Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Maqedoni, MPB të shqyrtojë kush ka gisht te shpërnguljet People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Maqedoni, MPB të shqyrtojë kush ka gisht te shpërnguljet People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Maqedoni, MPB të shqyrtojë kush ka gisht te shpërnguljet

Shko poshtë

Maqedoni, MPB të shqyrtojë kush ka gisht te shpërnguljet Empty Maqedoni, MPB të shqyrtojë kush ka gisht te shpërnguljet

Mesazh nga Vizitor Sun 28 Feb 2010 - 4:23

Shpërnguljet e shqiptarëve kryesisht në Belgjikë, ku dhe kërkojnë azil kanë shqetësuar autoritetet belge, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë do të analizojë nëse bëhet fjalë për ndonjë kanal të organizuar për qëllime përfitimi.
Ambasadori belg Mark Mishels, ishte të premten në Shkup ku dhe u takua me zëvendës kryeministrin Abdylaqim Ademi. Mishels sqaroi se vetëm në 23 ditët e para të muajit shkurt, azil kanë kërkuar 349 qytetarët të Maqedonisë, shifër kjo që është për 50 për qind më e lartë se ajo e 12 muajve të vitit të kaluar.
"Biseduam për këtë temë të nxehtë. Në këtë rast njerëzit janë të painformuar ose të dezinformuar. Ka raste kur ato kanë shit gjithçka me shpresë se do të gjejnë një jetë më të mirë, gjë që nuk është e vërtetë", tha Mishels. Sipas tij shanset për të marrë azil janë zero.
"Së pari nuk ka azil ekonomik dhe së dyti për të marr azil duhet që dikush të të ndjekë. Raste të tilla ka në Afganistan e Somali, por jo në Maqedoni, e cila ishte e gatshme ti bashkëngjitej NATO-s para dy viteve dhe të niste bisedimet për BE para disa muajve. Pra askush nuk ka shanse që të marrë azil politik", theksoi ambasadori Mishels.
Zëvendës kryeministri Ademi tha se me ambasadorin kanë konstatuar se duhet të kyçen në mënyrë më aktive në informimin e qytetarëve me liberalizimin e vizave dhe pasojat nëse nuk respektohen ligjet.
"Biseduam dhe për atë se si mund ti ndihmojmë ato qytetarë që të kthehen. Ata janë viktima dhe pasojat nuk do të jenë vetëm personale, por për të gjithë shoqërinë", theksoi Ademi.
Ndwrkohw, për çështjen e ikjeve ka diskutuar edhe Qeveria në mbledhjen e së enjtes.
"Qeveria e angazhoi MPB-në që të analizojë nëse bëhet fjalë për ndonjë grup të organizuar dhe nëse gjatë këtyre manipulimeve ka njerëz, organizata, apo agjenci, me qëllim që ata të përfitojnë nga kjo dukuri dhe nga popullata", tha zëvendëskryeministri Ademi.
Ambasadori belg po ashtu sqaroi se strehimoret për emigrantë kanë qenë të mbushura para se të shkojnë shqiptarët atje. Tani ata kanë mbet rrugëve dhe po përpiqen të gjejnë strehim, kush si të mundet. Për momenti në Belgjikë ka mbi pesë mijë shqiptarë, kryesisht nga Kumanova dhe Likova.

Myftinia e Kumanovës: Mos shkoni
Muftinia e Kumanovës ua apelon qytetarëve që kanë vendosur ta lëshojnë vendin me qëllim të marrjes së azilit në vendet e huaja perëndimore që të tërhiqen nga ky vendim dhe mos të manipulohen se atje do ta gjejnë parajsën e premtuar.

Ahmeti: Mashtruesit po i mashtrojnë qytetarët
"Këta persona, të cilët u premtojnë parajsë qytetarëve në Belgjikë, i mashtrojnë për shkak se posa mbërrijnë ata atje do të vendosen në llogore dhe kushte substandarde. Maqedonia e mori liberalizimin e vizave dhe rezultat i kësaj është se qytetarët nuk mund të marrin azil në vendet e BE-së", tha Ali Ahmeti.

"Kurir": Emigrantët ilegalë e brengosin BE-në
Migrimi ilegal nga Maqedonia, Serbia e Mali i Zi, të cilave, nga fundi i dhjetorit të vitit të kaluar iu hoqën vizat për Zonën e Shengenit, e brengosin BE-në, shkruan gazeta vjeneze "Kurir" .
"Komisioni Evropian duhet urgjentisht ta kontrollojë këtë dhe të veprojë", mendon zëvendës-shefi i partive socialdemokratike evropiane, Hanes Svoboda.
Ai kërkon që nëse konstatohet se ekziston malverzim me viza, duhet të vendosen masa restriktive.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi