Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kriza politike, prova e fundit në Kuvend People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kriza politike, prova e fundit në Kuvend People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kriza politike, prova e fundit në Kuvend

Shko poshtë

Kriza politike, prova e fundit në Kuvend Empty Kriza politike, prova e fundit në Kuvend

Mesazh nga Vizitor Thu 18 Mar 2010 - 4:17

Kriza politike, prova e fundit në Kuvend KuvendimeopozitenSocialistët do të tentojnë sot një përpjekje të re për të arritur marrëveshjen politike me shumicën e djathtë.

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, ka vendosur të marrë pjesë në seancën e sotme plenare vetëm në hapësirën kohore ku do të diskutohet lidhur me propozimet ligjore që synojnë hetimin e plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit.

Deputetët e majtë kanë rënë dakord që në sallën e Parlamentit të rikonfirmojnë kërkesën e paraqitur edhe në Komisionin e Ligjeve, e cila konsiston ndër të tjera në përfshirjen brenda objektit hetimor hapjen e kutive të materialeve zgjedhore.

Ashtu siç është bërë e qartë tashmë, selia rozë nuk duket se ka ndërmend të tërhiqet nga kjo kërkesë, e cila krijoi mundësi për zgjidhjen e debatit me karakter teknik të lindur nga pretendimi i mëparshëm i opozitës për rivlerësim të votave.

Burimet nga selia rozë sqaruan se kryetari Edi Rama ka mbledhur deputetët e qarqeve duke u bërë të qartë se nëse nuk ka konsensus seancën e sotme do të fillohet me protesta masive der në largimin e qeverisë përmes zgjedhjeve të parakohshme.

Në një prononcim për mediat dje, deputeti socialist, Armando Subashi, ka ritheksuar se dështimi i negociatave në Komisionin e Ligjeve, për shkak të refuzimit të ofertës së PS i faturon përgjegjësitë për moszgjidhjen e krizës vetëm shumicës në pushtet.

“Ne kemi bërë ofertën tonë që deri tani ka rënë në vesh të shurdhër. Pa hapjen e kutive s’ka transparencë. Pa transparencë s’ka zgjidhje”, deklaroi ai.

Një transparencë e cila në versionin më të fundit të pretendimeve të opozitës ka lënë pas kërkesën për rivlerësimin e votave duke neutralizuar edhe justifikimin e shumicës se një hapje e kutive të votimit interferon me vendimin e gjykatave. Për këtë arsye, vendimi i Grupit Parlamentar të PS për të marrë pjesë në seancën plenare është një hap simbolik që ka vlerën e vet në raport me opinionin publik, pasi në situatën e krijuar është e pritshme që qëndrimi i shumicës të riprodhojë atë të mbajtur në Komisionin e Ligjeve.

Një sinjal për këtë u dha dje edhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila përmes zv.kryetarit Emdond Haxhinasto rihodhi idenë e shqyrtimit të nismës së PS në Gjykatën Kushtetuese, si rrugë legale për rishqyrtimin e vendimeve të Kolegjit apo Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Por diskutimet teknike, që kanë kushtëzuar komunikimin normal mes palëve, dëshmojnë vullnetin politik që qëndron pas tyre, sidomos kohët e fundit, kur opozita socialiste bëri një hap mbrapa për të mundësuar negocimin real.

E vetëdijshme për hapësirën e vogël që ekziston për arritjen e një marrëveshjeje, selia rozë ka referuar menjëherë alternativën politike që mbetet për të përballuar refuzimin thuajse kategorik të palës që qeveris aktualisht vendin. “Pa zgjidhje s’ka kthim mbrapa të opozitës së bashkuar. Apeli ynë për zotin Berisha është publik: Çlirimi i zgjedhjeve nga korrupsioni është çlirimi i zgjidhjeve për shqiptarët”, shtoi deputeti Subashi. Pa asnjë diskutim konteksti politik i këtij qëndrimi bën të qartë se seanca e sotme është një kufi përcaktues për vijimin pse jo të jetës parlamentare në vend. Rrëzimi i kërkesës për hapje të kutive të materialeve zgjedhore po lexohet nga PS si mbyllje definitive e mundësive për hetim real të zgjedhjeve; ç’ka sipas fjalës së deputetit socialist nuk lë rrugë tjetër veçse rifillimit të protestave dhe bojkotit të Kuvendit.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi