HP rifreskon linjën e laptopëve me ridizajn dhe modele të reja
Faqja 1 e 1
HP rifreskon linjën e laptopëve me ridizajn dhe modele të reja
HP gjatë ditës së sotme ka shpalosur një portofol të ridizajnuar të PC-ve që sjellin elemente dalluese në dizajn, materiale të reja, performancë të rritur dhe eksperienca më të mira.
Me përditësime përgjatë linjave HP ENVY, HP Pavilion, HP G dhe HP Mini, HP është duke rritur efikasitetin dhe dizajnin, për të ofruar PC që takohen edhe më shumë me nevojat personale të secilit konsumatorë.
Përpunimet nga metali, tekstura të prekshme dhe një përzierje e materialeve të kualitetit të lartë duket se në produktet e reja kanë krijuar një pamje të thjeshtë dhe të pastër që vendosen në jetët e konsumatorëve.
HP Envy 14 dhe HP Envy 17 (shiko videon për më shumë detaje) janë produktet e reja që premtojnë të sjellin performancë të mjaftueshme për konsumatorët me kërkesat më të larta, duke përfshirë edhe një tastierë me ndriçim. Laptopët ofrojnë balancin e duhur mes dizajnit dhe teknologjisë, duke u veçuar me teknologjinë më të fundit prodhuese dhe me shprehjen artistike të klasës botërore.
Që të dy veçohen me procesor Intel dhe grafikë diskrete ATI Mobility Radeon për lojëra, video dhe 3D imazhe. Ata arrijnë me një njësi optike, ueb kamerë HD me ndriçim të ultë, opsionet më të fundit për wireless, softuer të ri, etj.
Ata gjithashtu veçohen edhe me Beats Audio, që është një teknologji unike e performancës së lartë që është zhvilluar nga HP dhe Beats by Dr.Dre që ofron eksperiencën optimale të zërimit. Mu në mënyrën që dëshiron ta dëgjojë artisti.
L!nndy'- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : n'Matiqan
Postime : 160
Gjinia :
Anëtarësuar : 06/05/2010
Hobi : Design
Similar topics
» Seri e laptopëve G nga Asus
» Me kompjuter e gjen hajdutin e laptopëve 3000 km larg
» Geri Halliwell me linjën e re të veshjeve (foto)
» Tentoi të riparonte linjën, e zë korenti elektricistin
» Madonna në kërkim të vajzës ikonë për linjën “Material Girl”
» Me kompjuter e gjen hajdutin e laptopëve 3000 km larg
» Geri Halliwell me linjën e re të veshjeve (foto)
» Tentoi të riparonte linjën, e zë korenti elektricistin
» Madonna në kërkim të vajzës ikonë për linjën “Material Girl”
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi