Këshilli i ELDR-it aprovoi një rezolutë për Kosovën
Faqja 1 e 1

Këshilli i Partive Liberale, Demokratike dhe Reformatore të Evropës (ELDR), i cili zhvilloi punimet në Romë të Italisë, ka aprovuar një rezolutë për Kosovën, të paraqitur nga Partia Liberale e Kosovës - si anëtare fuqiplote e ELDR-it, përmes së cilës në kuadër të perspektivës evropiane të Kosovës dhe vendeve të Evropës Juglindore kërkohet lëvizja e lirë e këtyre vendeve brenda rajonit dhe në Bashkimin Evropian – si faktor kryesor për paqe, stabilitet dhe progres në tërë Evropën.
Përmes kësaj rezolute po ashtu kërkohet nga pesë vendet anëtare të BE-së, të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që ta njohin Republikën e Kosovës dhe së bashku me vendet tjera të Evropës Juglindore edhe Kosova të përfshihet në procesin e liberalizimit të vizave dhe në proceset integruese në Bashkimin Evropian.
Në fjalën e tij me këtë rast, kryetari i PLK-së Gjergj Dedaj falënderoi autoritetet e larta dhe partitë anëtare të ELDR-it për mbështetjen e fuqishme që i kanë dhënë Kosovës në dy dekadat e fundit – dhe njëherësh ka shtuar se Republika e Kosovës është pjesë historike, gjeografike dhe politike e Evropës dhe si e tillë duhet sa më parë të inkuadrohet dhe të përfshihet në institucionet euroatlantike.
Rezolutën për Kosovën, të cilën e paraqiti PLK-ja, krahas 50 partive liberal demokratike anëtare të këtij grupimi të fuqishëm evropian, e mbështeti edhe Ibrahim Gashi, nënkryetar i AKR-së, po ashtu pjesëmarrës në takimin e këtij Këshilli.

Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Similar topics
» Këshilli i të Drejtave të Njeriut: Në burgjet sekrete, tortura e diskriminim
» Katari njeh Kosovën?
» Tadic: Zgjidhje përfundimtare për Kosovën
» Katari njeh Kosovën
» “Novosti”: 8:7 për Kosovën në GJND?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi