Ministria e Integrimit duhet të sjellë Kosovën më afër BE-së
Faqja 1 e 1

Zyra e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian në Kosovë ka mirëpritur vendimin për themelimin e Ministrisë për Integrime në Kosovë. “Ne mirëpresim të gjitha përpjekjet, të cilat e sjellin Kosovën më afër BE-së”, ka deklaruar zëdhënësja e kësaj zyre, Julia Rueter.
Bashkëpunimi me vendet e interesuara për integrimin evropian thuhet se do të jetë një nga çështjet që do të figurojnë në listën e prioriteteve të Ministrisë për Integrime në Kosovë. Përveç përmbushjes së kritereve teknike në rrugën drejt Bashkimit Evropian, në kuadër të bashkëpunimit rajonal është kërkuar zgjidhja paralele e problemeve dypalëshe në mes të Kosovës dhe Serbisë me, siç thuhet, hapat drejt anëtarësimit.
Ministri për Integrime në Kosovë, Besim Beqaj, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se nuk pret ndonjë vështirësi në bashkëpunimin me shtetin serb, po qe se ky bashkëpunim mbetet në kuadër të sy shteteve të barabarta.
“Në fushën e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar ne nuk kemi aspak pengesa, përderisa flasim në nivelin e parterëve të barabartë - pra, si dy shtete, si dy qeveri, e në këtë rast, me ministritë tona të linjës brenda, por edhe jashtë. Sigurisht se nuk do të kemi problem të komunikojmë as me Serbinë”, ka thënë Beqaj.
Beqaj ka shtuar se përveç aspektit politik, e rëndësishme do të jetë përgatitja teknike e Kosovës drejt BE-së, sidomos në çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Andaj, siç thekson ai, do të jetë i nevojshëm një koordinim me të gjitha dikasteret ministrore në Qeverinë e Kosovës, të cilat kanë përgjegjësi të caktuara për përmbushjen e kritereve të tilla.
Ministri për Integrime në Kosovë u emërua javën e shkuar në kuadër të ndryshimeve të fundit që u bënë në ekzekutivin kosovar. Me vendimin për themelimin e kësaj ministrie, në të automatikisht është shkrirë Agjencia për Koordinime të Donacioneve, Zhvillim dhe Integrime Evropiane.

Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Similar topics
» Serbia duhet ta njohë Kosovën
» Serbisë do ti duhet ta njohë një ditë Kosovën
» Serbia duhet ta kuptojë se e ka humbur Kosovën
» Montobio: Jemi pro integrimit të Shqipërisë
» Dritat, Ministria e Ekonomisë “rrëzon” CEZ-in

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi