Nje plage e hapur ne zemer..
Faqja 1 e 1
Nje plage e hapur ne zemer..
Histori te vereta te jetuar nga jeta dhe hudh ne nje leter....Ketu mund te vendosni dhe ju....
Kam jetuar me një burrë alkoolist
Jam një grua rreth 55 vjeç dhe do doja të ndaja edhe unë historinë time me ju. Unë u martova kur isha 20 vjeç dhe bashkëshorti im ishte 31 vjeç. Ne jetuam që në fillim vetëm, të ndarë nga prindërit e tij, pasi dhe emërimi i bashkëshortit ishte në Tiranë, dhe jo në qytetin ku jetonte familja e tij. Kam vuajtur kaq shumë përkrah këtij njeriu, sa edhe sot nuk e di sesi ia kam dalë për të rritur dy vajzat. Ai ishte kuadër në atë kohë dhe kishte një rrogë mjaft të mirë, ndërkohë që mua nuk më sillte asnjë lek në shtëpi. Vesi i tij më i keq ishte alkooli; gati çdo natë ai vinte i pirë në shtëpi dhe unë duhet të duroja gjithçka që bënte. Ju nuk mund ta imagjinoni se ç'do të thotë të kesh një njeri të pirë çdo ditë në shtëpi. Është shkatërruese për sistemin nervor dhe unë e vetme nuk ia dilja dot. Kisha sjellë në jetë dy vajza të mrekullueshme dhe ato ishin ngushëllimi im i vetëm, sa herë që ai vinte i pirë në shtëpi. Kur e kujtoj tani periudhën kur ato kanë qenë të vogla, më vjen kaq shumë keq për vajzat e mia. Ato gra që janë nëna, më kuptojnë fare mirë se ç'do të thotë që fëmija jot të të kërkojë diçka dhe ti nuk ke mundësi për t'ia plotësuar, ose më mirë, për babain e tyre ishte shumë herë më e këndshme t'i shpenzonte lekët e tij në një lokal, sesa të plotësonte nevojat e vajzave të tij. Kam jetuar gati 15 vjet me një njeri alkoolist përkrahu, pasi asnjëherë nuk guxoja që të ndahesha prej tij, sepse për mua opinioni i të tjerëve kishte shumë rëndësi. Kam sakrifikuar gjithë rininë time për hir të atij opinioni që ishte në atë kohë, pasi druhesha se mos dëmtoja edhe vajzat e mia. Për vajzat e mia gjithmonë jam sfilitur dhe ato ma kanë shpërblyer në mënyrën më të mirë të mundshme. Vajzat e mia kanë mbaruar të dyja universitetin dhe ishin ato që mblodhën edhe burrin tim. Vërtet unë vuajta gjatë rinisë sime, por tani, gjithçka në familjen time është e stabilizuar dhe unë po jetoj vërtet një periudhë qetësie tani me gjithë bashkëshortin tim. Prandaj, jam gjithmonë e mendimit: "I duruari, i fituari".
Nëna e tij ishte kundër fejesës sonë
Kam jetuar periudhën më të bukur të jetës sime përkrah të dashurit tim në ato kohë. Unë jam njohur me Iglin kur ishim në fakultet dhe mua më dukej sikur ishim të prerë për njëri-tjetrin. Ne kuptoheshim vetëm me shikim dhe fjalët për ne ishin gjithmonë të tepërta. Ai më thërriste, "kotelja ime", dhe unë ndjehesha e përkëdhelur vërtet në krahët e tij. Igli ishte me mua në çdo hap apo vendim që unë merrja dhe gjithashtu, edhe unë bëja të njëjtën gjë me të. Në një farë mënyre, ne ishim dy gjysma që bënim një të tërën. Kishim thurur mijëra plane dhe ëndrra dhe asnjëherë, të paktën mua nuk më kishte shkuar ndërmend ndarja me të. Ka qenë fundi i muajit nëntor, kur ne vendosëm që të prezantoheshim tek familjet tona dhe t'u bënim të ditur mbi marrëdhënien tonë. Unë isha duke përgatitur gjithçka dhe ndjehesha kaq e lumtur që po kurorëzoja dashurinë time. Ishte e mërkurë dhe kisha dalë me gjithë motrën time për të blerë një fustan për ditën e "fejesës sime", kur përpara më shfaqet Igli dhe që në fytyrë dukej që ishte mjaft i shqetësuar. Ai insistonte se donte të fliste vetëm për vetëm me mua dhe se ishte diçka mjaft urgjente. Fillova të preokupohesha dhe ndjeja që këmbët po më dridheshin. Igli insistonte duke thënë se ishte më mirë që të prisnim edhe pak, pasi dhe kushtet tona nuk ishin pjekur siç duhej, sipas tij. Nuk po e kuptoja dhe doja të dija me insistim se përse ai kishte ndryshuar mendje për dy ditë. Mbas shumë lutjesh dhe përpjekjesh, ai pranoi se ishte nëna e tij që nuk binte dakord që ne të fejoheshim. Shtanga, nuk dija çfarë të thosha. Po unë nuk njihesha fare me të, përse ajo kishte dalë në një konkluzion të tillë, përse ajo po bëhej pengesë për dashurinë tonë? Pyesja Iglin se kush ishte arsyeja që ajo nuk po pranonte, por ai ngrinte supet dhe nga sytë i dilnin vetëm lot. Isha e bindur në vetvete se gjithçka do të zgjidhej, pasi nuk kishte asnjë arsye konkrete, por ndodhi komplet e kundërta. Takimet e mia me të po bëheshin gjithmonë e më të rralla, derisa arritëm në një pikë që nuk po takoheshim më. Gjatë asaj kohe kalova një periudhë të vështirë emocionale dhe vazhdimisht pyesja veten përse, cila ishte arsyeja që ajo ishte kundra kësaj lidhjeje. Por tani që gjërat janë qetësuar dhe unë jam më e ftohtë, jam e bindur se ajo është tipikja e nënave xheloze dhe posesive ndaj djemve të tyre, e unë asnjëherë nuk do të kisha qenë e qetë me një "vjehrrë" si ajo.
Jeta ime e mjerë
Tani që unë jam gati 60 vjeç, ndihem më se e bindur që i madhi Zot më ka sjellë në këtë jetë vetëm për të vuajtur. Kur isha e vogël, kam jetuar në një familje ku mbizotëronte skamja, pasi familja ime ishte shumë e varfër. Ne ishim gjashtë fëmijë dhe nëna ime e shkretë nuk arrinte të na ngopte as me bukë. Kushedi se sa e sa net kemi fjetur me barkun bosh. Kështu, nëna më martoi në një moshë të re, pasi mendonte se në këtë mënyrë do të shpëtoja. Dhe të paktën nuk do të ishte problem ushqimi. Dhe kështu ndodhi vërtet, familja e bashkëshortit tim ishin njerëz shumë të mirë dhe kishin një ekonomi shumë herë më të mirë nga ajo që unë kisha pasur në shtëpinë time. Unë jetova për afro dy vjet me bashkëshortin tim dhe isha tepër e lumtur me të. Ai ishte një njeri i qetë dhe shumë i dashur. Gjithmonë mundohej që unë të ndjehesha sa më mirë dhe të mos më mungonin gjërat e nevojshme. Ai vdiq nga një infarkt në zemër, një vit mbasi unë solla në jetë djalin tim. U trondita shumë në ato kohë dhe nuk e dija nëse do t'ia dilja dot e vetme. Kur djali im ishte dy vjeç, unë kuptova se ai nuk ishte një fëmijë normal si gjithë të tjerët. Kishte shumë çrregullime në sjellje dhe veprimet e tij nuk ishin të ngjashme me një fëmijë tjetër të moshës së tij. Takimi im me psikopediatrin konfirmoi më së miri atë që unë kisha konstatuar. Ai ishte një fëmijë autik dhe përmirësimet e tij në të ardhmen do të ishin të niveleve minimale. Ai ka qenë një plagë e hapur gjatë gjithë jetës sime dhe unë kam vuajtur kaq shumë për gjendjen e tij. Tani që unë nuk jam mirë as me shëndet, ndihem akoma më keq brenda vetes. Në qoftë se unë vdes, ç'do të bëhet me djalin tim të mjerë, kush do të kujdeset për të? Nuk mjaftuan vuajtjet e mia gjatë jetës, por edhe kur të vdes, jam e bindur që shpirti im nuk do të gjejë rehat.
Marre nga Gazeta Shqiptare

Similar topics
» kam menduar
» Emigrimi plage qe rrjedhe...lote..
» Letër e Hapur...
» 7 vjet jetuan në det të hapur
» “Kam dy gra, e kam derën hapur për të tretën…”

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi