Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shkenca, teknologjia dhe kultura shoqerore People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shkenca, teknologjia dhe kultura shoqerore People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkenca, teknologjia dhe kultura shoqerore

Shko poshtë

Shkenca, teknologjia dhe kultura shoqerore Empty Shkenca, teknologjia dhe kultura shoqerore

Mesazh nga WebMaster Tue 9 Mar 2010 - 6:24

Shkenca, teknologjia dhe kultura shoqerore
Nga Astrit Lulushi, SHBA

Ne vitin 1976, Richard Dawkins botoi librin "Selfish Gene", qe mund te perkthehet si "Gjeni egoist", pasi cdo gje e ben per te mbijetuar, thjesht per interesin e vet dhe jo te organizmit. Ne kete liber autori shpreh pikepamjen se evolucioni mund te dallohet me se miri duke pare veprimet e ketyre gjeneve dhe se evoluimi ne nje organizem ose grup ndodh vetem atehere kur keto lloj gjenesh kane kopjuar ose shtuar ne maksimum numrin e vetvetes. Dawkins gjithashtu krijoi edhe termin e ri duke i quajtur ato "meme", qe perbejne ADN-ne e kultures shoqerore, nga e cila ndikohet cdo aspekt i mendjes e sjelljes se nje shoqerie, ashtu se shprehja "gjene", qe perdoret si mates i evoluimit fizik, dhe qe perbejne ADN-ne ku ndodhet i gjithe informacioni fizik i nje individi. Pra 30 vjet me pare, Dawkins doli me propozimin se shumefishimi i gjeneve nisur nga interesi vetiak ndoshta perben edhe bazen per evoluimin e kultures njerezore. Qe nga koha e botimit te librit, kjo teori eshte bere objekt i shume studimeve, qe e kritikojne ose e mbeshtesin ate. Megjithese, Dawkins, shkencetar biolog, shpesh ka thene se ai eshte perpjekur vetem te pershkruaje se ne c'kushte ndodh evolucioni, dhe jo ne se idea e tij duhet te jete moralisht te pranueshme.

Por nuk ka dyshim se ndikimi i mendimit te tij shkon pertej fushes biologjike, duke vendosur ne nje plan te vetem fantazine shkencore, filozofine dhe biologjine molekulare. Per shembull, "ide te tilla si memetiks", thote fizikani Daniel Hills, "jane te fuqishme dhe stimuluese. Ato e bejne njeriun te mendoje ndryshe nga c'ka menduar deri me sot. Por fatkeqesisht ato shume lehte edhe mund te keqkuptohen. Prandaj idete e Dawkins mund te jene te rrezikshme, njesoj si ato te Marksit ose Darvinit, qe ndikuan ne ndryshimin e botekuptimeve shoqerore".


Ne fakt, nje numer shkencetaresh i shohin idete e Dawkins pjeserisht te rrezikeshme pasi kur aplikohen ne jete ato ngjasojne me ato qe rrjedhin nga teorite e kibernetikes dhe informacionit. Per shembull, disa e kane cilesuar idene e kibernetikes si me te rendesishmen qe nga lindja e Krishterimit dhe vetem nje krahasim i tille e ben ate te quhet e rrezikeshme.

Por si perputhet "meme" qe evoluon kulturen me idene e informacionit etherial (masiv) qe transmeton konceptin. Dihet se midis permbajtjes dhe kuptimit te informacionit te transmetuar ne shumicen e rasteve nuk krijohet ndonje kontradikte. Por kur vjen puna per te kuptuar se cfare eshte jeta, si zhvillohet dhe ne cfare forme mund te paraqitet ajo gjetke ne univers, Dawkins propozon se eshte abstrakti; koncepti i krijuar nga informacioni qe perben bazen per shpjegimin e tyre dhe nuk eshte materia; acidi nukleik, sheqernat, lipidet e proteinat qe mund t'i shpjegojne ato.

Vezhgueist thone se bota ka ndryshuar dhe ndryshimi me i madh eshte shpejtesia me te cilen ajo po ndryshon. Gazetat, te pakten ketu ne SHBA, thuajse cdo dite flasin mbi kerkimet ne fushen e qelizave embrionale, klonimin terapik, gjenet sintetike, Web 2.0, Internet 2, kompjuterin kuantik, apo shkruajne mbi trurin si i vetmi organ qe po evoluon me shpejtesi, flasin mbi ekzistencen e mundeshme te nje bote shume dimensionale e te tjera. Te gjitha keto tregojne se shkenca po ze vend si pjese e kultures shoqerore dhe eshte bere tani qender e mendimit intelektual. Kjo gjithashtu eshte edhe nje tregues i evoluimit te shoqerise, qe trashegon kulturen nga te paret, e perveteson ate, e pasuron dhe ia kalon brezit te ri.


Robert Trivers, profesor antropologjie dhe botues i revistes shkencore Edge, thote se rreth shekullit te 15-te, fjala "humanist" ishte sinonim i fjales "intelektual". Nje fisnik fiorentinas e dinte se ishte qesharake te lexonte Danten dhe njekohesisht te injoronte shkencen. Da Vinci ishte i madh jo vetem si artist por edhe si shkencetar, shpikes e inxhinjer. Po ashtu Mikelanxhelo ishte artist, piktor, skulptor, poet e arkitekt i madh. Keta njerez ishin intelektuale te gjithanshem, te plote (holistik) Per ta ishte e pa imagjinueshme idea per te perqafuar humanizmin dhe njekohesisht te injoronin arritjet me te fundit te shkences dhe teknologjise. Shume studiues sot thone se kjo tradite nuk u trashegua. Ne shekullin e 20-te, qe njihet se periudha e perparimeve te medha shkencore, shkencat dhe teknologjia u trajtuan thjesht si profesione, si menyra a mjete per shtimin e prodhimit, dhe u lane jashte ciklit te edukimit te pergjithshem ku perfshiheshin arti, muzika, gjuha, letersia e dituri te tjera. Pasojat e ketij qendrimi ndaj shkences, thone ata, duket se shkaktojne sot edhe paragjykime e dyshime kur shkencetare si Dawkins, perpiqen te vendosin lidhje midis shkencave teknologjike dhe shkencave shoqerore. Para disa kohesh revista New York Times Review of Books permbante nje seri shkrimesh mbi dyshimet qe krijon aplikimi i ideve shkencore ne jeten shoqerore dhe se si shume gazetare pa njohuri shkencore, shkruajne rreth ceshtjeve te tilla nga pozitat e mosnjohjes, ndersa ata me te "mencurit" per te mbuluar mosdijen, nuk shkruajne fare rreth ketyre ceshtjeve.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi