Rrefimi i vrasesit serial: Si vrava familjen time dhe fqinjin
Faqja 1 e 1

Vetëm pak pasi vrasësi serial, Haki Miska ka rrëfyer krimet monstruoze, ndaj nënës, gruas, njerkut dhe një mësuesit të zonës, policia ka mundur të zbulojë eshtrat e bashkëshortes së tij.
Pas gërmimesh me një ekskavator, pranë zonës ku vrasësi kishte deklaruar se e kishte groposur, policia ka nxjerrë eshtrat e gruas, Mimoza Miska. Ajo u gjet në vendin e quajtur Lugu i Miskut, rreth 300 metër larg shtëpisë së vet, në një tokë që është pronë e familjes.
Mësohet se bashkëshorti vrasës e kishte rrahur e goditur deri sa ajo ka dhënë shpirt
e më pas e ka mbështjellë me batanije dhe e ka varrosur.
Haki Miska, vrasësi i nënës, kapur një ditë më parë në Ostren ka rrëfyer se ka vrarë gruan e tij, Mimoza Miska, njerkun Gani Bruku dhe një mësues të zonës, Qamil Lluka. Të gjitha vrasjet janë kryer në harkun kohor të 2 viteve.
Rrëfimi:”Gruan e vrava, pastaj denoncova zhdukjen”
Ka tentuar më kot të rezistojë pas pyetjeve të vazhdueshme të hetuesve disa orë pasi ishte kapur autori i vrasjes së nënës së tij 10 ditë më parë në Prevallë të Librazhdit.
Kanë mjaftuar disa detaje që agjentët kishin grumbulluar me anë të një dëshmie kyçe që ishte bashkëfshatar me autorin që të “rrëzojnë” vrasësin serial, i cili më pas është rrëfyer mbi 4 vrasjet që mbante në ndërgjegje prej 15 vjetësh.
Dëshmia e tij është përputhur me atë të dëshmitarit, që kishte arritur t’ia shkëpuste gjatë darkave ku pinte bashkë me autorin. Miska ka pranuar vetë që i ka treguar për vrasjet me detaje vetëm një personi. Dëshmia e tij është regjistruar pasi autori është marrë në pyetje në prani të kamerës.
Si dhe pse e vratë bashkëshorten?
Erdha nga Greqia për në shtëpi, pasi më kishte kapur policia dhe më kishte kthyer. Isha i rraskapitur dhe i lodhur nga rruga, kur pashë njërin që doli nga dritarja e shtëpisë. Unë e njoha kush ishte.
Hyra në shtëpi, e mora gruan, e rraha aq sa i doli shpirti. Hapa një gropë në tokën time rreth 1 metër e gjysmë dhe aty e groposa. Ditën e nesërme shkova në polici dhe deklarova se gruaja ishte larguar nga shtëpia dhe se kur u ktheva nga Greqia, nuk e gjeta në shtëpi. Atë natë nuk kishte njeri tjetër në shtëpi dhe kjo më ndihmoi që ta varrosja pa gjurmë.
Po njerkun pse e vratë?
Ziheshim shpesh. Ai zihej me nënën dhe një ditë nuk durova dhe e godita. Arsyeja më e shpeshtë e grindjeve ishte toka që kishim. Nëna më ka mbështetur dhe kur erdhi policia, thamë se ra nga pema e kumbullës dhe vdiq. Policia e besoi dhe nuk bëri autopsi. Ne e morëm trupin dhe e varrosëm.
Vrasja e tretë e Qamil Llukës, si ndodhi?
Ka qenë pak kohë pas vrasjes së gruas. Ai më vinte në lojë shpesh, tallej me mua duke më kujtuar gruan dhe nderin. Kishte ndodhur disa herë. Herën e fundit nuk e durova më. E godita me një dru në kokë dhe më pas e hodha nga shkëmbi. Nuk më pa njeri dhe e lashë aty. Më pas e gjetën të tjerët dhe u tha se ai kishte rrëshqitur ngaqë pinte.
Si arritët deri në vrasjen e nënës?
Nëna po më bezdiste shumë. Ziheshim shpesh. Më kujtonte gjithçka që kishte ndodhur. Më kërcënonte se do të tregonte. Atë ditë në sherr e sipër mori një dru e më goditi. Nuk arrita ta kontrolloj veten. Dola në oborr, mora sëpatën dhe e godita disa herë. Aty erdhi edhe vajza. E godita edhe atë. Më pas ika nga fshati. Kam ecur natën derisa arrita në Ostren.

Similar topics
» Sherri me fqinjin, plagosen babë e bir
» Grinden për gardhin, godet me dru fqinjin
» Merr hak per te atin te vellai i vrasesit
» Berat, përdhunon fqinjin e mitur, arrestohet
» ‘Duçkollarin s’e vrava unë, po një oficer policie’

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi