Telemaku
dhe Penelopa kanë qenë të bindur thellë se Odiseu është gjallë, andaj
me ndihmën e hyjneshës Athena Telemaku u nis për ta kërkuar babën e
vet. Prej Menelaut, mbretit spartan, morën vesh se Odiseu është gjallë
në ujëdhesën e nimfës Kalipso, ku e ka hudhur zemërimi i Poseidonit,
zotit të detit, dhe se Kalipsa po e pengonte kthimin e tij.Mirëpo,
lajmet e Menelaut ishin pak të vjetruara. Në atë kohë Kalipsa, me
urdhërin e zotërave i kishte lejuar Odiseut që të shkojë dhe ky tani
gjendej në rrugë për në atdhe. Nuk kaloi shumë kohë pas kësaj dhe
Telemaku u takua me babain e vet në kasollë të bariut të vet, Eumeut,
në Itakë.
Kur Odiseu mësoi se ç'po ndodh në shtëpinë e tij, e
krijoj planin se si do të bëjë rregull dhe se si do t'i dënojë
krushqarët. Plani ishte rezultat i dinakërisë, i trimërisë dhe i
fuqisë. Së bashku me Telemakun dhe Eumeun Odiseu pastaj u nis për në
pallat të vetin në të cilin askush nuk e njohu sepse hyjnesha Athena,
për shkak të sigurisë së tij, e shndërroi në lypsar plak. Me pretekst
se është duke kërkuar lëmoshe Odiseu i vëzhgoi mirë të gjithë
krushqarët për së afërmi. Në të vërtetë lëmoshë nuk fitoi, por vetëm
grushta dhe fyerje, por kjo nuk e pengonte më. Njëherit u bind në
besnikërinë dhe bujarinë e bashkëshortes së vet. Penelopa u angazhua
për te, sepse në shtëpinë e vet nuk lejonte që të ofendohet as lypsi
dhe i urdhëroi shërbetores Euriklea, që t'ia përgatit shtratin dhe t'ia
lajë këmbët si secilit musafir të mirëseardhur. Euriklea, dada plakë, e
njohu Odiseun nga vraga në këmbë. Ai e bëri me dije që të heshtë, dhe
kështu i panjohur prej të tjerëve, pra edhe prej Penelopës, e kaloi për
herë të parë pas njëzet vjetëve natën në shtëpi të vet.
Odiseu u
kthye në shtëpi të vetën në momentin kritik. Penelopa tani më i kishte
harxhuar të gjitha mjetet për ta shtyrë vendimin e vet, dhe ditën e
dytë krushqarëve u premtoi sprovën e fundit. Urdhëroi që ta siellin
harkun e rëndë të Odiseut dhe në tokë i rreshtuan dymbëdhjetë sopata
njërën pas tjetrës. Ai i cili do ta hudhte shigjetën nëpër vrimat e të
gjitha sopatave përnjëherë, ai do të jetë burri i saj.
Krushqarët
me plot shpresë, të mahnitur e shikonin harkun e rëndë dhe ia dhanë
Telemakut që ta ngrehte. Kur nuk i shkoi për dore, provuan vetë, por
krejt ishte e kotë. Andaj vendosën që të fitojnë fuqi me ushqim e me
pije dhe shkuan në dhomën e mysafirëve. Në atë çast u paraqit Odiseu,
duke u lutur që ta lejojnë që edhe ai ta provojë harkun. Të gjithë e
përqeshin, por me pajtimin e Penelopës, më në fund, e lejuan. Odiseu e
kapi harkun, pa vështirësi e ngrehu, e vendosi shigjetën në tetivë dhe
ajo në gjuajtjen e parë kaloi nëpër vrima të të gjitha sopatave.
Krushqarëve e pastaj ua organizoi befasinë e re: i hoqi nga trupi i vet
leckat e lypsit, doli para tyre me pamjen e vet e vuri në shënjestër
krushqarin më të mirë dhe me një gjuajtie e vrau. Pastaj ra i dyti,
pastaj i treti. Krushqarët e trishtuar, zmbrapseshin, kërcenin, duke
vrapuar kah muret ku i kishin të varura armët. Mirëpo, Odiseu
fshehurazi ua kishte larguar. Për mbrojtje krushqarëve u mbetën vetëm
shpatat e shkurta dhe orenditë shtëpiake, dhe më vonë fshehtas
Melanteu, skllavi i Odiseut, ua solli shtizat dhe harqet. Porse kjo nuk
u solli dobi. Iu nënshtruan Odiseut pas luftës së tmerrshme. Nuk
shpëtoi asnjëri prej tyre.
Ngadhënjimtari Odise e ftoi
Penelopën, por për befasi të tij të madhe, ajo e përshëndeti ftohtë. Në
kohë të mungesës së tij të gjatë në të u poq mosbesimi ndaj mashkujve.
Nuk deshti të besojë se para vetes e kishte bashkëshortin e vet edhe
atëherë kur hyjnesha Athena ia ktheu pamjen e tij të mëparshme. Kur
pastaj e luti për shtrat shërbetorëve u urdhëroi për t'ia përgatitur
shtratin mbretëror në odën e madhe. Odiseu u befasua: ky shtrat nuk
rnund të bartet, sepse i kishte këmbët prej rrënjës së ullirit që e
kishte lënë në tokë. Shi tani Penelopa besoi se para vetes e kishte
Odiseun. Fshehtësinë e shtratit bashkëshortor e kishin të njohur vetëm
ata. Atëherë Penelopa e pranoi Odiseun ashtu siç i ka hije gruas për ta
pritur burrin, duke dashur vetëm një gië: që sërish mos t'i ndajë lufta
ose fati i kobshëm.
Kaq është për Penelopën aq sa gjejmë në
Odise. Për fatin e saj të mëtejshëm nga Homeri ne nuk dim më asgië.
Sipas epit Telegonia, që i mvishet Eugamonit nga Kreta (ndoshta nga
shek. VII-VI. parae.s.) me Odiseun jetoi e lumtur derisa ky u vra nga
duart e barit të vet, por jo prej duarëve të Telemakut, por të
Telegonit, të cilin ia ka lindur Kirka te e cila, duke u kthyer nga
Troja, përkundër vullnetit të vet, qëndroi një vit.Ky Telegon gjoja se
u martua pastaj me Penelopën dhe me të e ka pasur djalin Ital, sipas të
cilit Italia e merr emrin e vet. Ndërkaq, në ndërdijen e njerëzve
Penelopa ka mbetur e tillë çfarë (sipas miteve të lashta) e ka krijuar
Homeri, dhe çfarë me qarkoret e veta Heroides e ka punuar edhe Ovidi.
Pamia e Penelopës na është e njohur nga një numër i varfër i veprave të
ruajtura të artistëve figurativë antike, veçmas në vazat si Penelopa e
thur këmishën e vdekjes nga mesi i shek. V para e.s. (sot giendet në
Muzeun e Qytetit Chiusiu-Kiuziu), Penelopa dhe krushqarët nga e njëjta
kohë (sot giendet në Muzeun Popullor në Sirakuzë), Penelopa
përshendetet me Odiseun nga koha romake (sot në Muzeun Popullor në
Parma) dhe nga piktura murale pompeane nga fillimi i erës sonë Odiseu
dhe Penelopa (sot në Muzeun Popullor në Napoli). Në kuptim të konceptit
të parë të Homerit figurën e Penelopës e përcaktonin historianët e
lashtë të artit si Penelopë edhe truporen e gruas e cila pret
pikëllueshëm në koleksionin e Muzeut të Vatikanit (ndoshta nga shek. I
i.e.). Prej veprave të kohës më të re po e përmendim të paktën
Penelopën klasiciste të J.A. Jerichaut nga viti 1845. (gjendet
Gklyptotekën e Karlsbergut në Kopenhagë). Figura e Penelopës nuk u
ngjall vetëm në veprat e poezisë së trubadurëve, të renesansës dhe të
barokut, por edhe në veprat e autorëve moderën. Sepse fati i grave që i
presin burrat e vet nga lufta si temë nuk e ka humbur fuqinë joshëse
edhe sot, dhe për fat të keq as aktualitetin.

Similar topics
» MITOLOGJI - REA
» MITOLOGJI - ERINIET
» MITOLOGJI - IFIGJENIA
» MITOLOGJI - EUROPA
» MITOLOGJI - ODISEU
» MITOLOGJI - ERINIET
» MITOLOGJI - IFIGJENIA
» MITOLOGJI - EUROPA
» MITOLOGJI - ODISEU
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi