Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
MITOLOGJI-PANDORA People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
MITOLOGJI-PANDORA People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MITOLOGJI-PANDORA

Shko poshtë

MITOLOGJI-PANDORA Empty MITOLOGJI-PANDORA

Mesazh nga Aristogata Wed 10 Feb 2010 - 9:41

MITOLOGJI-PANDORA


MITOLOGJI-PANDORA PandoraPANDORA (greq. Pandora, lat. Pandora) - gruaja e titanit Epimetej e cila në botë ka sjellë të keqen dhe mjerimin.
Mizogjinët
kanë vetëm pjesërisht të drejtë, kur thonë, se rasti i Pandorës është e
vërtetë e njohur, e shprehur në mënyrë mitike, që çdo e keqe në këtë
botë vjen nga gruaja. Ndërkaq, e vërteta e plotë është se Pandora ka
qenë vetërn ndërmjetësuese nëpër të cilën të keqën në botë e kanë
mbjellë vetë zotërat. Me këtë shakaja shndërrohet në të vërtetën
serioze të cilën mençuria popullore greke e ka shprehur ndoshta edhe
para tre mijë vjetëve.
Kur titani Promete, mik dhe mbrojtës i
njerëzimit, i mësoi njerëzit të përdorin zjarrin, të shfrytëzojnë
mjetet, të punojnë tokën, të ndërtojnë shtëpitë, të shërojnë të
sëmurët, pastaj leximin, shkrimin e dhe llogaritjen, në botë u zhvillua
një jetë e lumtur. Njerëzit u bënë më të arsyeshëm dhe më të fuqishëm
sa që filluan mos të frikësohen më para zotërave. Kuptohet se kjo nuk i
pëlqeu Zeusit, zotit suprem. Ta shkatërrojë njerëzimin nuk ka mundur më
siç ka dashur këtë në fillim. Prandaj vendosi që t'ua dërgojë arin që
të paktën kështu t'ua helmojë jetën. Zotit Hefest i jep urdhër që nga
toka dhe uji ta krijojë vajzën e bukur, dhe kur Hefesti e bëri këtë, ia
dha jetën dhe i luti të gjithë zotërat që ta dhurojnë begatshëm.
Zotërat ishin duarlirë dhe, përveç dhuratave të bukura i dhanë edhe
asosh, prej të cilave edhe vetë donin të lirohen. Zeusi vajzës ia dha
emrin Pandora („E pajisur me çdo gjë") dhe i urdhëroi zotit Hermes, që
me të gjitha dhuratat e tilla, të mbyllura në arkë, t'ia dërgojnë në
botë Epimeteut, vëllaut të Prometeut. Qëllimi i Zeusit u plotësua:
Epimeteu u dashurua në Pandorën dhe me të u martua përkundër vërejtjeve
të Prometheut.
Arka e kobshme e Pandorës nuk qe gjatë nën dry. Për
ate se si Pandorën për ta çelur, ndërsa sipas tjetrës Pandora vetë nga
kurreshtja e hap kutinë. Qoftë kështu apo ashtu, e ka çelur kapakun dhe
në atë moment nga arka fluturuan të gjitha të këqiat në tërë botën.
Pandora shpejt e mbylli kapakun, por në arkë ka mbetur vetëm ajo që
mjerimi dhe vuajtja i kishin ndrydhur në fund: mbeti shpresa.
Kështu
të paktën këtë mit të vjetër mbi Pandorën e përpunoi Hesiodi në shek.
VII ose VIII para e.s. e kështu pas tij e kanë përsëritur gjithë poetët
antikë dhe modernë. Kështu e paraqitnin Pandorën dhe arkën e saj
artistët në vaza, relieve, skulptura dhe piktura pothuajse plotë njëzet
e pesë shekuj. Vetëm Gëte në pranverë të vitit 1806, në Karlovi Vari,
vendosi që këtë mit ta modifikojë. Filloi të punojë në „lojën solemne"
të Pandorës, kurse në pjesën e saj të dytën është dashur që nga arka të
dalë shpresa. Mirëpo, për këtë dimë vetem nga shënimet e tij, sepse
pjesën e dytë kurrë nuk e shkroi. Kështu arka e Pandorës mbeti në
vetëdijen e njerëzve simbol i dhuratave të kobshme dhe fidanishte e së
keqës.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi