Papa Bendedikt u uron besimtarëve Pashkët
Faqja 1 e 1

E gjithë kisha është në krah të Papës Benedikt, të kthyer në shënjestër sulmesh prej skandalit të priftërinjve pedofilë.
Përpara Meshës së Pashkëve, kreu i kolegjit të kardinalëve Anxhelo Sodano, përveç urimeve i përcolli Atit të Shenjtë edhe mbështetje të plotë në emër të të gjithë kishës. Për protokollin e ceremonisë kjo ishtë diçka e re, pasi kurrë më parë Mesha e Pashkëve nuk është paraprirë nga një mesazh urimi për Papën.
“Kardinalët janë me ju, peshkopët në të gjithë botën janë me ju. Ati i Shenjtë, njerëzit e Zotit janë me ju dhe nuk do të ndikohen nga thashethemet e momentit, nga gjykime që godasin ndonjëherë komunitetin e besimtarëve”, tha gjatë fjalës së tij kardinali Anxhelo Sodano.
Pas tij përpara gati 100 mijë personave të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit Papa Benedikt u drejtoi besimtarëve urimin e tij të Pashkëve, “Urbi et Orbi” për qytetin dhe botën.
“Edhe në ditët tona njerëzimi ka nevojë për shpëtimin e ungjillit për të dalë nga kriza e thellë që e ka përfshirë e që si e tillë kërkon ndryshime rrënjësorë duke filluar nga ndërgjegja. Sot nuk lipsen rregullime sipërfaqësore, por një bashkëbisedim shpirtëror dhe moral”, tha ndër të tjera në mesazhin e tij Papa Benedikt.
Ashtu si për çdo vit mesazhin tradicional Papa e lexoi në 65 gjuhë të ndryshme të botës, përfshirë edhe shqipen.
“Për shumë vjet Pashkët”, ishtë mesazhi i Atit të Shenjtë në shqip.

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Politika uron Pashkët, mesazhe paqe e politike
» 100 vjetori i Pavarësisë, Presidenti Obama uron shqiptarët
» Krishtlindjet, Presidenti Topi uron besimtarët e krishterë
» Muaji i Ramazanit, Nishani shtron iftar, nga Turqia Edi Rama uron Natën e Kadrit
» Berisha uron mesuesit per 7 Marsin

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi