Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Blerja e Palm nga ana e HP-së ndryshon planet për tablet PC People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Blerja e Palm nga ana e HP-së ndryshon planet për tablet PC People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Blerja e Palm nga ana e HP-së ndryshon planet për tablet PC

Shko poshtë

Blerja e Palm nga ana e HP-së ndryshon planet për tablet PC Empty Blerja e Palm nga ana e HP-së ndryshon planet për tablet PC

Mesazh nga Alberti Tue 4 May 2010 - 8:33

Blerja e Palm nga ana e HP-së ndryshon planet për tablet PC Palm_pre_806302884


Hewlett-Packard po shpreson se blerja e Palm për 1.2 miliard dollarë, jo vetëm qo do t’i ofrojë fondament të fuqishëm për tregun në rritje të smartphon-ve, por gjithashtu do të sjellë një platformë për pajisje tjera mobile, duke përfshirë tabletë PC.

HP ka qartësuar se planet e saja për Palm, një pionier i hershëm në pajisjet e dorës, përfshin produkte përtej smartphone-ve.

Todd Bradley, që është lider i njësisë PC të HP-së, tha të mërkurën se sistemi operativ webOS i Palm i ofron kompanisë një platformë unike për “produkte të lidhura” duke përfshirë tablet apo ato që HP i quan “Slate”.

Lansimi i iPad nga Apple ka vendosur një standard të hershëm për kategorinë e tabletave, duke nxitur konkurrencën që të prodhojë produkte të ngjashme konkurruese.

Dell, Toshiba dhe shumë prodhues të tjerë pritet të lansojnë pajisjet e tyre këtë vit. Tregu për tablet pritet që të rritet deri në 50 milion njësi në vitin 2014, thuhet sipas grupit hulumtues In-Stat.

HP ka qenë duke punuar për slate për një periudhë mjaft ë gjatë, madje para se të përflitej rreth marrëveshjes së blerjes së Palm. Shefi i teknologjisë Phil McKinney, shef oficer i teknologjisë së divizionit të PC-ve të HP-së, tha më herët gjatë këtij viti se kompania ka hulumtuar së pari kategorinë e lexuesve elektronik para se të zhvendosë fokusimin e saj tek pajisjet që ofrojnë eksperienca të plota multimediale.

Në janar për herë të parë u përfol produkti i HP-së, që ishte një pajisje 10 inçëshe që punonte në Microsoft Windows, dhe qysh prej asaj kohe kompania kohë pas kohe ka paraqitur video dhe imazhe rreth saj, megjithëse asnjëherë nuk është bërë e ditura data zyrtare e lansimit.

Megjithatë sipas TechCrunch, HP ka ndryshuar planet për lansimin e pajisjet Tablet, vetëm disa ditë pasi bleu Palm.

Rob Enderle, një analist nga Enderle Group, tha të premten se nuk do të befasohej nëse HP largohet prej idesë së një tableti Windows.

"Kur kanë blerë Palm, kjo është ajo që më ka shkuar në mendje” tha ai.

Disa analistë të industrisë kanë thënë se vetë Palm ishte duke punuar në një prototip tabletë bazohet në webOS, por ky zhvillim ishte penguar nga humbja e të hollave. Por me xhepat e thellë të HP-së, kjo nuk do të jetë më problem.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi