Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rrefim Dashurie People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rrefim Dashurie People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrefim Dashurie

2 posters

Shko poshtë

Rrefim Dashurie Empty Rrefim Dashurie

Mesazh nga WebMaster Sun 21 Mar 2010 - 9:23

ASAJ



I

Si kombet me vetija e mendime të thjeshtë q’i falen një fytyre gdhendur në gur a dru; si kombet më të qytetëruar, që rrinë

me orë dhe luten përpara një fytyre bërë me ngjyrë vaji a dy copëra drurë të bashkuar; si ata kombe që marrin me muaj udhë që të venë t’i falen gurit të zi; si ata të moçmit q’i falen diellit, zjarrit, shikonin me adhurim të thellë yjtë dhe bëheshin therrorë për perëndit’ e perëndeshat, a si ata që dhe sot shtrihen e shtypen nën qerre të Budës; ashtu dhe unë, o e bukura ime, dua t’u falem dy yjeve që janë më të bukur se gjith yjt’ e qiellit, dy yjve që janë syt’ e shkruar të tu dhe të bëhem hi, o e dashura ime, nën këmbët vogëloshe tënde!



Vjeshtë, 1905



II

Në është vërtet se zemra jote s’rreh kurrë për mua,- ashtu si ke dashur të më thuash,- në është vërtet se fytyra ime nuk zë asnjë vënd në ëndërrimet e tua, pse, o e bukura ime, kur më sheh ngadalëson çapnë, pse më lëshon vështrimn’ e atij syri të shkruar?

Nuk e di si më buçet dhe më zjen gjaknë ay vështrimi yt kaq i qetë dhe i ftohtë? Nuk di ti si më çpon zemrën ay vështrimi ngjyrë qielli?

Vështrimi yt është si një shtizë në dorë të një djali që lot me një zog; vuajtjet e shpesit i heq dhe zemra ime. Të lutem, pusho, pushoje këtë lodër të gjakme! Po ç’them unë! Shtjermë, shtjermë syt’ e tu, se vështrimi yt, o e bukura ime, m’i thjeshtë se frym’ e Jehovajt, i jep gjëllim shpirtit tim.



Prill, 1906



III

Pse ikën ashtu nga unë?

Nuk e di që dashurija është me krahë dhe m’e shpejtë se vrapi yt?

Dashurija ime të është qepur si hija. Kudo që të vesh, të ka për të rënë pas, kudo që të jesh do të dalë përpara dhe, kur të na ndajë një mërgim i madh, hija ime prapë të ka për të ardhur pranë. Malet, fushat, njerëzit s’kanë për të na ndarë, se shpirti im është qepur pas shpirtit tënt, se trupi im të ka për të kujtuar gjithnjë. Edhe vdekja kur të më marrë nga kjo botë, edhe ahere hija ime, e dashura e tmerruar, ka për t’ardhur të të gjejë në të mugërit e në t’errëtit. Edhe, kur për ty,- ah, dua të jetë shum’ e largme,- do të vij’ ora që të shuhen ata sy q’i dua kaq dhe të bëhet hi ay trup i bukur,e dhe ahere, mos pandeh se do të shpëtosh nga ndjekja ime; shpirti im të ka për të ardhur gjer në varr, se shpirti im është qepur pas shpirtit tënt dhe trupi im ka për të të kërkuar gjithnjë; ahere, brenda në varr t’errët e të ftohtë, eshtrat do të dridhen, se në dashuri do të jem gjithnjë besnik.



Shënëdre, 1906



IV

Më pyet sa ësht’ dhe a ësht’ e përjetshme dashurija ime.

Aherë, syt’ e tu, ata sy të zez q’i dua kaqë, marrin një shkëlqim, një vështrim të ri, edhe buza jote një të qeshur të hidhur.

Pse, o e dashura ime, pse i le të hyjnë të tillë mendime të hidhur n’atë kokë të bukur?

Nuk e di ti që çdo gjë në këtë jetë ësht’e vdirshme? Nuk e di ti që çdo gjë mbi këtë dhe ka një fund?

Prapsi, prapsi, këto mendime. Mos i përsërit këto pyetje.

Të dua me gjithë shpirt, me dashuri të thellë; sot të dua sa për një jetë të tërë. Mos prish gazn’ e sotmë, duke menduar të nesërmen e errët.

Mos më pyet më sa ësht’ e thellë dhe a ësht’ e përjetshme dashurija ime!



V

Më pyete pse të dua dhe unë qesha.

Qesha, tanimë po mendohem dhe them: Pse të dua?

Të dua për atë të qeshur të bukur, kur të shkëlqen syr’ i kthjelltë nën ballë të qëruar; të dua për ato leshra ku është pështjellë gjithë thellësi e natës dhe për atë vështrim ku lexohet gjith gaz’ i ditës; për atë vështrim q’ është si një yll’ i lumturisë; të dua se kur flet, ay zë më zgjon në zemrët time gjithë zërat e fshehtë të shpirtit, të dua se prapë teje e ndjej veten time të madh dhe të fortë, se në dashurit tënde shoh zbardhëllimin e jetës.

Po, të dua se, tekdo, me gëzim të fatbardhësisë a në t’errët të helmit, në qeshje të mëngjesit, në tym të të mugëtit, në ngjyrë të lules a në përkëdhelje të veriut, tekdo, o e dashura ime, ty të gjej dhe ty të shoh; të dua, se edhe kur të zbres në thellësi të shpirtit dhe në fund të zëmrës, edhe atje thellë të gjej.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrefim Dashurie Empty Re: Rrefim Dashurie

Mesazh nga WebMaster Sun 21 Mar 2010 - 9:29

THONJTE E NATES

Diçka duhet të kishte ndodhur brenda logjikës së natës gjersa ishin zhdukur edhe macet edhe qentë. Këtë e ndjeja edhe brenda vetes po se pse më pëlqente ta shihja tek ato qenie të mjera që kushedi ku ishin strukur të trembura. Ajo natë kishte një erë të ftohtë që nuk kuptohej nga frynte dhe një vetmi hënore, si një i vdekur në një spital psikiatrik. Isha futur më tym në disa rrugë të ngushta dhe të shkreta dhe nuk dija si ta mposhtja të vërtetën që më kishte thënë, me një gjakftohtësi tronditëse, miku im R. te kafe "Universi". U përpoqa t’ia hidhja fajin kefe "Universi-t", ku nuk kisha shkelur as edhe një herë, por e pashë se ishte e kotë. Çdo përpjekje e imja e shtonte edhe më tepër çoroditjen e asaj nate të shmangur nga rrjedhja e saj e zakonshme. Prandaj dhe nuk po më ndahej vetmia e vdekjes në një spital të panjohur psikiatrik të ngritur në përfytyrimin tim. Ndoshta miku im R. ishte duke pirë tani gotën e tij mbrëmësore me verë dhe e kishte harruar atë që më kishte thënë (me një gjakftohtësi të pabesueshme) te kafe "Universi". Dhe m’u duk se deri atëherë nuk kisha shkelur në atë kafe nga frika e të vërtetave që mund të mësoja aty. Ndërsa sonte më kishte shtyrë (kur hyra era ishte aq e fortë sa të dukej sikur të shtynte nga prapa) nata, nga logjika e humbur e së cilës ishin trembur edhe macet edhe qentë. Dhe pavetëdija thashë se të vërtetat lindin vetëm për të vrarë brenda nesh diçka që e kemi dashur. Edhe unë isha vrarë nga e vërteta (që sa vinte dhe po m’i shteronte forcat për ta kundërshtuar), të cilën ma kishte thënë miku im R. Ai me siguri që tani ishte duke pirë ngadalë (pas çdo gllënjke kërciste tërë zhurmë buzët) verën e tij mbrëmësore, kurse unë endesha në disa rrugë të errëta dhe të shkreta, si brenda një labirinti, i cili hyrjen dhe daljen i kishte në të njëjtin vend. Shava më zë të lartë ( i qetë se nuk më dëgjonte kush) dhe për t’u hakmarrur me vetveten nuk ia plotësova asaj dëshirën përvëluese për një cigare. Për një çast m’u duk sikur shpëtova nga e vërteta që më kishte thënë miku im R. te kafe "Universi" dhe u mora me torturimin e qënies sime e cila ulurinte dhe lehtë e gjitha për një cigare. Leh, i thashë, në vend të qenve që janë zhdukur nga frika e natës së ftohtë. Dhe vetja ime filloi të ulërijë më keq se një bushtër e shtypur nga uria. Po kjo nuk vazhdoi gjatë. Dhe unë u ktheva përsëri tek e vërteta e kafe "Universi". Sikur ajo e vërtetë të më përkiste mua ndoshta nuk do mërzitesha aq shumë. Ajo i përkiste një njeriu që e doja me gjithë shpirt. Emrin e tij nuk dua ta përmend as edhe me iniciale. Jo se kam frikë se do prishem njëherë e përgjithmonë me të, por se duke mos ia përmendur as inicialen e emrit të tij, të vërtetën sikur e shtrij mbi të gjithë. Dhe një e vërtetë e shpërndarë tek të gjithë, sado e rëndë të jetë, është më e lehtë ta largosh nga vetja (për ta mashtruar veten se nuk i takon asaj). Në këtë shpërndarje, si një mjegull dimërore, sa herë kemi fshehur gabimet tona duke ndjerë një ngushëllim të përtej varrit. Përherë kam menduar se të mashtrosh veten është pak a shumë të varrosësh prej saj diçka që duhej të vdiste e fundit. Po te njeriu ato që duhet të vdesin të fundit, vdesin të parat. Prandaj dhe varrimet janë ceremonira të bezdisshme për shumë nga ata që marrin pjesë në to. Sa më shumë njerëz ta marrin pjesë në një varrim aq më të paktë janë ata që ndjejnë dhimbje të vërtetë. (Kur të vdes, thashë, dua të më shoqërojë vetmia e kësaj nate ku nga rrugët janë zhdukur macet dhe qentë). Asnjëri nuk mendon për atë që iku po për veten. Të gjithë përpiqen të përfytyrojnë ç’zhurmë do të bëjë dheu mbi kapakun e arkivolit dhe cili do të derdhë lot të vërtetë. Ta marrë dreqi, shava, fjalën "të vërtetë" e kisha përmendur dy herë kur doja të harroja se edhe ajo zinte një cep në fjalorin tonë. Dhe nëqoftëse në fjalor ajo ishte një fjalë abstrakte, që as prekej dhe as shijohej, miku im R. e kishte bërë aq konkrete dhe aq të përveçme atë natë, sa unë po e mbartja në kurriz më keq se një gungaç gungën e vet. Ne të gjithë jemi gungaçë ku varrosim të vërtetat që duhet të vdesin para nesh. Kurse ato vdesin para nesh, shumë vite para nesh, duke kritikuar me humusin e tyre një lloj dërrase që nuk kalbej nga shiu dhe nuk gërryhej nga krimbat.



Ecja pa e ditur ku shkoja dhe se pse më dukej sikur në çdo hap që hidhja e afroja veten me të vërtetën që miku im R. ma tha te kafe "Universi" me një gjakftohtësi rrënqethëse. Ajo nuk më takonte mua, i takonte njeriut tjetër, që unë e doja me gjithë shpirt. Ai nuk e di dhe për shumë kohë as me mend nuk do ta marrë dot, atë të vërtetë që e dinte miku im R. dhe që pastaj ma tha edhe mua, si të më thoshte sa mbaroi një ndeshje futbolli. U përpoqa të nxehesha me mikun tim R., por ishte e pamundur. Ta ketë mbaruar tani gotën e tij mbrëmësore me verë? Kur nuk e prish dot këtë zakon, pirjen çdo mbrëmje të një gote me verë, përse ma tha mua të vërtetën që as nuk doja ta dija? Mjaft të vërteta kisha përtypur, si copëra mishi tërë damar, përse duhej të më ngecte në fyt, si një kockë prehistorike, një e vërtetë banale? Trupi po më mjaullinte për një cigare, si një mace e hedhur në një pus të thellë, të shterrur. (Dikur kështu kishte hedhur një shoku im macen e tij të plakur). Mjaullima e saj përshkoi tërë ato vite (ndoshta dyzet, ndoshta pesëdhjetë) dhe erdhi dhe më mbështolli përsëri me dhimbjen e saj të largët. Cila qelizë e trurit e kishte ruajtur aq gjatë mjaullimën e dhimbshme të një maceje të plakur dhe të braktisur? Nuk e dija si quhej kjo qelizë, dija se truri i njeriut ishte mbushur me qeliza të tilla, ku vetja jonë e braktisur mjaullinte e lodhur errësirave të puseve të shterrur të ndjenjave tona.



O Zot, sa nuk thirra, që kur macet kanë filluar të ecin drejt njeriut, kurse njeriu drejt maceve? E vërteta që mësova te kafe "Universi" ishte e tillë që tregonte se njeriu ecte drejt maces.



Sytë më kapën dritat e zbehta të një lokali të vogël. U afrova deri te dera dhe pashë se ai ishte gati i zbraztë. Atë natë do të pija me qef një gotë verë, por ajo më kujtoi verën mbrëmësore të mikut tim R. dhe diçka mu përzje përbrenda. I zoti i lokalit më dërgoi një buzëqeshje të shtirur si të ishte folës në televizion dhe bashkë me të gjithë më uronte dhe mua natën e mirë. U largova me nxitim dhe përsëri u gjenda në disa rrugë të errëta, të shkreta, të panjohura. Thonjtë e së vërtetës m’u ngulën edhe më thellë në shpirt. Gjoksi m’u bë si një shpellë, ku e vërteta që kisha mësuar te kafe "Universi" përplasej pas brinjëve si një lakuriq nate. Dhe po e kuptoja se njeriu nuk ishte gjë tjetër veçse një shpellë e errët ku hynin të vërtetat për t’u përpëlitur si të vërtetat e secilit. Ato e humbisnin ç’ka u takonte të tjerëve dhe mbeteshin lakuriq si të vërtetat e atij njeriu ku kishte hyrë. Dhe unë pa e ndjerë, të vërtetën e mësuar te kafe "Universi", kisha filluar ta përjetoja si të vërtetën time, megjithëse ajo nuk më kishte prekur ende. Po një ditë, dikush, duke pirë kafe te "Universi", mund t’i thoshte mikut të vet, si më tha mua miku im R., një të vërtetë që më përkiste mua po që unë nuk e dija, ashtu si nuk e dinte edhe ai të cilit i takonte e vërteta e asaj nate. Dhe unë e doja deri në dhimbje atë të cilit i takonte e vërteta e asaj nate, që kishte trembur aq shumë macet dhe qentë. Ai nuk dinte gjë. As nuk do t’i thosha gjë. Dhe kur të takoheshim do të bisedonim si më parë, sikur mes nesh nuk ishte një e vërtetë torturuese. Unë do mundohesha të duroja thonjtë e së vërtetës që ajo të mbetej brenda pusit të shterur të qenies sime. Atje ku kishte vdekur diçka e bukur që duhet të vdiste e fundit. Dhe duke heshtur dhe mbytur të vërtetën do shihja si ecja drejt maces dhe macja si ecte drejt njeriut. Dhe kur të vdisja asnjë nuk do ta kuptonte se ajo nuk ishte vdekja ime e parë. Ne asnjëherë nuk kemi varrosur vdekjen tonë të parë, që është vdekja e vërtetë (isha aq i lodhur sa nuk e shmangia dot atë fjalë) po vdekjen tonë të fundit. Dhe kjo ishte njëlloj si të fusje në varr një arkivol të zbraztë. Mbi tru po më godiste zhurma e dheut mbi arkivolët e ardhshëm. Zhurma e tyre ka mbetur e pandryshuar. Dhe e ndjeva se e vërteta që mësova te kafe "Universi" ishte e vërteta ime. Dhe ndoshta atë çast që mësova këtë gjë, miku im R. që më tha me gjakftohtësi njeriu, një të vërtetë që nuk më përkiste mua, kishte mbaruar gotën mbrëmësore të verës dhe po vishte për të fjetur, pizhamat me vija.


Edituar për herë të fundit nga Klea Love në Sun 21 Mar 2010 - 9:31, edituar 1 herë gjithsej
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrefim Dashurie Empty Re: Rrefim Dashurie

Mesazh nga WebMaster Sun 21 Mar 2010 - 9:31

ÇASTET E FUNDIT TE DIELLIT


Ajo ndaloi e trembur. Kishte bërë tërë atë rrugë pa ecur. Deri aty nuk e kishte sjellë njeri, kishte ardhur vetë, por për të ecur nuk kishte ecur. Vështroi përqark dhe pa se asgjë nuk kishte ndryshuar. E njëjta shkreti guri. E megjithatë deri aty kishte ardhur vetë, me këmbët e saj. Por pa ecur. As lodhje nuk ndjente. Ishte e sigurtë që kishte ecur dhe çuditërisht nuk ndjente asnjë lodhje, si të mos kishte ecur. Por ajo ishte e sigurtë që kishte ecur. Ndoshta atë ditë kishte ecur më gjatë se kurrë në jetën e saj. E vetmja gjë për të cilën nuk dyshonte atë çast ishte pikërisht ecja. Donte të ulej diku. Sa mendoi këtë u drodh. Dielli hante minutat e tij nën një ftohtësi të bardhë, si një qënie që ha krijesat e veta. Asnjëherë nuk i kishte shkuar në mendje se dielli hante minutat nën një ftohtësi të bardhë. Fshiu ngadalë ballin, si të bënte patjetër një lëvizje. Sepse i dukej sikur brenda saj gjithçka po ngrinte nën minutat që përtypte dielli. Dhe vështroi rrugën me dy sy që nuk ishin të saj. Dhe për herë të parë ndjeu se deri aty nuk kishte ardhur vetë. Por ajo ishte e sigurtë se deri aty kishte ardhur vetë, nuk e kishte sjellë kush. As vetë nuk e dinte ku ishte. Dhe të kthehej atje ku nisi rrugën, për ta nisur përsëri, që ta ndiente se po ecte, nuk kthehej dot. Sepse nuk e dinte kur ishte nisur. Dhe tha se për ta vazhduar rrugën duhet patjetër të kujtonte kur ishte nisur. Mendoi se do ta kishte të lehtë ta kujtonte. Nuk e kujtoi dot. Iu kujtuan menjëherë të gjitha nisjet që kishin ndodhur në vite të ndryshme, si të kishin ndodhur në një ditë. Dhe mes tyre e kishte të vështirë të veçonte njërën. Nuk kishte rëndësi kë. Mjaftonte të veçonte njërën. Le të kishte filluar edhe para njëqind vjetësh. Ndoshta edhe më parë. Donte vetëm të ndjente se kishte ecur.



Ngriti kokën dhe me sytë e saj pa shkretinë e gurit. Ajo nuk u habit përse gjendej atje, ajo u habit si kishte ardhur deri aty. Se vërtetë kishte ardhur deri aty, por nuk kishte ecur për të ardhur aty. Kishte ecur në të tjera rrugë dhe papritur ndodhej në një rrugë që nuk e njihte dhe nën një diell që përtypte minutat e tij, si një qënie që përtyp krijesat e veta. Asaj iu kujtua se kur ishte nisur (iu kujtua nisja si nisje, por aspak koha) e kishte kaluar në mendje këtë rrugë, mes asaj shkretie guri, po deri këtu nuk kishte ardhur duke shkelur mbi të. Kishte ecur në disa rrugë të tjera që tani i ishin shuar nga mendja. Ato e kishin sjellë deri këtu dhe pastaj ishin shuar. Prandaj dhe nuk e kishte ndjerë se kishte ecur. Në ato rrugë nuk të vritej këmba, megjithëse ishte e sigurtë se edhe ato ishin si të gjitha rrugët, me gurë që të futeshin në këpucë. Atë ditë ato as e kishin vrarë dhe ajo as i kishte ndjerë si të mos kishte ecur. Po deri aty atë nuk e kishte sjellë kush, kishte ardhur me këmbët e saj. Nuk donte ta besonte se kishte ardhur me këmbët e saj, ashtu si nuk donte ta besonte se ndodhej aty. Nuk do habitej sikur të ndodhej kudo, vetëm në atë shkreti guri nuk kishte pse të ndodhej. Dhe ndjeu një dhimbje të mprehtë në tërë trupin e saj. Tani dielli në vend të minutave përtypte dhimbjen dhe ngjyrën e flokëve të saj. Ajo rrugë ia kishte shtrydhur dhe ngjyrën e flokëve. Ishte zbardhur. Nuk kishte si ta shihte se ishte zbardhur, por dinte se ishte zbardhur. Prandaj nuk e kishte ndjerë atë rrugë. Sepse kishte qënë e padukshme, e heshtur, e thellë si zbardhja e flokëve. Dhe për ta ndjerë se po ecte u ul dhe hoqi këpucët...



Ajo pa nga larg portën e madhe. Dhe aty arriti në çastin e fundit të diellit. Por i mjaftoi një minutë për të gjetur vetveten. Nuk tha as edhe një fjalë. Dikush mori çantat e saj, dikush që ishte përtej portës së madhe. Dhe u largua. Diellit nuk i kishte mbetur as edhe një sekondë. Dhe ra nata. Dhe përtej portës së madhe nuk kishte njeri, përveç vetes së saj që ishte në të njëjtën kohë edhe jashtë portës edhe brenda portës. Këto dy qenie të tejdukshme nuk i shihte kush. Ato rrinin të heshtura përballë njëra – tjetrës dhe nga këmbët e zbathura të të dyjave rridhte një gjak i hollë. Sikur mos ishte ai gjak i hollë do të thoshe se aty para portës së madhe, nuk kishte njeri.



Dikush e kapi për krahu dhe i tha se nuk lejohej të qëndronte aty. Përtej portës ishte një shesh i vdekur. Ajo e shkeli atë shesh pa hyrë brenda. Këmbët e saj të zbardhura nuk e ndjenë tokën. Ndjen diçka tjetër. Ishte aq e lodhur. Mbi gurët e sheshit kërcenin hijet e natës. Dhe një erë e fortë që nuk lëvizte as edhe një fije bari të thatë. Ajo kishte hyrë atje ku mund të hynte vetëm ajo. Dhe nuk e pa njeri. Vetëm ajo i pa të gjitha. I pa dhe floku i fundit që i kishte mbetur ende i zi, thithi tërë dritën e bardhë të një hëne të vdekur. Pastaj një zë i tha se nuk mund të qëndronte më aty. E futën në një dhomë të zhveshur dhe e ulën mbi një stol. Ajo u mblodh dhe kujtoi tërë rrugën që kishte bërë. Sado që kishte nxituar nuk kishte arritur dot para perëndimit të diellit. Atë ditë dielli i kishte ngrënë më me ngut se çdo ditë minutat e tij. Unë nxitova, tha si e zënë në faj. Asnjëherë nuk kam nxituar më shumë. Lodhja po i përhapej në tërë gjymtyrët e saj, si të pohonte fjalët që kishte thënë. Pa se ishte ende zbathur. Nxorri çorapet dhe këpucët dhe i veshi. Kur ngjeshi këmbët në këpucë sa nuk i ra të fikët nga dhimbja që i shpoi zemrën. Këmbët i ishin enjtur. Vështroi tërë ndrojtje dhomën e zhveshur dhe të ftohtë dhe i hoqi përsëri këpucët. Ndoshta nesër nuk do ti kishte kaq të fryra. Nuk donte të shkonte në takim pa këpucë. Dhe nuk donte që ai të shihte këmbët e enjtura. I hoqa që të nxitoja sa më shpejt, po dielli i kishte gëlltitur si i babëzitur minutat e tij. Nuk i kishte lënë asaj qoftë edhe një minutë.



Më mirë që nuk e takova sot, tha. Sot i kam këmbët e enjtura. Nesër do të jenë çenjtur. Shtrëngoi pallton se pati ftohtë. Në dhomë ishte errësirë. Diku duhej të ishte çelësi i dritës, po asaj po i pëlqente ashtu të rrinte në errësirë. E kishte më të lehtë ta prishte ashtu mëngjesin. Ajo do të ishte e para që do të shihte përpëlitjen e natës dhe lindjen e mëngjesit. Për atë mëngjes kishte bërë gjithë atë rrugë. Po hyri dikush dhe ndezi dritën. Ajo u tkurr edhe më shumë në natën e palltos së saj. Dhe mbylli sytë që të mos shihte dritën. Në atë vend, një gropë e madhe, nata ishte tepër e gjatë. Dhe dielli kishte vite që groposte aty orët e tij të vdekura.



U hap dera dhe hynë dy gra të tjera. Edhe ato ishin të lodhura. Asaj i shkuan sytë tek këmbët e tyre.



Nuk i paskan hequr këpucët, tha. I erdhi rëndë që ishte në çorape. Po dy gratë e tjera nuk shihnin përtej dhimbjes së tyre. Ajo e kuptoi menjëherë këtë. Në atë dhomë njerëzit nuk shihnin dot përtej vetvetes. Ajo quhej dhomë pritje. Njerëzit aty rrinin si të ngrirë. Kaloi një kohë e gjatë dhe ajo vuri re gratë nuk kishin shkëmbyer as edhe një fjalë midis tyre. Drita elektrike ishte e zbehtë ngaqë poçi nuk ishte pastruar ndonjëherë. Pastaj u hap dera dhe hyri një burrë. Edhe ky ka bërë rrugë të gjatë. Ajo tha kështu se burri duhej të ishte rruar në mëngjes dhe tani i kishte dalë mjekra. Qimet ishin të bardha. Burri ia mbërtheu sytë dyshemesë së pistë. Dhe ngriu. Ajo dhomë i ngjiste pak a shumë një morgu. Nga heshtja dhe nga vetmia që mbështillte njerëzit. Edhe burri nuk i kishte hequr këpucët. Deri nesër dhe mua do më jenë çenjtur këmbët, tha. Tërë fajin e kishte dielli.



I fundi hyri një djalë i ri. Ai kërkoi me sy ndonjë stol bosh dhe kur nuk pa, u ul pranë burrit, mjekra e të cilit rritej me një shpejtësi të frikshme. Edhe djali i ri ngriu. Përtej qelqeve me pluhur ishte një natë e panjohur për të pestë. Muret e natës ishin të trashë dhe të ftohtë. Sepse të pestëve u dukej sikur nuk ishte në një dhomë me mure prej tulle, por në një dhomë me mure prej nate. Ajo ishte dhoma ku nuk rrinte dot një njeri. Kurse ata ishin pesë. Dhe ngjiteshin pas mureve të natës po nuk kishin gjumë. Ajo që i bashkonte ata të pestë ishte pritja e mëngjesit. Dhe gati çdo sekondë hidhnin sytë nga dritarja me frikë, se mos vinte mëngjesi dhe nuk e shihnin. Ata nuk kishin besim t’i thoshin njëri – tjetrit që katër të flinin dhe njëri të ruante mëngjesin. Po mëngjesin që prisnin nuk mund të ruhej nga një njeri, në atë dhomë. Në atë dhomë mëngjeset ruheshin duke qëndruar të gjitha zgjuar. Kjo nuk ishte shkruar diku, po njerëzit e mësonin pa ua thënë kush, sapo uleshin në stolat prej dru ahu. Stolat ishin ngrënë dhe nxirë. Njëri prej tyre kërciti. Djali i ri kishte dremitur dhe ishte zgjuar i trembur. Mbi fytyrat e grave u përhap një buzëqeshje që u kthye menjëherë në dhimbje. Edhe në fytyrën e burrit ndodhi e njëjta gjë. Mjekra e tij vazhdonte të rritej në mënyrë të frikshme. Në mëngjes kishte rrezik të arrinte deri te këmbët. Burri i pëshpëriti diçka djalit, i cili u mbështet në supin e tij dhe e zuri gjumi. Gratë e harruan dhomën e natës sapo djalin e zuri gjumi. Sytë e tyre u mbërthyen te djali që flinte. Gjumi i tij po shkurtonte natën.



Kur djali u zgjua përsëri aty iu duk sikur nata nuk kishte lëvizur nga ngurosja e saj. Ata pritën që djali ta zinte përsëri gjumi dhe kur panë që ai nxorri paketën dhe ndezi një cigare morën pamjen e tyre të parë. Secila u mbyll brenda natës së vet, ku koha kishte vite që kishte harruar të ecte.



Dikur edhe asaj iu duk sikur nata po çahej. Por u gënjye. Ajo që e habiti ishte se kur hodhi sytë nga dritarja, në të njëjtën kohë me të i hodhën edhe katër të tjerë. Dyshoi. Mos kishte harruar si thyhej nata? Largoi sytë nga dritarja dhe vështroi me kujdes katër të tjerët. Edhe ata kishin harruar si thyhej nata, si binte drita e mëngjesit. Dhe u tremb. Dhe katër të tjetër kishin të njëjtën frikë. Në atë dhomë koha nuk kapej dot. Ajo nuk kishte as orë, as minuta, as sekonda. Në atë dhomë koha ishte katër mure të trashë nate, pa plasaritjen më të vogël... Secili prej tyre ishte brenda një dhome me katër mure nate dhe secila prej këtyre dhomave ishte brenda një dhome më të madhe me katër mure edhe më të trashë nate.



Në fillim u plasarit dhoma e vogël, pastaj e madhja. Burrit i ishte rritur një gisht mjekra e thinjur. Ajo pa këmbët. Nuk i ishin ç’enjtur. Vuri me zor këpucët dhe dhimbja i hyri si thikë në zemër. Shtrëngoi dhëmbët dhe priti që dhimbja e këmbëve të ëmbëlsohej pak. Po unë përse i hoqa këpucët, tha. Nuk e mbante mend përse i kishte hequr këpucët. As ku i kishte hequr. Përse i hoqa këpucët, tha përsëri. U hap dera dhe dikush hyri. Mori emrat në shënim dhe doli. Jashtë mëngjesi ishte i ftohtë dhe i bardhë. Përtej qelqeve lëviznin hije. Ajo nuk dalloi dot asnjë fytyrë. Dhe të pestë u bënë edhe më të largët se sa kur ishin brenda mureve të natës. Vështrimi i tyre vërtet ishte mbërthyer te e njëjta derë, po secili nuk priste të shihte të njëjtin njeri, si mund të kujtojë po t’i shihje natën e kaluar.



Dera po vonohej të hapej. Kur u hap të pestë u ngritën në këmbë. Dikush, para se të fliste, i vështroi me radhë në fytyrë.

-Po ti pse ke ardhur i parruar? – i tha burrit.

-U rruajta dje, kur u nisa.

-Pse për një ditë t’u bë kaq mjekra?

-Nuk e di, - tha burri.

-Herën tjetër mos eja i parruar.

-Dje, kur u nisa, u rruajta, - tha i hutuar burri.

-Ata që do të dëgjojnë emrat do shkojnë në takim.

Kush dëgjonte emrin merrte çantën dhe dilte jashtë nga ajo dhomë. Ajo mbeti e fundit. Ai nuk po lexonte emrin e saj. Ai u mat të dilte jashtë.

-Po unë?! – tha ajo e mekur.

-Çfarë ti!

-Po unë nuk do ta takoj dot djalin?

-Pse dy herë do ta takosh djalin!

-Jo, - tha ajo, - një herë.

-Një herë e takove dje!

-Kur?!

-Dje!

-Unë nuk e takova dje. Erdha kur kishte perënduar dielli dhe ...

-Dielli donte edhe pesë minuta të perëndonte kur erdhe.

-Ai kishte perënduar kur erdha, prandaj nuk e takova dot.

-E takove!

Tjetri kishte dalë nga dhoma

-.... mend.....
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrefim Dashurie Empty Re: Rrefim Dashurie

Mesazh nga WebMaster Sun 21 Mar 2010 - 9:34

NENA




Para se të jepte shpirt, nëna lëngoi tre vjet. Dy vjet të rëndomtë dhe një i brishtë. Pra, nëna jetoi një ditë më shumë. Nuk dha shpirt mes dhimbjesh të pazakonta, sepse dhimbjet ia kishin marrë shpirtin ditë për ditë e natë për natë, atje në dhomën ku e vendosën që të kishte sa më shumë paqe e ku zukamat helmuese të kësaj bote mezi mbërrinin. Për tre vjet me radhë, pat vuajtur aq sa e bija dhe i biri po betoheshin që shpirti nuk qënkej veçse njëfarë bombe ku strukeshin qysh në lindje thërrmijat e dhimbjes. Thërrmijat e mbrame u bënë pluhur të dielën në drekë. Nëna ndërroi jetë, ulëriu e bija. Nëna nuk mund të vdiste. Ajo vetëm kish ndërruar jetë. Erdhi me shpejtësi doktori i lagjes, erdhi prifti dhe arritën të dy në përfundimin se e ndjera ishte tashmë e ndjerë. U fanitën ca kushërira të largëta të nënës, ca ish shoqe pune, ca fqinje gjysmë të verbëra e të kërrusura, me sapunë e peshqirë në duar, dhe e lanë dhe e fshinë murgën nënë që ishte dobësuar e ngjante me një foshnjë.

Para se të dobësohej aq, e bija dhe i biri qenë rropatur ta shpëtonin. Vargu i pafundëm i doktorëve, njëri më i zgjedhur se tjetri, patën thënë se nëna ka kancer, nuk ka kancer, ka diabet, s’ka diabet, ka tumorr, s’ka tumorr, ka edhe dy muaj jetë, edhe një muaj jetë, edhe një javë jetë, ka marrë fund, të njoftohej prifti, të parapaguheshin qivuri, gropa e varrit, varrmihësit, temjanisësit, thurësit e kurorave, djelmoshat që do ta zbrisnin qivurin nga kati i pestë i pallatit, që do ta vendosnin në zukun e zi e ashtu me radhë.

Një trumbë tjetër shëruesish, ata që bënin mrekullira me duar, me gishta, me lutje, me çajra e bimë a lëngje të tjerë, hodhën poshtë me vrer e përbuzje bindjet e doktorëve dhe thanë se nëna ishte vërtet e sëmurë, kish sëmundje të keqe, mirpo asnjë sëmundje s’ishte mjaftueshëm e fuqishme për t’u bërë ballë hireve të tyre. Prandaj e qethën nënën shkurt, si ushtare, ia mbështollën kokën me një shami të zezë, pastaj me një shami të bardhë, shumëngjyrëshe, me lule, pa lule, me fytyra engjëjsh e shenjtësh, me gërma e numura çudibërës. Pastaj e morën nënën mbi një vig, e çuan mes malesh, në ajër të pastër, rrëzë liqenesh malorë e shkëmbinjsh me borë, buzë detit, në shpella të lashta prej kripe e kristalesh, e mbajtën disa muaj të kallur në argjilë e në allçi, në velenxa leshi e lëkurë dhensh, e lagën me eliksire, e kënduan dhe e kunguan, e vunë të rrëfehej e të pendohej, derisa e sollën mbrapsht ashtu siç e kishin marrë, mirpo me disa muaj jetë më pak.

- Mund të isha çmallur me ju gjatë kësaj kohe, - u tha nëna fëmijëve.

E bija dhe i biri, gjatë kësaj kohe, patën shpenzuar qimet e kokës dhe qenë endur parreshtur, me trena e qerre, mbi mushka e varka, pas nënës, kishin thirrur të çmeritur: si guxoni ta qethni nënën tonë, si guxoni ta zhvishni nënën tonë, si guxoni ta kallni në argjilë e në allçi, si guxoni ta spërkatni me lëngje, ta këndoni e kungoni, si guxoni ta...

Por të gjithë kishin guxuar dhe tani nëna vendosi të ngujohej në dhomën e vet dhe t’i duronte dhimbjet pa u ankuar. Ishte mahnitur që aq të panjohur, gjithsesi, qenë rropatur ta shpëtonin. Duke përfituar nga ardhja e pranverës dhe nga kujisja e sgalemëve mbi liqenin e parkut, nëna mori të lexonte të gjithë librat e shenjtë të kohës. I lexonte me vëmendje të madhe, me përkushtim, pa i hequr sytë nga gërmat as gjatë therjeve të përbindshme në kocka, apo gjatë zjarrmive e ftohmave që ia zinin frymën. I vinte keq që nuk pat lexuar aq mrekullira më parë, por as kohë nuk kish pasur. I vinte rëndë nga të gjithë që ishte dobësuar aq, që flokët po i binin me shpejtësi, që nuk gatuante dot më, që nuk shkonte dot vetë në banjë, që duhej ta lanin e vishnin fëmijët, njëlloj siç i pat larë e veshur ajo dikur.

Muajin e mbramë të lëngatës e bija dhe i biri nisën ta gdhinin te kryet e nënës dhe t’i tregonin përralla. Shumicën e përrallave nëna i pat harruar. Iu qe lutur vetë që t’ia hiqnin televizorin nga dhoma. Nuk i duronte dot më lajmet plot luftëra, vrasje e gënjeshtra. Nuk i duronte dot zërat e ardhur përmes aparatesh në përgjithësi. Dhe rrinte i dëgjonte përrallat, gjente pika të përbashkëta mes simboleve të folklorit dhe atyre të librave të shenjtë, tregonte vetë ndonjë përrallë, ose ndonjë ngjarje të hijshme nga rinia e vet e largët, dhe prapë çuditej që aq të panjohur ishin kapitur t’ia shpëtonin jetën.

Një ditë, sëmundja e keqe, për çudi, buzëqeshi, dhe nëna u ngrit vetë nga shtrati, lau sytë, lau enët, bëri dush, i krehu vetë flokët e rralluar, u vesh dhe e luti të bijën dhe të birin që ta shoqëronin në park. E shihnin me sy të lebetitur, thua se tashmë nisej të shëtiste nga bota tjetër.

Parku ishte plot me karroca foshnjash dhe me pleq që lëçitnin gazetat.

Tek udhëkryqi, kur të gjitha veturat, autobusët dhe tramvajet u ndalën me kërkëllimë, nëna pandehu se ishin ndalur që të mos ia lëndonin eshtrat dhe muskujt e dobësuar. Mirpo në udhëkryq ndodhej edhe një grua e tjetër e moshuar. Qe përgjunjur në shesh dhe lëpinte një vezë të thyer. Nënës iu mbushën sytë me lot. Tha se jo varfëria e mundshme e asaj qyqareje e kish tronditur, por një pyetje. Pyetja ishte:

- Vallë, ajo grua po hante vezën e gjallë që i pat rënë nga çanta dikujt tjetër, apo ajo vezë i qe thyer asaj vetë e nuk mund ta linte të shkonte kot?

Nënës nuk mund t’i jepje lehtë përgjigje.

Parku voziste në diell, gjethet drithëronin nga era e ëmbël e pranverës, pak vetë e përshëndetën nënën, sepse pak vetë arritën ta njihnin. Përkrahu me të bijën dhe të birin, nëna vajti deri tek bregu i liqenit, kundroi sgalemët dhe rosat që ushqeheshin me thërrime buke, u hodhi edhe ajo disa thërrime, pastaj ndoqi me sy të përmallur varkat e kuqe që shkisnin nga njëra anë e Ishullit të Pensionistëve në tjetrën dhe nuk foli.

Të nesërmen në drekë mbusheshin tre vjet lëngate. Prifti dhe doktori i lagjes thanë se nëna kish ndërruar jetë. I dërguari i posaçëm i varrezës erdhi bashkë me dokumentet që duheshin plotësuar, me sojet e qivurëve që ofronte, me hollësitë marrosëse që sjellin kaherë varrimet ballkanike.

Gjatë natës, me kryet mbështetur mbi qivurin e nënës, e bija dhe i biri qanë pa zë. Kujt do t’i tregonin tani përralla?! Dikush tha se i tillë ishte fati i nënave dhe i fëmijëve në këtë botë. As vetë Shpëtimtari nuk ia pat zgjatur jetën Nënës së Tij. Dhe siduket vdekja e nënës shkaktonte trandje të pandreqshme në qëniet e njerëzve, sepse, në të gdhirë, vigjëluesit që ende i kishin nënat gjallë shquheshin kthjelltas nga të panënët.

Në drekën e parë pa nënë prifti kreu shërbesën fetare mbi kufomën e nënës, pastaj erdhën djelmoshat e varrezës, e ngritën peshë qivurin fëmijëror të nënës dhe e hipën në zukun e zi. Rreth qivurit nuk pati shumë kurora. Sipas zakonit, deri tek kisha, zuku u ndal në prag të çdo udhëkryqi, prifti këndoi nga një psallm, të afërmit hodhën nga një grusht monedhash, lypësit nuk i lanë monedhat të tringëllinin, sepse i peshkuan që në ajër, kurse në kishë, mes freskisë dhe rrezëllimit të butë të qirinjve, prifti i kërkoi Zotit disa herë për nënën një vend me shumë dritë, një vend me shumë paqe, një vend me shumë gjelbërim, dhe u lut që nënës t’i faleshin të gjitha mëkatet e bëra me dashje e padashje.

Kur nëna ishte gati për varr, ca kushërira të largëta, ca fqinje gjysmë të verbëra e ca ish shoqe pune të nënës, u shpërndanë të pranishmëve, përfshi dy të çmendur të parrezikshëm dhe tre varrimtarë lëkurëndritur, që e mbanin frymën gjallë nga vdekjet e të panjohurve, grurë, nga një teke raki, nga një portokall, nga një peshqir sysh, nga një cigare, nga një qiri.

Në varrezën jashtë qytetit varrmihësit e veshur tërë zhele të qelbura, pështynë duart dhe iu futën pastrimit të gropës.

Vetëm kur gozhdët e mëdha po mbërthenin kapakun e arkivolit të nënës, besimi i bijës dhe i birit të nënës u lëkund pak: pandehën se nëna nuk po ndërronte jetë, por se kish vdekur.

Dyzet ditë pas ikjes së nënës, në përputhje me doket e vendit, bija dhe biri, veshur në të zeza, pasi paguan një shërbesë kishtare me rastin e Ditës së të Vdekurve, përgatitën një valixhe me rrobat e reja të nënës, me mbathje, çorape, këpucë, triko, xhaketa e funde, shumica qepur nga vetë nëna, dhe vajtën t’i dhuronin në një azil pleqsh përbri varrezës. Mirpo atë mëngjes azili ishte në festë. Një kamion me rroba të shtrenjta nga të ish-diktatorëve, burrë e grua, të vendit, kish ardhur të lumturonte pleqtë e azilit dhe t’u dëshmonte se kjo qeveri nuk ishte mospërfillëse dhe vrastare si qeveritë e tjera. Kallur në pallto me gëzof, hipur mbi këpucë me taka, mbi çizme që kushtonin sa qimet e kokës (së nënës?), duke lodruar me bastunë fildishi, qelqurina, këmisha, pizhama, pallari e shapka udhëheqësish, pleqtë as që ua varën rrobave të thjeshta të nënës.

Bija dhe biri i nënës ia dhanë valixhen drejtoreshës buçkane të azilit dhe ikën. Pleqtë gumëzhinin, klithnin gëzueshëm, luanin shpatash me bastunë e çadra udhëheqësish, të kënaqur që, më në fund, drejtësia qe vënë në vend, haka kish vajtur tek i zoti, se diktatori zemërhekur që u pat shkatërruar rininë e pjekurinë i pat dorëzuar pasuritë e vjedhura tek pronarët e tyre - njerëz të rëndomtë që nuk kishin bërë asnjë të keqe, asnjë krim, e që shumë-shumë ia nxinin heraherës jetën vetëm njëri-tjetrit.

Atë natë bija e nënës pa në ëndërr kishën, dëgjoi këngën e priftit, përtypjet e kokrrave të grurit në nofullat e të pranishmëve në varrim, pastaj iu avit qivurit të nënës dhe iu mbushën sytë me lot, se nëna ishte gjallë, dhe bijës i dhimbte shpirti, i dukej sikur po bënin një krim, sikur po e varrosnin nënën për së gjalli, para kohe, dhe mezi priste të ulërinte, pa ditur se të gjitha nënat e kësaj bote varrosen para kohe, për së gjalli.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrefim Dashurie Empty Re: Rrefim Dashurie

Mesazh nga Anakonda Sat 27 Oct 2012 - 18:56

Vetevritet prane te dashurit te porsavarrosur
E Marte, 26 Prill 2005
Tragjedi
shekspiriane ne Tirane. Anxhelina Cerpja, shkoi dje pasdite ne varrin e
sapombyllur te te fejuarit te saj Altin Koci dhe gelltiti disa kokrra
helm duke iu bashkuar ne ate bote, njeriut te zemres. Altini, u vetevra
me cifte dy dite me pare, pasi po vuante shume, prej diabetit. Deshmite
ne vendngjarje dhe letra e viktimes

Sokol COBO

TIRANE -
Romanca e dashurise perfundon ne nje tragjedi per dy te rinjte e
dashuruar. Altin Koci dhe Anxhelina Cerpja jane vetevrare njeri-pas
tjetrit, pas nje grindje mes tyre. Gjithcka ka nisur dy jave me pare.
Altini pas nje semundje te pasherueshme vendos te prishe maredheniet me Anxhelinen. Grinden dhe ndahen eprfundimisht. Por ne nje cast depresioni, diten e
shtune 24-vjecari vendos te vetevritet me cifte. Gjithacka ka qene
tragjike per familjen e tij, pasi vetevrasja u realizua ne banese. Trupi
u percoll per ne banese te fundit, diten e diele, nderkohe ne varrim
kishte mare pjese edhe Anxhelina. Por pak kush e priste se te njejtin
veprim do te merte edhe 22-vjecarja, duke ndryshuar mjetin e
vetevrasjes. Ne te tretat e te dashurit, vajza shkon te varri dhe qan,
nderkohe me vete kishte marre edhe nje helm. Pasi kishte pire nje sasi
te konsiderueshme, vajza prehet mbi varrin e te dashurit perjetesisht,
ndersa pas disa casteve familjaret e Altinit kane gjetur trupine e
pajete te Anxhelines dhe kane tentuar me te gjitha menyrat per ta sjelle
ne jete, por perpjekjet ishin te kota.

"Mbi varr edhe nje leter" Familjaret e Altinit, te cilet kishin shkuar per azhdisje mbi varrin e
te dashurit te tyre, gjate tentatives per sjelljen ne jete te Anxhelines, gjeten nje leter, ku shkruheshin motivet e vetevrasjes.
Letra u gjend afer trupit te pajete dhe mbi varrin e 24-vjecarit.
Mesohet se letra e Anxhelines eshte lexuar nga te afermit, te cilet nuk e
kane bere publike. Ndersa burime nga Komisariati i Policise Nr.5 bejne
te ditur se vetevrasja e 22-vjecares ka ndodhur rreth ores 15.00, dhe
ngjarja ka ndodhur ne varrezat e Kamzes. Mesohet, sipas policise, se
vajza kishte shkuar e pergatitur, duke marre edhe helmin me vete.
Policia thote se ende nuk ka mesuar ne lidhje me helmin qe ka pire
vajza, duke ia lene ekspertizes mjeko-ligjore. Nderkohe te pyetur per
lidhjen midis dy te rinjve, familjet e tyre kane mohuar gjithcka, duke
cituar se nuk dinin asnje per ta. Vetevrasja e Altinit Rreth kater dite me pare, diten e shtune,
Altin Koci, u vetevra ne shtepine e tij ne lagjen "Bregu i Lumit", ne
Kamez, periferi e Tiranes. Ngjarja ka qene e dhimbshme per familjene
tij, pasi 22-vjecari u vetevra me cifte ne dhomen e gjumit. Pas ngjarjes
u aludua nga familjaret fakti se Altini vuante nga nje semundje e
pasherueshme. Ai ishte me diabet dhe kishte nje plage qe nuk kishte
sherim. Semundjet qe kishte si dhe problemet me te dashuren, sollen edhe
vetevrasjen, e cila u pasua nga veteflijimi i Anxhelines, te dashures
se tij. Vetevritet prane te dashurit te porsavarrosur
E Marte, 26 Prill 2005 Tragjedi shekspiriane ne Tirane. Anxhelina Cerpja, shkoi dje pasdite ne
varrin e sapombyllur te te fejuarit te saj Altin Koci dhe gelltiti disa
kokrra helm duke iu bashkuar ne ate bote, njeriut te zemres. Altini, u
vetevra me cifte dy dite me pare, pasi po vuante shume, prej diabetit.
Deshmite ne vendngjarje dhe letra e viktimes
TIRANE
- Romanca e dashurise perfundon ne nje tragjedi per dy te rinjte e
dashuruar. Altin Koci dhe Anxhelina Cerpja jane vetevrare njeri-pas
tjetrit, pas nje grindje mes tyre. Gjithcka ka nisur dy jave me pare.
Altini pas nje semundje te pasherueshme vendos te prishe maredheniet me
Anxhelinen. Grinden dhe ndahen eprfundimisht. Por ne nje cast
depresioni, diten e shtune 24-vjecari vendos te vetevritet me cifte.Gjithacka ka qene tragjike per familjen e tij, pasi vetevrasja u
realizua ne banese. Trupi u percoll per ne banese te fundit, diten e
diele, nderkohe ne varrim kishte mare pjese edhe Anxhelina. Por pak kush
e priste se te njejtin veprim do te merte edhe 22-vjecarja, duke
ndryshuar mjetin e vetevrasjes. Ne te tretat e te dashurit, vajza shkon
te varri dhe qan, nderkohe me vete kishte marre edhe nje helm. Pasi
kishte pire nje sasi te konsiderueshme, vajza prehet mbi varrin e te dashurit perjetesisht, ndersa pas disa casteve familjaret e Altinit kane
gjetur trupine e pajete te Anxhelines dhe kane tentuar me te gjitha
menyrat per ta sjelle ne jete, por perpjekjet ishin te kota.

"Mbi varr edhe nje leter" Familjaret e Altinit, te cilet kishin shkuar per azhdisje mbi varrin e
te dashurit te tyre, gjate tentatives per sjelljen ne jete te
Anxhelines, gjeten nje leter, ku shkruheshin motivet e vetevrasjes.
Letra u gjend afer trupit te pajete dhe mbi varrin e 24-vjecarit.
Mesohet se letra e Anxhelines eshte lexuar nga te afermit, te cilet nuk e
kane bere publike. Ndersa burime nga Komisariati i Policise Nr.5 bejne te ditur se vetevrasja e 22-vjecares ka ndodhur rreth ores 15.00, dhe
ngjarja ka ndodhur ne varrezat e Kamzes. Mesohet, sipas policise, se
vajza kishte shkuar e pergatitur, duke marre edhe helmin me vete.
Policia thote se ende nuk ka mesuar ne lidhje me helmin qe ka pire
vajza, duke ia lene ekspertizes mjeko-ligjore. Nderkohe te pyetur per
lidhjen midis dy te rinjve, familjet e tyre kane mohuar gjithcka, duke
cituar se nuk dinin asnje per ta. Vetevrasja e Altinit

Rreth kater dite me pare, diten e shtune,
Altin Koci, u vetevra ne shtepine e tij ne lagjen "Bregu i Lumit", ne
Kamez, periferi e Tiranes. Ngjarja ka qene e dhimbshme per familjene
tij, pasi 22-vjecari u vetevra me cifte ne dhomen e gjumit. Pas ngjarjes
u aludua nga familjaret fakti se Altini vuante nga nje semundje e
pasherueshme. Ai ishte me diabet dhe kishte nje plage qe nuk kishte
sherim. Semundjet qe kishte si dhe problemet me te dashuren, sollen edhe
vetevrasjen, e cila u pasua nga veteflijimi i Anxhelines, te dashures se tij
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrefim Dashurie Empty Re: Rrefim Dashurie

Mesazh nga Anakonda Sat 27 Oct 2012 - 18:57

kur isha i ri dhe lozja me gaz me nje vajze flokezeze ne dashuri rash e doja kete lule,me donte ajo si syte por shpejt e harrova dashurova nje te dyte.kaluan shume dite brunen e bukur me se pashe,dhe vazhdoja te lozja ,te lozja me gaze kur te miren bjonde ne zemer kisha prekur me vjen nje lajm i zi se brunja kishte vdekur.vrapoja neper pyje si ndonje i marre se brunen e bukur une e kisha vrare,une me kaq e rrwembeva me te puthura e mbulova dhe me e bashke ne var doja te shkoja,permbi varr te saj pashe famijen e saj dhe nje vajze floket i kish te zeza dhe syt si te saj.kaluan shume vite luet celin dhe vyshken por lulet ne varrin e saj kurr nuk do te prishen,cdo here kur shkoj te varri i saj lule i dhuroj si ate dite vere kur i thashe te"TE DASHUROJ".ate pervjetor te vdekjes se saj tek varri takova dy syt e saje shikoja lotet tek binin mbi varr dhe pashe aty nje vajze qe qante me malle:"DO TI LUTEM UNE ZOTIT NE QIELL TE ME SHPIE SE DASHURINE PRINDERORE UN KURR NUK E KAM NDIE.UN KURRE SE NJOHA BABIN TIM TE PASHPIRTE QE TY TA VYSHKU RININE E NDERSA MUA FEMIJERIN"tek i degjova fjalewt e saj ne gji e rrembeva te voglin femij qe floket e zeza mi kishte lene kujtim te dy bashke qanim mbi varrin e saj perseri i kujtoj i kujtoj me malle.dhe tani bredhim neper lendine ti dergojme nenes lule trendeline......kjo eshte nje histori e vertet
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrefim Dashurie Empty Re: Rrefim Dashurie

Mesazh nga Anakonda Sat 27 Oct 2012 - 18:57

per dashurin njeriu te flase dit e nat nuk esht shum, isha nje vajs munt te them me shum te mira por fati njeriut ndryshon ashtu si me ndryshoi edhe mua jeten, bera 16 vjet ishaa shum e lumtur nuk kisha ndonje histori dashurije po r nje dit duke qendru ne vetur e pash nje djal duke kaluar nuk e dija se esht djali i minxhes shoqes tim te ngush e peleva shum por nuk e dija se pas nje kohe aj do me propozonte mua isha aq e lumtur sa qe nuk mendoja per asgje tjeter vetem per at ne fillim nuk e pranova nuk doja te kem aventura ne jet nuk doja te zhgenjej famijen time edhe pse me sukses isha shum e shkelqyeshme nuk doja te bej nje gabim ne jet ,ai vazdimisht me lute dhe nje nat un i thash po por nuk e dija se lidhja jon de kese shum pengesa aj me donte shum pe paraqiti ne familje dilnin bashk kur i mbaroja oret e mesimit, por me kishin pa disa te familjes ia kishin dhen lajmin duke vrapuar babait tim aj nuk me tha te ndahesh por me vuri nje kusht qe isht shum i rend per mua me tha zgjith ose at ose shkolln un i thash shkollen por me at nuk u dajta i thojsha nese nuk me japin te familjes do iki sa mbas matures por isht shum kec se matura kisht ende koh 3 vite 3 vite qe ai nuk me priti mua. kaluam 1 vjet kur erth muaj 6 un e pyeta se per do kushte qe i kemi pat kur kemi fillu llidhjen ai ato kushte i kisht haru me thoshte se nuk de ndodhin ato qe i kemi folur ne fillim un u habita mbeta e shokuar nuk dija se cfar te bej u ndajtem ajo ndarje me lendoi shum me beri njeri tjeter ende jam njeri tjeter pa multuri pa shpresa per jeten time por me e kecja esht se tashme ofendon me fjal duke me cuar selame mbas shoqes tim vajzes minxhes vewt kjo nuk esht asgje por tash e propozon shoqen tim te ngusht te me lendoj me shum . isha nje vajze me shum mendime per te ardhmen tash jam nje vajs pa vlera .
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrefim Dashurie Empty Re: Rrefim Dashurie

Mesazh nga Anakonda Sat 27 Oct 2012 - 18:58

une jam toni jam nga peja per tja filluar temes se dashuris une mendoj se nuk esht leht te flitet sepse njeriu kur dashuron ne mosh te re kuptohet se gjith jeten ka me mbajt ne zemer at vajz tcilen e dashuron ne mosh te re.une u dashurova ne nje vajz ne shkollen fillore ne klasen e 8 dhe qe nga ai moment ajo me flinte ne zemer kalum 2vite se bashku por sikur te ishin 2 dit sepse e doja dhe me donte,ne mes te ktyre viteve dyshoja ne nje shok se e ngacmonte ngapak dhe nje dit prej ditesh ai e kishte ndalur dhe ajo as qe nuk fliste me te dhe me tregon mua une more disa masa kunder ati shoku por ai prap e vazhdonte zanatin e vjeter por une at e kisha shok shum te ngusht dhe nje nat ishim ne party(fest) me te dhe me tha se e kishte mar at ne vetur pa deshiren e saj dhe kishte ber sex pa deshiren e saj,por kur me tha kto fjal une menjeher reagova dhe i thash se ti nuk je njeri ai me tha se e do une i thash si mund ta duash dike qe ste do ai me tha mbytum se e kam ber punen time qe nga ai moment une nuk doja ta shihja me sy por e dashura ime qfar te bej dhe i thash se ishalla te mban ne qaf ai i poshter kjo ishte njehistori se qfar te ben shoku i ngusht sta ben kush mirpo jeta vazhdon une me te dashuren time jam takuar perseri kemi pas disa qaste te mira mirpo ajo esht martuar me shokun e ngusht timin dhe un ende jo kshtu qe flm per mirkuptim kaloni mir toni mos i besoni ati qe flet shum
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrefim Dashurie Empty Re: Rrefim Dashurie

Mesazh nga Anakonda Sat 27 Oct 2012 - 18:58

Lexoji me kujdes,pa bere zhurm e pa qarë.Mos e fshij ,lexoje dhe kupto se vet jeta është gënjeshter.Shpesh mashtrohemi se duam,po ajo eshte varësi dhe mendojmë e vuajmë kot, pa e ditur se q'është lumturia.Nuk e kërkojmë lumturin e përhershme,po kënaqemi me lumturinë e qastit.E lumturia e qastit është vetëm një moment.Po Çasti është mbret i botes..mos e lësho!!!!
Jeta është sfid.Punojmë,flasim,gabojmë,por lendojmë gjithmonë njerzit qe i duam me se shumti pa e kuptuar kurrë se PSE???Çdo herë në jetë mendojmë se jemi te vetmit njerez ideal,jemi ata që i dijmë të gjitha.Flasim shpesh pa e menduar se ku vrasim,ku prekim e lendojmë dhe në fund heshtim. Heshja është ar.PO heshtja ka peshen e gurit te mallkuar,ajo asht me e fort se unë,më e vjeter se vdekja ime.Heshtja edhe vret.Kur ditet ikin dhe pas lëmë të kaluaren e afert,atëherë shohim sa lenduam,sa gezuam dhe sa njerez plagosem me fjalet tona.Po ështe vone, se atëherë do të matesh fillimin dhe fundin e mashtrimit tënd.Atëherë do te mesosh se vetë jeta është sfid,nje vallëzim që e mëson gjatë rruges.E ti hesht ,shko pa asnje fjalë.Dhe kur te kuptosh realitetin e kesaj kohe mos kthe koken prapa te shohesh qfarë ke bërë,po prap hesht.Shko tutje.Ec pa ndal.E ti hesht ,shko pa asnje fjalë.Pa e mesuar se kam jetuar dikur,po mos qaj.Shko harro emrin tim,harro te kaluaren,harro zërin tim por prap mos qaj.Harro gjithqka...!!!!!!!!!
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrefim Dashurie Empty Re: Rrefim Dashurie

Mesazh nga Anakonda Sat 27 Oct 2012 - 18:58

Nuk e di akoma se cfare me mundon ne vetvete...
Ndoshta eshte nje plage e krijuar ne thellesine e shpirtit tim ate dite qe kam lindur dhe qe me kalimin e kohes eshte thelluar aq teper saqe zemra ime sot i ngjan nje humnere te thelle ku ne te cilen edhe njeriu me i forte po te binte ne fundin e saj nuk do te kishte mundesi shpetimi!
Dhe nuk e di pse gjithmone kam besuar,qe nje dite,ne brendesine e ketij tuneli te erret dhe te thelle....nje dite,nje shprese,nje drite do te shfaqet ose ose nje shkemb i larte tek i cili do te doja te mbahesha,diten kur vete qenia ime te kishte deshiren e rrezimit te percmuar dhe vdekjeprures....
Nuk e kam kuptuar kurre pse me sollen ne rradhen e atyre qe jetojne ne kete toke?
Mos ndoshta per tu bere hije tokesoreve?Apo mos ndoshta per ti thene vuajtjes dhe brenges qe nje ushtar i sapolindur ka hyre ne listen e gjate dhe te pafund te mjerimit......
Cila eshte kjo mani e jetes e cila si pa gje te keqe te jep lotet dhe dhimbjen,kur ne nje kohe te jep dhe jeten?
Nuk e kam kuptuar kurre pse!
Perse ekziston vuajtja?!
Dhe aq me teper perse jeta ime ka marre nje drejtim te pakuptuar si nje labirint ku ne te cilin ka vetem kthesa te cuditshme!
Kthesa ku ne te cilat edhe po ece pa shpejtesi ke mundesi perplasjeje.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrefim Dashurie Empty Re: Rrefim Dashurie

Mesazh nga Anakonda Sat 27 Oct 2012 - 18:59

un kur isha e dashuruar isha ne moshen 21 isha ne nje klub te sportit ne prizeren kur u takova per her te par me sponzorin e keti klubi une isha kapitene u prezantova me te ne shikim te par ndjeva diqka te veqant te aj njeri kaluan disa jav ashtu nje dit mua edhe disa shoqev na tha qe dote ju qoj un me kerr te shpija hipem ne te gjith me rend i qoj te shpija mua me la me se mramti aty thash diahka nuk esht ne rregull po kur u nisem per ne shpi ja mbajti rruges tjeter edhe un i thosh pse kenena po me qon ateher ma shprehi dashuri me tha un te dua ty shum dhe me puthi un rezistojsha jo po me puthi kaluan disa dit ashtu mir kalonim nje dit me tha po met qu ne shpi qa ben ti un jo i thash ka koh kur me qon dit pas dite shum me shum e dashuroja un ate edhe aj mua nje dit aj me tha njeriun qe ta don duhet te bjeresh ne shtrat me te un i thosha kur te fejohem bjer ne shtrat me ty aj jo me tha para se te fejohem nuk e di se qysh i erdh momenti bjernim ne shtrat kur e pa se qa ka ber edhe vet u pendu mas disa diteve me tha po un jam i martuar ateher nuk kam dit qa me ba veq e kam kap kryt dhe ja kum nis me kajt lot si shi me pikshin edhe aj ja nisi me kajt po qa te bejm un i thosha pse kur e ke dit qe je i martuar pse ma bene ket po nuk kam besu qe je keshtu se nje shkok e kish than qe ka kalu me nje tjeter eka pas edhe ne shtrat edhe aj me at mendje te un nuk e di ai me tha sa te jem gjal un ti je e ima po edhe un shum me shum e doja edhe aj asht keshtu qe u ben 5 vit jemi bashk hala kemi vendos te bashkohemi nuk e di se si me vlersojn tjeret po keshtu dashti fati im nuk muj me jetu pa at edhe aj pa mua me thot edum njeri tjetrin pa mas edhe pse esht i martuar ka edhe fmi po nu me len te ika te dikush tjetr se duhemi pa mas keshtu ish jeta .....
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrefim Dashurie Empty Re: Rrefim Dashurie

Mesazh nga Anakonda Sat 27 Oct 2012 - 19:00

a falet tradhtija mbas 7 vite martes..u dashurova nje djal isha 14 vjeqare dhe kaluam dy vite se bashku dhe mbas dy vite u fejuam dhe kaluam fejes 3 muaj dhe u martuam dhe dashurija jon ishte e madhe dhe qdo kush na kishte lakmi dhe ni dit ndodhi nje fatkeqsi dhe ai ra ne burg dhe aq shum qe e doja u betova qe po te jet nevoja do ta pres gjith jeten,dhe me thojke qe edh nje her qe bashkohemi edh nese vdes skam dert,ai ndejti 3 vjet ne burg ku ato dit ishin ditet ma te hidhura te jetes po zoti ma besoj e me jepi vullnet per jet,dhe kaluan ato dit qe kurr zdo ti harroj dhe ai doli nga burgu dhe lumuria ime u zgju buzqeshja ime po kaluan ca muaj dhe ai mori nje rrug qe filloj ta zhduk dashurin ton dhe nje nat qoft e mallkuar ajo nat e kuptova qe njeriu qe e dua ma shum se veten po me tradhton me ni tjeter dhe nga ajo nat jeta ime vdiq dhe kaluam edh 1 vit po dashuri nuk pat mes nesh se dashurin qe e patem e kishte mar tjetra dhe vendosa qe ta le at shpi dhe ti them lamtumir 7 viteve qe kisha kalu ne at shtepi dhe lamtumir njeritu qe e kisha njoftu qysh femi ne moshen 14 vjeq dhe u ndam dhe i thash qe un po dal po ja nshoj vendin asej qe ti e don nuk ben te vazhdojm jeten ku dashuri sekem edh pse se pata let mora at rrug,dhe sot jemi te ndar mbas 1 viti me fejuan familja dhe ai u mundua qe tme kthen perseri se e kishte kuptuar se dashurija jon ish e pavdekshme po kthim per ne ishte von se un i takoja nje njeriu tjeter dhe jeta ime kishte ndryshuar dhe isha nje persona tjeter dhe nje dit u takuam dhe e pash qe gjith ajo dashuri qe e pata per te ishte kthyer ne urrejte dhe e nuk u ndala qe te flas me te edh pse gjith ai vend mori vesh zerin e ti kur me thirri ne emer dhe me tha ktheu se te dua se jeta ime pa ty nuk vazhdon po un vendosa qe nuk do kthehem dhe nuk i ktheva pergjigje,dhe pas 6 muaj kuptova se edh ai ishte fejuar me ni qik,po edh pse me treup jemi dy te huaj me zemra do jemi nje se dashurija jon ka qen dhe do jet e pavdekshme.te gjith thon se dashurija e par harrohet po jo nuk qenka e vertet veq nese mashtroheni,un tash pres diten mu martu po jo e gzuar sikur qe kam qen po martohem per adet te shqiptarit se me vullnet jo kurr,se kur te thehet zemra dashurija vdes per te jep dikuj tjeter.po ju qe keni dashrui ruani mos lejoni qe dikush tju a vjedh nga dora njerin qe e doni,se mua ma vodhen burrin e sot jetoj me plag ne zemer...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrefim Dashurie Empty Re: Rrefim Dashurie

Mesazh nga Anakonda Sat 27 Oct 2012 - 19:01

IP GANGSTERRI .................ISHA NJE DJALE GARIP,THJESHT NJE GANGSTRR PA VLERE , E TI NJE VAJZE PERFEKTE QE STE MERRTE AS ERE,NUK ME PLASTE PER NJERI,AS PER SHKOLLE E AS PER SHPI.POR KURRE SE MEDNOJA SE DO TE BIJA KAQ SHUME NE DASHURI.CIGARJA DHE DROGA ISHIN PJESE E JETES SIME ,PER TO LIJA DHE KOKEN TIME.TE SHIHJA NE RRUGE ,POR STE NGACMOJA DERISA NJE DITE VENDOSA TE TE PROPOZOJA.ME NJE JO TE PRERE PERGJIGJEN MA KTHEVE DHE BE ATO MOENTE ZEMREN TIME THEVE.NGA KL E 8 NUK TA VARA SHUEM DOJA TE TE HARROJA DHE SHKOLLEN E LASH UN.DITET KALONIN PA PUSHIM E TI ME FUTESHE ME NE ZEMER O SHPIRTI IM.FILLOVA TE VIJA MBRAPA DHE KEMBA KEMBES DUKE TE NDJEKUR,DUKE U LAGUR NE SHI E KOKA NE DIELL DUKE MU PJEKUR.TEGJITHE ME THONIN TE TE HARROJA .POR ZEMRA SDEGJONTE AS UN SE KUPTOJA.TI ISHE E BUKUR MESOJE SHUME ,MUA NJE GANGSTERR ME HYNTE TNE PUNE.NJE DITE E BUKUR,E TE BEKUARNGA PERENDIA PER MUA E DASHUR TE LIND DASHURIA.NUK PO E BESOJA QE ZEMRA JOTE PO ME PRANONTE,KUR ME MUAJ TE TERE ME BERI TE RRENKONTE.U LIDHEM TE DY,POR DO TE PRISHEJ MAGJIA,SE DUHANIN E DROGEN EDHE TASH I PIJA.SHUME VITE KALUAN SHE SHUEM ENDERRUAM.UN ME KOSTUM DHENDRI TI ME FUSTAN TE BARDHE,E FEMIJET QE NA NGJANIN ,DUKE U GRIND PER NJE MOLLE E PER NJE DARDHE.UN DOJA CUN E TI DOJE GOC,O SA SHUEM ME NE ZOTI U PERPOQ.POR NJE DITE ME RE E TEMALLKUAR TE PASH E DASHUR SHUME TE TRISHTUAR.ME SHIRINGE NE DORE TI ME KISHEPARA DHE FAIN TEND NE ATO MOMENTE KISHE VRARE.BERTITE FORT,QAVE E RRENKOVE,NUK DEGJIJE JUSTIFIKIME QE TE THOSHTE ZEMRA IME.U LARGOVE DUKE ECURME SHPEJTESI,DERISA NJE MAKINE NDALOI MBI TY.THERRITA E LUTA TE MADHIN ZOT MOS TE TE MERRTE NE ATE BOTE.NJE PELLUMB I BARDHENGA KRAHERORI YT DOLI,E NE VESH 2 FJALE MI FOLI-ZEMER KUR JETEN TA LESH ,MUA PRANE TE MADHIT ZOT DO ME GJESH.NUK E DI NE DO JEM PRANE ZOTIT APO DJALLIT,TRUPIN TEND E PREKA NGADALE E ME BUTESI KUURE ME NJE TJETER VAJZE SDO TE BIE NE DASHURI.TANI E DASHUR ME KUJTIMIN TEND JETOJ,MEGJITHESE NJE GANGSTERR PA VLERE SHKOLLEN VAZHDOI.U SHKEPUTA NGA CDO GJE KEQE,POR ME VESHTIRESI QE KUR JETEN TA LE TE VIJ NE PARAJSE TEK TI.....
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrefim Dashurie Empty Re: Rrefim Dashurie

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi