Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
POETJA JONË HASIJE SELISHTA-KRYEZIU People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
POETJA JONË HASIJE SELISHTA-KRYEZIU People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

POETJA JONË HASIJE SELISHTA-KRYEZIU

Shko poshtë

POETJA JONË HASIJE SELISHTA-KRYEZIU Empty POETJA JONË HASIJE SELISHTA-KRYEZIU

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 19 Mar 2010 - 1:19

Shënimi juaj është krijuar.


POETJA JONË HASIJE KRYEZIU




Shënim për autoren



Hasije Selishta Kryeziu u lind më 13 Prill 1960 në Kamenicë(Dardanë).
Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa Fakultetin
Juridik në Prishtinë.

Ka filluar të merrej me shkrime që në shkollën fillore, por librin e parë me poezi e botoi më 2005.

Është anëtare e Lidhjes së Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës si dhe
anëtare e Lidhjes Shoqatës së Poetëve Ndërkombëtar( World Poets
Society).

Është shpërblyer me disa çmime në konkurset letrare në poezi dhe prozë.
Vlen të përmendet se në Ferizaj (2008) është shpërblyer për prozë,
ndërsa në Podujevë (2008) në takimet “Kadri Kadriu” dhe në Kumanovë në
“Takimet poetike të Karadakut”- 2009, ka marrë çmime për poezi.

Përmbledhja e tretë me poezi, “Mbishkrim në lëkurë”, në “Mitingun e
Poezisë”, në Gjakovë, (2007) ka qenë e përzgjedhur në grupin e pesë
librave më të mirë të botuar në Kosovë midis dy mitingjeve.

Poezitë e saj janë përfshirë edhe në Antologji, ku janë prezentuar edhe
shumë autorë tjerë ndërkombëtarë. Njëherit dhe janë përkthyer në shumë
gjuhë të botës si ajo angleze, greke, italiane etj.

Veprat e botuara nga e njëjta autore:

1. “ Edhe nëpër varre këndova”, 2005, poezi

2. “Kur vdes në mes të largësive”, 2005, poezi

3. “Mbishkrim në lëkurë”, 2006, poezi

4. “ Përtej çmendisë”, 2008, poezi.
POETJA JONË HASIJE SELISHTA-KRYEZIU 25081_1215006745392_1535548066_30475572_966447_n
Ndarja


Nuk e di ç’ të duhen sytë e mi

Kur nga terri janë lodhur

Një pjesë e kanë prej shiu

Një pjesë e vetullës

Te Molla e Kuqe

Pjesa tjetër në Ulqin

Njëra dorë në Rozafë

Tjetra në Shkup

Po çamëria

Më the kam gishtin

E bukur për unazë

Por unë jam shumë larg

Si mund të përqafohemi

Kur trupi është ndarë

Mos më thuaj se më ke harruar

Kur unë yllëza jote jam aq larg

POETJA JONË HASIJE SELISHTA-KRYEZIU 25081_1215007185403_1535548066_30475573_7199265_n
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi