Bora krijon vështirësi në rrugët e juglindjes
Faqja 1 e 1

Bora e rënë gjatë natës dhe sot në mëngjes në juglindje të Shqipërisë, ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor. Në qytetin e Korçës ka rënë 20 cm dëborë, në Pogradec 10 cm dëborë, ndërsa në Bilisht dhe Ersekë 40 cm dëborë, ndaj qarkullimi i automjeteve bëhet vetëm me zinxhirë.
Sipas drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Mirëmbajtjes të Rrugëve Nacionale, Kreshnik Zgjani, rruga Qafë-Thanë- Korçë - Kapshticë është e hapur dhe e kalueshme për automjetet pa zinxhirë, ndërsa rruga Korçë- Ersekë është e kalueshme për automjetet vetëm me zinxhirë, pasi në segmentin rrugor të Qafës së Qarrit trashësia e dëborës i kalon 70 cm.
Në këtë segment rrugor mjetet borëpastruese kanë punuar që në orët e para të mëngjesit dhe puna vazhdon ende për pastrimin nga dëbora dhe kriposjen e saj.
Të kalueshme për automjetet vetëm me zinxhirë janë edhe rrugët e fshatrave turistikë të Voskopojës dhe Liqenasit, ndërsa të bllokuara janë rruga Dardhës, Lekasit si dhe disa komuna në zonën malore të Mokrës.
Nga sasia e madhe e dëborës dhe pesha e saj ka patur disa linja ajrore elektrike të këputura në zonat malore të Gorës dhe Mokrës dhe në rrethin e Devollit, ku po punohet për riparimin e tyre.

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Bora bllokon akset nacionale
» Bora nuk ka të ndalur, rëndohet gjendja në Pejë
» Arsenali fiton me vështirësi ndaj Sunderlandit
» Qafe Krrabe, veshtiresi ne qarkullimin e mjeteve
» Clooney: Aktorët ankohen kot për vështirësi pune!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi