CIKËL POETIK KUSHUAR PËRVJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËS Nga NAMIK SELMANI
Faqja 1 e 1

CIKËL POETIK KUSHUAR PËRVJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËS
Nga NAMIK SELMANI
1.FESTË….
Besuam shumë Lokja Kosovë
Se pranvera do ta mundëte theqafshëm Dimrin e Kuçedrën
Besuam shumë
Te njaj lot i dhimbjes dhe i gazit i gjyshërve të mirë.
Luftuam shumë
Gjersa rudinat s’kishim më vend për varret dhefreskët.
Në motet që shkuan
koha na vuri në sup djepe e na bëri luftëtarë të lirisë.
Po ta sjell një fjalë
bash si guri i latuar i Mjeshtrit që ngriti konakun e lashtë.
Në Ditëlirinë tënde
Lulërojnë pragjet, logjet, shkollat e sofrat e kuvendeve.
Po ta sjell një fjongo urimi
Nga Kalamaja çame që pret nipërit te mulliri i tharë
Me mallin e brengën
Ku zemrat aherë kah qielli e dete treten.
Besuam shumë
e shekulli në një ditë të vetme u bë flakadan
T’i gëzohemi kurorës
që sot e kemi vënë në kokë, në tupan e në duar.
Fletët e borës të bien
bash si lulet e një pranvere në bjeshkën e lashtë .
Carrokët që do të lindin
me Librin e Kujtesës të nisin jetën e gjumin e trazuar.

Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: CIKËL POETIK KUSHUAR PËRVJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËS Nga NAMIK SELMANI
2.POETËT E KOSOVËS
1.
Krahët e gjëmbuar
s’i pyetën malet me tufalore mjegullash dhe ngjyrë gaku
nuk vrapuan të shkruanin testamente të mermerta.
Do ta thonë më mirë kullat e djepat
magjet e këngë majë krahu
Do ta thonë
monumentet që kishin gdhendur në netët e errta.

2.
Kacekët e Dertit
mblodhën pikëlat e lotit të gazmuar në dasma.
Po si të mbeste sofra pa djersën e valles dhe kulaçin e fjalës
Po si të mbesnin
në supet e një nate të gjatë ku na rëndonin duart e hapat?
Po si të mos shkruanin ftesa
ku kryefjalë ishte Liria dhe e E ardhmja?

3.
E çka shkruat
kur dielli, e yjet, e pyjet, e drurët sterronin?
Kur qielli gardhohej
nga Pyjet e klonuar të Dhimbjes?
E ç’ka shkruat
kur tokat futeshin në trasta diplomatësh?
E në Prevezën çame
loti thahej në gjokse nënash e burrash?
Vëllezër, poetë të Kosovës
libra të hapur me ballinë dashurie
krisma të fshehura në gurë themele kullash.

3.KOSOVË–ÇAMËRI
Dy bija
që nëna i pati afër e larg.
Gjak i dha që në ditën e parë të jetës
Herë u bë Rozafë
që gjakun e qumështit iu çurgoi si burim shkumbardhë
Herë u bë Doruntinë
që malli ia çau palcën e shpirtit të djegur.
Sa larg ishin e janë motrat!
Sa larg!
Rënkimi i kurbetit ua thinji detet e malet.
Klone, piramida
le të kthehen në fantazma përrallash
E në ritmin e tupanit
Le të gëzohemi të gjithë për Ditën e Madhe!!!

4. MONOLOG
Me kërbaç ma goditën historinë
në qilarë të fshehur
firma gjaku hodhën mbi truallin e gjyshit.
E dhimbja i bëri sa një grusht fushat
e deti i shtoi lotët e kripur
E qiellit brinjët e kaltra iu thyen nga goditja.
Gjallimin e lisit mendova
e shpirtin ma bekoi Rilindja.
Me kërbaç ma goditën gjoksin, këmbën
Me një hell të nxehtë më qorruan syrin
për të mos parë Rrugën e Kthimit.
Kockëthyer mes ngërçit nuk qava
me dorën cung të prerë
dhe me dhëmbë
flamurin nga sepetet e nxorra
e Zotit e forcës sime në qiellin e sterruar iu fala.

5. LULJA E KOSOVËS
Ti bije e vdekur në tokën e thatë
E një vig për ty s’u gjet, moj Loke!
Lulet e Prekazit ishin shkrumbuar nga zjarret
Monumentet
I kish shkrirë vullkani i një zemre mizore.
Supet i kish vrarë litari i jetës
E në atë vragë pritej të mbinte një farë lirie
U gjet një Vig kujtese
mbajtur në supe malesh hijerëndë
Ish pragu i një pranvere me lule pavdekësie

6. URTIA E KUVENDEVE
Dashkam sot urti kuvendesh
Ta çaj tokën ta bëj krua
Se m’u thanë sytë e mekur
Mbeti dasma pa uruar.
Të mos pritet Pishë e lartë
Vajza të më bëhet gjyshe.
Të mos mbetet çerdhja tharë
Për një këngë e dallandyshe.
Dashkam sot urti kuvendesh
Kur të nis një shteg , një udhë.
Të mos mbetem pas parmende
Këmbëzbathur përmbi prush.
Dua sot dolli kuvendesh
Të ndrij natën e sterruar.
Se m’u nxinë lule, gjethe
Mbeti lisi pa gjethuar.
Ndaj do ulem plis më plis
Ndaj do ngjitem re më re.
Herë do bëhem Zanë a Div
Herë do bëhem si skifter.
Se urtia qenka lidhur
Qënka bërë me nyje plot.
Jepma fjalën për ta zgjidhur
Që të ngrej një Urë, një shqotë.
Ma jep forcën e stralluar
Të bëj farë nëpër ugare.
Të sjell ditën e Bekuar
Si pranverë në tufane.
Përmes burrash në kuvende
Ta nis ditën si ushtari.
Se çdo sofër mes një ode
Dashka gradë gjenerali.
Mos zvarritem verbëruar
Në një udhë ku gjallon drita.
Leshrathinjur, dorështrënguar
Të më presë nga mot Rilindja.
Dashkam prapë një sofër fjale
Fjalë që vret , që përkëdhel.
Të mos mbesë oxhak pa zjarr
Mos gjëmbftë prag i shtrenjtë.
Të mos mbetem fytyrëskuqur,
Para djalit që pret këshillë.
Në s’i dhashë një kalë, një kullë
Mos heshtoj para urtisë..
Dashkam sot urti kuvendesh….

. Hapma, portën , Kosovë!
Kam një shekull që jam nisur e udhëtoj kah ti.
E gjethen e ullirit dua ta mbjell në pragjet e kullave
Kush kërkoi të ma ndalte këtë vrap, u gremis në hone
E qiellit i mbeti veç fara e lirisë dhe e plumbave.
Hej, Kosovë, kam sjellë pikën e lotit të nënave çame
Të mbjell në të një lulëkuqe marrë nga Fushë Kosova.
Sa ujë rrodhi Drini e çfarë foli Joni mes dallgëve?
Ç’amanet do të themi për djemtë që kjo festë lirie i bekoka?
O, sa u gjakosa në udhët që më dhanë rrudhat e ballit
Ç’të të thëm me parë e ç’valle të hedh në këtë log?
Nëse pak u lodha, qenkam sot, djalë e shkuar djalit.
Në vend të shamisë një copë qiell tëndin mbaj në dorë.
Hapma portën, Kosovë e më fut si vëlla në Sofrën e Paqes!
Ani pse nuk ka më vend për lapidarët e monumentet
Ka ardhur Zana e Jonit etjeshuar në krojet e tua të maleve
Buzëdrithëruar për liri po sjell flamurin që kishte në sepete
Do të doja të ngria për ty dolli në brigjet me dritë të Pargës.
Këtu, në Prizren, si djalë, vallen e Osman Takës të hedh
Hej, Adem Jashari, ndihmomë të mund Shtrëngatën
E shqiponjën flatrahapur ta gdhend me të në çdo djep.

8. KËTU, NË NEWBORN….
Etyd për pavarësinë e Kosovës
1.
Historia paska ndalur këtu:
Të dëgjojë bacalokët fisnikë më të thinjur se të gjithë malet e borëruar
Të përcjellë nuset e reja e të puthë ca plagë të ngrohta nën bajrak
Të takojë Adem Jasharin e të riçelë lulëkuqe në Drenicën kullëplaguar
Të dëgjojë heshtimin e lotit të vrarë mes dhimbjes bukur të gjatë.

Dita paska ndalur këtu:
Të prekë këmbë të ardhur nga viset, nga klonet e humnerta ndjellakeqe
Të dëgjojë ca zëra çiftelish e lahutash, si hapa këmbëzbathurish mes flakëve
Të rizgjojë ca rremba krojesh të kaltëruara si maja bjeshke në majin me rreze
Të heqë tabelat e udhëkryqeve me kahjen e pagabuar të bajrakëve

Nata paska ndalur këtu:
Të marrë hijet e fundit në theqafjen drejt honesh, drejt ca strofkash kuçedre
Të fshehë gjer në shtatë palcë dheu ca llumërina fjalësh besëvrarësh.
Të riveshë mantelin e yjeve që bien, e bien, e bien nga male e treten
Të humbojë mallkimet e thëna e të pathëna si sëpata druvarësh.

4.
Kali i Gjergjit këtu paska ndalur trokun:
T’i thotë motrës lotpatharë të ngrihet vrik nga varri nën bli.
T’i thotë Doruntinës se Kostandin emërmadhi është gjallë, gjallë.
T’u thotë bregdrinasve se këtej e tutje do të kenë ndër brigje edhe ca ullinj
Bash si me kenë një Urë e re kënge që lidh shekujt me fjalët- balsam
5.

Mençuria ndalka frymën këtu:
Si të ishte një bard me urti të re odash e kuvendesh pajtimi
Si të ish një lahutë legjende që prek të tanë qiellin e shpirtit
Si të ishte det që e mundka dhe pikën e fundit të lotit të Mordit
Si një pemë që fort po i ban hije dasmës e lindjes së filizit.
6.

E shekujt paskan ndalur këtu:
Si dorëzanë për borxhin e mbetur ka herë në pergamenin e kohës
Si firmë firmëtarësh me sy rilindur klithshëm nga verbimi
Si fidanë që presin ugarin me djersë të derdhur në plisat e ngrohtë
Si lehona që presin urimin me fëmijët mbështetur te gjiri.
7.

E agu po ndalka këtu:
T’u vërë lodërtarëve ndër supe të rëna, nga një rreth tupani prej Sharri
T’u japë carrokëve ca libra dhe bukë të grunjtë në trastën gjalmëgrisur
T’u japë këmbëve të burrave fuqi divi e shkëmbinjsh mali.
T’u japë mjeshtërve gurët e latuar për murin e ri që duhet ujdisur.
8.

Po ia prek pejzat NEWBORNIT
Bash si me prekë një rudinë ku ligjërojnë këngë të reja LIRIE
Ku ringjallen amanete, fjalë, varre dhehumbur pa shenja mbi kokë
Po lërmë ta puth atë plis bardhosh, lum Bacë mustakderdhur me hije
Ma lër të ta heq qoftë edhe një rrudhë e një thinjë, moj Loke

9.
Këtu, në NEWBORN…
9. LULJA MË E BUKUR E TROLLIT
Luftëtarit të Kombit Adem Jashari
1.
Lulen e fundit të trollit
mbi pushkën tënde do ta vë, bacë Adem Jashari.
Me lodrën e fundit
Në dasmën e nipit do të zgjoj qiell, e drurë, e dhe .
Mjegull e Theqafjes
S’do të ma zërë më shtegun e udhës e s’do ma marrë fjalën e mentarit.
Mes vellos së barotit
një farë më shumë ugari dhe një lis kurorëblertë do të mbjell.

Në Odën e Urtisë tënde
ku plumbat e zinj kuvendonin me natën, harresën, lugatin.
Akoma
dua të ta dëgjoj fjalën, o më i urtë se Urtia e Kosovës!
Pash dhimbën e trollit
e lotin që më çurgon si sylynjar në gjoksin eshkëtharë!
Bekona prapë
bukën e lume gatuar nga dora e dhembshur e Lokes!

E syrin e pushkës
Atë sy të bukur, mos na e mbyll në Natën e sterruar
Mos na e thaj, bre,
Atë det malli diku në Kaçanik, Drenicë e në Prekaz!
E derën e kullës
Kanat më kanat lëre hapur, se udha ka prapë miq të vonuar
E brazdën
të ngrohtë lëre për të mbjellë lulëkuqet kuqëluar si bajrak!

E zgjona Agun
Ku zezonat e shtrëngatat s’ia ndalin që s’ia ndalin rrezet.
E urona,. Bacë,
në atë udhë ku na pret një nënë tek djepi më i ri.
Një tel lahute lëre të nderur
si një bajrak flladitur nga era e lisave të bjeshkës
E kujtoma amanetin e fundit
se do t’ia jap pranverës që do të zgjojë logun në çdo rudinë!

E pushkën
lëre të pastër në atë grykën e nxehtë, lum Baca!
Hej sa dasma ,
me të do të presim si dhëndurrë a si krushq të nderuar!
Hapin e menduar, ma bëj hallall
se një det me sy Kosove më paska mbërritur i tëri te fjala,
E plisat e bardhë
Më paskan bërë lahutar, fëmijë e bujk të papërtuar!

Në tymtarët e Prekazit,
U djegsha i tëri me shpirt, me sy e me këngë
Ta rizgjoj Adem Jasharin
e ta shoh si po më krihet bukurisht në atë pasqyrë lirie
Në djepin e fshehur
mes shkëmbinjve, lapidarëve a mes dheut të rëndë
Ninullën më të re
për loçkën e zemrave ta thur si një shtëllungë pavdekësie

Në palcën e krojeve të Drenicës
Një mijë diej të hedhin vello drite e zjarri!
Po ku ta gjej një pëllëmbë toke
Monumentin të ringrej me gurë bedenash e kullash?
Hej, Binjak i Ëndrrës
Spirancë e Detit të Dhimbjes, bacë Adem Jashari
Të marrim tok të nesërmen
me pëllëmbë, me gjoks, me fjalë kujtese e me kreni burrash!

Të mbyllen Rrathët e Harrimit
Se vjen Komandanti nga shtigjet e Sharrit kapuçbardhë.
Ban roje ai
kalorës trokzjarr i kullës, më tepër se një dorë Rozafe!
Vetëtiat le të ndalen!
pa trembur duar, këmbë, qerpikë e qepallë
Ani pse udhën
dashkan të na e qorrojnë dhe gurët të na i mbysin me përgjakje!

10. BACË, U KRYE!
Bacë, u krye, po thotë Lokja
Qerpikloti që flet shumë .
Po flet vallja që s’faroka
Zemra jonë, zjarr e prush.
Bash një shekull thurëm djepe
Ndezëm shkronjat nëpër shpirtëra
Ngritëm vetë 100 ortekë
Të na vinte pranë Rilindja.
Bacë, u krye thotë lahuta
Që nder telin për rapsodë
Nëpër varre, lulon lulja
Një nga një shqiponjat zgjon.
Vjen një Loke, piskamëfshehur
përmbi varr të luftëtarit.
Paska mbetur thëngjillndezur
Nëpër vatra gacë e zjarrit.
Vjen një mal ulet më gjunjë
gur më gur të stisë ëndrrën
E hap gjoksin fushë më fushë
Të puthë gazin, të puthë këngën.
Bacë u krye, po thotë Kulla
Cep më cep me plumba shpuar.
Sa e gjatë ishte rruga.
Nëpër pragjet gurshkrumbuar!
Ëndrra jonë e pranguar
Na përgjaku udhë e shteg.
E sot gaz i pambaruar
Thellë në gjoks po bëhet det.
Bacë, u krye, bacë u krye!

11.NJË FLAMUR ME VETE NË UDHË KURBETI
Ua kushtoj të gjithë bashkëkombasve të mi nëpër botë
Një flamur me vete në udhë kurbeti
më bën Isa Boetin
tek mbështet buzët e përzhitura nga malli
Në lëndinat e përflakura ku shqiponjat presin lindjen.
Një flamur me vetë në këto shtigje që ende s’i njoh
Më bën Marigo,
që porsa e ka mbaruar qëndismën e fundit
ua jep djemve për t’i ngrohur kur të kenë ftohtë.
Më bën ky flamur si mësuesi Petro Nini
Që dashka t’ua vërë në gjunjë djemve
kur të gdhendin larg trojeve amtare shkronjat e Shqipes.
Më bën Vajzë të Valëve
që fshin pikën e patharë të lotit
Pa harruar një çast amanetin e fundit të natës së parë të martesës
Ëndrrën e pagjumë në Bregun e Shpresës .
Një flamur me vete në rrugë kurbeti
ma bën lëmsh kulaçin e ngrohtë të gruas
Për rrugën e gjatë drejt vëllezërve të bregut tjetër.
Sa uri që kam!!!
Po s’mund të prek asnjë kafshatë të kësaj buke të ëmbël
Sa gjumë kam!
Po qepallat mbetkan të hapura për të pritur mëngjesin.
-

Namik Ibrahim Selmani lindi më 18 nëntor 1950 në fshatin Ninat të rrethit të Sarandës; është
gazetar dhe shkrimtar shqiptar.
Ka mbaruar shkollën e mesme pedagogjike “Luigj Gurakuqi” më 1968 në qytetin e Elbasanit dhe më
tej ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, në degën gjuhë-letërsi
shqipe pranë Univeritetit të Tiranës. Ka punuar mbi 35 vjet si mësues i gjuhës e letërsisë shqipe në
disa shkolla të mesme, kryesisht në rrethin e Beratit. Aktualisht është mësues i gjuhës e letërsisë
shqipe në shkollën e mesme pedagogjike “Kristo Isak” në qytetin e Beratit.
Krijimtaria letrare e tij është shumë e pasur dhe e larmishme, ka shkruar gjashtë vëllime me poezi,
disa libra publicistikë, monografi, libra për kulturën e të folurit e të të shkruarit në shkolla të mesme,
libra të karakterit fetar, etj. Ka botuar me qindra shkrime të karakterit studimor, kryesisht të fushës
së kulturës kombëtare, opinone të ndryshme në organe të shumta të shtypit shqiptar e të huaj. Pra,
prej disa vitesh ai është një autor, i cili me botimet e tij është përfaqësuar denjësisht edhe në disa
vende të botës si në SHBA, Zvicër, Maqedoni, Kosovë, etj.
Në krijimtarinë e tij zë vend edhe publicistika. Që prej 6 vjetësh ai ka qenë kryeredaktor i gazetës “E
vërteta” në qytetin e Beratit, ka qenë edhe bashkëpunëtor i disa gazetave kombëtare. K a patur
shumë suksese edhe në lëmin e fotografisë artistike duke hapur disa ekspozita vetjake në Shqipëri,
Itali, Maqedoni, Kosovë, etj. Është fitues i disa çmimeve kombëtare në letërsi e në publicistikë. Ka
marrë pjesë në disa tubime krijuesish në shkallë kombëtare.
Namik Selmani është anëtar kryesie në OJQ Shoqata Kulturore "Bilal Xhaferri" dhe
zëvendëskryeredaktor i revistës “Krahu i shqiponjës”. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe
Artistëve të Shqipërisë dhe anëtar i Klubit të Shkrimtarëve “Kostandin Kristoforidhi” me qendër në
qytetin e Elbasanit, etj.
Tituj të veprave
“Vatra e mallit”, poezi, 2000
“Zërat e brigjeve të mia”, poezi, 2003
“Dallandyshet e Çamërisë”, proza, 2004
“Kroi i këngës çame”, poezi, 2005
“Trokitje në Dodonë”, proza, 2006, ISBN 99943-855-6-9
“Filizët e fjalës gjimnaziste”, botim pedagogjik , 2006
“Abaz Dojaka - Mjeshtër i Kulturës popullore”, monografi, 2006, ISBN 99943-33-82-8
“Fari çam”, poezi, 2006
“Kërkoj monumentet”, proza, 2007, ISBN 978-99956-621-0-3
“Shpirti çam”, antologji personale me poezi, 2007, ISBN 978-99943-967-8-8
“Dritaret e besimit”, poezi fetare për rininë islame, 2007, ISBN 978-99956-652-3-4
“Rruga e një shkolle”, monografi për shkollën mesme profesionale “Stiliano Bandilli”, Berat, 2007,
ISBN 9789994396795
“Arkivi i fjalës”, botim pedagogjik për kulturën e të shkruarit në shkollat e mesme, 2008

Similar topics
» CIKËL POETIK NGA POETI YNË AHMET SELMANI
» CIKËL POETIK NGA KALOSH ÇELIKU
» CIKËL POETIK NGA MEXHID MEHMETI
» CIKËL POETIK NGA KADRI GËRVALLA
» Cikel poetik nga Viola Isufaj
» CIKËL POETIK NGA KALOSH ÇELIKU
» CIKËL POETIK NGA MEXHID MEHMETI
» CIKËL POETIK NGA KADRI GËRVALLA
» Cikel poetik nga Viola Isufaj
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi