AAK: Draft-strategjia e sigurisë, e mangët
Faqja 1 e 1
AAK: Draft-strategjia e sigurisë, e mangët
AAK-ja vlerëson se “Drafti për Strategjinë e Sigurisë Kombëtare”, i miratuar në Qeverinë e Kosovës, është i mangët, për shkak se në të nuk përfshihen elementet që e përbëjnë sigurinë kombëtare.
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të AAK-së, Burim Ramadani, qeveria edhe njëherë ka dëshmuar se nuk ka profesionalizëm që të hartojë dokumentet themelore të shtetit. Mos përfshirja në strategji e Veriut të vendit dhe e strukturave paralele, mos kontrolli i kufijve, sundimi i ligjit, prezenca e NATO-s në Kosovë janë vetëm disa nga elementet që nuk janë në këtë Strategji, e cila rregullon sigurinë e përgjithshme në vend. Ndërkaq, prania e një numri te madh të shërbimeve sekrete është kërcënim i vazhdueshëm për sigurinë e Kosovës, shtoi Ramadani. Pikërisht për këtë AAK-ja fton Qeverinë dhe Këshillin për Siguri të Kosovës që ta rishkruajnë Strategjinë, të përfshijnë ekspertë të partive politike, të botës akademike, në mënyrë që të përmirësohet Draft-strategjia për Sigurinë Kombëtare.
Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Similar topics
» Flirtimi, strategjia fituese
» Strategjia për veriun do të fillojë të zbatohet shpejt
» Turqi, terrorizon Stambollin, vritet nga forcat e sigurisë
» Mes bukurisë dhe sigurisë! Vizitoni vendet më të sigurtë në botë
» Athinë, 7000 policë për ruajtjen e sigurisë së kancelares Merkel

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi