Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kurti: Krasniqi mendon se është hoxhë apo prift në politikë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kurti: Krasniqi mendon se është hoxhë apo prift në politikë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kurti: Krasniqi mendon se është hoxhë apo prift në politikë

Shko poshtë

Kurti: Krasniqi mendon se është hoxhë apo prift në politikë Empty Kurti: Krasniqi mendon se është hoxhë apo prift në politikë

Mesazh nga Alberti Mon 5 Apr 2010 - 21:25

Kurti: Krasniqi mendon se është hoxhë apo prift në politikë

Vetëm pesë ditë para se në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë të rifillojë seanca gjyqësore kundër Albin Kurtit, në një tjetër sallë, jo fort larg Gjykatës, do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme. Mirëpo, për dallim nga gjykata, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të kenë rastin që të diskutojnë në lidhje me rastin Kurti për ngjarjet e 10 shkurtit të vitit 2007.
Të enjten mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit në lidhje me këto ngjarje që lanë pas dy të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, si dhe do të diskutohet për procesin gjyqësor që Gjykata e EULEX-it e ka rifilluar kundër liderit të lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurtit, i cili akuzohet si përgjegjës për ato ngjarje.
Vetë Kurti beson se sikur të mos ishte nënshkrimi masiv i peticionit të qytetarëve, kjo çështje as që do të vinte në rend dite për diskutim në Kuvend. “Pra, do të ketë diskutim nga sikleti, e jo nga vullneti. Të gjithë e dimë se Kryesia e Kuvendit të Kosovës nuk ka lejuar që të diskutohet për shumë çështje të rëndësishme për Kosovën në këto vitet e fundit”, ka thënë Kurti për të përditshmen “Lajm”.
Në lidhje me deklaratën e kryetarit të Kuvendit, i cili ka thënë se Kurti duhet të marrë përgjegjësinë për atë çfarë ka ndodhur më 10 shkurt 2007, Kurti ka thënë se me këtë ka treguar se do të përpiqet të nxjerrë rekomandime për 8 prill, të cilat janë në kundërshtim me peticionin e qytetarëve. “Qëllimi i tij është që ky peticion të përdoret për nisjen e një debati në Kuvend, po që rezulton me rekomandime, me të cilat nuk kërkohet mbyllja e procesit kundër meje, e as fillimi i hetimeve të pavarura kundër policëve rumunë të UNMIK-ut por kërkohet përgjegjësi prej meje”.
Sipas Kuritit, Jakup Krasniqi po përpiqet të bëhet komplementar me EULEX-in: Kuvendi të kërkojë përgjegjësi morale, ndërkaq EULEX përgjegjësi penale. “Krasniqi e ka keqkuptuar pozitën e tij. Ai e mendon veten si autoritet moral, si një lloj hoxhe apo prifti në politikë”, ka thënë Kurti – duke vlerësuar se Kuvendi i Kosovës është shndërruar në vegël të Qeverisë, që përdoret për t’i legjitimuar interesat e qeveritarëve.
Deputetët e Kuvendit, sipas Kurtit, nuk lejohen që ta marrin në pyetje Qeverinë, por më parë kufizohen e ofendohen nga kryeparlamentari, i cili është njeriu i Qeverisë në Kuvend.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi