Pas GJND-së, dy rezoluta për Kosovën para KB-së?
Faqja 1 e 1

Pas shpalljes së mendimit këshillëdhënës të GJND-së, me shqyrtimin para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, çështja e Kosovës kalon sërish nga terreni juridik në atë politikë, shkruan sot e përditshmja e Beogradit “Politika”.
Nëse mendimi i Gjykatës nuk do të jetë rezolut dhe nëse asnjëra nga palët e interesuara nuk heq dorë, në mbledhjen e Asamblesë së KB beteja politika do të zhvillohet rreth dy projekt-rezolutave. Njëra, të cilën tashmë e ka paralajmëruar Serbia, me të cilën insistohet në formulimet të cilat në mendimin këshillëdhënës mund të lexohen në favor të Serbisë, dhe me të cilat do të kërkoheshin negociata gjithëpërfshirëse me shqiptarët e Kosovës, dhe e dyta, të cilën do ta prezantonin vendet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës (ndoshta madje vetë Kosova), me të cilën do të “çimentohej” pavarësia dhe do të ftoheshin të gjitha vendet, të cilat deri më tash ishin përmbajtur, që ta njohin Kosovën, - vazhdon “Politika”
Pavarësisht se cili nga propozimet do të miratohej, është e sigurt se Serbia do të ballafaqohet me pasoja politike. Nëse mendimi i Gjykatës do të jetë i tillë që do t’i mundësonte Serbisë me ndihmën e vendeve të cilat e mbështesin të korrë sukses në New York dhe ta “imponojë” rezolutën e cila do të konstatonte pa mëdyshje se pavarësia e Kosovës është e kundërligjshme, ajo do të ndalte njohjet e reja të pavarësisë së Kosovës, por, duke pasur parasysh paralajmërimet e diplomatëve të vendeve që mbështesin pavarësinë, do të thoshte ashpërsim marrëdhëniesh me SHBA dhe me BE.
Hapat e Serbisë nuk i ndjekin vetëm vendet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por edhe vendet që kanë mbështetur Serbinë, ndër të cilat ka një numër vendesh të rëndësishme në skenën politike ndërkombëtare, presin të shohin si do të prezantohen, dhe nga kjo varet rrjedha e debatit në Asamblenë e Përgjithshme të KB.
“Tashmë po na arrijnë informata se delegacione të disa shteteve të mëdha po lobojnë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ato vizita përfshinë edhe përfaqësuesit e pushtetit të Kosovës. Nga ana tjetër, kam dëgjuar se edhe funksionarët më të lartë të Beogradit po i presin në kryeqytetet e vendeve më autoritative të lëvizjes së të painkuadruarve”, thotë ish -ambasadori i Serbisë në Paris, Predrag Simiq.
“Nga bisedat me diplomatë të lartë vendesh që mbështesin Serbinë, kam kuptuar se edhe ato po ashtu dëshirojnë qëndrim të shtruar qartë, në bazë të të cilit do të përcaktohen”, ka shtuar ai.
Redaktori i “Mendimit të ri politik serb”, një gazetë autoritative, Gjorgje Vukadinoviq,
konsideron se Serbia duhet “ose të kapitullojë plotësisht, ose të qëndrojë deri në fund në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës, dhe eventualisht në kuadër të asaj qëndrese të hulumtohet ndonjë kompromis”. E kompromis do të mund të ishte dosarë negociatash të reja që do të përfshinin ndarjen, vendosjen e kufijve, korrigjimin e kufijve, përkatësisht do të mund të futeshin në formulimin “negociata teknike”:. A është i mundur varianti i tretë: që Serbia në KB të propozojë një rezolutë të tillë e cila do të mbështetej nga shumica e vendeve anëtare të KB dhe të mos konfrontohet me SHBA dhe shumicën e anëtareve të BE-së, është një pyetje për një milion dollarë, citon “Politika” Predrag Simiqin, sipas të cilit përgjigjja në këtë pyetje ndoshta do të mund të jepet pas shpalljes së mendimit të GJND-së.

Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Similar topics
» “Novosti”: 8:7 për Kosovën në GJND?
» Verdikti për Kosovën i GJND-së shtyhet deri në gusht
» KD: Katari do ta njohë Kosovën para AP-së
» Gjermania e para qe njohu si shtet Kosoven.
» Serbia do ta njohë Kosovën, para anëtarësimit në BE

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi