Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Agim Doçi -Nga na erdhi ky prift grek?... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Agim Doçi -Nga na erdhi ky prift grek?... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Doçi -Nga na erdhi ky prift grek?...

2 posters

Shko poshtë

Agim Doçi -Nga na erdhi ky prift grek?... Empty Agim Doçi -Nga na erdhi ky prift grek?...

Mesazh nga Gjakush Tana Thu 17 Sep 2009 - 5:37

Mbeshtetur ne oborrin e Ministrise se Mbrojtjes i ka dhen Leje ndertimi E. Kristaq Rama Janullatosit te beje nje Manastir gjigand ortodoks. Une hodha keto vargje ne kete FORUM. Ju mund te shkruani mendimet tuaja me vargje madje dhe me proze - poetike.

Agim Doçi
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agim Doçi -Nga na erdhi ky prift grek?... Empty Re: Agim Doçi -Nga na erdhi ky prift grek?...

Mesazh nga Gjakush Tana Thu 17 Sep 2009 - 5:38

Agim Doçi


Nga dritarja ime


Nga dritaria ime shoh një kishë të krishterë
Thonë që është ndërtuar pa leje ndërtimi
Madje aty kanë qenë trojet e një burri me vlerë
Që shëronte njerëz e quhej Sheh Ibrahimi…

Po ti nga erdhe me mjekrrën leshdredhur
Ti prift që nuk di as gjuhën e Naimit?!
Nga errësira e e skizmës, ke psalltur e bredhur
Madje ke zënë trojet e Sheh Ibrahimit?!...

Të më ndjej Perëndija dhe Hazreti Muhamet
Të më ndjejnë dhe poetët e mëdhenj – Mjeshtrat
Nënën ku ta ketë!.. ky prift! Që na qenka dhe grek
Stërgjyshërve të mij, pse ua luan eshtrat?...
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agim Doçi -Nga na erdhi ky prift grek?... Empty Re: Agim Doçi -Nga na erdhi ky prift grek?...

Mesazh nga Gjakush Tana Thu 17 Sep 2009 - 5:38

NË TOKËN E SHQIPEVE




Në horizontin e gjërë - shikoj kryqat si ngriten,
Dikur ishte toka e shqipeve jetonte Ilirida !
Po tani gjithcka e tillë hesht se mbi murnaja ngriten
Gjaksorë Kaukazi që bejnë Piramida!

Piramida ku jetojne firaunët e zi
Ata qe na vranë baballarët e mbushën bunarët !
Keni dëgjuar për Jordanët, Mikalët! Dhe sa tirani -
që ushtruan mbi popull vojvodët, xhandarët !

Keni dëgjuar ju për Kërstet , Millanat, Maçulat !?
Ata që me masha shqiptare bënë krim!
Ata që përdornin lalashë, si sot Kara- Lulat,
të fusin përjetësisht shqipet në nënshtrim!

Keni parë errësira të tilla që shesin namuz !
Por, janë koke e kembe brenda krimit , kurvërisë !
Ata u turrën pas liridashësve t'i vrasin me topuz
përse s'pajtohen me Kryqat e makosllavisë!

Pasha hazret Abdylin e Lidhjes Shqiptare !
Që ua dha kushtrimin trojeve të Shqiptarisë !
Na kanë prerë në besë këto masha tinzare !
Tek i këndojnë kryqit të makorobërisë !

Në dreq vafsh kaurroshkinia prej Karpatesh
Më kot shpurdhni me kryqa të bëni shtet !
Në kotësi të përjetëshme do të pehatesh
por në token e shqipeve s'ka vend per car e mbret!
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agim Doçi -Nga na erdhi ky prift grek?... Empty Re: Agim Doçi -Nga na erdhi ky prift grek?...

Mesazh nga WebMaster Thu 17 Sep 2009 - 5:40

Nënës

Në endrra Nënë, po më vjen rrallë
Ndonse tek varri, kam ardhur shpesh
Çdo lot i imi pikon veç mallë
Ti nuk më flet, vetëm buzqesh.....

Floku jot mëndafsh i zbutur
Hapi jot i lehtë si flutur.
Loti jot… margaritari.
Zgjon të vdekurin nga varri.


Ti!
Ma dhurove puthjen e parë që fëmi.
Ti!
Më përkedhele si akush tjetër.
Ti!
Një mbretëreshë në dashuri
Ti!
Legjendë e lashtë – legjendë e vjetër.



Ti!
Me zërin tënd ma ngrohe shpirtin
Ti!
Me gjirin tënd më fale jetën.
Ti!
Më doje mua edhe Krishtin.
Ne!
Në krahët e engjejve Nënë’ fjetëm.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agim Doçi -Nga na erdhi ky prift grek?... Empty Re: Agim Doçi -Nga na erdhi ky prift grek?...

Mesazh nga WebMaster Thu 17 Sep 2009 - 5:40

Vegimi i një nate vjeshte

Në një natë pa hënë, pa yje,
Një pragdimri në veri,
S'po më zbriste gjumi syve
Dhe s'më flihej kurrsesi.

Mendja sillej e përsillej
Në shkretina prej vetmie.
Terri mbas dritares fshihej,
I pabesë, pa dritë, pa hije.

Teksa prisja të më vinte
Or'e gjumit të shpresuar,
Mjedis dhomës pashë një dritë,
Ish' e ngrohtë, ish' e praruar.

E mbuloi të gjithë hap'sirën
Krejt në shndritje me vizllim
.Askund s'mbeti vend i errët
Shkoi terri në mërgim.

Kaq e bukur ajo dritë -
Rezendritur s'kish të dytë,
Unë i shtangur mbeta ngrirë
E s'mund t'i besoja sytë:

Isha zgjuar? Shihja ëndërr?
Vërtetë ishte a delir?
Atë çast një zë i ëmbël
Pëshpëriti: Pse s'fle, bir?

Shihe natën – ësht' e errët.
Shihe orën – u bë von'.
Nesër vjen një ditë tjetër,
Një përballje e re të fton.

Unë e di çfarë është dhimbja
Dhe largesa dhe vetmia,
Por mëngjesit, kur zbardh dita,
Pret kujdesjet si fëmia.

Ndaj përmbi dhimbje të shpirtit,
Mbi vetminë që vret në zemër,
Mos ul krye, lart të ngrihesh,
Mposhti e mos lyp rrugë tjetër!

Çfarëdo që të ndodhë në jetë,
Këto fjalë mos harro kurrë:
Si çdo nënë e vërtetë -
Linda djalë por rrita burrë! ...

Kaq tha dhe shkoi sikur erdhi
Ajo dritë – m'e mirë në botë.
Mbas dritares ndriti dielli.
Në veri bënte më ngrohtë.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agim Doçi -Nga na erdhi ky prift grek?... Empty Re: Agim Doçi -Nga na erdhi ky prift grek?...

Mesazh nga Gjakush Tana Thu 17 Sep 2009 - 5:41

Të dashur bashkforumas. Po hap një temë poetike ku sejcili mund të shkruaj se si po e kalon jetën? A ka kenaqësi apo nën nje stres te pandalshem mbijeton.

Kur jemi gjallë, ankojmë gjithmonë
Sa pak i japim njeri tjetrit…
Kalon një jetë asgjë s’kuptojmë
Çfar na mungon…kujtojmë të vdekurit.

Dhe ikin vitet, krejt pakuptuar
Askush s’kujton çfar ishte dje…
Në rrugë kalon krejt i hutuar
Nuk di ku shkon…nuk di kush je.

Të njejtat lajme në tezgë gazetash,
Ngado që shkon vetëm reklama…
Një jevgë që shet një grumbull teshash
Beton, pisllëk…kjo është Tirana.

Lart në një mur, një poster blu
Dhe nën një streh një poster rozë
Sa korrupsion që është këtu?!...
Policë pa larë…benza nervozë…!

Në një ekran, dy vetë që çirren
Dhe titrat poshtë: - Po bëjmë debat!
Politikanë që vetëm ngjirren
Ky tranzicion sa shumë i gjat…!?

Njerëz të trishtuar, pa dritë në sy
Dhjetra lypsarë me duart shtrirë
Më thuaj Zot, ç’të bëra ty?!...
Një lutje kam…veç një dëshirë.

Të jap gjithshka, merrmë dhe mua!
Vetëm buzëqeshjen na kthe o Zot,
Asgjë më shumë nga Ti nuk dua!
Ose më thuaj që jetoj kot….
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agim Doçi -Nga na erdhi ky prift grek?... Empty Re: Agim Doçi -Nga na erdhi ky prift grek?...

Mesazh nga WebMaster Thu 17 Sep 2009 - 5:42

Unë dhe nena!

Me admirim shikoja fytyren e nje engjelli,
bukuri e shenjte qe mbaje emrin "Nene",
ne prehrin tend drejt syve,mahnitur te shikoja,
dhe drita i pershkonte sikur te ishin Hene....

E vogel eren tende sa afer e kam ndjere,
sa puthje te dhuroja,pa ty isha e mjere,
floket te perkedhelja dhe nuk te ndahesha kurre,
i vogel para teje dhe kur u bera "Burre"....

Nje jete me ty moj nene,po smund te çmallem dot,
ty perendeshe hyjnore sa prane te ndej dhe sot,
nuk kam fjale te pershkruaj ate qe ndjej ne zemer,
çdo çast te ekzistences do ma pushtoj ky emer...

NENE.....Me ler pak qe te ulem,te ndjej prape gjirin tend,
femije dua te kthehem,dua te njejtin vend,
sa fjale kam per te thene,sa shume kam per te dhene,
qortome si dikur....Nuk çmallem dot moj NENE!
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agim Doçi -Nga na erdhi ky prift grek?... Empty Re: Agim Doçi -Nga na erdhi ky prift grek?...

Mesazh nga Gjakush Tana Thu 17 Sep 2009 - 5:45

Agim Doçi



Ku janë poetët?!...

Nuk e di, sesi më erdhi ky varg, kjo temë, por më morri malli, më morri malli shumë për POETET. Mund te shkruaj sejcili emocionet nga vargjet e krijimet e poeteve qe sejcili adhuron, pelqen, apo e ka idol.
Respekt poeteve te FORUMIT!

Paskan firasur gjithë gjithë poetët e Shqipërisë…
Cili i përzuri nga vargjet kombëtare?!...
Heshtje…askush nuk flet…ku vanë kantinat e Poezisë?
Ku është Driteroi?...Ai Lordi i poezisë atdhetare?!

Mos e keni parë gjë Xhevahir Spahiun?!...
More po ku humbën gjithë ata poetë….
Medet! Na u bënë VIP-a "urithi" me "thiun"…
Humbi more humbi, vargu i vërtetë…

Nga bjeshkët e Namuna, asnjë zë s’bahet gjallë
Ndonse andje shkruhet bukur shqiptarisht!
Për atë Azem Shkrelin, kam shumë mallë
Mos keni parë ndonji poet Kosove, rastësisht?...

Kur të takoni rastësisht ndonjerin nga poetët
I dërgoni shumë të fala, dhe qafime nga unë!
Jepini një kafe, pastaj unë jua paguaj lekët…
Zgjojini poetët!...Mjaft fjetën gjumë…
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agim Doçi -Nga na erdhi ky prift grek?... Empty Re: Agim Doçi -Nga na erdhi ky prift grek?...

Mesazh nga Gjakush Tana Thu 17 Sep 2009 - 5:46

Ferit RAMADANI:


I KENI PARË POETET ???



Të strukur qëndronin duke medituar
Duke lexuar shkrimet e censorokuqëve , zagarëve !
Të atyre që përkushtime për Titon kishin shkruar
dhe numronin shumat e honorarëve !

Ata që po t'i nxjerrim në dritën e sëvërtetës
të flasin për shërbimin që i bënin pushtuesit të zi!
S'do të ketë asnjë shije as rrethi i petës
që mblodhi në sofër ëndërrimet ardhmëri !


Ku janë poetët ? Ku janë martirët e ngujuar !
Jusufi poet, Kadriu, Rexhep Elmazi , Avniu... ?,
Sa pak për ta ky popull ka dëgjuar !
se censorokuqët i ngrinë si veriu!

Dhe mbetën nëpër burgje si Adem Demaqi !
Për ta s'pati rikthim në arenën e Letersisë !
Lexoni për Censorokuqët që robëria i kënaqi
I bëri martirët e idealit të sërbosllavisë !


Lexoni veprat e tyre të shkruara për Sinksin
Do të ndjeni shpirtin e tyre tek jeton në Dedinjë !
Ata e shanë Kosovën që mezi se e ngriste stanin
Për të ushqyer rreth sofrës një turmë fëmijë !


Ata censorokuqët, të sotmit lalashë
Që bëjnë trumbetime liridashese duke mbjell kob!
Kanë harruar se deri dje ishin të përbetuarit mashë
Si Kurvat - në Shesh , u lëvduan pse janë rob!


Ku janë poetët ? Le të pyes ardhmëria !
Përse kaq të ndarë jemi në parim ?
Po del sërish një Zë Horr ! Qorr nga largësia,
me trajta e shpifje , kërkon devijim!

Ndaloni ju shkretanë të policise letrare !
Ju që sollët krrokama dhe anatema për Atdheun!
Sërish doni të mbjellni urrejtje në zemrat mitare ?
Përse unjësohen të duan Skenderbeun!

Ju jeni karakanxhollët e letërsisë mulate !
Ju perëndoni përditë nga ky vend i robëruar !
Për ju drita e vërtetë i shëmbëllen një nate
Se poetët e vërtetë vijnë për të aguar !
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agim Doçi -Nga na erdhi ky prift grek?... Empty Re: Agim Doçi -Nga na erdhi ky prift grek?...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi