Maqedoni, përleshje me armë në kufi me Kosovën, 4 të vrarë
2 posters
Faqja 1 e 1
Maqedoni, përleshje me armë në kufi me Kosovën, 4 të vrarë
Tërhequr më 12 Maj 2010
SHKUP-Policia e Maqedonisë bëri të ditur se katër vetë janë
vrarë nga shkëmbim zjarri ndërmjet policisë dhe një grupi të armatosur
në afërsi të kufirit me Kosovën. Ministria e Brendshme ka bërë të ditur
se janë vrarë katër persona, që dyshohet se jane pjestarë të një
grupi trafikantesh te armeve, të cilët nuk i janë përgjigjur urdhërit
për ndalim të policisë. Ngjarja nodhi rreth ores 2:00 pas masnate në
fshatin Sllivare e Epërme në rajonin e Radushës.
Zëdhënësi i
policisë, Ivo Kotevski, tha se katër personat janë vrarë në rrethinën e
fshatit Radushë, kur policia i pengoi gjatë përpjekjes për të trafikuar
armë përtej kufirit me Kosovën. Kotevski tha se katër personat e
armatosur ishin duke udhëtuar me një furgon, në të cilin është gjetur
sasi e madhe armatimi dhe eksplozivi.
“Ne u zumë pusinë, njerëzit
brenda makinës hapën zjarr dhe policia u përgjigj me zjarr, duke vrarë
katër prej tyre”, tha Kotevski.
Pak ore pas njoftimit per
ngjarjen, Ministria e Brendshme ka bërë të ditur gjtihashtu se ka
identifikuar personat e vrarë në pritën e organizuar në afërsi të
fshatit Radushë. Siç bëhet e ditur nga zëdhënësi i MPB-së, bëhet fjalë
për dy shtetas të Maqedonisë, njëri nga fshati Gërçec dhe tjetëri nga
fshati Merovë, një shtetas të Kosovës nga Prishtina. Identiteti i
personit të katër ende nuk është vërtetuar, por jozyrtarisht bëhet fjalë
serisht për një shtetas kosovar.
Në Prishtinë, zëdhënësi i
Policisë së Kosovës Baki Kelani, njofton se nuk kanë asnjë informacion
se mund të ketë pasur incidente në pjesën kosovare të kufirit me
Maqedoninë.
Ndërkohë Ministria e Brendshme e Maqedonisë bëri të
ditur se në radhët e saj nuk ka të vdekur dhe të plagosur. Në fshatin
Radushë deri për rreth nje orë sot paradite të gjitha rrugët e fshatit
kanë qenë të bllokuara nga policia, ndërsa më pas ato janë zhbllokuar.
Në
zonën ku ka ndodhur përleshja janë përqëndruar sot forca të mëdha
policore të shoqëruara me helikopterë. Ky incident pasoi pas atij para
dy javëve në rajonin e Studenës, tre kilometra në afërsi të fshatit
kufitar Bllacë, ku u gjetën katër bunkerë me armë, ndërsa pati edhe të
plagosur nga ana e grupit të armatosur.
Rajoni ku ka ndodhur
incidenti i mbrëmshëm është një prej zonave malorë në veri të Shkupit e
populluar kryesisht me shqiptarë. Kjo zonë më shumë se njëherë është
kthyer vend përplasjesh, kujtojmë konfliktet e armatosura mes forcave
maqedonase dhe shqiptarëve në vitin 2001, por kjo e mbrëmshja shënon
incidentin më të rëndë qe pas ketij konflikti.
Maqedonia numron si
etni shqiptare, rreth 2 milionë banore.
(d.b/BalkanWeb)

Re: Maqedoni, përleshje me armë në kufi me Kosovën, 4 të vrarë
Katër të vdekur dhe disa të plagosur është bilanci i incidentit të
armatosur që gjatë natës ka ndodhur në afërsi të fshatit Radushë të
Shkupit. Sipas mediave maqedonase tre prej viktimave janë identifikuar,
madje njëri është nga Prishtina.
Mësohet se incidenti ka ndodhur pasi grupi i armatosur ka qenë duke
transportuar armë në kufirin midis Maqedonisë dhe Kosovës.Vendi i
ngjarjes është i bllokuar nga forcat policore.
Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani, i tha Radios
Evropa e Lirë se nuk kanë asnjë informacion se mund të ketë pasur
incidente në pjesën kosovare të kufirit me Maqedoninë.
armatosur që gjatë natës ka ndodhur në afërsi të fshatit Radushë të
Shkupit. Sipas mediave maqedonase tre prej viktimave janë identifikuar,
madje njëri është nga Prishtina.
Mësohet se incidenti ka ndodhur pasi grupi i armatosur ka qenë duke
transportuar armë në kufirin midis Maqedonisë dhe Kosovës.Vendi i
ngjarjes është i bllokuar nga forcat policore.
Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani, i tha Radios
Evropa e Lirë se nuk kanë asnjë informacion se mund të ketë pasur
incidente në pjesën kosovare të kufirit me Maqedoninë.
Re: Maqedoni, përleshje me armë në kufi me Kosovën, 4 të vrarë
kypretekst i rrejshem maqedonas,tregon se Maqedono-sllavet,ushtrojne gjahun mbi shqiptaret,ashtu si bente motra e tyre sllavo-komuniste Serbia.
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Similar topics
» Kamez, perleshje me arme, 1 i vdekur
» Perleshje me arme, vritet shtetasi grek
» Serbi-Maqedoni, të ndara për Kosovën
» Durrës, 1 person i vrarë me armë zjarri, mister rrethanat
» Përleshje në Londër, 19 të plagosur.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi