Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Virgjeria Artificiale - Sukses Apo Rrezik People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Virgjeria Artificiale - Sukses Apo Rrezik

+7
Poeti Dhimbjes
Shaban Cakolli
xhylianna
Ardii
/:UserCode"
WebMaster
Gjarperesha
11 posters

Shko poshtë

Virgjeria Artificiale - Sukses Apo Rrezik Empty Virgjeria Artificiale - Sukses Apo Rrezik

Mesazh nga Gjarperesha Fri 29 Jan 2010 - 23:14

Mesatarisht 3 vajza në ditë i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale
Virgjëria është një koncept i gjerë, i cila vitet e fundit diskutohet shumë gjerë në ambientet e të rinjve. Një pjesë e mirë e tyre e shohin atë si një stad që duhet kaluar gjatë adoleshencës, për të mos hasur probleme emocionale më vonë. Ndërsa të tjerët e konsiderojnë virgjërinë “trofe” për femrën. Meshkujt e sotëm deklarojnë se preferojnë vajzat që kanë pasur eksperienca më parë, por kjo bie ndesh me numrin e madh të vajzave që paraqiten çdo ditë në dyert e maternitetit apo klinikave private për t’u rikthyer “të virgjra”. Duket qesharake, por është shumë e vërtetë që një pjesë e mirë e vajzave paguajnë deri në 20 mijë lekë për të pasur mundësi të krijojnë familje. Edhe pse ndërhyrjet të tilla nuk lejohen në spitalet shtetërore, burime brenda maternitetit tregojnë se ka një numër të madhe vajzash që i nënshtrohen kësaj ndërhyrje. Sipas mjekëve ato preferojnë të mbeten anonim dhe për këtë arsye nuk ka statistika konkrete për numrin e saktë të tyre. Por mendohet të jenë mesatarisht 3 ndërhyrje në ditë, por në të vërtetë numri nuk mund të përcaktohet, pasi mjekët deklarojnë se numri më i madh i ndërhyrjeve bëhen në klinika private. Ndërhyrja mund të rezistojë deri në tre ditë dhe brenda këtij afati kohor vajzat gjatë aktit seksual mund të nxjerrin hemorragji, e cila çon në dukjen e virgjërisë së saj. Pas këtij afati nuk mund të ndodh asgjë, pra shenjat e virgjërisë së shtirur nuk mund të shfaqen.
Mjekët gjinekolog tregojnë se kjo lloj ndërhyrje vërtet mund të çojë një femër drejt martesës, por ajo mund t’i rrezikojë asaj edhe jetën. Hemorragjia që vajzat presin të kenë pas ndërhyrjes gjatë aktit seksual, mund të çojë në humbjen e një sasie të konsiderueshme gjaku, deri në vdekjen e saj.
Për faktin që këto ndërhyrje bëhen në mënyrë mjaft të fshehtë, vajzave nuk u jepet një informacion i duhur për pasojat që ato mund të kenë pas kësaj ndërhyrjeje. Grupmosha e femrave që i nënshtrohen kësaj ndërhyrje është e ndryshme, ato variojnë nga 18 deri në 30 vjeç. Pjesa më e madhe e tyre janë nga kryeqyteti, pasi zonat rurale jo vetëm që kanë mungesë informacioni, por kanë një periudhë mjaft të hershme të martesave të vajzave. Për të kryer një ndërhyrje të tilla mjafton të kesh një numër telefoni të personelit të maternitetit dhe çdo gjë mund të mbarojë për disa orë, edhe pse askush nga mjekët nuk e pranon ekzistencën e ndërhyrjes brenda ambienteve të maternitetit.
Gjarperesha
Gjarperesha
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 130
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Virgjeria Artificiale - Sukses Apo Rrezik Empty Virgjeria Artificiale - Sukses Apo Rrezik

Mesazh nga WebMaster Tue 16 Feb 2010 - 13:38

Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Virgjeria Artificiale - Sukses Apo Rrezik Empty Re: Virgjeria Artificiale - Sukses Apo Rrezik

Mesazh nga /:UserCode" Thu 18 Feb 2010 - 12:48

kuuuu edhe kjo po ndodh a ?
Si besohet Femrav ne ditet e sodit.. ncncn :S
/:UserCode
/:UserCode"
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Prishtine
Postime Postime : 3055
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 08/01/2010
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Pa hobi :$

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Virgjeria Artificiale - Sukses Apo Rrezik Empty Re: Virgjeria Artificiale - Sukses Apo Rrezik

Mesazh nga Ardii Sat 20 Feb 2010 - 13:48

ne ditë te sodit si besohet kerkujt
Ardii
Ardii
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Drenic ForEver
Postime Postime : 3698
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 22/01/2010
Hobi Hobi : BeAt bOx

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Virgjeria Artificiale - Sukses Apo Rrezik Empty Re: Virgjeria Artificiale - Sukses Apo Rrezik

Mesazh nga xhylianna Sat 27 Mar 2010 - 2:54

Bes jepi gjithkujt mi besu mos i beso kurkujt..
Sa i perket Temes femna i perket vetem nje mashkullit jo gjdo te dytit,ZOTI krijoj vetem per nje mashkull i cili mund ta preek.
Sukses nuk osht Rrezik per trupin e veet,n'gjyna deri ne fyyytt...
xhylianna
xhylianna
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 56
Anëtarësuar Anëtarësuar : 25/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Virgjeria Artificiale - Sukses Apo Rrezik Empty Re: Virgjeria Artificiale - Sukses Apo Rrezik

Mesazh nga Shaban Cakolli Sat 27 Mar 2010 - 3:00

nje fshatar e pyeti hoxhen e fshatit:Hoxho:Është gjynah me vjedhur?
Hoxha iu përgjegj;Xhynah është me vjedhur,por ma xhynah me të nxënë,sepse të rrahin!!

Mike sot femrat nuk po i perkasin vetem nje mashkulli,sa i perket virgjerise artificiale ndoshta eshte mekat nga zoti,po ashtu mekat nese e zuri mashkulli i saj.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Virgjeria Artificiale - Sukses Apo Rrezik Empty Re: Virgjeria Artificiale - Sukses Apo Rrezik

Mesazh nga Vizitor Sat 27 Mar 2010 - 4:23

kuptoni njehere se femrat sbejn sex vetem si qellim riprodhues ne jete,por edhe si nje deshire apo nevoj normale te trupit sic esht e mashkulli,nje gje pyes veten,pse femrat shqiptare kenaqen me pak [You must be registered and logged in to see this image.] jemi e ne njerez mbi te gjitha me deshira,ndjenja,e epshe
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Virgjeria Artificiale - Sukses Apo Rrezik Empty Re: Virgjeria Artificiale - Sukses Apo Rrezik

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sat 12 Jun 2010 - 1:41

Problemi ne kete jete eshte, se jo cdo plotesim deshire mund te na sjelle te mira me pas!!!
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Virgjeria Artificiale - Sukses Apo Rrezik Empty Re: Virgjeria Artificiale - Sukses Apo Rrezik

Mesazh nga Vizitor Sat 12 Jun 2010 - 2:02

kombi jon ka qen me moral ne nivel deri kur ja fillun me dal ne europ tash shum femra kan hup diniteti e tyre moralin se pse ne shipri apo ne ks ka ende famile me moral po standardi te ne asht i ult dhe shum po ndikok se pse femrat kan shum deshir per rroba te shtrajta vetura te ne nuk kan mundsi mej pas te gjitha keto kushte a ne perendim ka munsi ne kompani te mdhaja private i punsojn vajzat shqiptare jo se kan nevoj per pun po per knaqsi me to dhe ka femra tona si shiten per para, dhe pikrisht per virgjinitet ato nuk merziten se kan para dhe kur te vendosin te martohen zakonisht e zgjedhin nje djal shqipar te varfer dhe para se te martohen ato e vizitojn spitalin privat per te bajn nje operacijon me qellim te jen prap virgjne ama artificial.
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Virgjeria Artificiale - Sukses Apo Rrezik Empty Re: Virgjeria Artificiale - Sukses Apo Rrezik

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sat 12 Jun 2010 - 2:05

Me pak fjale nje rrezik per ato femra te atilla, dhe nje sukses me te vertet i mire, per ato spitale private qe e ushtrojne kete lloj operacioni...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Virgjeria Artificiale - Sukses Apo Rrezik Empty Re: Virgjeria Artificiale - Sukses Apo Rrezik

Mesazh nga Vizitor Sat 12 Jun 2010 - 2:31

nuk me hyne ne pune keto spitale,se kjo do te thote qe behem pishman per nje gje qe e kam kryer me deshiren time,e mohoj ndjenjat e mia,te drejtat e mia si person mbi veten time,jam e ndergjegjshme ne cka bej,dhe fundja moralin e nje femre e tregojne gjera te tjera e jo kjo gje qe kaq shum po i jepet rendesi nderkohe qe sia vlen
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Virgjeria Artificiale - Sukses Apo Rrezik Empty Re: Virgjeria Artificiale - Sukses Apo Rrezik

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sat 12 Jun 2010 - 14:39

Edhe problemi me i madh ketu qendron moj Anna:
Se disa njerez e vleresojne ne maksimum kete ceshtje te nderit, ndersa disa te tjere nuk duan tia dine aspak per nje gje te tille.
Ndaj sikurse ka shkuar gjithmone, sejcili do te kembengule, e do te thote se ideja e tij, saj, eshte me me vlere, apo jo?!

Sinqerishte:
Saimiri...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Virgjeria Artificiale - Sukses Apo Rrezik Empty Re: Virgjeria Artificiale - Sukses Apo Rrezik

Mesazh nga Vizitor Sat 12 Jun 2010 - 18:20

nje praktike qe ska arsyen pse te behet dhe me e rendesishmja rrezik per shendetin duke marr parasysh kushtet ne te cilat mund te kryhet nje gje e tille dhe mohimi i asaj qe ju jeni duke u hequr per dike tjeter
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Virgjeria Artificiale - Sukses Apo Rrezik Empty Re: Virgjeria Artificiale - Sukses Apo Rrezik

Mesazh nga Vizitor Mon 5 Jul 2010 - 12:36

Nocioni i virgjërisë, në shumë kultura njihet si normë morale, veçanërisht në familjet me patriarkalitet të lartë, ku pozita e gjinive shtrihet në një stratifikim të theksuar. Në këtë rast viktimë e këtij stratifikimi është padyshim gruaja. Asaj, përveçse i mohohen të drejtat elementare, ajo bëhet edhe pre e këtyre traditave dhe zakoneve që hyjnizohen si vlera nga shumë shoqëri.

Ekzistojnë shumë arsye pse një femër me devotshmëri ruan virgjinitetin e saj. Ai, përveçse i nevojitet femrës si fuqi për të hyrë në jetën bashkëshortore, e bën atë edhe të mos “turpërohet” para familjes së saj dhe të burrit, me të cilën ajo do ta kalojë pjesën më të madhe të jetës së saj.

“Me t’u martuar, humba virgjinitetin”, thotë një grua 54 vjeçare, duke shtuar se “Nuk do të doja t’i falja dikujt tjetër përveq burrit tim”, sipas së cilës virgjëria ishte e krijuar prej Zotit, për t’ia falur vetëm burrit.

Të jesh e virgjër nuk do të thotë të jesh e ndershme, sikundër që të jesh e zhvirgjër nuk do të thotë të jesh e pandershme. Në shumë shoqëri bota mashkullore është e prirur që paprekshmërinë femërore, përherë ta lidhë me jondershmërinë. Në shoqërinë tonë ende ka një mendim kaotik sa i përket vajzave të zhvirgjëruara. Njëra palë akuzojnë, përderisa pala tjetër, sadoqë mundohen ta kalojnë këtë çështje dhe ta vështrojnë prej prizmit të modernes, megjithatë nuk mund të shkëputen plotësisht nga e vjetra. Të etur për ta shijuar “bukurinë femërore”, meshkujt kanë dëshirë që secila nga femrat që u pëlqejnë, të jenë “pre” e tyre. Ata, madje nuk brengosen, sepse nuk humbin asgjë nga vetja, nuk kanë “cipë”, sikundër që ka gjinia e kundërt. Kështu që, të rrallë janë ata meshkuj, për të mos thënë nuk ka fare, të cilët do të pranonin për grua të tyre një femër jo të virgjër. Sado që është avancuar mendimi për këtë fenomen femëror, megjithatë, evoluimi është më shumë simbolik se përmbajtësor.

“Natyrisht, ta keshë femrën e virgjër është një plus, sepse ke në dorë diç të paprekur, e që në mendjen e njeriut gjërat kësisoj konceptohen si më me vlerë”, thotë Arbeni (24 vjeçar), student. Ndonëse ai nuk e ka provuar, nuk është i sigurt se si do të kishte reaguar nëse femra e tij do të dilte jo e virgjër. “Sinqerisht nuk e di, është problem që është rrahur pak edhe në aspektin e njohurive të përgjithshme, prandaj nuk mund ta imagjinojë reagimin tim”, sqaron Arbeni. Për dallim prej tij, Blerimi (25), pohon me gojën plot dhe me vendosmëri se nuk do të kishte pranuar që një femër “e provuar” nga dikush tjetër, të jetë pjesë e tij.

Gjinitë duke iu nënshtruar një edukimi tradicional, pak dallojnë njëra prej tjetrës, kështu që ky dallim është më shumë çështje interpretimi se sa e mendimit ndryshe. Kjo qëndron mbi bazën e mitizimit të disa “vlerave”, të cilat shoqëritë moderne që moti i kanë gëlltitur.

Virgjiniteti në Kosovë, ndeshje e tradicionales me modernen

Të pyetura për virgjinitetin, femrat shqiptare edhe mëtej vazhdojnë të ngurrojnë të flasin për përjetimin e tyre të parë me një mashkull. “Nuk kam pas marrëdhënie me askend përveç me burrin”, përgjigjet kokëlulur dhe fytyrëmërdhezur Ajshja, 34 vjeçare. Megjithatë, pas fjalës së parë ajo me afsh dhe ndjenjë të veçantë vazhdon rrëfimin për gjënë të cilën siç shprehet ajo e ka bërë “sefte”. “Dhembjet që mu shkaktuan në natën e parë, ishin të përziera me kënaqësi, sepse këtë e kisha pritur me vite të tëra”, shprehej ajo, derisa rikujtonte aktin e parë seksual. Përkundër, kësaj ajo nuk e fshehë që nuk ka fort dëshirë të bisedojë për gjëra të tilla, qoftë edhe në shoqëri të gjinisë së cilës i përket ajo. Kjo mbase nuk është çudi. Edhe sot e kësaj dite, në familjet kosovare, të biseduarit për temat “e nxehta” është çështje tabu, madje edhe në familjet me pedigre intelektuale.

Në shoqëritë e zhytura në tradicionalizëm, përveç mohimit të të drejtave tjera, femra rëndohet edhe me “inspketimin” e gjendjes trupore të saj. Në këtë kontekst, është shumë me rëndësi “pastërtia” e femrës, që për shoqëritë e tilla është treguesi më domethënës i nderit dhe i sjelljeve të saja. Femrat, të cilat hynin në jetën bashkëshortore pa himenin e tyre, ktheheshin të nesërmen në shtëpinë e të atit, duke fituar epitetin e “të pandershmes”. “Ne na pëlqen të bëjmë seks, por kur vie puna të martohemi e duam nusen të virgjër”, thotë Blerimi (29). Në anën tjetër Arta (31), thotë se virgjiniteti nuk ka kuptim të vihet para dashurisë. “Sipas kësaj logjike, femrat e divorcuara dhe te veja, nuk duhet të martohen”, shprehet ajo dhe shton më tej se: ”Kjo është e papranueshme dhe diskriminim ndaj femrave në përgjithësi dhe asaj shqiptare në veçanti”. Prandaj në shumë shoqëri ka ligje të veçanta sa i përket virgjërisë.

Dëshira naive për njohjen e virgjërisë së femrës në disa zakone përcaktohej dhe përcaktohet në mënyrë konkrete për të provuar këtë “nder”, duke mos marrë në konsiderim aspak dëshirën e nuses për ekspozimin e vaginës së saj. Madje, në disa zakone kjo gjë provohej para dasmorëve dhe atë menjëherë pas daljes së nuses nga “xherdeku”. Ky lloj anamneze, bëhej përmes dy pikave gjak që do të mund të ishin shfaqur në pëlhurën e bardhë që mbulonte shtratin ku kishte bërë natën nusja në ditën e parë të martesës së saj.

Aleks Luarasi shkruan: “Kanunet shqiptare e respektonin dinjitetin e tjetrit edhe në raste të tilla, por vendimi ishte i paraevokueshëm”. Çdo gjë kthehej mbrapshtë, e përcjellur me një heshtje mortore dhe me theks të qartë për nusen “S’a pru s’i duhet”. Në Kanunin e Lekë Dukagjinit, virgjiniteti zë vend të veçantë edhe mbase është një nga gjërat që sanksionohet bukur rëndë. Në Pjesën e pestë të KLD-së, flitet për virgjërinë, por duke u interpretuar atë me fjalët e asaj kohe “Po s’u pru grueja si duhet, burrit, kanunja i jep leje me i pre thekun a flokun a me lshue”. Domethënë, për të zhvirgjërat, martesa nuk sillte stabilitet emocional, por përkundrazi qelte një kapitull të vështirë jetësorë. Pikërisht, joekzistenca e virgjërisë së vajzës llogaritej mungesë e sinqeritetit dhe nderit të saj, e cila bëhej mollë sherri edhe në krijimin e konflikteve të thella ndërmjet familjes së dhëndrrit dhe të nuses. “O prishë dynjaja, na ktynihere e kemi pas zanat me shku pa prish te burri e tash nuk e kan gajle kto t’rejat”, thotë me gjysmë zëri, Hatixheja (68). Për këtë gjë, ajo fajëson burrat, të cilët sipas saj “jan ba burreca e nuk jau merr kush n’dor”. Kësisoj mendonjë edhe shumë tjerë, të cilët konsiderojnë se prishja e cipës femërore para martesës është hap drejt “kiametit”. Kjo çasje religjioze zë vend në logjikën e të menduarit edhe në kohën më të re, madje jo vetëm në vendin tonë, por edhe në vendet më të largëta.

Në vende të ndryshme të botës, prishja e virgjërisë manifestohet në mënyra të ndryshme dhe të cilat si emërues të përbashkët kanë zakonin, respektivisht sanksionet që i vë një grupacion i caktuar shoqëror. Në Australi, shkatërrimi i himenit kombinohet me një akt zyrtar të marrëdhënies seksuale. Sipas Spenserit dhe Gillenit: “Himeni shpohet në mënyrë artificiale dhe burrat që kanë qenë të pranishëm në këtë operacion kryejnë sipas një rradhë të caktuar një koitus (ceremonial). Sipas tyre, ky operacion përcillet me dy akte: prishjen e himenit dhe më pas marrëdhënien seksuale të dhunshme. Për dallim prej këtu, në Malajzi, Sumatra dhe Alforos në Celebes, sipas Frojdit zhvirgjërimi bëhet nga babai i nuses, i cili dhëndrrit ia shpien nusen “të gatshme”. Përmasat edhe më tragjike të këtij zakoni i gjejmë në Filipine, ku zhvirgjërimi kryhet nga gra të moshuara që kanë për profesion zhvirgjërimin e nuses. Kurse te disa fise eskimeze, zhvirgjërimi bëhet nga “angekoku apo prifti”. Në Francë ka rajone ku miqtë e të martuarit qëndrojnë pas derës së dhomës martesore, duke qeshur dhe kënduar derisa burri ta shpalosë triumfalisht para syve të tyre çarçafin e skuqur nga pika gjaku ose prindërit e djalit ua tregojnë çarçafin në mëngjes fqinjëve të tyre.

Simone De Beauvoir, shkruan se: “Ky zhvirgjërim nuk është arritja harmonike e një evolucioni të vazhdueshëm, ai është një shkëputje me të kalurën, është fillimi i një cikli të ri”. Prandaj, jo rrallë herë vajzat e reja i nënshtrohen një virgjërie të betuar, të cilën grekët e quajnë “Parthemos ademos”.

Krijimi i tabuve për virgjërinë është një hendikep i madh për shoqërinë mbi të cilën rri varur dëlirësia dhe nderi i një vajzeje. Sido që të jetë, edhe në shoqëritë më të zhvilluara, virgjëria ka marrë një vlerë morale, fetare e mistike dhe kjo vlerë njihet edhe sot si universale. Këtë e dëshmojnë edhe ceremonitë e organizuara gjatë martesës. Në një formë pak të ashpër zakoni i “natës së martesës” është ende i përhapur. Ai ekziston, sepse ekziston forma arkaike e martesës. E tërë kjo mbështet në ndjenjën e superioritetit të botës mashkullore, qysh prej fëmijërisë, respektivisht prej zhvillimit të tyre gjenital. Madje jo rastësisht për Beauvoir dallimi anatomik (ekzistenca e penisit te mashkulli, e jo ekzistenca e “të prekshmës” te femra), vërteton ndasinë natyrore dhe të pashmangshme. Në këtë kontekst: “Anatomia mashkullore përbën një formë të fortë që i imponohet shpesh vajzës së vogël, dhe ajo nuk e sheh më fare trupin e saj”, thotë ndër të tjera Simone De Beauvoir.

Pikërisht, kjo frymë e organizimit të raporteve ndërseksiste, bëri që në mënyrë arbitrare të mohohet kënaqja e instinktit seksual të femrës, të cilën, Fon Kraft Ebinku e quan këtë “bujkrobëri seksuale”.

Gjymtimi gjenital, diskriminim femëror apo vazhdimësi e traditës

Sot në botë afër 100 milion femra janë viktimë e kësaj norme, e cila gjenë strehë në moralin tradicional. Ndonëse, kjo është formë tejet e vrazhdë dhe e papranueshme e “ruajtjes së nderit”, megjithatë në 24 vende praktikohen disa mënyra të gjymtimit të organeve gjenitale të femrës.

Në Nigeri, Togo, Somali, dhe Egjipt, femrave u gjymtohet organi gjenital dhe me këtë rast atyre u eleminohet kënaqësia të cilën e ofron akti seksual dhe ruhet “paprekshmëria”. Kjo gjë bëhet me anestezion natyror nga mamitë apo plakat. Njëra nga viktimat që ka përjetuar në trupin e saj këtë “normë” është edhe Meserak Ramsey, një vajzë e lindur në Etiopi e cila ushtron profesionin e infermieres në Californi. Ajo është privuar përjetësisht që të ndjejë kënaqësinë seksuale (Femal Genital Mutilation; Violence in the name of Morality, John J. Macionis “Sociology”).

Pasojat e gjymtimit gjenital përfshjinë katër operacione: prerjen rrethore, e cila arrihet me prerjen e kapuçit të kliotorisit. Në vendet muslimane, ky operacion njihet si “synet”, dhe që ka kuptimin e fjalës “traditë” (cirkumcizion-lat). Eksizioni ka kuptimin e prerjes së gjithë klitorisit ose e një pjese të tij. Iinfibulacioni është kur dy anët e vulvës qepen së bashku me sature mëndafshi ose me kapse, duke e penguar kësisoj introtusin, me përjashtim duke e lënë me anë të drurit apo kallamit për kalimin e urinës dhe menstruacioneve. Vajzës ia lidhin të dy këmbët dhe ajo rri pa lëvizur për dyzet ditë, derisa të mbyllet plaga dhe operacioni i katërt është i ashtuquajturi Mesatar, që do të thotë heqjen e klitorisit.

Një traditë e tillë haset sot edhe në Turqi. Autoritetet e organizatës “Human Rights”, para disa vitesh kanë kërkuar që ky shtet islamik të parandalojë ekzaminimin e virgjinitetit të femrave turke (State Controll of Women’s Virginity in Turkey: “A Matter of Power”). Për dallim prej këtyre shteteve, në disa tjera, çështja e virgjinitetit është sanksionuar me ligj. Në Sudan, ekziston një ligj zyrtar i miratuar më 1946 dhe i cili ndalon gjymtimin gjenital. Sipas këtij ligji, personat që e kryenin këtë akt dënoheshin me 5 vite burg ose me gjobë. Ligje të tilla funksionojnë edhe në shumë shtete evropiane. Përderisa në Suedi dhe Angli ka ligj të posaçëm për këtë akt, në Francë, ekziston një nen në kuadër të Kodit Penal Francez dhe sipas nenit 312-3, gjymtimi konsiderohet si vepër penale. Ndryshe nga këto vende, në Kosovë, haset një formë më e modifikuar që njihet si “kamuflim i himenit”. Sipas pohimeve të mamive është rritur dukshëm numri i vajzave të reja, të cilat njëherë e kanë humbur virgjinitetin e më pas kanë kërkuar ndihmën e mjekut për të bërë disa intervenime kirurgjike kozmetike, përmes të cilave ato do të dukeshin si të paprekura. “Këto vajza kërkojnë ndihmën e mjekut së paku tri ditë para martesës, me ç’rast himeni i tyre qepet me penj, të cilët këputen gjatë aktit sexual në natën e parë të martesës së tyre”, thotë një mami, e cila punon në një ordinancë private dhe parapëlqen të mbetet anonime. Mjekët thonë se këtë veprim e bëjnë për “të shpëtuar çiftet nga ndarja”.
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Virgjeria Artificiale - Sukses Apo Rrezik Empty Re: Virgjeria Artificiale - Sukses Apo Rrezik

Mesazh nga pexha Fri 27 Aug 2010 - 8:48

me vjen keqe per ato qe shkojen ne klinik me kthy vergjiren
edhe mashkujt duhet me dite qe kure tradhton nje femer adhe ajo duhe me perjetu jeten evet un jam kude atye qe kerkojn vrgjire evet nuk lane gja pa ba
pexha
pexha
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Dardan
Postime Postime : 5786
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/01/2010
Hobi Hobi : dizajner

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Virgjeria Artificiale - Sukses Apo Rrezik Empty Re: Virgjeria Artificiale - Sukses Apo Rrezik

Mesazh nga Vizitor Sat 28 Aug 2010 - 2:41

DY TEMAT U BASHKUAN NE NJE
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Virgjeria Artificiale - Sukses Apo Rrezik Empty Re: Virgjeria Artificiale - Sukses Apo Rrezik

Mesazh nga xhoni_bravo Mon 20 Dec 2010 - 9:18

sukses ne mendjen e femres po mashkulli i vertet e kap filmin
xhoni_bravo
xhoni_bravo
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : tiran albania
Postime Postime : 4241
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/07/2010
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : sekret

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Virgjeria Artificiale - Sukses Apo Rrezik Empty Re: Virgjeria Artificiale - Sukses Apo Rrezik

Mesazh nga Єямєℓiиdå Wed 22 Dec 2010 - 10:53

Pasi mezi presin ta humbin natyralen...sdi cfar lezeti duhet te kete kjo artificialja..gjynah
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Virgjeria Artificiale - Sukses Apo Rrezik Empty Re: Virgjeria Artificiale - Sukses Apo Rrezik

Mesazh nga alexi Thu 23 Dec 2010 - 8:20

NUK MUND TA QUAJ SUKSES,,,,,,,,,,,ME SHUM ME DUKET SI NJE BUDALLEK KUR E DEGJOI NE RATS SE NJE PERSON TE DO ME TE VERTET DUHET TE TE PRANOI ASHTU SIC JE,,,,,,,,,,,,,,,,JO TE DOJE KUR TI TA MASHTROSH

alexi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : new york
Postime Postime : 4
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/12/2010
Mosha Mosha : 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Virgjeria Artificiale - Sukses Apo Rrezik Empty Re: Virgjeria Artificiale - Sukses Apo Rrezik

Mesazh nga Vizitor Fri 28 Jan 2011 - 14:18

I gjithe problemi , eshte tek femrat qe shkojne drejte kesaj rruge, dhe jo pse partneri nuk do e pranonte ne asnje menyre. Partneri, apo ne pergjithesi meshkujt pranojne edhe nje femer te c'virgjer edhe pse shumica meshkujve nuk e pranojne hapur, ne vetvete po. Problemi eshte se femrat (shumica) nuk kane menyra te tjera qe ka plot e
perplot ta tregojne ndershmerine, karakterin e forte etj., para nje mashkulli dhe zgjedhin menyren e zakonshem
-me te lehte, virgjinitetin!
"Une jam e virgjer; jam e moralshme, me karakter te forte, e mencur etj". Kjo me ben te mendoj se kemi perball nje femer mendjelehte, asgje me shume!

Ka arrit dikush deri me sot qe te komunikoj dhe te kete mirekuptim me virgjinitetin?
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Virgjeria Artificiale - Sukses Apo Rrezik Empty Re: Virgjeria Artificiale - Sukses Apo Rrezik

Mesazh nga Vizitor Fri 28 Jan 2011 - 14:51

Arjana shkruajti:kuptoni njehere se femrat sbejn sex vetem si qellim riprodhues ne jete,por edhe si nje deshire apo nevoj normale te trupit sic esht e mashkulli,nje gje pyes veten,pse femrat shqiptare kenaqen me pak [You must be registered and logged in to see this image.] jemi e ne njerez mbi te gjitha me deshira,ndjenja,e epshe

Domethene mendimi yt eshte, sic del me shoqerine per nje kafe apo per nje kinema apo per nje teater apo per nje sport, eshte me se normale te dalesh dhe per sex!! Kete po thua!!

Je ne mendim shume te gabuar. Nuk e mohoj qe qendron (ne radhe te pare) deshira, por brenda ligjit NJEREZOR.

JE SHUME SHUME SHUME NE MENDIM TE GABUAR.
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Virgjeria Artificiale - Sukses Apo Rrezik Empty Re: Virgjeria Artificiale - Sukses Apo Rrezik

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi