Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Komisionerja e BE: Përshpejtim heqjes së vizave për Shqipërinë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Komisionerja e BE: Përshpejtim heqjes së vizave për Shqipërinë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Komisionerja e BE: Përshpejtim heqjes së vizave për Shqipërinë

Shko poshtë

Komisionerja e BE: Përshpejtim heqjes së vizave për Shqipërinë Empty Komisionerja e BE: Përshpejtim heqjes së vizave për Shqipërinë

Mesazh nga Vizitor Tue 30 Mar 2010 - 8:41

Cecilia Malmstrom, komisionerja për punët e brendshme në BE, ka deklaruar se Komisioni është i angazhuar tërësisht për përshpejtimin e heqjes së vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjës dhe proçesi do të vlerësohet si një proçes teknik. Sipas komisioneres Malmstrom, vizita e delegacionit të europarlamentarëve në Shqipëri është inkurajuese në këtë drejtim. Komisionerja Cecilia Malmstrom, tha në TV Klan se Komisioni pret finalizimin e raportit të ekspertëve për të vepruar më pas me një vendimarrje.
A është e vërtetë, siç kam mësaur ditët e fundit, që Komisioni ka një angazhim të ri për heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjës?
Cecilia Malmstrom "Unë dhe Komisioni jemi shumë të angazhuar në këtë drejtim dhe unë jam takuar edhe me përfaqësuesit e Shqipërisë dhe Bosnjës. Atë që po pres tani është të finalizohet raporti i eskpertëve dhe unë pastaj do të lexoj të dyja raportet. Përshpejtimi varet sigurisht nga rezultatet e vetë vendeve. Ne kemi vendosur kritere, vendet e dijnë se ç’duhet të përmbushin, ne mundohemi që t'i ndihmojmë, por përshpejtimi i marrjes së vendimit lidhet me progresi e këtyre vendeve".
Një grup eurodeputetësh ishin kohët e fundit në Shqipëri. Ata deklaruan, se janë të kënaqur me përmushjen e kritereve teknike. Sa inkurajuese është kjo për juve që të hartoni një raport pozitiv?
Cecilia Malmstrom "Kjo është sigurisht shumë inkurajuese. Unë jam në kontakt me eurodeputetët dhe ne kemi një dialog midis nesh. Por Komisioni Evropian ka ekspertë të shteteve anëtare që e shohin përmbushjen e këtyre kritereve në aspekt shumë teknik. Por proçesi duhet të jetë i tillë. Ai duhet të jetë shumë teknik, për të qenë i besueshëm. Këto raporte po finalizohet dhe shpresoj t'i marr sapo të mbarojnë Pashkët, që t'i studioj dhe të nxjerr konkluzionet".
A jeni optimiste për prezantimin e propozimit legjislativ në fillim të majit?
Cecilia Malmstrom "Nuk dua të jap data të prezantimit të propozimit legjislativ tani, para se të kem lexuar raportet për të dyja vendet, pasi nuk dua të krijoj pritje të kota. Unë e kuptoj rëndësinë e heqjes së vizave sa më shpejt për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjës, aq më tepër për të rinjtë e këtyre vendeve, por nëse nuk plotësohen kushtet që janë vendosur, atëherë kjo s’do të pranohet nga disa shtete anëtare".
A mendoni, se mund të kemi vendimin përfundimtar, nuk po flas për zbatimin, por për vendimin para pushimeve verore?
Cecilia Malmstrom "Nuk mund të flas për këtë tani. Ne, nga ana e Komisionit Evropian jemi të angazhuar për Shqipërinë dhe Bosnjën dhe shpreoj, që së shpejti do t’ju japë afate shumë më preçize për proçesin".
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi