Politika uron Pashkët, mesazhe paqe e politike
Faqja 1 e 1

Politikanët më të lartë të vendit pasi kanë uruar të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve, deklaruan të gjithë sëbashku se dialogu është e vetmja formë për zgjidhjen e ngërçit politik.
“Jo rastësisht festat fetare përqëndrohen brenda një periudhe të shkurtër në pranverë, ç’ka do të thotë që pranvera sjell me vete edhe besimin tek komunikimi, tek ajo që konsiderohet njerëzore, tek besimi për t’iu rikthyer veprave të mira për të cilat ne kemi nevojë si shoqëri”, deklaroi presidenti Topi.
Ndërsa ish-presidenti, Alfred Moisiu pasi uroi të gjithë shqiptarët në ditën e shenjtë, i bëri thirrjë politikës shqiptare për qetësi dhe punë pa hipokrizi.
“I uroj të gjithë shqiptarëve, qoftë një ditë e bekuar, kudo që janë. Sjelltë kjo festë paqe dhe në radhë të parë mes politikanëve, sepse duhet t’u themi mjaft tani këtyre gjërave. Kemi nevojë për qetësi, të punojmë dhe të ecim përpara dhe pa hipokrizi”, tha ish-presidenti Moisiu.
Ndërkaq kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e cilësoi ditën si ditën e duhur për më shumë dialog parlamentar, bashkëpunim, pajtim dhe kapërcim, siç i quajti ajo, të situatave artificiale dhe për të menduar, sipas saj, më shumë për atë që është më e rëndësishmë për shqiptarët, liberalizimi i vizave.
“Është dita në të cilën duhet të mendosh më shumë për dialogun në parlament, për bashkëpunimin, për pajtimin, për kapërcmin e situatave artificiale dhe për të menduar për atë që është më e rëndësishmë për vendin dhe jo për axhendat përsonale. Për të menduar për atë që kanë më shumë interes shqiptarët siç është liberalizimi i vizave dhe jo interesi partiak apo personal me zgjedhje politike, apo pasione të ndryshme personale”, deklaroi kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama i ka dhuruar një vezë të pikturuar prej tij kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Anastas Janullatos. Të njëjtën dhuratë Rama ia ka
bërë edhe kreut të Kishës Katolike, Imzot Rrok Mirdita. Kreu i PS-së duke iu referuar simbolikës së festës së Pashkëve është shprehur se kriza ekonomike që ka përfshirë shumë familje shqiptare do të kapërcehet.
“Kjo është dita e kapërcimit të kufijve të së pamundurës dhe si e tillë është një ditë për të uruar njëri-tjetrin se ç’do pengesë është e kapërcyeshme, se s’ka asgjë që është e pamundur. Shumë familje në këtë vend jetojnë në një krizë ekonomikë që realisht u ha shpirtin. Është dita për të uruar që të gjitha këto kapërcehen”, tha Rama.
Ambasadori amerikan Xhon Uidhers dhe përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë në vend vizituan selinë e Kishës Ortodokse dhe atë katolike në Tiranë, ku kanë uruar besimtarët për Pashkët.

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Papa Bendedikt u uron besimtarëve Pashkët
» Të flesh në paqë!
» Familje pa dhunë, shoqëri në paqe
» Një traktat paqe Kosovë-Serbi?
» Supersfida ne “Olimpico” perfundon ne paqe

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi