Presidenti Sejdiu ngushëllon presidentin Sarkozy dhe autoritetet e Kilit
Faqja 1 e 1

Presidenti Fatmir Sejdiu i ka dërguar presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy, një telegram ngushëllimi me rastin e humbjes së jetës së shumë qytetarëve të Francës, si pasojë e motit të keq. Po ashtu Sejdiu u ka dërguar presidentit të Kilit, Michelle Bachelet si dhe presidentit të zgjedhur të Kilit, Sebastián Piñera një telegram ngushëllimi me rastin e humbjes së jetës së shumë qytetarëve të Kilit, si pasojë e tërmetit që goditi këtë vend.
Në telegramin dërguar presidentit Sarkozy thuhet: “Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për jetët e humbura të bashkëqytetarëve Tuaj, si dhe për dëmet e mëdha që ka pësuar vendi Juaj si pasojë e motit të keq”.
“Në këto çaste pikëllimi, ne shprehim solidaritetin tonë të plotë me ju dhe lutemi për shpirtin e viktimave të kësaj fatkeqësie të rëndë. Gjithashtu, urojmë që të lënduarit të shërohen sa më shpejt”, theksohet në telegramin e Sejdiut.
Ndërkaq në telegramin dërguar autoriteteve të Kilit thuhet: “Populli i Republikës së Kosovës ka pranuar me dhimbje të thellë lajmin për jetët e humbura dhe dëmet që janë shkaktuar nga tërmeti i fundit në vendin tuaj. Me anë të kësaj letre, unë ia ofroj Shkëlqesisë Suaj, qeverisë suaj dhe mbarë popullit të Republikës së Kilit, solidaritetin më të thellë të popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës”.
“Unë jam i bindur se Ju, Shkëlqesia e Juaj, do t’ia dilni ta udhëhiqni popullin e madh të Kilit drejt tejkalimit të këtyre momenteve të vështira. Shpresoj se do të gjeni sadopak ngushëllim nga mendimet dhe lutjet tona për ata që kanë humbur më së shumti në këtë fatkeqësi natyrore të tmerrshme”.

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» LDD akuzon presidentin se po ia “manipulon” anëtarët
» Britney trazon autoritetet londineze (Video)
» Autoritetet turke nuk i japin shtetësinë Almeda Abazit
» Skuadra bie nga kategoria, vogëlushja ngushëllon të atin
» KMSH ngushëllon familjet e viktimave të aksidentit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi