Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
SHKURTË KADRIU -ÇITAKU People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
SHKURTË KADRIU -ÇITAKU People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHKURTË KADRIU -ÇITAKU

2 posters

Shko poshtë

SHKURTË KADRIU -ÇITAKU Empty SHKURTË KADRIU -ÇITAKU

Mesazh nga Shaban Cakolli Thu 6 May 2010 - 4:28

MESKOHË



Po e zëmë së më mbyti breshka

Më shqyen lepujt e fjalës

Rrënqethtas zgjohet mendimi,

gllabëron të shenjtën kokë

ulkonjë e mbarimit të vjetër

më ngjitet lehtas për trupi

sytrembur më vështron

gojëhapur më gërrhet

me shpirtin ç’akorduar

plas kohën e shkuar

në hartën e grisur.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SHKURTË KADRIU -ÇITAKU Empty Re: SHKURTË KADRIU -ÇITAKU

Mesazh nga Shaban Cakolli Thu 6 May 2010 - 4:28

PEISAZH I KOHËVE TË HUMBURA



E vrap me kohën rrotullohet

nata e papagallit plak

sydremitur, seç flet hëna

mbytë mërzinë pak nga pak

Di të tremb dhe nje shtrëngim

lak a fyt e fyt në lak

Hapa rrugën përtej zjarrit

Vrap e vrap e vrap e vrap

Zhurmë e rrotës së mullirit

Gurgullimë e përroit plak

Më mbush zemrën plotë me hove

Rak e tak e tak e rak.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SHKURTË KADRIU -ÇITAKU Empty Re: SHKURTË KADRIU -ÇITAKU

Mesazh nga Shaban Cakolli Thu 6 May 2010 - 4:28

HUMBJE



E qyteti më bëhet X

rrugët më janë fjalë

përdridhur me vetminë

ndiqemi hë për hë…

…e skuqet jeta

në këmishën e krimbur

symbylltas luan fati

në natën e zezë

ëndërrat mjegullohen

e pikë shiu s’ka.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SHKURTË KADRIU -ÇITAKU Empty Re: SHKURTË KADRIU -ÇITAKU

Mesazh nga Shaban Cakolli Thu 6 May 2010 - 4:28

FRYMA E SHKRIMIT



Thyhet numëratore kafshimi

E pjerrtas rri koka!?

…në mur improvizim perdesh

shqyen shenjat e fshehta

që vidhen dora-dorës

Libri im ka kokë njeriu.

Po gërvishtemi keqas

Në kokrra ëndërrash

mbarimi ngulfat rrotullimin,

futur në shtratin e heshtjes



po më vdes ngapak poezia.

Shpirti im

nuk fal, as vargu im

e pritet, e s’pritet

Ehuuuuu

sa rrallë e sa mallë

po më vret shtegtimi…
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SHKURTË KADRIU -ÇITAKU Empty Re: SHKURTË KADRIU -ÇITAKU

Mesazh nga Shaban Cakolli Thu 6 May 2010 - 4:29

NJËHERË



Kam humbur të jem kohë

Kështu po nis fillimi

E ditkam ta bind veten

Për të harruar jetësisht

Po pse m’u dashka kjo

Tjetërsimi s’përkon me mua
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SHKURTË KADRIU -ÇITAKU Empty Re: SHKURTË KADRIU -ÇITAKU

Mesazh nga Shaban Cakolli Thu 6 May 2010 - 4:29

HIDHËRIMI



Një gotë ujë dhe mollën

Ta përbijë një jetë

Rrëzohen muret e shpirtit si letrat nga dora

kështu po nis fillimi

Pikon lot në shpirt

Si ta them nuk di

Nuk ka mbledhje, zbritje





Krejt çka mund të them



Se te dua vargu im i ri

Pse nise kështu?!

Pa zë... me zë

në rrugët e përbotshme

Njerëzia vazhdon jetën

Ata nuk na njohin, ata nuk na shohin

E ne mbysim heshtjen

Me hapat si në vrap

Tak e krak e rak e tak

Po zë nga goja s’qitëm

Ne jemi një e vetes i falet

Po... rruga ish e gjatë e hapat

Si në vrap...
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SHKURTË KADRIU -ÇITAKU Empty Re: SHKURTË KADRIU -ÇITAKU

Mesazh nga Shaban Cakolli Thu 6 May 2010 - 4:29

TË JETOJ



Më mban të gjallë

qiell i reve të zeza

që shëtisin hapësirën time

mbuluar me gur të thyer

Mos ma ndal rrugën e nisur

aromë trëndafili

më thuaj përjetë të dua vetëm ty

të njohin shtatë palë qiej

se ne jemi Unë, Ti nuk ka mes nesh

Këtu pat dicka që vargut s’i pëlqeu

U degdisa në lisin që kurrë se kisha parë

Për hirë të poezisë

trishtimi im i vjetër

më lerë të jetoj.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SHKURTË KADRIU -ÇITAKU Empty Re: SHKURTË KADRIU -ÇITAKU

Mesazh nga WebMaster Thu 6 May 2010 - 4:32

Vepra e MërzisëVështrim
kritik


Jeta me thyerjet e
saj absurde deri në ekstrem është bërë skenë e mërzisë në të përhershmen
jetësore, e cila tani në shumë poezi del në variante të shumta të
deklamimit e të argumentimit, variante jetësore nëpër të cilat autorja
është sprovuar e lënduar vazhdimisht.

Nga Flamur Maloku


shtrirjen e mendimeve të shumta imagjinatave, karshi filozofisë së
heshtur subjektive shkruhet teksti poetik “Vija e ftohtë” e poetes së re
Shkurtë Kadriu. Vija e ftohtë bëhet vepër e mërzisë subjektive, figurë
personale/pozicionim personal/sinonim i dhembjes, e cila del nga bota e
filozofisë subjektive përmes një sistemi të menduar figurativ, e që do
të ndërtohet e rindërtohet në tërësinë e tekstit nëpërmjet heshtjes
shpirtërore në kohë. Heshtja në diskursin metaforik bëhet ftohtësi e
njeriut të dëshpëruar e të thyer shpirtërisht. Thyerja shpirtërore bëhet
dhembshuri emocionale në kohën e shkrimit. Poetja nëpër rrugët e
tanishme jetësore thur ngadalë vijën e ftohtë, pra vijën e heshtjes,
vijë në të cilën personalizohet së bashku me dhembjen që ka në jetë.
Jeta me thyerjet e saj absurde deri në ekstrem është bërë skenë e
mërzisë në të përhershmen jetësore, e cila tani në shumë poezi del në
variante të shumta të deklamimit e të argumentimit, variante jetësore
nëpër të cilat autorja është sprovuar e lënduar vazhdimisht. Lëndimet
janë të mëdha në jetë. S’ka harrim të asaj që ka bërë varrë në shpirt.
Pra, shkrimi i figurshëm shënjon idenë se autorja nuk ka më forcë,
ndihet e ligështuar dhe kërkon një kapërcim të kësaj gjendje, por me
pamundësi veprimi. Shkurt, mungon forca, për të dalë përtej kësaj
ligështie të mërzitshme, sepse jeta është bërë skenë e mërzisë, skenë e
monotonisë shpirtërore. Shenjat e
mërzisë/vetmisë/pikëllimit/dëshpërimit, vendosen në trupin e tekstit në
diskursin e mundshëm shpirtëror. Diskursi i mundshëm përcillet me
përsëritje të vazhdueshme të dhembjes të të qenit njeri, me shkeljet, me
turpërimet e vazhdueshme që i bëhen në jetën reale. Andaj autorja
mundohet të ikë nga realja e lodhshme dhe dëshiron të futet në botën e
vetvetes, botë kjo që bëhet përherë e pranishme. Edhe në këtë hyrje të
vetvetes nuk ka qetësi, sepse reflektohet kudo një zhgënjim, një
mospajtim subjektiv. Mospajtimi del në gjuhën e figurës, ashtu
lehtësisht me përplot emocione, duke e theksuar shenjën subjektive ndaj
asaj që të shkakton dhembje, mërzitja jetësore:

Diku brenda meje

Ngjyrat
plastike

Lozin me errësirën

Nga pëlhurë e mugët

Mbi
xhamin e thyer

Nuk shoh rrezet e ftohta

Ku nxin jeta

Ngjyrat
plastike, që kanë hyrë brenda së bashku më errësirën, shënjojnë
monotoninë e mërzitshme të jetës subjektive. Jeta është bërë
lodhje-vrarje shpirtërore në kohën e tanishme. Xhami i thyer në tërësinë
tekstore shënjon konotacionin e thyerjes shpirtërore, pse jo edhe atë
të fatit jetësor. Të menduarit subjektiv shkon dhe zgjatet. Rrugët
degëzohen emocionalisht, që mbesin përherë në dhembje. Rrugët e dhembjes
kanë lënë gjurmë të vrarjes-ligështisë. Këto gjurmë autorja i sheh kur i
rikthehet pasqyrës. Pasqyra bëhet reflektim i kësaj vrarje
brendore-emocionale në kohë:

Hapi sytë koka seç mu mpi


rrugët që zgjateshin

Si gjethet e librit

Degëzuar me
dhembjen

E pash të vrarë

Vetën në pasqyrë



Njeriu
në pasqyrë sheh vetveten. Duke e parë vetveten ai futet në botën e
mendimit. Duke rikujtuar para pasqyrës, ngadalë, thur kohën e
përjetimit-gëzimit-hidhërimit. Duke qëndruar pranë pasqyrës sheh gjurmët
e kohës reale. Nganjëherë njeriu nuk ka forcë të përballojë pasqyrën,
ndihet i ligështuar dhe ikën nga ajo që ia paraqet pasqyra. Mirëpo,
autorja në këtë rast nuk largohet, rri pranë dhembjes, sheh veten të
vrarë në kohë, me përplot degëzime të lodhjes-molisjes shpirtërore.

Anonimiteti ekzistencial

Gjithnjë duke i parë figurat tekstore,
të cilat konotojnë përhumbjen e subjektit në kohë, koha bëhet e
papërballueshme dhe nganjëherë e shndërrojnë subjektin në një gjendje
oniriste shpirtërore. Kjo gjendje subjektive pranohet. Duke u pranuar
ajo edhe figurohet, çdoherë nëpërmjet semantikës diskurseve, pra thuret
ajo që autorja e quan kafshim ngushëllimesh mes veti, që nis e soset mbi
ndjenjën e mundimshme:

Kafshohen ngushëllimet mes veti

Ditët
gjelbëroshe hutohen

Në shikimet syhapuar

Turpshëm
shtrydhen ndjenjat

Këtu turpshëm shtrydhen ndjenjat e njeriut.
Ngushëllimet në trupin-shpirtin kafshohen e thellohen në fundosjen e
hutuar të jetës. Dhembja shtrihet përmes një horizonti të flakëruar, e
cila çdoherë niset nga individualja duke shkuar të metafizika
shpirtërore. Njohjet e dikurshme subjektive humbasin në të trishtën
kohë, qyteti bëhet i panjohur X, anonimitet i ekzistenciales. Vetëm
fjalët, pse jo edhe të pakuptimta, bëhen rrugë të vetmisë. Autorja jeton
me këtë vetmi të rëndë, në anonimitetin ekzistencial e shpirtëror.
Mosnjohja merr gradacion të theksuar, ndërsa fati i brishtë luan lojën e
tij të vazhdueshëm, ashtu symbyllas që kthehet në natën e zezë
subjektive:

E qyteti më bëhet x

Rrugët më janë fjalë

Përdredhur
me vetminë

...................................

Symbylltas
luani fati

Në natën e zezë

Ëndrrat mjegullohen

Ëndrrat
mjegullohen bëhen të paqarta, duke vënë në pah ligësinë personale. E
gjithë kjo realizohet kryesisht mbi zhgënjimin që figurshëm elaborohet
në tekst. Nata e zezë i shkon për shtat trupit të molisur. Ndërsa
dhembja subjektive vazhdon në kohë. Lotët, ashtu vjedhurazi, dalin në
heshtjen plot vetmi:



Vjedhurazi lotova

Heshtja u
shkallëzua

Murkinez i vetmisë

Kurorëzoi vuajtjen

Vetmia
këtu shkon dhe bëhet figurë, zgjatet e shkallëzohet në heshtjen, për të
marrë epitetin e figurshëm Murkinez, duke depërtuar gjithnjë mbi
vuajtjen shpirtërore, tanimë e kurorëzuar, që ka prekur po thuajse edhe
qiellin. Monotonia shihet, preket, shmangie nuk ka, thuajse jeta e
subjektit ka marrë tatëpjetën. Sfida jetësore, me baticat dhe zbaticat e
saj, deklamohet gjithnjë mbi fajësinë. Autorja e ka të qartë se jeta
është pafajësi në esencë, mirëpo për tjetrin kjo nuk kuptohet, andaj
edhe vepron në mënyrë të pakontrolluar, të pavetëdijshme, duke ia
mbyllur të gjitha shtigjet e mundshme të pafajshmit deri në ekstremin e
mundshëm. Nëpër këto sprova të përditshme subjektive, mërzia, dhembja,
bëhen të mëdha dhe pa dëshirë kacafyten ndërmjet vete në trupin-shpirtin
e njeriut, duke shkaktuar traumë-çmendi. Duke e parë këtë çmenduri të
kohës bashkëkohore, ku i pafajshmi nuk vërehet fare nga turma
poshtëruese, nga turma që jeton në kohën e injorancës. Autorja mundohet
të këmbëngulë, duke i vënë në pah këto gjëra që e kanë kapluar jetën e
njeriut të sotëm. Mbi këto gjëra, lodhja është bërë e mundimshme,
mundësia për t’i shmangur është e vogël dhe forcë nuk ka. Andaj, heshtja
lidhet e preket deri në atë masë, sa që poetja jetën e quan skenë e
mërzisë, ku i pafajshmi bie viktimë i të fajshmit në të përhershmen
jetësore.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SHKURTË KADRIU -ÇITAKU Empty Re: SHKURTË KADRIU -ÇITAKU

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi