Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Sejdiu: Ofertat nga AAK dhe LDD i ka marrë LDK, jo unë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Sejdiu: Ofertat nga AAK dhe LDD i ka marrë LDK, jo unë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sejdiu: Ofertat nga AAK dhe LDD i ka marrë LDK, jo unë

Shko poshtë

Sejdiu: Ofertat nga AAK dhe LDD i ka marrë LDK, jo unë Empty Sejdiu: Ofertat nga AAK dhe LDD i ka marrë LDK, jo unë

Mesazh nga Binni Fri 12 Feb 2010 - 14:33

Presidenti Fatmir Sejdiu, i cili njëkohësisht është edhe kryetar me post të ngrirë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se ai nuk i ka marrë ofertat nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe nga Lidhja Demokratike e Dardanisë për koalicion parazgjedhor – por ka shtuar – “se ato i ka marrë LDK-ja”.
“Jo unë s’kam marrë, unë jam president i vendit. Ato i kanë marrë partitë politike, i ka marrë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe ajo ka dhënë apo edhe jep përgjigjet e veta”, ka thënë Sejdiu në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, i pyetur për qëndrimin e tij lidhur me këto oferta.
“Natyrisht unë s’mund të izolohem nga roli i liderit që kam në këtë parti politike dhe këtë kujdes që duhet të kem për të, por edhe për partitë tjera politike, absolutisht. Mirëpo, çështja e interesave në kuptim të bashkëpunimeve politike është pjesë e fokusit normal të secilës parti politike”, ka thënë ai.
Presidenti Sejdiu ka vlerësuar se kjo mbase mund të jetë edhe një ndjenjë e forcimit të bashkëpunimit në relaksimin e klimës politike përgjithësisht, dhe jo për të krijuar front, barriera, apo siç thuhet nganjëherë tabor kundërshtues.

“Por, në këtë kuadër, unë besoj se LDK-ja ka energjinë e vet që të japë përgjigje edhe për iniciativën e parë. Gjithashtu, besoj që ka dhënë përgjigje edhe për çështjen e iniciativës së dytë, që është dhënë këto ditë, unë s’kam ndonjë përgjigje timen, sepse po të isha përgjigjur, sigurisht se do të ishte interferencë në atë që mua nuk më takon të merrem”, është shprehu ai.
Binni
Binni
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mendjen Tuaj!!
Postime Postime : 7205
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 03/01/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Sporti,

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi