Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Prag sezoni turistik, sërish probleme me bregdetin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Prag sezoni turistik, sërish probleme me bregdetin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prag sezoni turistik, sërish probleme me bregdetin

Shko poshtë

Prag sezoni turistik, sërish probleme me bregdetin Empty Prag sezoni turistik, sërish probleme me bregdetin

Mesazh nga Vizitor Mon 26 Apr 2010 - 1:45

Prag sezoni turistik, sërish probleme me bregdetin Plazhi-durresAfrimi i sezonit turistik e gjen qytetin bregdetar dhe plazhet e tij në përpjekje për të mundësuar një stinë tërheqëse jo vetëm në ato që pozicioni gjeografik dhe natyra ofron, por edhe në dëshirën për të thithur sa më shumë turistë të huaj dhe vendas.

Përveç njësive të pushtetit vendor që kanë nën administrim pjesë të bregdetit, edhe studentët e universitetit “Aleksandër Moisiu” janë përfshirë në aktivitete për tërheqjen e turistëve të huaj drejt Durrësit, duke dashur të ndryshojnë imazhin e vendit tonë përmes minivideove pak sekondëshe që kalojnë nga celulari në celular përmes teknologjisë blutooth.

Grupe studentësh janë shfaqur në pika të ndryshme të qytetit bregdetar, atje ku lëvizin më shumë shtetas të huaj, për t’u përcjellë mesazhe promovuese përmes blutooth, si një mjet pa kosto financiare dhe njëkohësisht në përdorim të gjerë nga shumica e njerëzve sot.

Terminali i trageteve dhe zona pranë Amfiteatrit antik dhe Mureve Mesjetare kanë qenë ndalesat e studentëve të Durrësit në këtë të diel.

Promovimi i turizmit dhe vlerave që mbart qyteti është në qendër të një projekti të ndërmarrë nga studentët dhe do të vazhdojë deri më 8 maj, duke i paraprirë çeljes së sezonit turistik.

Ndërkohë, ditët e nxehta i kanë ftuar qytetarët në bregdet për të kaluar disa orë relaksi. Plazhi i Durrësit mbetet një nga më të frekuentuarit në vend për shkak të shtrirjes që ka, afërsisë me qytetin dhe thellësisë graduale që ofron Adriatiku në këtë pjesë të tij.

Megjithatë, plazhi ngelet nga më të frekuentuarit dhe kjo duket se kushtëzon negativisht investimet në infrastrukturë nga ana e subjekteve private që ofrojnë shërbime jo vetëm në zonën e plazhit të madh, po veçanërisht pas sektorit Plepa në drejtim të Shkëmbit të Kavajës dhe Golemit.

Ende përtej Plepave e gjithë zona ngelet peng e mungesës së kanalizimeve të ujërave të zeza, me gjithë investimin e bërë në infrastrukturën rrugore.

Mijëra apartamente pallatesh, vila dhe hotele e motele, lokale dhe njësi të tjera shërbimi funksionojnë me gropa septike që në të shumtën e rasteve, për të shmangur dhe koston e lartë të heqjes, derdhen në det.

Kanali i madh dhe tubat e ujërave të zeza që shkarkohen në det janë lehtësisht të dukshme kur lëviz përgjatë plazhit që aty ku telat dhe kabina ushtarake e ndan plazhin e njohur si plazhi i bllokut me pjesën tjetër në jug të tij.

Mungesa e tualeteve publike është një tjetër problem që rrit ndotjen e ujërave detarë. Këtë vit në Bashkinë e Durrësit deklarohet se po shihet mundësia të shtohet numri i tyre, po kjo në bashkëpunim me subjektet që operojnë në zonë.

Një shpenzim më shumë për pushuesit, që rishtas për ta shmangur atë do të preferojnë detin për të kryer nevojat e tyre fiziologjike pa menduar për pasojat që kjo mbart, veçanërisht në një sezon të mbingarkuar me pushues.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi