Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Te lutem me fal, o Atdhe... (Proze e shkurter nga une) People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Te lutem me fal, o Atdhe... (Proze e shkurter nga une) People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Te lutem me fal, o Atdhe... (Proze e shkurter nga une)

3 posters

Shko poshtë

Te lutem me fal, o Atdhe... (Proze e shkurter nga une) Empty Te lutem me fal, o Atdhe... (Proze e shkurter nga une)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Mon 15 Mar 2010 - 12:42

Saimir Murati - TË LUTEM MË FAL, O ATDHE...

Diku nga një cep i dritares me perde gjysëm të hapura, shikimi më fluturoi rrëmbimthi,
tutje në parkun e vogël përkarshi.
Një ndjenjë keqardhjeje me drithëroi dhe më mbushi me mornica tërë trupin teksa dallova
pemët e zhveshura krejtësishtë nga palltoja e blertë!
Qielli që tashmë kishte marrë një ngjyrë të përhimtë, me sa dukej nuk po tregohej aspak
tolerant, ndaj lakuriqësisë së pemëve me atë shiun e ftohtë që derdhte mbi kokat e tyre!
Njëkohësishtë edhe era trazonte pakokëçarje, degët e holla që përpiqeshin të gjenin
strehë pranë trungjeve.
E ndërsa vështroja i pikëlluar padrejtësinë që po ushtrohej ndaj pemëve, keqardhja
depërtonte thellë e më thellë në brendësinë e arterieve të gjakut tim, duke e ftohur atë
dalë ngadalë, ashtu sikurse moti vepronte me trungjet e pemëve të mbetura lakuriq!
E njëjta poshtërsi po ushtrohej edhe me qënien time nga fati i zi i cili më pati hedhur
pa më të voglën mëshirë përtej maleve, deteve dhe larg tokës mëmë! Dhe tani mundohej
me ç'do kushtqë të më zhvishte nga shpirti, mallin që kisha për atdheun tim të shtrenjtë!
Por kjo ishte një përpjekje e dështuar, pasi dashuria e vendlidjes kishte veshur në mënyrë
sistematike ç'do qelizë të vetme të gjakut tim.
'' Eh... ç'marrëzira që ndodhin në këtë botë, mendova me vete. ''
Po a ishte e drejtë vallë, që fati i errët i jetës të më zhvishte nga shpirti dhe trupi petkun e
artë të atdhedashurisë, petk të cilin e trashëgoja brez pas brezi e stërgjysh pas stërgjyshi?!
Jo, jo. Kjo nuk është aspak e drejtë dhe nuk ka për të ndodhur kurrë në jetën time; - i thashë
vetes...
Edhe përse tashmë shiu dhe era gërshetoheshin sëbashku dhe krijonin një stuhi të fuqishme,
kokat e pemëve vazhdonin të qëndronin të papërkulura, përkundrazi dukeshin sikur krenoheshin
edhe më tepër me lartësinë e tyre.
Qëndrimi mospërkulës i tyre, nisi të shuante ngadalë atë ndjenjën e keqardhjes që u ndez pak
minuta më parë në thellësitë e shpirtit tim.
Spontanishtë në zemër m'u ndez një zjarr dhe gjaku e rifitoi përsëri ngrohtësinë e humbur.
Pemët ngjasnin sikur flisnin me njëra - tjetrën nën ëmbëlsinë e gjuhës së tyre. Shpresat se një
pranverë e shëndetshme do të trokiste sërish, i'ua shtonte edhe me shumë forcën e të rezistuarit.
Poshtë nga thellësitë e shpirtit, dëgjova një zë buçitës që më tha:
'' Qëndro i fortë si pemët, o njeri dhe kurrë mos i'u nënshtro fatit të mallkuar që mundohet të luajë
me ty! ''
Pulsimi që i bëhej gjakut nga valvulat e zemrës, sikur i'a ngriti edhe më shumë tonin këtij zëri kaq
kumbues e shpresëdhënës. Sa hap e mbyll sytë, shpresat m'u bënë si një shkëmb i fortë dhe i
patundur.
Në atë çast e kuptova qartë se kthimi në vendlindje do të ishte arma më e fortë për të goditur fatin
e zi dhe mundimsjellës të jetës time. Ndaj dita e kthimit nuk duhej kurrsesi që të ishte e largët, me
qëllim që padrejtësia të goditej përpara se ajo të kishte triumfuar mbi qënien time.
Dhe ashtu i përmalluar e me sy të njomur nga përlotja, brohorita me të madhe, si për t'iu përgjigjur
atij zëri që doli nga shirti im i djegur e i përvëluar nga malli për atdheun që më mungonte aq shumë
në ato çaste;
'' - Mallkuar qofsh o fati im i errët që po më stërmundon kaq shumë dhe padrejtësishtë në jetë!''
Avulli i nxehtë i këtyre fjalëve, përthau edhe pikat e fundit të lotëve zvarriteshin nëpër faqe.
E ndërsa zemra pati thyer dërrasën e kraharorit dhe pati nisur fluturimin e saj drejt vendlindjes,
unë vazhdoja ripërsëritjen e këtyre fjalëve:
'' - Të lutem më fal, o Atdhe...
Më fal o Atdheu im i dashur që dikur të braktisa gabimishtë i detyruar nga fati im i mallkuar!...
E tani pritëm, pritëm se po kthehem përsëri në gjirin tënd të ngrohtë e lumturisjellës, për mos
të të braktisur me kurrë përjetë.... ''

Londër; Janar - 2005.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te lutem me fal, o Atdhe... (Proze e shkurter nga une) Empty Re: Te lutem me fal, o Atdhe... (Proze e shkurter nga une)

Mesazh nga WebMaster Mon 15 Mar 2010 - 12:51

Te lutem me fal, o Atdhe... (Proze e shkurter nga une) 94251 komplimente SAIMIR


Edituar për herë të fundit nga Klea Love në Mon 15 Mar 2010 - 12:54, edituar 1 herë gjithsej
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te lutem me fal, o Atdhe... (Proze e shkurter nga une) Empty Re: Te lutem me fal, o Atdhe... (Proze e shkurter nga une)

Mesazh nga Aristogata Mon 15 Mar 2010 - 12:52

brava brava brava brava shum e bukur
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te lutem me fal, o Atdhe... (Proze e shkurter nga une) Empty Re: Te lutem me fal, o Atdhe... (Proze e shkurter nga une)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Mon 15 Mar 2010 - 12:56

Ju faleminderit, Klea Love dhe Aristogata. Eshte nje kenaqesi teper e vecante per mua, kur dikush pelqen vargjet e mia.

Ju uroj gjithe te mirat ne jete.

Sinqerishte:
Saimiri...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te lutem me fal, o Atdhe... (Proze e shkurter nga une) Empty Re: Te lutem me fal, o Atdhe... (Proze e shkurter nga une)

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi