Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Poezi Islame - Faqe 4 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Poezi Islame - Faqe 4 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi Islame

+2
Bukurosh-Djal
Alberti
6 posters

Faqja 4 e 7 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next

Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 4 Empty Poezi islame

Mesazh nga Alberti Sat 2 Jan 2010 - 13:46

First topic message reminder :

Kjo zemra ime gjithnjë po vajton,
mëshirën Tënde Allah po e kërkon
dhe nëse Ti atë s’e mëshiron,
do të jetë e ngrata e humbur gjithmonë!

Kjo zemra ime shumë është duke u frikësu,
natën e varrit si ka me kalu?
Dhe nëse Ti Allah varrin s’ke me ia zgjeru,
ky trup i ngratë shumë ka m’u dëmtu.

Kjo zemra ime, ditë e natë po qan!
Dhe faljen Tënde Allah po e kërkon.
Dhe nëse Ti atë nuk e falë,
do të jetë e ngrata përgjithmonë në zjarr!

Kjo zemra ime shumë po shpreson,
në ditën e Mahsherit prej teje ndihmë kërkon
dhe nëse Ti Allah rahmet për të bën,
do të jetë e shpëtuar dhe e lumtur gjithmonë!

Kjo zemra ime lutjet kurrë s’i ndalë,
Prej Teje Allah xhenetin Firdevs kërkon
me pejgamberë dhe shehida që ta bashkosh
dhe kënaqësinë Tënde, Allah, t’ia dhurosh.

O Allah, Ti që je i Mëshirshëm,
na mëshiro!

O Allah, Ti që je Mëkatfalës,
mos na dëno!

O Allah, Ti që bën rahmet,
na shpëto!

O Allah, Ti që gjithçka ke,
Xhenetin na dhuro!

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Poezi Islame - Faqe 4 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Sat 4 Sep 2010 - 0:38

E kaluara perballë ndryshimit


Punë e madhe se kush isha


dua të përmirësohem


punë e madhe se çfar bëja


dua të korigjohem


dhe nëse me jetën isha e pajtuar


s'dua për këtë të dorëzohem


dhe nëse gjërat


si bëja si duhet


dua të rregullohem


e nëse në netët e errëta


nuk dija të ndriqohem


do kapë kandilin në dorë


e me këmbëngultësi do të


orientohem.


Dhe në natën e errët nëse


e pash lart një yll do e ndjek nga pas


që të gjejë pak rreze dritë.


E nëse u kurova pasi isha sëmurë


do ja dijë vlerën shëndetit dhe


asaj që më ka humbë.


E nëse hecja rrugës pa e ditur se


se ku jamë, tani që e gjeta vetën


do eci ballë lart e nëse pengesat më


dalin pa ndërprer deri sa ta gjejë të


të drejtën nuk do të jem e qetë


dhe lulet përreth nëse aromë s'më


japin do parfumosem vetë me fjalën e All-llahut.


E kur e kaluara të më kërcënoj nga


zhgënjimi do i tregoj asaj se si është


të mbështjellesh me perlën e besimit.


E nëse nuk hjek dorë e si hije nga


prapa në qdo qast më vëzhgon


do i buzëqeshë me ndjenjën se si


është të jesh me iman.


E nëse më thotë: se s'ke qenë askushi


do i tregoj asaj se mund të bëhem dikushi.


E nëse më pyet: si jetove me mua?


Do i tregoj asaj se isha në dritën e errësuar,


e nëse prap vazhdon me lajka më lajkaton


s'do hjek nga dora Kur'anin derisa


zemrën me të vërtetën ta pasuroj.


E nëse më thotë: ke qenë pjesë e imja


do ja dëshmoj asaj se tani jam e huajë,


e nëse më thotë: ke humbur shoqërin


do i tregoj asaj se ajo një ditë


do më bëhej armik.


E nëse më shqetëson se kam mbetur


e vetme do i tregoj asaj se Mëshiruesin


kam me vete.


E nëse më thotë: ke humbur shumë kohë


nuk do të dëshprohem, sepse minuti në


momentin e vdekjes çdokujt i mjafton.


Nëse ajo fillon të lodhet kjo aspak nuk


do më përgjigjet sikur atë ta shihja të


dorëzuar kam frikë se pendimin nuk do


e kisha vazhduar.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 4 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Sat 4 Sep 2010 - 0:38

A është e vërtetë?!

A është e vërtetë se bari lind përsëri pas shiut?!
A është e vërtetë se lulet do të gjallërohen përsëri pas pranverës?!
A është e vërtetë se zogjtë do të migrojnë në shtëpi përsëri?!
A është e vërtetë se salmonët do të notojnë përsëri në lum?...
Po kjo është e vërtetë. Këto të gjitha janë mrekulli!...
Por a është e vërtetë se ne një ditë do ta lamë ‘Guantanamon’?!
A është e vërtetë se ne një ditë do të kthehemi në shtëpitë tona?
Unë lundroj nëpër ëdrrat e mia. Ëndërroj për kthimin në shtëpi...

Që të jem me fëmijët e mi, të cilët janë një pjesë e imja!
Që të jem me gruan time dhe, me të gjithë ata që i dua…;

Që të jem me prindërit e mi, me zemrat më të buta të botës.
Ëndërroj të shkoj në shtëpi, të jem i lirë nga ky burg!
A m’dëgjoni, o Gjykatës, a m’dëgjoni?!
Ne jemi të pafajshëm, nuk e meritojmë të jemi këtu, nuk kemi bërë asnjë krim!...
Më lini të qetë, na lini të lirë!
Por, drejtësia dhe dhembshuria nuk ekzitojnë në këtë botë!...

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 4 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Sat 4 Sep 2010 - 0:39

SHAMIA PA ABETARE

Më je bërë si një pemë e madhe
Me kurorë gjethesh e zbukuruar
Të gjithë që pushuan nën hijen tënde
Aty edhe u dashuruan.

Sa mirë i ke mbuluar, me sa zili
Gërshetat ngjyrë gështenje, për bukuri
Sa mirë e sa fort i ruan
Me ngjyra vjeshte nën atë shami.

Po kush të hodhi tejlarg, kush nuk të do
Kush janë ata njerëz të pavlerë
Mirë kanë thënë të parët: mos harro
Sherri i parë fillon nga e jotja derë.

Sa dryshk të madh paskan zemrat e tyre
Që të mësosh në abetare shqipe s’të lanë
Vetëm pse nuk u pajtove me tekat e tyre
Të heqësh shaminë ti bukuroshe,
këtë të vetmin arsyetim e kanë.

“Ma shqyen abetaren e zemrës time nënë,
Duan që t’mi vënë prangat e injorancës ata që i kanë
Vetëm pse nuk u pajtova me tekat e tyre, nënë
Ta heq shaminë unë,
të vetmin arsyetim e kanë.”

“Flaka më djeg përbrenda se nuk ndjej aromën e klasës
Ndërsa edhe më shumë dergjem se përkrahje nuk kam,
S’ka dert, shamia e nënë Zaides,
sexhadja e Adem Jasharit më mbrojnë
Ashtu siç kanë qenë ata, edhe unë myslimane jam.”

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 4 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Sat 4 Sep 2010 - 0:39

SHAMIA ESHTE DREJTESI


Askend s’dua t’a sendisi e t’a zemeroj,
Me plote dhembje shpirti keto vargje filloj.


Ty, ty moter keto rreshta t’i dedikoj,
Po deshe merri per te mire e po deshe refuzoj..

Drejtesi e perparim,quan heqjen e shamise,
Te varfer e te humbur jane ata qe shpifin ne favour te padrejtesise,
Shamia eshte arma me e forte qe te mbron nga rruget e ligesise.

Kam ndegjuar prej gjysht kur me keshillonte,
Me fliste per shamine(havalen) ,ngjarje te verteta me tregonte.


Mbas luftes se dyte boterore,kur komunistat sundonin,
Ne disfavour te popullit tone te pervuajtur,ligje te ashpra aplikonin,
Keshtu disa here kan provuar, havalen ta ndalonin.


Nje grup me polic komunistat e Shkupit nje dite kan pregatitur,
Drejte katundit Bojane para agimit i kan nisur.


Asaj kohe n’katund ka jetuar nje hoxhe shume i ditur
Kur arrijne atje,plaku i katundit i ka pritur.


Per qellimin e policise,plaku lajmeron hoxhen mbas dikuje,
Hoxha merr i mbushe dy gota me uje.


Kur policet hyne ne obor,qente uluruan,
Njeren gote e mbulon hoxha,tjetren len shpaluar.


Ishte vere e nxehte kur bereqeti piqet,
Si do te vepronit i pyet hoxha,kur ne gjum u merr etja e shpirti u digjet?


Goten e mbuluar apo te shpaluaren do t’e zgjidhnit ne at moment,
Thane:te mbuluaren,se e shpaluara eshte rrase bakterie,e kjo s’don koment!


Ja,kjo eshte feja jone,ket domethenje ka shamia,
Qe e mbron femren nga ç’do sy e zemer e semure,ja kjo eshte drejtesia.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 4 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Sat 4 Sep 2010 - 0:39

Muhamedi salAllahu alejhi ve selem:

"Ishte një njeri me shkëlqim të dukshëm, me fytyrë të ndritshme, me moral të lartë…

Me fytyrë të bukur, shumë të bukur, me sy të zinj…

Me flokë të zinj, me qafë të dukshme e mjekër të dendur.

Kur heshte, kishte prezencë e kur fliste, bukur…

fliste ëmbël e qartë…

Më i bukuri i njerëzve nga larg, më i ëmbli dhe më i miri i tyre nga afër…

Mesatar, jo i gjatë, as i shkurtër,

si degë në mes dy degësh…

Kur fliste e dëgjonin,

e kur urdhëronte

vraponin për ta zbatuar…"

[ Kështu e përshkruante Resulull-llahun, Ummi Ma'bed ]

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 4 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Sat 4 Sep 2010 - 0:39

O MIKU IM

Një ditë kur zjarri do ta mbulojë tokën
edhe retë do të skuqen nga të nxehtët
Njerëzit do të harrojnë ku e kanë kokën
Do të mësojnë ç’ka qenë mirësia

E... një ditë kur qielli do të zbehet
do të shohim se s’ka strehim
do të shohim që...edhe pa raki njeriu dehet
O i dashuri, miku im

E një ditë kur vullkanet do të derdhen
do t’i falemi Zotit deri në agim
Është koha që të paguajmë
O i dashuri miku im

E një ditë kur qielli do të çahet
e di... do të qajmë pa pushim
Por atë ditë loti do të thahet
O i dashuri miku im

E një ditë kur ajri do të tretet
do të mbetemi edhe pa frymë
Atë çka e dha Zoti do t’na e marrë
O i dashuri miku im

E një ditë do ta ulim kokën
e do të dalim në gjykim
Por qindra shekuj kokëshkretë
O i dashuri miku im

E një ditë kur do ta kuptosh pendimin
do të kthehesh në besim
Por qindra shekuj plot urrejtje
O i dashuri miku im

E një ditë kur t'na i vënë prangat
do ta kuptojmë fjalën durim
Do t'kuptojmë çka qenë liria
O i dashuri miku im

Se Zoti na i dhuroi të gjitha
E nuk e fitoi asnjë falënderim
E një ditë të gjitha do t'i tretë
Por jo pa i paguar, o miku im.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 4 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Sat 4 Sep 2010 - 0:39

Kujto


Për ku je nis oj motra ime e dashur
Ulu dhe medito rreth qenies tënde
Mos vallë, të solli ndonjë valë e detit
Apo, rastësisht në mesin e njerëzve ndodhe
Nga erdhe, dhe ku po shkon,
Të lutem, më dëgjo, dhe mos më thuaj, mjaft]
A e din se, ka kohë të gjatë, që për ty mendoj
Për ty lutem, çdoherë që kokën në sexhde vendoj
Mos motra ime, trupin tënd gjithkujt mosia zbulo
Se bukurinë e ke dhunti prej Zotit, mos e nënçmo
Kujtoi dhe dhuntitë tjera, dhe mendjen e shëndoshë
Thuaj o Zot i gjithësisë, veç ty falënderoj
Pendimi për ty, asnjëherë nuk është vonë.


E di që ndjehesh fajtore për atë që po bën
Po djalli i mallkuar, veprat po t’i zbukuron
Ruaje veten tënde vetëm për një person
Se të humbet vlera, mbetesh për askënd
Bëhu e fort, e largohu nga ai zakon
Se me vepra të tilla asgjë nuk fiton
Përveç zjarrit te xhehenemit, që dhimbshëm dënon.


Mos i mbyll sytë para realitetit
E më pas të thuash paskam vepruar si të verbërit
Le të jetë për ty nesër një ditë, e botës së re
Duke i thëne lamtumirë jetës pa fe
Ke për t’i sjell vetes lumturi
Kënaqësia e të cilës nuk ka kufi
Pendohu sa më shpejt, se vdekja nuk garanton
Ajo nuk ka mëshirë, dhe hallin nuk ta qan


Në momentin e vdekjes për ndihmëkë do ta kërkosh
Allahun e madhëruar apo ata që të shfrytëzuan
Fjalë arsye nuk të mbeten të më thuash
Zgjatma dorën dhe eja me mua drejt rrugës së Zotit tënd
Që të gjithëve na ka krijuar edhe zbukuruar.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 4 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Sat 4 Sep 2010 - 0:39

SHEHID JAM



Gjakun tim Zotit do t'ja jap

edhe shehid unë kam me u ba

këtë e kam në gjak e në zemer
merrëm Zot të lutem në c'do emër.


Ti oj nanë mos qaj
se djali shehid po shkon
permbaju mir ti oj nanë
shehid shkova e kurr s'vi ma.


O nënë te Zoti po du me shku
nën hije të Tij me qëndru me u
ushqy une atje me shehidët e
tjer që gjak dhan për Zotin e vetë.


Bën ti sabër e pa mërzi
djalin shehid lumja ti
lutu për mu c'do her
t'shkoj shehid e kthim mos kem.!


Shehid me pushkë në dorë
që çafirin ta largoj
bëll oj nanë unë qëndrova
gjithnjë nën këmb të tyre jetova.


Djali imë nëna të do
edhe kurr s'don nga ti largë të jetoj
nëse ti ke vendos
për Allah shedid të shkosh.


Për ty do të lutem ç'do herë
që bashkë të jemi në xhenet
inshAllah Allahu më bashkon
në xhenet me ty të jem.


Nën u nisa për nga Allahu
nën shehid jam vallah
nën shkova me Zotin mu taku
nëna ime lutu pë mu.


Allah i Mëshirshëm
vetëm për Ty armë mbaj
më merr o Allah
shehid dua mu ba.


Shehid shehid për Allah
shehid shehid për vatan..

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 4 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Sat 4 Sep 2010 - 0:39

Ku je o bir?

Ku je ti ëndërr e mërguar
në ç’skuta ke ndaluar vallë
A gjete dot ç’kishe kërkuar
atje ku je a ndjehet mall?

Me krahët e shpresës fluturove
zemra e vuajtur nuk njohu frikë
Lotin dhe syrit s’ia tregove
Dhimbja në shpirt filloj të mbijw.

Kaloi një vit, dy, tre, sot katër
E minuti i pritjes kaq ngadalë shkon
Nëna që le të re, të qeshur
Mbi flokët e saj sot ka rënë borë.

çdo dallëndyshe që shikon
është syri im bir, të kërkon
çdo pikë shiu që bie mbi qerpik
është loti i mallit që më zhurit.

Ku je ti lulja e gëzimit
Ku je, o prehja e shpirtit tim
Sa larg ke shkuar që dot s’më flet
Vetëm një fjalë qoftë keq a mirë?!

Në ke gabuar e sot ndien turp
E dot s’ma thua jeta ime
Dije se pritja pa përgjigje
Rëndon sa bota mbi zemrën time.

Gjithë pasuria e kësaj bote
Nuk vlen për zemrën e një nëne
Gjithçka që kisha do ta shpenzoja
Të shihja një herë fytyrën tënde.

Të puthja duart, ball, sy e gushë
Të përkëdhelja flokët e zesw
Të ngopem një herë me erën tënde
Të të ndiej pranë pastaj të vdes!

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 4 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Sat 4 Sep 2010 - 0:40

POEZI: Mbi gjithçka unë Ty të dua!


O All-llahu im i dashur,
Ti je Zot i gjithësisë.
Ti ma bën zemrën të pasur,
t'mos vrapoj mbas ligësisë!

O All-llah, Krijues i Urtë,
Ti i ndan të gjitha fatet.
Ti ma zbut zemrën e ngurtë,
Ti m'i fal të gjithë mëkatet!

Kur rrëshqas nga rruga Jote,
Ti më thua në Kur'an:
Ndiqe Dritën hirëplote,
shejtani mbetet shejtan!

Dhe unë skuqem i turpëruar,
veten shoh me sy inati.
Ti All-llah i Madhëruar,
më thërret ku buzëqesh fati!

O All-llah, o shpresa ime,
në errësirat më mbulojnë,
ndjej në shpirt mijëra ndriçime,
që nga Ti, nga Ti burojnë!

Edhe kapem fort mbas tyre,
çka se këmba shpesh rrëshqet…
Të shpëtoj prej çdo mënxyre,
Mëshirëmadhi Ti më pret!

Më pas bëhem qiell me krahë,
bëhem një me kaltërsinë.
S'i njoh klithmat që bëjnë "ah",
Ti më fal veç urtësinë!

E gugatem sikur foshnja,
toka nënë më përkëdhel.
Qesh e mira, plas e keqja,
mirësitë në jetë i vjel!

Ky shejtani, sterrë i zi,
bën t'më kapë e s'më kap dot.
Jam mbështetur veç tek Ti,
o All-llahu Fuqiplotë!

Hapem, mbyllem në vetvete,
porsi lulja "mos më prek".
Misk të artë mbaj me vete,
çdo pisllëk që shoh e djeg!

Në xhami do të më shohësh,
nëpër safe, porsi era.
Midis shokësh do t'më njohësh,
si gonxhet kur vjen pranvera!

Mohuesit nuk i kam frikë,
Fenë hyjnore mbroj si trimi.
Mposht me forcë çdo të ligë,
jetën ma udhëheq Besimi!

Paqe, jetë, aromë dhe dritë,
mes dallëndysheve t'shtegtimit.
Buron qartë çdo natë, çdo ditë,
dritë-aroma e Besimit!

Dritë, dritë përmbi shkëlqime,
që shpon gjithë errësirat.
Është Islami, feja ime,
nga burojnë gjithë të mirat!
E ka zbrit i Madhi Zot,
ta njohim, ta praktikojmë.
Në e lëmë të shkoj kot,
vetet tona i dënojmë!

O All-llah, unë mirë e di,
besimtarët qartë të shohin …
Drejtësia Jote s'ka kufi,
mjerë ata që nuk të njohin!

Ligji vdekje do t'i vijë,
në çdo skutë që të fshihen.
Gjykimi Yt do t'i arrrijë,
në mes flakësh do përpihen!

N'Xhehenem, në zjarr, në vaj,
përgjithmonë do të mbeten.
Dhe askënd t'mos bëjnë me faj,
të fajësojnë vetëm veten!

Besimtarët e uruar,
padyshim do shkojnë n'Xhennet.
Mirësitë u vijnë shpenguar,
ua dhuron Krijuesi Vetë!
ES SELAM ALEJKUM. POEZI NGA BEHAUDIN GASHI. ALLAHU JU NDEROFTE

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 4 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Sat 4 Sep 2010 - 0:40

O ti muslimane!

Lëre ç’ka kaloi në fëmijëri

Kujto gjynahet e qaj për to

Engjujt jo s’i kanë harruar

Dhe pse ti aspak si kujton

Por mirë i kanë regjistruar

E ti luan dhe jetën dëm e çon

Ty shpirti t’është lënë amanet

Do ta kthesh një ditë dhe pse ti s’do

Dhe dynjaja që t’ka mashtruar

ثshtë kënaqësi e shkurtër, një moment

Ta dish se çdo nate e çdo ditë

Dalin shpirtrat tanë t’japin llogari.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 4 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Sat 4 Sep 2010 - 0:40

Librat


Librat janë shkruar për të lexuar,
Dhe duke i lexuar duhen kuptuar.

Përqafo librin për të përparuar,
Dhe jetën tjetër duke mos e harruar.

Duhet të mësohemi që të lexojmë,
Duke lexuar mund të mësojmë.

Kur ta marrësh librin për të lexuar,
Mësoje atë se kush e ka shkruar.

Me çfarë qëllimi në të është betuar,
Me çfarë mendimi gisht ka luajtur.
Apo ka qenë ndonjë zullumqar ateist,
Apo shpall dyshime ndonjë reformist.

Po qe se ka qenë autori simbol me vepër,
Kjo ty të mjafton e mos kërko tjetër.

Ti pas kësaj mase vazhdo leximin,
Duke lexuar, mos ndërpre hetimin.

Që të kuptosh çdo ngjarje që ndodh,
Duhet të lexosh e të shkosh në shkollë.

Për të shpëtuar nga errësira e keqe,
Nga koka yte injorancën hiqe.

Duke operuar libri nuk hap plagë,
Ka nevojë të lexojë qoftë i ri apo plak.

Dija s’kufizohet vetëm me diplomë,
Lexo vëlla sa nuk është tepër vonë.

Mosha është kapital, mos e ço atë kot,
Mësoje pse ke ardhur ti në këtë botë.

Libri edhe dija e lartësojnë njeriun,
Mosdija gjithnjë ty ta afron terrin.

Mosdija të bën armik me çdo send,
Dija të përparon nuk të lë në vend.

Lexo dhe përgatitu për të dy jetët,
Duke lexuar mos ia numëro fletët.
I dituri gjithmonë di si të sillet,
Kurse i padituri vazhdimisht shkilet.

Injoranti kurrë nuk është fytyrëbardhë,
As di si të shkojë as edhe me ardhë.

Njeriu është i fshehur nën gjuhën e tij,
Që të flasë mirë ai shumë duhet të dijë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 4 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Sat 4 Sep 2010 - 0:40

Çfarë të sjell pleqëria



Po qe se ke jetuar duke mos dalë nga vija,
Ty asnjëherë të të mos dëshpërojë pleqëria.

Ti armiqësi ndaj vëllezërve të tu s’ke bartur,
Edhe në qoftë se ata s’të kanë ardhur, ti ke vajtur.

Ata ndoshta të kanë bërë keq, ti i ke bërë mirë,
Duke besuar se xhenneti nuk është fare lirë.

Po qe se amanetin e Zotit fëmijës ia ke mësuar,
I ke dhënë shkencën e fenë, duke u kujdesuar.

Meqë ke mundur të jetosh me fytyrë të bardhë,
Duke ditur se në këtë jetë për çfarë ke ardhë.
Atëhere gëzohu e qesh se ke dhënë provimin,
Ke merituar qetësinë me kënaqësi prite mbarimin.

Ti mos e humb shpresën se Zoti po të don,
Të gjithë besimtarët si ti në xhennet po i fton.

Se jeta e këtushme sipas të atjeshmes është torturë,
Për këtë arsye shpresën ti mos e humb kurrë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 4 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Sat 4 Sep 2010 - 0:40

Jeta

Almedina DAUTI


Pse vallë e do jetën

kur ajo dhuratë përgëzimi

gjithëmonë ta dhuron VDEKJEN.


Pse vallë e përqafon

kur ajo pa mëshirë të sulmon

me zjarrë të përgëzon.


Pse vallë gëzohesh

kur të mira të dhuron

kur ajo prapavijen e ka të të hidhëroj.


Pse vallë synimet tua

i ke drejtuar shumë larg

ku mund të jetë minuti ai që të ndan nga ajo.


Pse vallë i'a dhuron

kur ajo me gjembat e saja trupin ta shkatrron

e gjakun ta helmon.


Pse vallë mundohesh ta ngritësh

në shkallën që se meriton

kur qellimi i saj i vetëm është të të nënqmoj.


E ke shtruar sofrën

me të mira t'pakufizuara

nesër ndoshta do të jesh tek kontinjerët rrizkun duke kërkuar.


Merrë stolitë e saja dhe stolise vetën

mos kthe shikimin mbrapa

por shfrytëzoje JETËN.


Kapë në dorë armën

e lufto me vetën kryeje misionin tënd

e përshëndetu me JETËN.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 4 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Sat 4 Sep 2010 - 0:40

Dynjaja

Almedina DAUTI


Dhe në qoftëse flaka e dunjas
pa ndërprer më kërcnon
do marrë forcën e dijës
e do i bëjë ballë,
e nëse me këtë nuk do ja dal
do të kapë litarin e sunnetit
e si nuse e zbukuruar
do i rri asja dhe
në qoftëse do peshoj nga ajo
do rrokem me thonjë nga e mira
e drejtë sja të shkoj
e në qoftëse gjuha e saj ironike
me lajka më lajkaton
do të marrë për bazë Kur'anin
e nga realiteti i bukur do të fitoj
e nëse në kurthat e saj do filloj
të bije pa e vërejtur dot
atëherë kur të më qelen sytë
do të kthehem tek vendi im që më takon
e nëse dashurija ime për të
do të filloj të rritet
do e lë bukën në sofër
që ta shoh si është të vritesh
e nëse e shoh për të madhe
këtë që jam duke e vepruar
do hy në asketizëm për tu qetësuar
e në qoftëse me lojën e saj
do të filloj të lozë
do kërkoj nga MËSHIRUESI
që të më mëshiroj
e nëse prej rrugës së drejtë
do të filloj të dalë
do kërkoj nga UDHËZUESI
që t'më udhëzoj
e nëse lirin e plotë ma premton
unë prap nuk do i besoj
por me veprat e mija
lirin do e servoj
e nëse mundimet e saja
ma mbulojnë dritën
do kapë margaritar durimin
e do e largoj errësirën
e nëse etje për pasuri
pa dashje do të ndjej
do vizitoj të varfërin
që ta mund dëshirën
dhe nëse kufijët e të mirës
do filloj t'i kaloj,
do zbathë këpucët që
e zbathur e me therra në këmbë
rrugën drejt të amshueshmës
pa ankime e lodhje ta vazhdoj.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 4 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Sat 4 Sep 2010 - 0:41

A do te vije nje dite ?

Almedina DAUTI


A do të vije një ditë
ku unë do të gëzohem
ku do të flas lirshëm
e nuk do të turpërohem
ku do të buzëqeshë me zemër
e në qetësi do të qetësohem
ku do të eci e sigurt
e nuk do të rrëzohem
ku do të bëhem e bukurë
e nuk do të shëmtohem.
Ado të vie një ditë
ku unë do të gëzohem
ku do të ndjejë aromën
e nuk do të tmerrohem
ku do ta shohë vdekjen
e nuk do të dëshpërohem
ku do të hy në terr
e do të ndriqohem
ku do të pyetem nga melekët
e nuk do të frigohem
ku do të flas fjalë të drejta
e do të lirohem.
Ado të vie një ditë
ku unë do të gëzohem
ku do të jetë djelli afër
e unë në hije do të qlodhem
ku do të filloj të llogaritem
e veprat e mira do të më peshojn
ku do të pyetem për çdo imtësi
e unë do të krenohem.
Ado të vie një ditë
ku unë do të gëzohem
ku do t'më hapet dera e amshimit
e me Selam do të përgëzohem
ku do i shoh krijesat
e do të lavdërohem.
Ado të vie një ditë
ku unë do të gëzohem
ku do të pi ujë të bardhë
e kurr nuk do të eshtohem
ku do te shoh Pejgamberin
e do të krenohem.
Ado të vie një ditë
ku unë vërtetë do të gëzohem
ku do të shoh fytyrën e KRIJUESIT
e do të zbukurohem

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 4 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Sat 4 Sep 2010 - 0:41

IKJE PA KTHIM!

Ikën nga dhuna e shkjaut
As kokën prapa nuk e kthyen dot,
Ikën që mos të kthehen kurrë
Për ta me lot ende qanë kjo tokë!


Ikën vërtetë nga dhuna
Por të kthehen vallë kush i ndalon?
Zemra ndoshta e bën këtë
Por si duket mendja nuk don?!


Ikën nga dhuna nuk është mëshehtësi
Por tani lakmojnë jetën në gurbet,
Të vetmuar larg tokës amnore
Vallë quhet kjo jetë!?


Sa shpejt harruan trollin amnorë
Tokën e huaj e bënë atdhe!
Jo, jo edhe në ar në qoftë e shtruar
Nuk është si dheu ku ti ke le!


Fëmijët gjuhën e harrojnë për ditë
Shqiptarë vehten më nuk e quajn,
Emrat e huaj për të tyre i morën
Me të ardhmen e tyre rrezikshëm luajn!


Aq pak dashuri për atdheun kishin
Kur as kokën prapa nuk kthejnë,
Vallë lumturinë e tyre
Mendokan se me para mund ta blejnë?!


Vallë pak ky popull përjetoi dhunë
Pak asimilim dhe zhdukje fizike,
Vallë tani trungun tonë po e këpusim
Dhe pa kthim po ikim nga trojet etnike!?

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 4 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Sat 4 Sep 2010 - 0:41

Ngritu o ummeti im

Ngritu o ummeti im.
Lufta te eshte bere obligim.
Largohu grindja e polemika.
Largohu kolltuqeve te fildishta.

S’ka fitore per ate qe pushon,
E ate qe kohen kot e kalon.

A nuk e shef se kufri eshte tubuar.
Forcat i ka bashkuar.
E ti po grindesh ,
Se koti duke diskutuar.

Ku jeni o njemije million?
Nga renkimi i plageve pse askush nuk reagon ?

Prej miliardit mjafton mjafton veq nje milion.
Prej trimave qe s’llogariten ne tirane.
Te shkolluar ne xhami.
Te udhzuar ne Kur’an.

I dobeti eshte si letra,
Qe e merr era dhe fluturon
Ne xhihad ai frikesohet dhe tradheton.
Si shkak qe namazin e refuzon.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 4 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Sat 4 Sep 2010 - 0:41

Gjuha e zemres

Flet natyra në çdo çast në këtë botë,
Dhe të fshehtën që ka brënda shkoqur thotë,
Herë flet me pëshpëritje, mengadalë.
Her’ me fjaln’ e trupëzuar, her’ pa fjalë.


Kaq të fshehta i thotë era trëndafilit,
Këto thotë dhe rënkimi i bilbilit.
Gjithë sendet dhe ç’përmban kjo gjithësi
Nxjerrin shfaqin, kaq të fshehta dhe çudi!


Reja, era, lumi, deti i shkumbëzuar,
Malet, fushat dhe livadhet e bleruar,
Qielli, yjet dhe të tjera një nga një,
Flasin qartë, flasin bukur sa s’ka më.


Prandaj zëmërës kjo gjuh’ i është dhënë
Që t’i thot’ asaj të fshehtën e pathënë.
Këtë gjuhë e dëgjojnë dijetarët,
Rrugënjohësit e dijes, zbulimtarët.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 4 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Sat 4 Sep 2010 - 0:41

Lexojeni , lexojeni ju që me sy shihni
Lexojeni të vërteten
më mirë që ta njihni
Nuk ka gënjeshtra kur asgjë nuk thuhet
Lexojeni
, mendojeni , punojeni se duhet !
Shpëtimin e botës lexojeni në
fletë
Në zemër rrënjoseni me besim përjetë
Fjalë që ndrijn
zemërat nga ç'do errësirë
E mbysin të keqen përherë me të mirë
Lexojeni
të parën fjalë të Perëndisë
Në librin e fundit , vulë të urtësisë
Lexo
në emër të Zotit që krijoi ç'do gjë
Krijoi dhe kombe e që nuk jan

Krijoi gjithë të mirat edhe mirësitë
Për kulme mbi kokë na
krijoi shtëpitë
Edhe veshë e mbathë për dimër e verë
Dhe në
katër anë tokën gjat e gjerë
Qiellin përmbi stolisi me re
Yjet
që ndriqojnë e nuk e dijmë pse
Diellin , hënën , detet edhe gjithqka
rrjedhë
Dhe në zemëra prore besimin na mbjell
Gjith
falënderimet Zotit i dërgojmë
Aq sa frymë të kemi edhe sa të rrojmë

kohën dhe lapsin Zoti u betua
Lexoni nga ai ç'do gjë që u shkrua !

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 4 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Bukurosh-Djal Sat 4 Sep 2010 - 1:43

aLb shkruajti:Muhammedi a.s.



Errësirë ishte kudo
Injorancë mbretëronte
Kishte humbur çdo arsye
Bota dritën e kërkonte.

(Allahumme sal-li ala Muhammed
Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem)

Në Mekë, n'këtë vend të bekuar
U lind i dashuri i Perëndisë
Muhammedi i lavdëruar
Shpëtimtari i njerëzisë.

(Allahumme sal-li ala Muhammed
Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem)

O Muhammed o i dërguar
Dritë dhe mëshirë për mbarë njerëzinë
Salavate duke t'kënduar
Falënderojmë Perëndinë

(Allahumme sal-li ala Muhammed
Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem)

Ti je dritë që kurrë nuk fikesh
Flakadan-Udhëzim hyjnor
N'zemrat tona gjithmonë rritesh
N'ty gjejmë prehje përgjithmonë

(Allahumme sal-li ala Muhammed
Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem)

Gjithmonë ishe dhe do t'mbetesh
Ideal-Shembull për ne
Fjalët tua kurrë nuk zbehen
Deri sa t'ketë jetë mbi dhe.

(Allahumme sal-li ala Muhammed
Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem)
i a.s.

JO TE NJOJTAT FLM ;) Kjo eshte e postuar nga "UN"
Bukurosh-Djal
Bukurosh-Djal
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Frankfurt.am.Main
Postime Postime : 3611
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 08/05/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : ''Nese ke vendos me u nda nese kurr me s'don mem pa, Ti me trego mos me mundo,Mos loto nese ke vendos me shku ska rendesi veq knaqu ti Dashuri ''Te dua perjet''

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 4 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Bukurosh-Djal Sat 4 Sep 2010 - 1:45

Shoku i perjetshem

Nganjëherë në jetë,
ju gjeni një shok special
Dikënd i cili ta ndryshon jetën
vetëm duke u bërë pjesë e tij

Dikend i cili të bën të qeshesh
derisa ju nuk mundeni të ndaleni
Dikend i cili të bën të besosh
që e vërteta është e këndshme në botë

Dikend i cili të bind
se e vërteta është një derë e pambyllur
që vetëm prej teje pret ta hapësh atë
ky është miku i përjetshëm
Kur ti je i rënë
dhe bota duket e errët dhe e zbrazët,
Shoku i përjetshëm ta ngrit lartë shpirtin
dhe bën që bota e zbrazët dhe e errët
papritmas të duket e plotë dhe e ndritshme

Shoku i përjetshëm gjindet afër teje
në kohët e vështira, zymta dhe hutuara
Nëse kthehesh dhe ec përpara
shoku i përjetshëm të përcjellë
Nëse e humb rrugën
shoku i përjetshëm do të këshilloj
dhe do të inkurajoj.

Shoku yt i paharuar ti mban duart
dhe të tregon që
çdo gjë do të jetë në rregull.
Dhe në qoftëse gjen një shok të tillë,
ti ndihesh i lumtur dhe komplet,
sepse nuk ke nevojë të mërzitesh.
Ti ke një shok të përjetshëm për jetë,
dhe përjetësisht pa fund.

“ pjesa jote është ritur në mua,
përjetësisht së bashku do të jemi,
asnjëherë të ndarë,
ndoshta në largësi,
por jo në zemër”
Bukurosh-Djal
Bukurosh-Djal
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Frankfurt.am.Main
Postime Postime : 3611
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 08/05/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : ''Nese ke vendos me u nda nese kurr me s'don mem pa, Ti me trego mos me mundo,Mos loto nese ke vendos me shku ska rendesi veq knaqu ti Dashuri ''Te dua perjet''

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 4 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Bukurosh-Djal Sat 4 Sep 2010 - 1:46

Pendohu



O ti, që po të kalojnë ditët,
dhe ende je në gjumin e pakujdesisë.
O ti, që po të kalojnë muajt,
dhe ende të pendohesh nuk ke arrit.
O ti, që po të kalojnë vitet,
e je fundosur në lumin e mëkateve.
O ti, që mendon se jeta nuk ka mbarim,
një ditë në varr do të përfundosh.
O ti, që mbas kësaj dynjaje je verbuar,
ndalu dhe shikoje veten një herë si të janë zbardhur flokët,
vdekja të është afruar.
E mëkatet të kanë mbuluar, e mjerë për ty.
Ke harruar që një ditë do të japësh llogari për të gjitha ti, o njeri.
Pendohu, o i mjeri ti,
sa vdekja nuk të ka arrit.
Pendohu, kërko nga Zoti të falë dhe të jep shpëtim!



Bukurosh-Djal
Bukurosh-Djal
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Frankfurt.am.Main
Postime Postime : 3611
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 08/05/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : ''Nese ke vendos me u nda nese kurr me s'don mem pa, Ti me trego mos me mundo,Mos loto nese ke vendos me shku ska rendesi veq knaqu ti Dashuri ''Te dua perjet''

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 4 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Bukurosh-Djal Sat 4 Sep 2010 - 1:46

Braktisja e "PRINDIT"


Vlera e prindit është shumë e madhe
Kujtoje veten kur ishe fëmijë
se si të gëzonin ty prindërit gjithnjë,
çdo ditë të ledhatonin
të përqafonin dhe ngrohtësi të ofronin.
Kujtoje nënën se si të ushqente,
me plot dashuri në përqafim të merrte.
Kur ti ishe i sëmurë nuk haje e nuk pije!
Ajo qante afër teje si një fëmijë,
lotët e saj rrjedhnin e gjumë në sy tërë natën nuk kishte.
Afër ty të rrinte, duke lutur Zotin që sa më shpejt të shërohesh.
Kujtoje babain se si me mund të rriti
Duke punuar pa pushuar që ty kushtet për t’i plotësuar!
Që të mos jesh nga shokët i dalluar.
Të rriten e të shkolluan, të deshën dhe prapë të duan.
Deri sa ata punonin ti i deshe!
kur pleqëria u erdh dhe kishin nevojë shumë për ty
për përkrahjen dhe dashurinë tënde
përse i braktise?
përse i le?...
dhe shpinën ua ktheve!
Si nuk ndjeve dhimbje për ta?
i le dy pleq të vetmuar në shtëpi...
Të vetmin djalë të kishin ty.
Gjithë jetën u munduan
që të gjitha dëshirat ty për të plotësuar
Çdo ditë prisnin me mall që ti në derë të trokisje
por sa vite kaluan me këtë shpresë,
pleqtë e shkretë?
Nëna luste Zotin çdo ditë.
Që ti të kthehesh.
Që t’i njoh nipat e mbesat!
Që janë rrit e kurrë s’i pa, as zërin kurrë s’ua dëgjoi!
Me vuajtje pleqërinë kaluan.
Kur baba të vdiq!
Përse nuk erdhe?
Të tjerët në varr e lëshuan dhe ti aty nuk ishe!
Nëna me zemër të thyer, me veten fliste,
ku je, o bir i nënës që në këtë ditë nuk erdhe?
Vuajtjet nënës më shumë iu shtuan,
kur në shtëpi mbeti e vetmuar...
Por një shpresë e mbante të gjallë,
se ndoshta një ditë do ta shoh djalin e saj!
Zotit i lutet çdo natë dhe ditë
që së paku dhe një here të të sheh
Duke u lutur sytë iu mbyllën,
vdekja e mori pa të pa
me zemër të thyer vdiqën të dy
dera e shtëpisë u mbyll
e ti duke jetuar në perëndim!!!
Bukurosh-Djal
Bukurosh-Djal
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Frankfurt.am.Main
Postime Postime : 3611
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 08/05/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : ''Nese ke vendos me u nda nese kurr me s'don mem pa, Ti me trego mos me mundo,Mos loto nese ke vendos me shku ska rendesi veq knaqu ti Dashuri ''Te dua perjet''

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 4 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Bukurosh-Djal Sat 4 Sep 2010 - 1:47

Oj RINI




Oj rini...!
Mos vazhdo kështu,
duke menduar për argëtim,
për shëtitje dhe aventura.

Mos, oj rini...!
Mos braktisni vendin tuaj!
për të bërë një jetë më të mirë në vend të huaj.
Mos, ju lutem, mos!

Oj rini...!
Ktheju fesë islame!
Që të jep dritë në shpirt.
Ktheju namazit, që të jep shpëtim!
Ktheju familjes që të pret!
Kthejuni nënave, që për ju qajnë çdo natë!

Mos vazhdoni kështu!
Ju lutem, mos!
pendohuni sinqerisht tek i madhi Zot!
Zoti është mëkat-falës,
mëkatet na i falë.


Kthehu, oj rini...!
kthehu në rrugë të drejtë!
Do gjejmë shpëtim si në këtë botë
edhe në ahiret.
Allahu na shpërbleft të gjithëve me xhenet...



Bukurosh-Djal
Bukurosh-Djal
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Frankfurt.am.Main
Postime Postime : 3611
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 08/05/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : ''Nese ke vendos me u nda nese kurr me s'don mem pa, Ti me trego mos me mundo,Mos loto nese ke vendos me shku ska rendesi veq knaqu ti Dashuri ''Te dua perjet''

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 4 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Bukurosh-Djal Sat 4 Sep 2010 - 1:48

Un kam vendos


Pse po më gjykoni,
më leni të qetë,
mos më fajësoni
mos m’u vërsulni.
Unë kam zgjedh rrugën në të cilën gjej qetësinë e shpirtit,
më është bezdisur kjo jetë, dhe njerëzit që jetojnë në të.
Pse nuk më kuptoni, se zemra ime tash është më e qetë.

Unë dua të jem vetëm,
nuk dua asnjë fjalë të ma thoni,
unë kuptova rrënjët e kësaj bote,
andaj unë zgjodha MBULESËN.

E mbulova këtë trup nga mishi,
unë jam e urdhëruar nga ZOTI ta ruaj bukurinë time,
të mos bëhem kukull në duart e gjithkujt.

Andaj më kuptoni, o njerëz, mos më nënçmoni!
Unë kam nderin më të lartë në fenë time,
dhe shpërblimin më të çmuar te Zoti im.




Bukurosh-Djal
Bukurosh-Djal
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Frankfurt.am.Main
Postime Postime : 3611
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 08/05/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : ''Nese ke vendos me u nda nese kurr me s'don mem pa, Ti me trego mos me mundo,Mos loto nese ke vendos me shku ska rendesi veq knaqu ti Dashuri ''Te dua perjet''

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 4 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Bukurosh-Djal Sat 4 Sep 2010 - 1:48

Padrejtesia nuk durohet




Padrejtësia nuk durohet
Se atëherë njeriu do të keqtrajtohet.
Si rob i njeriut do të tregohet.
Do të shahet e fajësohet.
Dhe në fund do të shkatërrohet.

Padrejtësia nuk durohet.
Se atëherë humb çdo vlerë njerëzore.
Zullumqarët do ta nëpërkëmbin botën.
E kotë do të jetë edhe pse jetove.

Bukurosh-Djal
Bukurosh-Djal
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Frankfurt.am.Main
Postime Postime : 3611
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 08/05/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : ''Nese ke vendos me u nda nese kurr me s'don mem pa, Ti me trego mos me mundo,Mos loto nese ke vendos me shku ska rendesi veq knaqu ti Dashuri ''Te dua perjet''

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 4 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Bukurosh-Djal Sat 4 Sep 2010 - 1:49

Perseme braktiset


A e mendon këtë vuajtje që mua ma shkaktove?
e fëmijërinë time përgjithmonë e shkatërrove?
a e ndjen oj nënë ti këtë vetmi
që mua më vret në brendësi?

S’e di kah të drejtohem me këto pyetjet e mia,
përse në këtë fëmijëri nuk më shoqëron familja?
E pyes Zotin kush jam në realitet,
se prej nga vij me të vërtetë.
Përse më latë të ndjehem e vetmuar?
përse prapa nuk më ratë?
E më latë të rritem, dashurinë tuaj pa e shijuar,
e me sy të përlotur nga malli duke vajtuar.

Përse askush nuk më përgjigjet?
Kush ishin?
Kush janë?
Pse ikën?
Pse më lanë?

Këtë zemrën time në dy pjesë e ndanë,
jetoj me mallin tuaj,
sytë çdo net lotojnë,
të paktën t’ju njoh,
fytyrat tuaja me mall t'i kujtoj.

Më flisni pa ngurrim, mjaft me heshtje!
s’kam më durim, përse këto vuajtje
për mua kurrë s’pushuan?
Pse e ndiej veten kaq shumë të vetmuar?

Përse?
më thoni ju lutem,
asgjë më tepër s’kërkoj,
një përgjigje reale nga zemra juaj dëshiroj.

E di që do më vret e vërteta,
po nga heshtja juaj ka kohë që unë vuaj.
përse s’mundem të arrij atë që kam dëshirë,
të jetoj në ngrohtësinë familjare
sikur çdo fëmijë?
Bukurosh-Djal
Bukurosh-Djal
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Frankfurt.am.Main
Postime Postime : 3611
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 08/05/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : ''Nese ke vendos me u nda nese kurr me s'don mem pa, Ti me trego mos me mundo,Mos loto nese ke vendos me shku ska rendesi veq knaqu ti Dashuri ''Te dua perjet''

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 4 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Bukurosh-Djal Sat 4 Sep 2010 - 1:49

Ejani ne ndihm



Zgjohu ti, o njeri!
A s’e sheh se flaka na ka hyrë?
Hiqe batanijen dhe zbulohu!
Armatose veten dhe mbrohu!

Mos e ndez luftën!
Por fike veten nga ajo.
Mos i ndez të tjerët,
por shuaje të padrejtën që të është bërë.

Nuk është zgjedhje nëse qëndron duarlidhur
fëmija i përgjakur kërkon ndihmë.
Nga ti presin t’i dalësh në krah
se mëkëmbës në tokë Allahu ty të la.

Nuk po them se jeta është në duart tua
Por ndihma është nga ti duke u kërkuar
bashkë me ndihmën e Allahut...

Kur meleku i urdhëruar
vjen shpirtin për ta kërkuar,
mos i thuaj prit
se ai nuk të ka frikë.

Përpiqu që bashkë me ajrin që liron
Ti të mira të lëshosh
çdo njeri në nevojë
me të mira ta furnizosh.

Zgjohu, se errësira ka kaluar
drita dhuratë të është ofruar,
nuk është për të pushuar
për ahiret për të punuar.
Bukurosh-Djal
Bukurosh-Djal
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Frankfurt.am.Main
Postime Postime : 3611
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 08/05/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : ''Nese ke vendos me u nda nese kurr me s'don mem pa, Ti me trego mos me mundo,Mos loto nese ke vendos me shku ska rendesi veq knaqu ti Dashuri ''Te dua perjet''

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 4 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Mon 4 Oct 2010 - 21:37

do të përgjigjemi në Kijamet?

Kur Motrat dhe nënat tona u dhunuan ne shikonim
Kur Vëllezëri tanë u sodomizuan, ne shikonim,
Kur Pleqët tanë u masakruan, ne shikonim.
Kur Muxhahidinët u torturuan ne shikonim,


Kur fëmijve u pritej koka ne shikonim,
Kur Uraniumi digjte brendësin e tyre, ne shikonim,
Kur barqet e shtatzënave hapeshin ne shikonim,


Kur foshnjet hudheshin në vdekjen e tyre ne shikonim,
Kur nëna e tij shtrihej e përgjakur dhe pa ndjenja ne shikonim,
Kur fëmijët nuk mund të flinin për shkak të masakrave qe i kishin dëshmuar,
ne shikonim,


Kur granatat eksplodonin në oborret e shkollave ne shikonim.
Kur ai dëshmoi për dhunimin masiv të nënës së tij ne shikonim.
Kur fëmijët mbetën pa të folur për shkak të krimeve të papërshkruara,
ne shikonim


Kur foshnja u shkel para nënës që bërtiste , ne shikonim.
Kur fëmijët u ndalën nga të buzëqeshurit ne shikonim,


Kur djelmoshat u detyruan ti rrokin armët për ti mbrojtur grat, ne shikonim.
Kur vëllau i saj është përdor si mburoj e gjallë, ne shikonim.
Kur vendi Musliman është okupuar dhe terrorizuar, ne shikonim.


Kur ajo u dhunua në moshën 4 vjeqare ne shikonim
Kur vëllaut të saj iu pre koka dhe u djeg, ne shikonim.
Kur pamë Muxhahidinët duke sakrifikuar jetrat e tyre për Ahiret, ne shikonim.

Kur ne u thirrëm për në Xhihad ne shikonim.

O Allah, ne shikonim dhe nuk i vum veshin.
Ne derdhnim lot përderisa ata po derdhshin gjak për Ty o Allah!
A do të na falish neve? O Allah a do të na lëshoj ndonjë shikim i Dërguari i dashur i Islamit?


Kur Umeti poshtërsohej ne shikonim.
Prap se prap ne e quajm vetën Musliman.
Dhe këtu qëndrojm, dhe përsëri shikojmë.

Autori: Nga njëri i cili pohon të jetë robi Yt.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 4 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Mon 4 Oct 2010 - 21:38

Muhammedi a.s.



Errësirë ishte kudo
Injorancë mbretëronte
Kishte humbur çdo arsye
Bota dritën e kërkonte.

(Allahumme sal-li ala Muhammed
Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem)

Në Mekë, n'këtë vend të bekuar
U lind i dashuri i Perëndisë
Muhammedi i lavdëruar
Shpëtimtari i njerëzisë.

(Allahumme sal-li ala Muhammed
Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem)

O Muhammed o i dërguar
Dritë dhe mëshirë për mbarë njerëzinë
Salavate duke t'kënduar
Falënderojmë Perëndinë

(Allahumme sal-li ala Muhammed
Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem)

Ti je dritë që kurrë nuk fikesh
Flakadan-Udhëzim hyjnor
N'zemrat tona gjithmonë rritesh
N'ty gjejmë prehje përgjithmonë

(Allahumme sal-li ala Muhammed
Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem)

Gjithmonë ishe dhe do t'mbetesh
Ideal-Shembull për ne
Fjalët tua kurrë nuk zbehen
Deri sa t'ketë jetë mbi dhe.

(Allahumme sal-li ala Muhammed
Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem)
i a.s.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 4 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Mon 4 Oct 2010 - 21:38

Zgjohu rini !


A s'më thua o njeri
Pse Allahun e harrove
Pse nuk shkove rrugës së Tij
Por shejtanin e pasove.

Pse harrove amanetin
Në Ezel që ia ke dhënë
Pse ti ike prej rahmetit
U mashtrove me dynjanë.

Pse s'u ndale me mendue
Se n'këtë botë je udhëtarë
A harrove o i mjerë
Para Zotit që ke me dalë.

Në këtë botë ti veç punove
Pa mendue se ke me vdekë
Fjalët e Zotit i harrove
Se n'dhe trupi ka me t'u tret

Po ti dije ore vëlla
Për pendim kurrë nuk është vonë
Me lot në sy gjithë duke qarë
Ktheju Zotit mëshirëplotë

Fytyrën tënde ti ndriçoje
Me namaz dhe ibadet
Jetën me Kur'an kaloje
T'jesh i lumtur në Ahiret.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 4 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Mon 4 Oct 2010 - 21:38

Urime hixhabi !


Urime oj motër hixhabi
Shamia e bukur në kokë
Sa e bukur sot ti po dukesh
I lartësuar qofsh o Zot!

Në fytyrë po t' shkëlqen nuri
Sa bukur të rri shamia
Asgjë ty s'të përkuli
Gëzim t'madh ka shoqëria.

E lumja ti oj motër
Që këtë rrugë e zgjodhe
Atë që urdhëroi Zoti
Në vepër e jetësove.

Të jesh gjithmonë krenare
Për këtë gjest të mirë
E devotshme dhe fetare
Motër oj zemërdlirë.

Urime, urime oj motër
Të gjithë po të përgëzojmë
Dashuria ndaj Allahut
Përjetë le të shoqërojë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 4 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Mon 4 Oct 2010 - 21:38

Motra Ime Fisnike !


Motra ime, vajza e nënës fisnike,
ruaje nderin, e bëhu besnike.

Mbroje moralin si vajzë fetare,
se femra pa to nuk vlen fare.

Ajo është caktuar për burrin e vet,
duhet të mbrohet si letër sekret.

Në qoftë se do të jetosh rehat e qetë,
asnjëherë natën mos shko diku vetë.

Fatkeqësisht të tjerët ua kanë empozuar,
ke marrë pa zgjedhur dhe i ke huazuar.

Veshu e mbathu si vajzë besimtare,
dhe nëpër rrugë bëhu këshilltare.

Gjendja shprehjet i argumenton,
se vetëm fjala kudo nuk ndikon.

Kujtoje mirë punën që po bën,
duhet ta mendosh se ku ajo të çon.

Duhet të adhurosh Krijuesin tënd,
se nuk je e krijuar nga tjetërkënd.

O motra ime bëhu shembullore,
mos u përul si disa shërbëtore.

Femrat All-llahu nuk i ka burgosur,
por me mbulesën e tyre i ka përsosur.

Ai shumë më mirë i di nevojat e saj,
vajza të mos mbesë asnjëherë ndër faj.

Mosmbulesa e femrave për kohën e tashme,
është një armë e mirë forcave të jashtme.

Ata ta hoqën formën që ke pasur,
ke marrë pa zgjedhur atë që ke hasur.

Nën maskën e kulturës femrën e abuzojnë,
me femrat tona ne fort po na lëndojnë.

Për stërgjyshërit tuaj lexo historinë,
çfarë ka qenë namusi për shqiptarinë.

Duke patur shansin ta fitosh xhennetin,
mos të të bëjnë tradhtarët dru për xhehennemin.

Mëshira e Allahut të dhuroi çdo gjë,
sepse ti përpara nuk ke qenë asgjë.

Motra fisnike ke shans sa je gjallë,
të ikën nga dora kur të mblojnë me zallë.

O vajza besimtare dhe nëna fisnike,
mbroje fenë tënde dhe bëhu besnike

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 4 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Mon 4 Oct 2010 - 21:38

Vëllazërimi


Shumë ju thirra ju kërkova,
zërin tuaj s'jua dëgjova.

O ju vëllezërit e mi,
se ku jeni nuk e di.

Më mori malli mua për ju,
nga kjo ëndërr dua me u zgju.

Më kllaposi dhimbje e madhe,
zemra ime është dërmuar fare.

Për një vëllazëri po flitet shumë,
por unë i gjori s'po e gjej askund.

O ju vëllezërit që sakrifikoni,
njëri-tjetrin pse s'po e kërkoni.

Jeni fshehur edhe zhytur,
në këtë botën e mbytur.

Pa më thoni ju të dashur,
ç'ka që qan kjo zemër e plasur.

Ç'ka që qan dhe gjëmon,
shpirti im fort më rënkon.

Ëndrra ime po më shkatërrohet,
Gjumi im po më trazohet.

...le të mblidhemi edhe një herë,
le ta sjellim atë pranverë.

Pranverë me gonxhe plot,
lule të harruara nga mot.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 4 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Mon 4 Oct 2010 - 21:38

O Allah i Plotfuqishëm



O Allah i Plotfuqishëm, na ndihmo ne në këtë botë
Vështirësitë t'i tejkalojmë, zbrit mëshirë o i Madhi Zot!

Emri yt i lavdëruar, drita Jote përjetësi
O Allah i Madhëruar, zbrit mëshirë mbi këtë njerëzi.

O Allah i Gjithmëshirshëm, na udhëzo në mirësi
Hapi shtigjet e lumturisë, mos na le në errësirë.

Lutjet tona t'i drejtojmë, mëshira Jote shpresë për ne
Vetëm Ty t'falënderojmë, Islamin na e zgjodhe fe.

Na nderove me dy drita, me Kur'an e pejgamber
Muhammedin tonë të dashur, dritë e diellit për Ymet.

Rrugës Tënde na udhëzoi, vetëm Ty të adhurojmë
Me urtësi na këshilloi, Islamin të mos e lëshojmë

O Allah, o Mëshirëplotë, vetëm Ti, jep e merr.
Na ringjall me njerëz të mirë, me dëshmorë e pejgamberë.

O Krijues i kësaj gjithësie, toka e qielli t'madhërojnë
Na e mundëso që n'botën tjetër, Nurin Tënd ne ta shikojmë

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 4 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Mon 4 Oct 2010 - 21:38

Per Pejgamberin Muhamed a.s



Jetim ti linde
dhe i tille u rrite
edukove njerez,
megjithese shkrim nuk dite.


Tek ti merrnin mesime
Qe kur ishe i ri
Tek ti linin thesaret
Se kishe besnikeri.


Kur arrite te dyzetat
Dihet mire se cfare ndodhi
Allahu i madheruar
Pejgamber ty te zgjodhi


Te ofruan ty pushetet
Por kete e refuzove
Te premtuan pasuri
perseri ti se pranove.


Me pas shume u torturove
Nga vendlindja u largove
Por edhe atje ku shkove
Thirrjen tende se harrove.


Ne medine u vendose
Nje xhami atje ndertove
Thirre njerezit ne besim
Edhe kurre nuk u dorezove


Kurre nuk the se u lodha
Gjithmone njerezit keshillove
Ne Islam i vellazerove.
Rrugen e drejte ju mesove


Bere njerezit qe te njohin
Allahun e Madheruar
I bere ata qe te kuptonin
Qellimin pse jane krijuar.


I tregove mbare botes
Se nje i bardhe dhe nje i zi
Nuk kane asnje ndryshim
Perve?se ne devotshmeri.


Nuk ndertove grada?ela
As organe te pajtimit
Por ndetove per te tere
Ndertesen e bukur te besimit.



Kjo keshtjelle qe ti ndertove
Sprishet prej shiut as prej dimrit
Ajo do te jete ne kembe
Deri ne diten e gjykimit.



Keshtjella qe ti ndertove
Nuk eshte prone e padishahut
Por ne te do te valevitet
Flamuri i njehsimit te Allahut.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 4 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Mon 4 Oct 2010 - 21:38

ZOTI


Kush e Krijoi botën me gjithe këte bukuri,
Kush ja dha natyrës, gjithe këte hijeshi,
Kush Krijoi njeriun, veshët edhe sytë,
Kush vetëm Një Zot, që nuk ka të dytë.

Ngjyrën trëndafilit, vallë e kush ja dha,
me aromë aq t'kendshme vallë e kush e mba,
Kush veçoi njeriun, përmbi çdo gjë tjetër,
Kush, vetëm Një Zot, që nuk ka shok tjetër.

Natyrën e vdekur, vallë e kush e ngjall,
Pranverën pas dimrit, kush e ben me ardh,
Kush ringjall njeriun, pasi eshte bere tokë,
Kush vetëm Një Zot, që s'ka tjeter shok.

Kush na e jep shiun që tokën gjelbron,
kush e krijoi hënën që motet i ndrron,
Zogjte që fluturojnë qiellit, vallë e kush i mba
Kush vetëm Një Zot, që shok tjetër s'ka.

Njeriut që mendon, me dyshim s'i mbetë,
Zoti i ka dhënë mendjen, le të gjykojë vetë,
Parajsa dhe ferri na presin n'at jetë
Ç`ka të bësh këtu, atje ke me e gjetë

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 4 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Mon 4 Oct 2010 - 21:39

A ka vend per dyshim?

Nje dite une pyeta
Me thoni kush e di
Cili e ka krijuar
Tere kete gjithesi.?


Kush e krijoi diellin
Token kush e krijoi
Kush e ngriti qiellin
Dhe e zbukuroi.?

Kush i krijoi yjet
Qe naten ndricojne
Kush i krijoi lulet
Qe token zbukurojne


Kush i krijoi kafshet
Bimet anembane
Kush e krijoi te keqen
Bashke me te belane.

Deri naten vone
Rri edhe mendoj
Po tere keta njerez
Valle kush i krijoi?

Shume po mendoj
Pasi ska mundesi
Qe te ndodhin vete
Tere keto mrekulli

Nje plak i moshuar
Drejt ne sy me pa
Qeshi i gezuar
Dhe pastaj me tha:

Ti mendohesh kot
Ku ska per tu menduar
Cdo gje qe egziston
Allahu e ka krijuar

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 4 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Mon 4 Oct 2010 - 21:39

SHPIRTI


Kur të dalë shpirti, prej trupit të mjerë

Ah unë po ndahem, do të thotë një herë

Tre herë do thërrasë, i vdekuri i mjerë

Por ne se dëgjojmë, atë zë të prerë

Lutet dhe thotë, për Zotin e vërtetë

Ujin që të më lani të mos jetë i nxehtë

Se unë e kam trupin tash të dërrmuar

Nga meleku i vdekjes, sapo kam shpëtuar

Kam dhimbje në trup, lehtë të më fërkoni

Shumë ju lutem, të mos më dërrmoni

Sikur ta dëgjonte, zërin njerëzia

Shpirt nuk do të mbetej, do vdiste gjithësia

Trupin e atij shpirti sikur ta vështrojë

Një melek i vjen, e do ta kuvendojë

Trupin tënd të vdekur, a e sheh i thotë

Vallë si jetove ti në atë botë

Obligimet që duheshin vallë a i praktikove

Apo me gjynahe, jetën ti e çove

Ia falim namazin pasi e ngrejmë

Në varr e mbulojmë, ikim dhe e lëmë vetëm

Ah njeriun e shkretë, me dhe e mbulojmë

Pa dyshim të gjithë atje do të shkojmë

Vëllezër të dashur, të gjithë u po shkoni

Të gjithë ju po ikni, por mua mos më harroni

Ku është dashuria, që më parë kishit

Ku janë fjalët e ëmbla që ju flisnit

Babai im ku është, sa fort që më donte

Ku është dhe nëna që pa mua s’duronte

Një fëmijë të mos ishte, në derë do të dilte

Një natë të mos ishte, gjumë gjithë natën ajo s’kishte

Sa isha i gjallë, në jetën e shkuar

Me njerëz të mirë, rrija i nderuar

Në varrin e errët, ah ç’u futa unë

Trupin e kam të zhveshur, qefina kan unë

Asnjëri nga shokët si di hallet e mia

Si qenka kjo vdekja, se di njerëzia

Nga të gjithë të ligat na shpëto Ti Vetë

Në xhenetet e Tua na ndero përjetë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 4 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 4 e 7 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi