TË LUTEM MË FAL, O ATDHE... (ESSE)
2 posters
Faqja 1 e 1
TË LUTEM MË FAL, O ATDHE... (ESSE)
TË LUTEM MË FAL, O ATDHE...
Diku nga një cep i dritares me perde gjysëm të hapura, shikimi më fluturoi rrëmbimthi,
tutje në parkun e vogël përkarshi.
Një ndjenjë keqardhjeje me drithëroi dhe më mbushi me mornica tërë trupin teksa dallova
pemët e zhveshura krejtësishtë nga palltoja e blertë!
Qielli që tashmë kishte marrë një ngjyrë të përhimtë, me sa dukej nuk po tregohej aspak
tolerant, ndaj lakuriqësisë së pemëve me atë shiun e ftohtë që derdhte mbi kokat e tyre!
Njëkohësishtë edhe era trazonte pakokëçarje, degët e holla që përpiqeshin të gjenin
strehë pranë trungjeve.
E ndërsa vështroja i pikëlluar padrejtësinë që po ushtrohej ndaj pemëve, keqardhja
depërtonte thellë e më thellë në brendësinë e arterieve të gjakut tim, duke e ftohur atë
dalë ngadalë, ashtu sikurse moti vepronte me trungjet e pemëve të mbetura lakuriq!
E njëjta poshtërsi po ushtrohej edhe me qënien time nga fati i zi i cili më pati hedhur
pa më të voglën mëshirë përtej maleve, deteve dhe larg tokës mëmë! Dhe tani mundohej
me ç'do kushtqë të më zhvishte nga shpirti, mallin që kisha për atdheun tim të shtrenjtë!
Por kjo ishte një përpjekje e dështuar, pasi dashuria e vendlidjes kishte veshur në mënyrë
sistematike ç'do qelizë të vetme të gjakut tim.
'' Eh... ç'marrëzira që ndodhin në këtë botë, mendova me vete. ''
Po a ishte e drejtë vallë, që fati i errët i jetës të më zhvishte nga shpirti dhe trupi petkun e
artë të atdhedashurisë, petk të cilin e trashëgoja brez pas brezi e stërgjysh pas stërgjyshi?!
Jo, jo. Kjo nuk është aspak e drejtë dhe nuk ka për të ndodhur kurrë në jetën time; - i thashë
vetes...
Edhe përse tashmë shiu dhe era gërshetoheshin sëbashku dhe krijonin një stuhi të fuqishme,
kokat e pemëve vazhdonin të qëndronin të papërkulura, përkundrazi dukeshin sikur krenoheshin
edhe më tepër me lartësinë e tyre.
Qëndrimi mospërkulës i tyre, nisi të shuante ngadalë atë ndjenjën e keqardhjes që u ndez pak
minuta më parë në thellësitë e shpirtit tim.
Spontanishtë në zemër m'u ndez një zjarr dhe gjaku e rifitoi përsëri ngrohtësinë e humbur.
Pemët ngjasnin sikur flisnin me njëra - tjetrën nën ëmbëlsinë e gjuhës së tyre. Shpresat se një
pranverë e shëndetshme do të trokiste sërish, i'ua shtonte edhe me shumë forcën e të rezistuarit.
Poshtë nga thellësitë e shpirtit, dëgjova një zë buçitës që më tha:
'' Qëndro i fortë si pemët, o njeri dhe kurrë mos i'u nënshtro fatit të mallkuar që mundohet të luajë
me ty! ''
Pulsimi që i bëhej gjakut nga valvulat e zemrës, sikur i'a ngriti edhe më shumë tonin këtij zëri kaq
kumbues e shpresëdhënës. Sa hap e mbyll sytë, shpresat m'u bënë si një shkëmb i fortë dhe i
patundur.
Në atë çast e kuptova qartë se kthimi në vendlindje do të ishte arma më e fortë për të goditur fatin
e zi dhe mundimsjellës të jetës time. Ndaj dita e kthimit nuk duhej kurrsesi që të ishte e largët, me
qëllim që padrejtësia të goditej përpara se ajo të kishte triumfuar mbi qënien time.
Dhe ashtu i përmalluar e me sy të njomur nga përlotja, brohorita me të madhe, si për t'iu përgjigjur
atij zëri që doli nga shirti im i djegur e i përvëluar nga malli për atdheun që më mungonte aq shumë
në ato çaste;
'' - Mallkuar qofsh o fati im i errët që po më stërmundon kaq shumë dhe padrejtësishtë në jetë!''
Avulli i nxehtë i këtyre fjalëve, përthau edhe pikat e fundit të lotëve zvarriteshin nëpër faqe.
E ndërsa zemra pati thyer dërrasën e kraharorit dhe pati nisur fluturimin e saj drejt vendlindjes,
unë vazhdoja ripërsëritjen e këtyre fjalëve:
'' - Të lutem më fal, o Atdhe...
Më fal o Atdheu im i dashur që dikur të braktisa gabimishtë i detyruar nga fati im i mallkuar!...
E tani pritëm, pritëm se po kthehem përsëri në gjirin tënd të ngrohtë e lumturisjellës, për mos
të të braktisur me kurrë përjetë.... ''
© Saimir Murati...
Londër, Janar - 2005.

Re: TË LUTEM MË FAL, O ATDHE... (ESSE)
shkrim shum i bukur dhe i vleresuar,urime per ju zoti Saimiri
Vizitor- Vizitor
Re: TË LUTEM MË FAL, O ATDHE... (ESSE)
Anna shkruajti: shkrim shum i bukur dhe i vleresuar,urime per ju zoti Saimiri
Faleminderit per vleresimin tend e nderuar Anna, dhe me behet shume qejfi qe ju ka pelqyer shkrimi im.
Keshtu eshte jeta per disa, larg atdheut...
Re: TË LUTEM MË FAL, O ATDHE... (ESSE)
Wauuuuuuu shum shum e bukur eshte per tu vleresuar ky shkrim me te vertet komplimentet e mia saimiri edhe flm shume per keto shkrime edhe poezi qe sjell ne kete forum
Re: TË LUTEM MË FAL, O ATDHE... (ESSE)
Kle@Love shkruajti:Wauuuuuuu shum shum e bukur eshte per tu vleresuar ky shkrim me te vertet komplimentet e mia saimiri edhe flm shume per keto shkrime edhe poezi qe sjell ne kete forum
Faleminderit shume edhe prej teje, e nderuar Klea, per vleresimet dhe fjalet e embla, qe i ben komentet akoma me te bukura.
Te uroj cdo te mire ne jete.
Sinqerishte:
Saimiri...
Similar topics
» Te lutem me fal, o Atdhe... (Proze e shkurter nga une)
» ATDHE I KUJT JE TI?
» Berisha kthehet në atdhe
» RANË PËR ATDHE,FITUAN PËRJETËSINË
» A njeh dashuria ngjyrë, moshë dhe atdhe?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi