Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tirana, 17 ditë pa ujë të pijshëm People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tirana, 17 ditë pa ujë të pijshëm People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tirana, 17 ditë pa ujë të pijshëm

Shko poshtë

Tirana, 17 ditë pa ujë të pijshëm Empty Tirana, 17 ditë pa ujë të pijshëm

Mesazh nga Vizitor Wed 5 May 2010 - 3:22

Tirana, 17 ditë pa ujë të pijshëm Uji-shisheBanorët e kryeqytetit do të kenë probleme me furnizimin me ujë, mungesa, ndërprerje apo kufizime, për plot 17 ditë me radhë.

Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve ka njoftuar dje zyrtarisht se ka nisur rikonstruksionin e plotë të impiantit të Bovillës. Ndërhyrja në këtë impiant është e domosdoshme, pasi në pajisjet e tij nuk ndërhyhet prej 12 vjetësh dhe këto punime lidhen direkt me sasinë dhe cilësinë e furnizimit me ujë të Tiranës, gjatë periudhës së verës dhe në vazhdim.

Për shkak të punimeve që parashikohet të zgjasin 17 ditë, do të kushtëzohet sasia e ujit me 500 litra/sek, duke sjellë kështu edhe kufizime të pjesshme në disa zona të Tiranës.

Sasia e ujit të munguar do të kompensohet në masën 30% nga burimet e Selitës dhe Shën Mërisë dhe diferenca që do i mungojë Tiranës në këto ditë do të jetë 150-200 litra/sek.

Kjo mungesë e ujit do të sjellë kufizime vetëm në orarin e drekës në këto zona: Laprakë, “Siri Kodra”, “Zogu 1”, një pjesë e Kinostudios, deri pranë Qendrës. Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve i siguron konsumatorët se janë marrë të gjitha masat organizative, me qëllim që punimet për rikonstruksionin e impiantit të përfundojnë brenda afatit të parashikuar.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi