Athinë, 7000 policë për ruajtjen e sigurisë së kancelares Merkel
2 posters
Faqja 1 e 1
Athinë, 7000 policë për ruajtjen e sigurisë së kancelares Merkel
Policia
dhe ministria greke e Mbrojtjes janë në gjendje gatishmërie të plotë,
për vizitën që kancelarja gjermane Angela Merkel do të zhvillojë më 9
tetor në Athinë, ndërkohë që janë njoftuar lëvizje proteste të
sindikatave të punonjësve.
Angela Merkel pritet në Athinë të
martën (9 tetor) rreth orës 12:00 në mesditë dhe pas mbërritjes së saj
do të takohet me Presidentin e Republikës, Karolos Papulias. Në orën
14:00 ajo do të takohet me Kryeministrin Antonis Samaras dhe pastaj do
të bëjnë deklarata të përbashkëta për mediat.
Të martën pritet të
aktivizohet gati gjithë forca policore e Atikës. Thuhet se masat do të
jenë të ngjashme dhe të krahasueshme me ato të nëntorit 1999, gjatë
vizitës së presidentit të atëhershëm amerikan, Bill Klinton.
Rreth
7000 oficerë policie dhe forca sigurie pa uniformë do të rrethojnë
ndërtesat e Kryeministrisë, Parlamentit dhe gjithë zonën e qendrës. Në
gatishmëri do të jenë forcat e ndërhyrjes së shpejtë MAT, ndërsa
motoçiklistët e forcave DIAS dhe Delta do të patrullojnë rrugët për të
parandaluar trazirat. Nga ajri do të patrullojnë 24 orë helikopterët. Oficerët
që marrin pjesë në planin e sigurisë kanë urdhra të rrepta për të
ruajtur rendin, për të kryer arrestime parandaluese dhe ndërhyrje të
menjëhershme.
Aktivizimi i masave të sigurisë për kancelaren
gjermane do të fillojnë pas mbërritjes së saj në aeroportin "Eleftherios
Venizelos". Plani i sigurisë ndahet në dy pjesë: Ai që ka të bëjë me
mbërritjen, takimet dhe nisjen e kancelares dhe ai që lidhet me ruajtjen
e rendit gjatë demonstratave të planifikuara.
Rruga
që do të bëjë Merkel në Athinë do të mbikëqyret nga oficerët e
shërbimeve të ndryshme, me uniformë ose jo. Gjithashtu nën masa të
rrepta do të jetë zona në të cilën gjendet hoteli ku do të qëndrojë
kancelarja, Ambasada Gjermane, Instituti Gëte dhe kompanitë gjermane.
Edhe
pse Kryeministri Antonis Samaras ka thënë se "do ta mirëpresë Merkelin
siç i ka hije një udhëheqësi të madh dhe të një vendi mik si Gjermania",
sindikatat janë duke u përgatitur për t’i bërë një pritje tjetër
kancelares gjermane.
Punonjësit do të ndërpresin punën, nga ora
12 00 deri në orën 15 00, ndërsa një tubim është planifikuar për në ora
13 00 në sheshin 'Sintagma'. "Punëtorët, pensionistët dhe të papunët nuk
e durojnë më politikën ndëshkuese të Bashkimit Evropian në vend të
zgjidhjes së problemeve të vendit dhe shoqërisë, ndërkohë që ekonomia po
zhytet në recesion", thuhet në njoftimin e sindikatave.
Edhe
“Grekët e Pavarur” të Panos Kamenos bëjnë thirrje për një protestë të
qytetarëve para ambasadës gjermane, të martën në orën 18:00, kundër
"transformimit të vendit në një protektorat gjerman".
Kjo është
vizita e dytë në Athinë e kancelares gjermane dhe e para nga koha që
shpërtheu kriza. Merkel ka ardhur në Greqi dhe para pesë vjetësh në 20
korrik 2007, kur kryeministër ishte z.Kostas Karamanlis.
Çfarë pret Qeveria greke nga vizita e Merkel?
Qeveria
greke pret që vizita e Merkel të përgatisë klimën për disbursimin e
këstit të kredisë prej 31.5 mld euro për Greqinë, ndërkohë që kërkesat e
ashpra të Trojkës kanë ngjallur pakënaqësi edhe në mesin e partnerëve
në qeveri. Paketa e masave pritet të shkaktojë rrjedhje votash në
Parlamentin grek, gjë që do të dobësojë legjitimitetin politik të
masave.
Ndërkaq shpresën e Kryeministrit Samaras e ka prerë në
mes ministri gjerman i Financave, Volfgang Schauble, i cili theksoi se
disbursimi i këstit të ardhshëm të ndihmës për Greqinë, do të vendoset
pas raportit të Treshes. Kur u pyet nëse udhëtimi Merkel është i lidhur
me lëvrimin e këstit 31.5 mld euro, z.Schäuble, deklaroi se "kancelarja
nuk do të diskutojë me Greqinë çështje, për të cilën duhet së pari të
shkruhet raporti i Trojkës. Greqia duhet të përmbushë detyrimet e saj
për të marrë dozën tjetër të parave".

Re: Athinë, 7000 policë për ruajtjen e sigurisë së kancelares Merkel
"KAN PAS TDREJT QE KAN QEN AQ SHUM POLIC SE GREKT JON BO TRREZIKSHEM KOHVE TFUNDIT
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Zyrtari i NATO-s shpreh angazhimin për ruajtjen e paqes në Kosovë
» AAK: Draft-strategjia e sigurisë, e mangët
» Merkel optimiste për Greqinë
» Turqi, terrorizon Stambollin, vritet nga forcat e sigurisë
» Mes bukurisë dhe sigurisë! Vizitoni vendet më të sigurtë në botë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi