MITOLOGJI - REA
Faqja 1 e 1
MITOLOGJI - REA
REA (greq. Rheie, lat. Rhea ose Ops) - gruaja e Titanit Kron, nëna e
hyjneshave Hestia, Demetra dhe Hera dhe e zotërave Had, Poseidon dhe e
zotit suprem, Zeus.
Rea rrjedh prej të njëjtëve prindë sikurse
edhe burri i saj, Kroni. I ati i saj ishte zoti i qiellit, Urani,
ndërsa e ëma, Gea, hyjnesha e tokës. Nuk u gëzua fort për fëmijët e vet
as që kënaqej me ta, sidomos jo në kohën kur Kroni ishte sundimtar i
gjithësisë. Në të vërtetë, bashkëshorti i saj, posa lindin, secilin pa
marrë parasysh se kend, i gëlltiste. Kjo ishte mënyra më e rnirë për ta
penguar kryengritjen eventuale kundër tij. Në të vërtetë edhe vetë
ishte ngritur kundër babait të vet dhe e rrëzoi nga pushteti, prandaj
me të drejtë frikësohej se edhe djemt e tij do ta ndjekin këtë
shembull. Kështu pesë i kishte futur në barkun e vet dhe përgatitej që
ta përbinte edhe të gjashtin që Rea e priste për ta lindur. Por kjo nuk
ndodhi: Rea u këshilua me nënën e vet Genë dhe tinëzisht shkoi në
Kretë, ku në shpellën e thellë të malit Diktis e lindi të birin, të
cilin e pagëzoi me emrin Zeus. Kronit ia tregoi një gur të gjatë, të
mbështjellë në mënela, të cilin e përbiu së bashku me shpërgaj, ndërsa
Zeusi në Kretë rritej i qetë nën mbrojtjen e nimfave Adrastës e Idës
dhe të demonëve Kuretë. Kur u rrit, frika e Kronit u plotësua: Zeusi u
ngrit kundër tij, e detyroi që nga barku i vet t'i kthejë të gjithë
fëmijët e gëlltitur dhe pas luftës së ashpër dhjetëvjeçare e mori
pushtetin në duar të veta. Rea e fitoi satisfaksionin: Zeusi u bë zot
suprem dhe sunduies i qiellit dhe i tokës. Hyjnesha të pushtetshme u
benë edhe bijat e saj, Hera, Demetra dhe Hestia.
Ndonëse Rea
ishte e ëma e zotit suprem, grekët nuk i shprehnin ndonjë resspekt të
posaçëm. Poashtu nuk është konstatuar me siguri se a ka pasur tempujt
të ngritur për nderë tësaj. Më vonë, nën ndikimn e kulteve lindore, e
kanë njësuar me Kibelën, hyjneshën e Azisë së Vogël. Romakët e kanë
adhuruar me emrin Rea ose Ops dhe më vonë me të u shkri me Kibelën. Në
fillim e kanë konsideruar grua të Saturnit, zotit të mbjelljeve, të
bujqësisë dhe të vreshtarisë. Kur Saturni u njësua me Kronin grek, Opsa
u njësua me gruan e tij, Rean, kurse emri i saj e fitoi trajtën
gjegjëse latine, Rhea.
Përveç hyjneshës Rea nga mitet romake
dimë edhe për priftëreshën Rea. Me Heraklin ka pasur djalin, Aventin, i
cili u bë mbret në Alba.
Rean greke e njohim nga një numër i
pakët i pikturave në vaza, nga relievet dhe skulpturat më të vogla.
Paraqitja më e famshme figurative e saj sot është nga frizi jugor i
elterit të Zeusit nga Pergami (e vitit 180-160 para e.s., sot në Muzeun
Shtetëror të Berlinit Lindor).
Emrin e hyjneshës Rea, që shumë
shpesh e gjejmë në skulptura me vlera mesatare, e mban edhe njëra prej
satelitëve të Saturnit. Në saje të astronomëve mbeti kështu në qiell në
shoqërinë e burrit të vet edhe pas zhdukjes së qiellit të miteve antike.
Mali
Diktis, në të cilin Rea e gjet strehimin duke ikur prej Kronit, gjendet
në pjesën lindore të Kretës, mbi fshatin Psikro (Psychro). Shpella ka
shumë etazhe, hyrjen e ngushtë dhe është tejet e gjerë. Çdo vjet me
mijëra turistë nga gjithë bota vijnë për ta vizituar vendlindjen e
Zeusit si dhe për arsye se shikimi nga mali Diktis, i cili ngritet mbi
sipërfaqen e detit në lartësi prej 2000 m. vërtet është aq i bukur sa
që i tejkalon të gjitha parafytyrimet. Kjo vlen edhe per malin Ida, në
pjesën qendrore të Kretës, që ishte vendqendrimi i dashur i Zeusit. Në
shpellën e atjeshme janë gjetur mbeturinat e begatshme arkeologjike të
kohës mitologjike.

Similar topics
» MITOLOGJI - ERINIET
» MITOLOGJI - IFIGJENIA
» MITOLOGJI - EUROPA
» MITOLOGJI - PENELOPA
» MITOLOGJI - ODISEU
» MITOLOGJI - IFIGJENIA
» MITOLOGJI - EUROPA
» MITOLOGJI - PENELOPA
» MITOLOGJI - ODISEU
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi