Një traktat paqe Kosovë-Serbi?
3 posters
Faqja 1 e 1
Një traktat paqe Kosovë-Serbi?
Zyrtarët e lartë të Kosovës kanë shprehur nevojën për një traktat paqe me Serbinë për të rregulluar marrëdhëniet mes të dy vendeve dhe për t'i dhënë fund konfliktit rajonal prej një kohe të gjatë. Deri tani, dialogu mbi rregullimin e teknikaliteteve ndër-shtetërore, si lëvizja e lirë e njerëzve dhe elektriciteti, është bërë, por ka ndeshur një pengesë lidhur me trazirën e fundit në Kosovën e veriut.
"Do të zhvillojmë takime që qeverisin marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë dhe kësaj nuk kemi si i ikim," tha Zëvendës/Kryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi, sipas Kosova sot.
Ai shpjegoi se dialogu i tanishëm duhet të sjellë një traktat paqe mes Kosovës e Serbisë.
"Një traktat paqe do të tregojë një përfundim të të gjitha çështjeve paraprake, që do të përfundonin një kapitull konflikti dhe do të hapnin bashkëpunimin. Kosova mund t'a bëjë këtë, por duke ruajtur identitetin kombëtar, integritetin territorial dhe pozitën që mban," tha Kuçi.
Ai tha se jo vetëm Kosova dëshiron një traktat, por gjithashtu Serbia, rajoni dhe e gjithë bota demokratike.
"Punuam shumë për lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe do të vazhdojmë të punojmë për paqen e përherëshme në rajon. Për ne, integrimi i Kosovës do të shpjerë në krijimin e paqes së përherëshme në rajon," tha Kuçi.
Deklaratat e Kuçit, megjithatë, vijnë në një kohë kur dialogu mes Prishtinës e Beogradit është pezull dhe e ardhmja e tij është ende e paqartë. Gjatë bisedimeve mbi statusin Vienë-Kosovë, Ekipi i Unitetit i Prishtinës propozoi një Traktat Miqësie e Fqinjësie me Serbinë që do t'i jepte fund zyrtarisht konfliktit dhe do të rregullonte marrëdhëniet mes të dy vendeve, një propozim i kundërshtuar nga Beogradi.
Granit Kastrati, një studjues politik, tha për SETimes se një traktat paqe është i mirëpritur, pasi ai do t'i japë fund mentalitetit të konfliktit në të dyja palët.
"Traktatet e paqes kanë kurdoherë një qëllim pozitiv, për t'i dhënë fund një konflikti dhe për të rregulluar marrëdhëniet mes shteteve; në rastin e Kosovës dhe të Serbisë, një traktat i tillë do t'i jepte fund qëndrimit të konfliktit që ekziston në të dyja palët," tha Kastrati.
Kastrati shtoi se një traktat mund të rregullonte marrëdhëniet e Beogradit me Prishtinën.
"Prishtina dhe komuniteti ndërkombëtar shprehu nevojën për marrëdhënie më të mira; nuk menduam kurrë se Serbia do t'a njihte Kosovën shpejt. Për këtë arsye, një traktat paqe do të rregullonte bashkëpunimin Prishtinë-Beograd nëpërmjet modeleve novatore, si modeli i Gjermanisë Lindore e Perëndimore," tha Kastrati.
Dragan Kërstiç, një gazetar nga Kosova e veriut, thotë se palët e një traktati paqe mund të jenë vetëm shtete dhe Kosova nuk është shtet.
"Historikisht, traktatat e paqes janë nënshkruar nga vende sovrane e të njohura, që Kosova nuk është dhe nëse Beogradi nënshkruan një traktat të tillë kjo do të thotë se Kosova është njohur si një shtet nga Beogradi," tha Kërstiçi.
Ai shton se "marrëveshja e tanishme e bisedimeve teknike është e qëndrueshme për Prishtinën e Beogradin dhe çdo përpjekje për t'a ndryshuar atë do të thotë prishje e gjendjes së tanishme të bisedimeve."
Anëtarët e publikut kanë mendime të ndryshme mbi rregullimin e bisedimeve të Kosovës e Serbisë.
Ahmet Berisha, një mjek në Prishtinë, tha për SETimes se përpara sesa Prishtina të nëshkruajë një traktat paqe, Serbia duhet të kërkonte ndjesë për krimet e kryera në Kosovë.
Artikuj që kanë lidhje
Kosova kërkon të identifikojë dhe të kërkojë pronat
07/07/2011
Zyrtari francez kërkon pajtim për Kosovën dhe Serbinë
03/03/2010
Beogradi, Prishtina dështojnë të arrijnë marrëveshje dialogu
11/10/2011
Kriza e doganave në Kosovë e kushtueshme për Serbinë
28/07/2011
Mes dhunës, EULEX përpiqet të forcojë shtetin e së drejtës
30/09/2011
"Nëse nënshkruhet një traktat pa një ndjesë zyrtare nga Serbia, traktati nuk ka kuptim sepse paqja nuk mund të bëhet pa falje. Serbia kërkoi falje ndaj Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Kroacisë, por kurrë ndaj Kosovës," thotë Berisha.
Jelena Bogdanoviç, një studente nga Graçanica, tha se Serbia duhet të gjejë një mënyrë për të respektuar shtetasit e saj në Kosovë, por të mos e njohë Kosovën si një shtet.
Fatlum Sadiku, një komentator politik, dyshon se një traktat i tillë do të arrihet.
"Një traktat paqe është një ide e mirë në përgjithësi, por e keqe në këtë kohë. Kosova e Serbia e shohin njëra-tjetrën si armiq; ky është realiteti dhe dialogu mbi çështjet thelbësore nuk po shkon përpara, duke mos dhënë asnjë shpresë për një traktat paqe. Vitin e ardhshëm, Kosova e Serbia do të hyjnë në një vit zgjedhjesh dhe asnjë politikan nuk do të flasë për një ide të tillë, por kryesisht për patriotizëm dhe nacionalizëm për të marë vota."
Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.

Re: Një traktat paqe Kosovë-Serbi?
Ku mundet me pas ''Paqe '' Mes Ketyre bre,??
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Një traktat paqe Kosovë-Serbi?
Kjo gje me preokupon po se kuptoj ne eshte e vertet kjo gje apo jan gazetat qe shpifin .
Re: Një traktat paqe Kosovë-Serbi?
Nuk besoj se do kete ndonjhere Paqe mes ketyre dy Shteteve...Jan shum gjona qe Te dy palet kekojn dhe ato qe kerkohen nga Kosovar nuk pajtohen Serrb..dhe ndaj ka shum mos marveshej rreth tyre..mundet te jete edhe Propagand e Gazetave...
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Një traktat paqe Kosovë-Serbi?
ujku e delja ,nuk munde te bejne paqe kurre,e as ne me serbine nuk mundemi se eshte nje shtet kokfort qe i hane fjalet dhe premtimet e dhena ne marrveshje ,por edhe nese bejne ndonje marrveshje ne realitet veprojne ndryshe ku koha e ka vertetu me pare.
kasperi- Legjendë
- Vendbanimi : Prishtine
Postime : 19666
Gjinia :
Anëtarësuar : 27/05/2010
Hobi : trokitja ne dritare
Similar topics
» Marreveshja Kosove- Serbi
» Pas GJND-së, normalizim i marrëdhënieve Serbi-Kosovë
» EULEX-i përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi
» Vulat, kryesorja e raundit të gjashtë Kosovë-Serbi
» Britania kundër bisedimeve pa fund Kosovë-Serbi

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi