Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Perkushtime,,Per..Vlerat People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Perkushtime,,Per..Vlerat People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Perkushtime,,Per..Vlerat

+2
Shaban Cakolli
Erza
6 posters

Shko poshtë

Perkushtime,,Per..Vlerat Empty Perkushtime,,Per..Vlerat

Mesazh nga vizitor Wed 11 Feb 2009 - 5:38

PER K L E A


Ti e kthen diten ne gezim
Mëngjezit i jep drite e gjalleri

Bëhesh kanibale, atë mirë e di
për urata - gjithmone per miresi!



Une ta mesova shpirtin, je e mirë
Krijon disponim dhe hapesirë

Megjithatë del shum e prerë !
Se dimrin e kthen pranverë !


Nese këto vargje nuk të perkasin
Mos u shqetso se aspak nuk te plasin!

Përmes Hapsirës dhe Gerit te coj një urim :
E gezofsh 1000 vjet atë shen Valentin!
Anonymous
vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkushtime,,Per..Vlerat Empty Re: Perkushtime,,Per..Vlerat

Mesazh nga Vizitor Thu 12 Feb 2009 - 4:14

PËR EREZA !


Me mallin e atdheut përballesh
ndoshta lot dhe lot derdh Ti

Ne forume si Vesa del te shmallesh
pak ere shqipje te marrish e di!

Kosova, dhe Peja te shfaq horizontin
kujtimet rinore ku ke lene,

Atje ku qefinin e bardhe te beses e vdekjes
shqiptari ne koke perjete ka vene !

E mallkuar mërgata, ku shterret gjallëria
ka nevojë të ringritet ,se shqipja të josh ,

kthehesh nga vesa ne Erza, se Kosove Ar Beria
lëngoj ne pritje qe me kujtim ta mëkosh !

Qendrese madheshtore, u krijua jetë
Ne Kulle te Jasharajve kenga homerike

Nga Vesa ne Erza, thuaje ti vete
se malli per shqiptare, ne largesi eshte identike!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkushtime,,Per..Vlerat Empty Re: Perkushtime,,Per..Vlerat

Mesazh nga Erza Thu 12 Feb 2009 - 21:31

gjakushi shkruajti:PËR EREZA !


Me mallin e atdheut përballesh
ndoshta lot dhe lot derdh Ti

Ne forume si Vesa del te shmallesh
pak ere shqipje te marrish e di!

Kosova, dhe Peja te shfaq horizontin
kujtimet rinore ku ke lene,

Atje ku qefinin e bardhe te beses e vdekjes
shqiptari ne koke perjete ka vene !

E mallkuar mërgata, ku shterret gjallëria
ka nevojë të ringritet ,se shqipja të josh ,

kthehesh nga vesa ne Erza, se Kosove Ar Beria
lëngoj ne pritje qe me kujtim ta mëkosh !

Qendrese madheshtore, u krijua jetë
Ne Kulle te Jasharajve kenga homerike

Nga Vesa ne Erza, thuaje ti vete
se malli per shqiptare, ne largesi eshte identike!

Falminderit shum je i mrekullushum

respekt nga ana ime
Erza
Erza
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 2917
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkushtime,,Per..Vlerat Empty Re: Perkushtime,,Per..Vlerat

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 13 Feb 2009 - 0:12

sa bukur znj.erza,me ne fund hyre edhe në poezi juhjjjjj
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkushtime,,Per..Vlerat Empty Re: Perkushtime,,Per..Vlerat

Mesazh nga Vizitor Sat 14 Feb 2009 - 0:16

BUKURIA SHPIRTERORE !


Eshte e vertet se heshtja flet,
Këte shumë njerëz e kanë provuar !

Bukuria shpirtërore del e të therret
të bëhesh një zë i promovuar!

Ajo nga larg nuk mungon me gjuhën
Me mall e dashuri shqipeje e ka mesuar

Nëntë plagë si Gjergj Elez Alia nga lëngata
Të dhjetën - për shqipet i ka drejtuar !

Po duket se vargjet me uratë dëfrejnë
Po malli i tyre mund të na qortojë !

Tek endem në forum ketë ditë Valentini
thash ky varg shqiptarë sot le të të shoqërojë !
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkushtime,,Per..Vlerat Empty Re: Perkushtime,,Per..Vlerat

Mesazh nga Vizitor Sun 15 Feb 2009 - 2:23

ASAJ QË EMRIN S'IA THEM



Nuk të harron kjo zemra ime,
Edhe sytë i kam plot vaj !

Gjithmon endem në shtegtime
Me ty jam e kurrë s'të ndaj!

Befas ne kur të takohemi
Dua unë të të buzëqes !
Vallë ! Do të përqafohemi ?

Ashtu siç bënim çdo mëngjes!

Gjithçka bëra unë për ty.
Edhe shkronjat të largoj!
Kur të vdes në këtë largësi
Emrin tënd do të theksoj!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkushtime,,Per..Vlerat Empty Re: Perkushtime,,Per..Vlerat

Mesazh nga Vizitor Mon 2 Mar 2009 - 11:18

Miki DR


Thua se me bere te trishtuar
Nga ajo qe te shpetoj pa pritur
Jo ! Une sapo hapin e kam filluar
Me ju te bej nje shoqerim te ndritur!

E kam vene re dhe e di se neser
do te kemi nje force ne shoqeri,
Mos pandeh se njerzit mbesin
ashtu pa rreth e pa histori!

Nje jane Durrësi, dhe Kercova
si gjithe shqiptaria e trazuar
Kane nevojen me gjithe dasporën

Te behen nje per te festuar !

Sigurisht se edhe ti - e ndritur
miki dr keshtu mendon
une e di se s'e aq e uritur
por ky perkushtim nuk te lendon!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkushtime,,Per..Vlerat Empty Re: Perkushtime,,Per..Vlerat

Mesazh nga Vizitor Wed 4 Mar 2009 - 7:40

shume flm :bobe:
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkushtime,,Per..Vlerat Empty Re: Perkushtime,,Per..Vlerat

Mesazh nga Vizitor Wed 4 Mar 2009 - 9:08

:roll:
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkushtime,,Per..Vlerat Empty Re: Perkushtime,,Per..Vlerat

Mesazh nga Gjakush Tana Mon 6 Jul 2009 - 8:07

JU QYQARËT !



Deri në qiell u shkon zëri shpifës , kukama
për të më shpallë si doni ju qyqarët

kërlesheni me fyerje , kujtoni se u rritet fama
t'u besojnë shpirtin katran - shqiptarët!

Ju që deri dje më rrahët krahët e më përkuleshit
Si i ndryshuat kështu qëndrimet o lalashë ?

Të mjerë si dje edhe sot tek suleshit
dukeni hijena me mendjen e trashë!

Çka do te arrini ju terri i kesaj mesjete
dallkaukë të vdekur qëkur keni lindur djaj !

Unë mbaj gjithmon një parim dhe të vërtetë në vete
Nuk jam furtunë, por një blerim që del në maj!

Une nuk kërkova kurrë të bëj ndonjë mjegull
I ngritët misterët ju që gjithmon jeni mister

Se unë çatinë kurrë se prish për një tjegull
as vdekje në urata - kurrë nuk tjerr !

Mbeteni si xhuxha si polipë, e si merimanga,
si klyshë bushtre hunguroni në agim !

- Une jam ai që nuk më kurthojnë pranga!
Se : - Miresine kisha projekt! E kam parim!
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkushtime,,Per..Vlerat Empty Re: Perkushtime,,Per..Vlerat

Mesazh nga Gjakush Tana Mon 6 Jul 2009 - 8:11


NE RRUGEN E JETES...


Rrugen e jetes gjithmon ma prene lalashet
Ata qe jane betuar ne kuzhina te ndyra te pushtuesit
por, nuk ia arrijne me sterkembsa kulimët, kobashet
se jane gjaku i shitur ne rolin e mashtruesit!


Dhe koha kalon, ajo gjithmon me ndodhi
E imja eshte të krijoj hapesiren e miresise per gjakun !
Se dalin si hijena ata qe shekujve paten krushqi
per pushtuesit zgjasin doren qe te marrin hakun!


Ne rrugen e jetes te paret e mi e vranë Jordan Piperken
E moren hakun per Sefer Husen e Zajazit !
Per kufinjte e Shqiperise matane Çelojces e hangren dreken
T'ia tregojne shtigjet Mickos se Kaukazit!

Nuk deshen azil te marrin nga vatani i te parve
por nga burgjet iken te shpetojne nga Jung Sllavia
Se ishte koha e ktheses , qe u shkonte tradhetarëve
tek ngrinin kryqat qe ua dha Rusia!


Dhe une nipi i tyre, neper ato katandi
i perzane nga e drejta i perndjekur ne Atdhe !
Nuk e ndala hapin kurre - kerkova liri
Nje Ribashkim shqipesh - pavaresi te re!

Po si duket kjo nuk i gezon karakanxhollet
U ka mbet te shpifin e te bejnë skenar !
Te paguarit nga sllavi - kane harruar te gjoret
se aty ku kishte - serish do te kete te parë ...!
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkushtime,,Per..Vlerat Empty Re: Perkushtime,,Per..Vlerat

Mesazh nga Vizitor Mon 6 Jul 2009 - 8:22

Të kam enderruar.

Mbi dritare nata derdh qetsine
dhe shiu i furishem shoqeron vetmine.
Lart ne qiell te erret dy sy shkelqejne
një zemër te vetmuare mbushin shprese.
Heshtja mbreteron...
Dy sy tevegjel ngadalë mbyllen...
një buzeqeshje e ëmbël
vjedhurazi shikon
dhe niset ne kerkim te endrres se saje.
***
Ngadale lundron ne det
dhe ngritet e fluturon ne qiell
me dy sy që shkelqejne atje lartë
buzeqeshja flet.
Nata kalon...
Buzeqeshja mbledhe krahet
dhe kthehet ne qerdhen e vet...
Serish heshta mbreteron...
dhe sytë e vegjel hapen me nxitim
Tani dielli i posalindur ndriqon
" Të kam enderruar,"
një ze tingellon
dhe...
sërish heshtja mbreteron..
.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkushtime,,Per..Vlerat Empty Re: Perkushtime,,Per..Vlerat

Mesazh nga WebMaster Mon 6 Jul 2009 - 8:25

Heshtje e vetmi në net pa gjumë
Me zjarr e flakë më pushton errësira!
Ti endesh diku larg si vullkan pa fund
dhe derdhesh si drita - se je më e mira!
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkushtime,,Per..Vlerat Empty Re: Perkushtime,,Per..Vlerat

Mesazh nga Vizitor Mon 6 Jul 2009 - 8:29

Kur ti ,me mungon, ne endrra¦
Të nesërmen ndihem, me mirë.
Sepse nuk okupohem ,rreth endrres,
Ndihem me I lirë.

Kur ti ,me mungon
Edhe ne realitet ,
Atëherë jeta ime ,
Behet ferr ,ne te vërtetë.

Kur ti ,me mungon ,
Edhe atëherë kur s’dua.
Filloj te besoj se, je,
MOLLE E NDALUAR.

Kur ti ,me mungon
E kam shumë vështirë.
Sepse thelle ne zemër ,
E ndjej atë zbrazetire.


Kur me mungon veç ne ëndërr ,
gjithmonë te arsyetoj .
Por ne jetën e përditshme,
Nuk mundem te perbal
loj
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkushtime,,Per..Vlerat Empty Re: Perkushtime,,Per..Vlerat

Mesazh nga Gjakush Tana Mon 6 Jul 2009 - 8:37

Vizitor shkruajti:BUKURIA SHPIRTERORE !


Eshte e vertet se heshtja flet,
Këte shumë njerëz e kanë provuar !

Bukuria shpirtërore del e të therret
të bëhesh një zë i promovuar!

Ajo nga larg nuk mungon me gjuhën
Me mall e dashuri shqipeje e ka mesuar

Nëntë plagë si Gjergj Elez Alia nga lëngata
Të dhjetën - për shqipet i ka drejtuar !

Po duket se vargjet me uratë dëfrejnë
Po malli i tyre mund të na qortojë !

Tek endem në forum ketë ditë Valentini
thash ky varg shqiptarë sot le të të shoqërojë !

JU MOS NDALNI! JU VEPRONI!



Ne kohe te pakohë, pa Të berë fajësi
më shpallë krijese e dreqit te zi!

Harron se koha ka nje vule , ka te verteta
ashtu siç ka dallgë dhe vuajtje jeta!

Jetoj me to, unë jam Sizif i plagosur !
Por, ju qe s'ndalni shpifjet keni te sosur?

Per cilet vepra më beni denoncim?
Dikur me shpallet poet me vegim!

I publikuat shkrimet, dhe autobiografine
per te hapur dosjet - me dreq e mafinë !

Jo! Nuk u fajsoj ! Por gjeni nje fakt
te dale e verteta që kerkon takt !

Unë kam shume arsye , tu them se gaboni
Po ju mos ndalni ! Po Ju veporoni...!
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkushtime,,Per..Vlerat Empty Re: Perkushtime,,Per..Vlerat

Mesazh nga Gjakushi Tue 7 Jul 2009 - 6:33

Vizitor shkruajti:PER K L E A


Ti e kthen diten ne gezim
Mëngjezit i jep drite e gjalleri

Bëhesh kanibale, atë mirë e di
për urata - gjithmone per miresi!



Une ta mesova shpirtin, je e mirë
Krijon disponim dhe hapesirë

Megjithatë del shum e prerë !
Se dimrin e kthen pranverë !


Nese këto vargje nuk të perkasin
Mos u shqetso se aspak nuk te plasin!

Përmes Hapsirës dhe Gerit te coj një urim :
E gezofsh 1000 vjet atë shen Valentin!






Tani e di perse janë shtigjet
perse atje nje ze del si jehonë


Nese rrokullisen malet, tronditen brigjet
le te lind nje veper e kohes sonë !

Ne mergim me zerin e shqipeve endet
netet i kthen ne agime per jete

Te nis Bashkimi qe te ndjeke trendet
shqiptari liri e gezim te kete !

Nder caste te diteve, te muajve e vitit
kur dalin anatema e krijohen mjegullima

Ti behesh kryevepra qe ia shpalos mitit
dashuria e bashkimi te behen ushtima!
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkushtime,,Per..Vlerat Empty Re: Perkushtime,,Per..Vlerat

Mesazh nga WebMaster Tue 7 Jul 2009 - 6:50

"...qielli e toka, fushat e gjana,
Malet e nalta, detrat e medhana,
T'gjitha prej Zotit paten krijim,
Qi s'di mase me vedi, fill as mbarim"
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkushtime,,Per..Vlerat Empty Re: Perkushtime,,Per..Vlerat

Mesazh nga Gjakush Tana Fri 10 Jul 2009 - 23:30

TË MARR ME VARGJE NË GJI



Në horizont shtrinë shpifjet , misterin
Të than gjithcka për mua !
PoR, ata s' do ta mbajnë terrin
për agimin që - sa shumë të dua!

E di se shpifjet nuk u ndezin zjarr
janë të shkretë , ai soj ziliqarësh!
Për ta nuk më duhen vargje të marr
janë bushtra me kafshim zagarësh!

I kam ndaluar vargjet, bindje nuk dua!
Kam nje maratonë jete në etikë !
E dijnë horizontet e veprimit për mua
Ua mbyll hungurimën me pikë !

Le të mbesin si mumje , shtrigat !
Për ty kurorën e shpirtit do të zgjas!
Në ujvarë do të mbyten intrigat
Kur ti të kuptosh cka flas!

Në temat e mia ka pasur gjithmon jetë
Në përmbajtje u flisja për mirësi!
Po ti shqetësohesh ! Nuk ndjehesh e qetë ?
- Të marr me vargje në gji!
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkushtime,,Per..Vlerat Empty Re: Perkushtime,,Per..Vlerat

Mesazh nga Gjakush Tana Fri 10 Jul 2009 - 23:31

NË KUJTIME MALLI DO TË MERGOSH!

Në vend te epilogut !
Asaj qe Perëndoj !

Tutje- tutje te shpie furtuna !
Ne kujtime malli do te mergosh !
E ndjeva ne shpirt çdo te thote dhuna
E ndjeva çdo te thotë te abuzosh!

Edhe kodin per te gjitha qe tham
E mbyll perjetësisht deri ne harresë !
per vuajtjet do te pij nje gotë ballsam
t'ia bej nderin besës dhe fesë !

Aty ku isha, kurrë sdo të kthehem
Merru me netët, me diktatin!
Une kurrë ne jetë nuk vetrrëfehem
per gjithcka qe bej e kam takatin!
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkushtime,,Per..Vlerat Empty Re: Perkushtime,,Per..Vlerat

Mesazh nga Gjakush Tana Fri 10 Jul 2009 - 23:33







TEK VARGJET E MIA NUK E KE AGIMIN!




Gëzohu për gjithçka, për trishtimin tim
Se kam një barrë që ndjen, dhe e shpreh hidhërimin!
Por , dije se s' je më gurra për frymëzim !
Tek vargjet e mia nuk e ke agimin!

Të kam mbyll dritaren dhe qëndroj në errësirë
Nuk më hap kurrë horizonte gëzimi!
Bëhu po të duash dhe Tanushë me Pancirë
Unë me asnjë shigjetë - se nis dyluftimin!

I kam lënë si pllaja të shkreta vargjet e rimat
nën robëri shtrihen titujt e pushtuar !
Mos u merakos për kohën që hapi vrimat !
Ti - vrerin nga plaga - ke buruar !
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkushtime,,Per..Vlerat Empty Re: Perkushtime,,Per..Vlerat

Mesazh nga Gjakush Tana Fri 10 Jul 2009 - 23:34

SHKRIMET QË BËN TI ...!

Hyra të lexoj postimet, shkrimet që bën ti !
Hyra të lexoj : Cilin e dallove mikun ma të mirë ?!
Dhe e shikoj një cinizëm që nuk ka kufi ,
- ke shpallur ata - që, gjithmon i ke nxirë !

Nuk të bie ndërmend se çka flisje me net ?
Në senatoriume çmendije i shpieje për shërim!
Tani me lëvdata do t'i shpiejsh në xhennet,
për të ngritur lavdinë që shpie në varrim!

Ti i di të gjitha, ashtu siç i krijojn !
Bën hapa po këmbet nuk të duken fare !
Buzëqeshjet i derdh , e , si neperkë kafshon
dhe sillesh e dridhesh se je shumë mitare!

Të lexova mendjen, dhe shijen e kuptova
ti në çdo çast e përmbys gjithë botën!
Vetëm kurrë mos thuaj se unë nuk besova
e gëlltita helmin si ma mbushe gotën...!
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkushtime,,Per..Vlerat Empty Re: Perkushtime,,Per..Vlerat

Mesazh nga rifati Sat 11 Jul 2009 - 1:50

Ti i di të gjitha, ashtu siç i krijojn !
Bën hapa po këmbet nuk të duken fare !
Buzëqeshjet i derdh , e , si neperkë kafshon
dhe sillesh e dridhesh se je shumë mitare-------------------ose ke ngelur mbrapa ---shummmmmmmmmee shummmmmmmme keq fare
rifati
rifati
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 2973
Anëtarësuar Anëtarësuar : 07/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkushtime,,Per..Vlerat Empty Re: Perkushtime,,Per..Vlerat

Mesazh nga Gjakush Tana Sun 12 Jul 2009 - 3:45

RIKOMPOZIM



Të mishëruar, përjetësisht të pandarë! Të kthyer jehonë !
Nëpër katandi e zgripe, nuk më ndryshojnë mendimin !
Ato - që rrokullisen netëve! Nuk hyjnë në jetën tonë !
Përse ua hap portat Ti ? Përse e do rrënimin?!

Nëpër shtigje jete përballem ! Netëve s'u vjen agimi !
Kam gjithmon një Un - dhe atë se vë në dyluftim !
Nese nuk kam bazë - le te valëvisë hidhërimi
Se unë sakrilegjit - i them rikompozim!

Unë dij se drita gjithmon nuk është e praruar !
Por , nuk e shaj Diellin përse n'qiell ka një re!
Për të nuk hap shtigje - as për të mjegulluar,
të prehen xhelatët - ashtu si kanë nge!

E jeta, ka rrjedha ngritje , ka dhe shumë zbatica !
Unë ia shkruaj kronikën , e kujtoj me pikëllim!
Le të shtrihet errësira të përmbushet njica
të të prehet shpirti - që të ndjen gëzim!
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkushtime,,Per..Vlerat Empty Re: Perkushtime,,Per..Vlerat

Mesazh nga Gjakush Tana Sun 12 Jul 2009 - 3:49

UNË DJALLI VETË , TI DASHURI !


Më ka rrëmbyer vetmia ! Jo s'më jetohet !
Kjo jetë pa ty ! Oh! Sa e thjeshtë !
Nuk jam Romeo që VET- blerohet !
Ti - Xhulieta që më derdh vjeshtë !

Nuk kam frymëzime të dal në dritare,
Nuk kam më përse të pres takim!
Më vrau pabesisht kjo jetë tinzare
Sa herë i dhash një krah për zgjim!

Nuk kam përse të them: Të dua !
Nuk pres ! As nuk dua t'më bind njeri!
Shtepia e ferrit eshtë vend per mua!
- Unë Djalli vetë, ti Dashuri...!
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkushtime,,Per..Vlerat Empty Re: Perkushtime,,Per..Vlerat

Mesazh nga Gjakush Tana Sun 12 Jul 2009 - 3:50

USTALLARËT E KRIMIT !


Si nis e fryn tufani, rrëmeti që sjell errësirë
si shkallmohen e bijnë copa lumturie
e kam ndier në shpirt borinë që pandalur ka nxirë
të pa vërteta flet që, kurrë s'i kanë hije!

Ky kallkan tuxhar i shpifjeve , lëshon krrokama
ka dalë të bëjë gjyq për art e për lirikë !
Me vrerin që i shpërthen krijon shumë ofshama
- i mbesin në zemër - përjetësisht si thikë !

Për shkrimet , dhe jetën që e bëra unë,
nuk pres të shkruajnë langonjtë e tuxharët !
Se ajo s'i duron mjerakët që bëjnë dhunë
me shpurdhje kërkojnë lavdi ustallarët!

Ustallarët e krimit! Të zinjtë deledashë !
Ata që pos plehut asgjë nuk kanë në jetë !
Kanë lindur e duan të përfundojnë si mashë
e kanë atë mundësi le të varrosen vetë !
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkushtime,,Per..Vlerat Empty Re: Perkushtime,,Per..Vlerat

Mesazh nga Gjakush Tana Tue 14 Jul 2009 - 8:27

JE BËRË SHUMË E SHTRENJTË



Jo! Nuk do të bie heshtja! Harresa kurrë !
Nuk ka forcë të mbjellë hidhërimin mes nesh!
Nga largësia - më ka ndez malli si furrë,
je bërë portreti që çdo çast të ndesh !

I nis bëlbëzimet, bisedoj me vetveten !
Në zemrën time je! Nuk di a dëgjon ?
Sa herë që nis vargjet - pa ty kurrë nuk mbetem
sepse ti je gurra që gjithmon buron!

I del përpara shkëmbit , i derdhesh si vala
bëhesh shkumbë bardhësie që rrezaton dritë !
Këngët nëpër rima notojnë posi njala -
Ia hapin metrikës shtegun për inxhitë !

Je bërë shumë e shtrenjtë ! S'ka margaritar !
Nuk ndriçon as drita sa nuri që të del !
Ti je më e bukura stinë që me bahar
ia shpalon magjitë - këngës nëpër tel!



Edituar për herë të fundit nga Arti në Tue 14 Jul 2009 - 8:30, edituar 1 herë gjithsej
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkushtime,,Per..Vlerat Empty Re: Perkushtime,,Per..Vlerat

Mesazh nga Gjakush Tana Tue 14 Jul 2009 - 8:28

RIKOMPOZIM



Të mishëruar, përjetësisht të pandarë! Të kthyer jehonë !
Nëpër katandi e zgripe, nuk më ndryshojnë mendimin !
Ato - që rrokullisen netëve! Nuk hyjnë në jetën tonë !
Përse ua hap portat Ti ? Përse e do rrënimin?!

Nëpër shtigje jete përballem ! Netëve s'u vjen agimi !
Kam gjithmon një Un - dhe atë se vë në dyluftim !
Nese nuk kam bazë - le te valëvisë hidhërimi
Se unë sakrilegjit - i them rikompozim!

Unë dij se drita gjithmon nuk është e praruar !
Por , nuk e shaj Diellin përse n'qiell ka një re!
Për të nuk hap shtigje - as për të mjegulluar,
të prehen xhelatët - ashtu si kanë nge!

E jeta, ka rrjedha ngritje , ka dhe shumë zbatica !
Unë ia shkruaj kronikën , e kujtoj me pikëllim!
Le të shtrihet errësira të përmbushet njica
të të prehet shpirti - që të ndjen gëzim!

Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkushtime,,Per..Vlerat Empty Re: Perkushtime,,Per..Vlerat

Mesazh nga Gjakush Tana Tue 14 Jul 2009 - 8:31

RROFTË LIRIA PËR NJË SHQIPËRI !



Nuk na ka mbetur tjetër në këtë mister
duhet të kërkojmë dritën lirinë !
Kur të jehojë kushtrimi - më kupto këtë herë
Do të dalim në përballje për pavarësinë !

Janë trishtuar kasnecët , lajmërojnë për krim !
Përndjekin shërbimet - krijojnë mjegullimë !
Ne do të nisemi të sjellim agim,
Pa çka se për të në arenë bijmë !

Nuk duhet sërish të pranojmë tirani
e nesërmja për ne është vetëm Bashkimi,
pa mposht kthetrat shtypëse nuk ka Shqipëri
Të bashkuar , të pavarur është shpëtimi!

Mjaftë me tuxharë që na shesin në treg!
s'ka integrim me pushtuesë, me sllavë, me Rusi !
Të nisemi nga përmbytja të dalim në breg !
- Rroftë Liria për Një Shqipëri ...!
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkushtime,,Per..Vlerat Empty Re: Perkushtime,,Per..Vlerat

Mesazh nga Gjakush Tana Tue 14 Jul 2009 - 8:32

TË LIDHIM SKAJET QË KISH NDARË STUHIA !

(Një natë nëper Shqipëri
me Rushitin, Gjulasfiun dhe Qefliun)



Nëpër errësirën e natës Shqipërinë e mata
Nga Qafë Thana u nisa me shokë të bejmë takim.


Shtrihej Elbasani me drita, e grykave të zinte mandata
Për të arrirë në Tiranë , të mbushesh frymëzim!

Muza Parku me blerim mbushur priste vizitor.
Pranë Ministrisë së Drjetësisë -Hotel Arberia n'kujtesë jetonte .

Në krahun e djathtë pranë Postës - gazetat sillnin meteor,
- lajme - që dita me ta të kalonte!

Në një tavernë, Capucino mora dhe rashë në meditime:
Ku ishte Buda Bar të prehesha në atë agim ?!

Po koha nuk priste , më ftonte për udhëtime,
në Burrel e Peshkopi kërkonin një sqarim!

Në Korçë më shkoj mendja , tek shkronjat e shqipes !
Po Ajo sa larg - si nuk me del përpara !

Tek rendja drejt Bulqizës shkëmbinjve e luginës
ku lumi gjarpëronte mbi rërë bënte gara!

Kështu mbi Vardar e Iliridë zgjatet errësira e robërisë
Si do të dalë Dielli të prarojë liria ?

Me Land Rover , me shokë rendnim lakoreve të Shqipërisë
Të lidhim skajet që kish ndarë stuhia
!


13-14.07.2009
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkushtime,,Per..Vlerat Empty Re: Perkushtime,,Per..Vlerat

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi