Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Berisha: Rama ti adresohet Prokurorisë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Berisha: Rama ti adresohet Prokurorisë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Rama ti adresohet Prokurorisë

Shko poshtë

Berisha: Rama ti adresohet Prokurorisë Empty Berisha: Rama ti adresohet Prokurorisë

Mesazh nga Vizitor Mon 1 Mar 2010 - 7:16

Duke iu referuar nismave ligjore të paraqitura në Kuvend nga opozita, kreu i qeverisë shqiptare Sali Berisha ka ritheksuar edhe njëherë se kërkesat e opozitës për hetimin e zgjedhjeve janë çështje që i përkasin gjykatave dhe jo mazhorancës, duke nënkuptuar se hapja e kutive mbetet një kërkesë e panegociueshme.
Kryeministri Berisha deklaroi se kryesocialisti Edi Rama duhet ti ishte drejtuar Prokurorisë për të gjitha provat që ka për manipulime të zgjedhjeve. “Kam një propozim për zotin Rama: Ti drejtohet Prokurorisë për të gjitha pretendimet që ka. Prokuroria mund të hetonte edhe jashtë afateve. Nuk pati marrëveshje dhe kjo jo për fajin tim. Hapja e kutive nuk mund të bëhet pa procedurë kushtetuese”, theksoi Berisha.
Ndërsa nënvizoi se nismat ligjore të Partisë Socialiste do të trajtohen me seriozitet nga ana e qeverisë, kryeministri konsideroi të pabaza akuzat e socialistëve për shpërfilljen e ngërçit politik nga ana e qeverisë janë të pabaza.
Kryeministri Berisha tha se gjatë bisedimeve në tryezën e Presidentit Topi ai kishte rënë dakord për sugjerimet, duke theksuar se mazhoranca pranoi që çështja të dërgohet në Komisionin e Venecias por, siç tha ai, me miratimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Pavarësia e gjyqësorit nuk cenohet”, tha kreu i qeverisë, duke shprehur urimin që opozita të jetë e pranishme në Parlament.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi