Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Poezi Islame - Faqe 7 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Poezi Islame - Faqe 7 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi Islame

+2
Bukurosh-Djal
Alberti
6 posters

Faqja 7 e 7 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7

Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 7 Empty Poezi islame

Mesazh nga Alberti Sat 2 Jan 2010 - 13:46

First topic message reminder :

Kjo zemra ime gjithnjë po vajton,
mëshirën Tënde Allah po e kërkon
dhe nëse Ti atë s’e mëshiron,
do të jetë e ngrata e humbur gjithmonë!

Kjo zemra ime shumë është duke u frikësu,
natën e varrit si ka me kalu?
Dhe nëse Ti Allah varrin s’ke me ia zgjeru,
ky trup i ngratë shumë ka m’u dëmtu.

Kjo zemra ime, ditë e natë po qan!
Dhe faljen Tënde Allah po e kërkon.
Dhe nëse Ti atë nuk e falë,
do të jetë e ngrata përgjithmonë në zjarr!

Kjo zemra ime shumë po shpreson,
në ditën e Mahsherit prej teje ndihmë kërkon
dhe nëse Ti Allah rahmet për të bën,
do të jetë e shpëtuar dhe e lumtur gjithmonë!

Kjo zemra ime lutjet kurrë s’i ndalë,
Prej Teje Allah xhenetin Firdevs kërkon
me pejgamberë dhe shehida që ta bashkosh
dhe kënaqësinë Tënde, Allah, t’ia dhurosh.

O Allah, Ti që je i Mëshirshëm,
na mëshiro!

O Allah, Ti që je Mëkatfalës,
mos na dëno!

O Allah, Ti që bën rahmet,
na shpëto!

O Allah, Ti që gjithçka ke,
Xhenetin na dhuro!

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Poezi Islame - Faqe 7 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Mon 4 Oct 2010 - 21:51

Selamu alejkum werahmetullahi weberekatuhu
Bismilahi rrahmani rrahim
Dunjaja,
nëse ke në të ç'të duash
të hedhë-shpie në mëkate
nëse vesh në të cka të duash
të shpie në humbje
nëse cdo gjë të duket e mirë në të
ajo vetë t'a përkujton fundin
nëse të buzëqesh
të frikëson
sa varret hapen ndërsa ne nuk pendohemi
sa të sëmurin e kemi vizituar
por ne nuk jemi kthyer (penduar)
sa mbretit i është ngritur nami
por kur u ngrit…vdiq!


(Poezi e shkruar nga nje andaluzian)

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 7 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Mon 4 Oct 2010 - 21:52

Ngritu o ummeti im

Ngritu o ummeti im.
Lufta te eshte bere obligim.
Largohu grindja e polemika.
Largohu kolltuqeve te fildishta.

S’ka fitore per ate qe pushon,
E ate qe kohen kot e kalon.

A nuk e shef se kufri eshte tubuar.
Forcat i ka bashkuar.
E ti po grindesh ,
Se koti duke diskutuar.

Ku jeni o njemije million?
Nga renkimi i plageve pse askush nuk reagon ?

Prej miliardit mjafton mjafton veq nje milion.
Prej trimave qe s’llogariten ne tirane.
Te shkolluar ne xhami.
Te udhzuar ne Kur’an.

I dobeti eshte si letra,
Qe e merr era dhe fluturon
Ne xhihad ai frikesohet dhe tradheton.
Si shkak qe namazin e refuzon.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 7 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Mon 4 Oct 2010 - 21:52

Selamu alejkum

Ibni Mu'tezzin, poet,ka thënë:

خل الذنوب صغيـــرها وكبيــرها ذاك التقـى

واصنع كمـــاش فوق أر ض الشوك يحذر ما يرى

لا تحقـــرن صغيــرة إن الجبـال من الحصى

Lëri mëkatet, të voglat

dhe te mëdhatë, sepse kjo është devotshmëria

Vepro sikur ai qe shkel mbi token me ferra

Behet i kujdesshëm nga ajo qe shef

Mos i injoro mëkatet e vogla

Sepse kodra është formuar nga gurë te vegjël

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 7 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Mon 4 Oct 2010 - 21:52

Udhëtari i humbun

Netëve të mjegullta
Rrugëve të paqarta
Udhëtari rrugën nuk e gjen
Udhëtimi qorr
Pjellë e epshit shtazarak
Qi kamb've u jep drejt humnerës
Mbi sytë jeshile
Po mbanë syzet e zeza
Ku drita hy me dro
Nga veshët e stolisun
Me hekurishtet e vizllueme
Po ndigjon zanat
Qi në të liga ftojnë
Eh , e vërteta
Po mbytet mes fletëve të vjetëra
Qi shekujve u bani ballë
Po jo edhe kësaj vetmie
Këtij injorimi nga injorantët
E brezit të ri që po humbet
Pa e ditun pse ka ardhun.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 7 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Mon 4 Oct 2010 - 21:52

Fshehja e gjurmave

Për ditë në mëkate po humbem
E gjurmat thellë po varrosi
Në tokën me gurë e me ranë
Qi shekuj të tanë po i mbanë
Tokë e mbështjellun me krime
Gjurmat e tyne po ruen
Po ruen dhe jetën time

Sirtarët plot dosje ka mbushun
Plot shenja , plot prova të liga
E dita e madhe afron
Engjulli sirenën gjëmon
Oj tokë e përvujtun , e lodhun
Nxjerr gjith q'ka n'ty varrosën
Nxjerr veprat e mallkueme
Për ditën e premtueme.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 7 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Mon 4 Oct 2010 - 21:52



Dashuni e pafund

Për natë po kujtojë do fjalë
Qi zemrën po m'lumnojnë
Edhe and'rrat hijeshojnë
Ni dashuni e pa fashitun
Zemrës dritë qi mi ka qitun
Zemrës dritë qi mi ka dhamun
Dashuni e pa pamun
Zot i madhë qi e bekoi
Gjer sa t'vdes e gjer sa t'rroj
Sa të rroj e sa të vdes
Do ta dua pa mungesë
Me gjith shpirtë siq do njeriu
Se luhatë dot as veriu
As veriu se lëkundë
Dashuninë e pafund.


Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 7 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Mon 4 Oct 2010 - 21:52

Shpëtimi yt

Atje përtej gjurmave t'paprishuna
Tek shteg'tojnë devet n'shkretinë
Ti që buzën kurr se ngrehe
Mund ta gjesh lumtuninë

Dhe me ujët e Zemzemit
Mund ta fshish pluhnin nga sytë
Që tanë jetën ta ka ndalun
Për me pa t'mirën dritë

Nëse zemërën e ke mbushun
Me gjunahe t'liga plot
Para Kabes kokën ule
Veq për hatër t'Madhit Zot!

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 7 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Mon 4 Oct 2010 - 21:52

Nata qi s'mbaron

Kambët e ënjta s'dorëzohen
Statik ta mbajnë shtatin
Qi para po Zotit bie
I nënshtruem deri në vdekje
Zemëra të rrahurat qetëson
Shpirti nga dashunia gufon
O Zot dhe mua më lejo
Në ditën e bukur të T'shoh...

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 7 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Mon 4 Oct 2010 - 21:52

Mos lut tjetër pos All-llahut

Thuani atij ,të humburit q'ë lut pos Allahut ,
që është i frikesuar ,ne humnerë ,e eshte mangut:
O ti qe lut tjeter pos Allahut a nuk bindesh
Se lutja eshte ibadet ,e per kete ne zjarr do te gjindesh



A harrove se ti je rob i Tij dhe i varfer tek Ai?
e lutja qe behet per Zotin eshte ne librin e Tij .
Allahu eshte me afer se cilindo qe lut tjeter,
Ai te pergjigjet drejt e s'do ndermjetes .

A mos mesove te lusish tjeter ne sunnetin?
apo ne lutjen tende ndoqe djallin e te mbeturin
Nese prej atij qe e luten je i udhezuar ,
atëher se paku bjerr nje shembull te argumentuar !


Pasha Allahun ,sahabet nuk leten kend pos Tij ,
as qe u afruan tek Ai me idhujtari
sepse kjo eshet politeizëm,
ikni nga ky ves e jetoni ne monoteizëm.

Dashuria e afrimit tek Ai nuk eshte me hamendje ,
por me devotshmeri ,miresi e permendje.
ky eshte libri i Allahut qe tregon imanin,
a mos vërejtje në të të thote :te ndermjetesosh filanin ?

Ndermjetesimi ne Kuran eshte ne qartesi ,
nese je i zgjuar kupton se eshte dy llojesh me siguri ,
ndermjetesimi i besimtarit me respektin ndaj Allahut ,
me vepra te mira e besim ne cilësit e Tij qe s'i perngjanë
kurgjahit

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 7 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Mon 4 Oct 2010 - 21:52

Pa strehë

Argjend XHELILI

Leckave të veshuna që tokën puthisin
Rrjedhin ujët e mbledhun mbi supet e ngrysun
Rrjedh dhe lot i derdhun nga syni molisun
Po lag kambët e vakëta mbi gishtat e t'kurrun
Qi frikën u kan botës , sa miza ariut
E mshefen e mshefen nga erë e veriut
Ah ,sa e ligë ish nata përmbi trotuare
Sa e qetë , e ftohtë porsi zemër e prishun
Pa dritë e pa hanë edhe pa kafshatë
I vetëm , i lanë , mbeta si i ngratë
I vetëm , i lanë , mbeta si i mjerë
Ish dimën i ftohtë e nuk ish pranverë
Ish nji jetë e egër , ku vetmia të mbytë
Varfëni gjithkah , dej ku shohin sytë...

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 7 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Mon 4 Oct 2010 - 21:52

Jemi Ymeti Muhammed

Jemi ymeti Muhammed.
Jemi ymeti Muhammed.
Me Islam shkëlqejmë n'këtë botë
Do të bëjmë dritë në Ahiret.
Jemi të lumtur shumë krenar.
Shumë të pasur me Islam.
Madhërojmë All-llahun tonë;
La-il-lahe-il-la-llah.
Gjithëve Zoti po na thërret.
Me Ezan Ai na fton.
E ata që i nënshtrohen,
Shtëpitë xhennet i ndërtojnë
S'ka më mirë në atë jetë;
Ku do të jesh për gjithmonë,
Për të hyrë në xhennet
Në këtë botë duhet t'punosh.
Kur të hyjmë në xhennet,
S'ka më gëzim e vullnet,
Na përshendet Zoti jonë
Es selamu Alejkum!

Jashar Gashi

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 7 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Mon 4 Oct 2010 - 21:53

All-llahun Adhuro

Jashar GASHI

Prej mëngjesit deri në mbrëmje
All-llahun ti adhuro!
Kështu porosit Muhammedi
Rrugën e ti ta pasojmë.
E la Kur'anin duar tona,
Që nga errësira sjellë në dritë,
Pasuri e çdo shpirti
Ta mbush mendjen dituri.
Ky Kur'an i pafund si det,
Më të shuan zjarrin n'xhehnem,
Të veprojmë ashtu siç urdhëron
Mbjellim kopshte në Xhennet.
Atje s'ka ëndërra, atje s'ka vdekje,
Atje gjithçka është e vërtetë.
Pendohu o njeri me kohë
se pendimi atje nuk vlenë!

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 7 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Mon 4 Oct 2010 - 21:53

Kërkoj të vërtetën

Në këtë mjedis të thatë
Një gjak me traditë të gjatë
Shprehet dëshira e ndonjërit
Përvëlon me endjen e zemërimit

Syri me kahje te shtrembërimit
Digjet shkëmbi prej flakërimit
E si shpatë ngulfon pendimin
Ndershmëria kërkon shpëtimin

E Valët e arratisura më parë
Morën me vete shumë zogjë të vrarë
Të drejtuar nga dorë e huaj
Me imponim të pashuar

Lumturia e besimi i përkushtuar
U përmbyt si era e trazuar
Nga të tjerët e paragjykuar
Mendim i ndryshkur dhe i gabuar

Mjaft më, kur kjo ëndërr do përfundoj
Deri kur kryelartësia juaj të na trajtoj
Kur përkulja ndaj Krijuesit të filloj
Më leni të lirë, të vërtetën të kërkoj.

Jehona Përquku

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 7 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Mon 4 Oct 2010 - 21:53

Dua

Rrahman FERIZI


O All-llah na e bëjë fjalën përkujtim
Shikimin mësim e heshtjen meditim *
O All-llah na e bëjë të lehtë jetën
Dhe sprovat mos të na shtojnë të keçen
O All-llah na mundëso të mbështetemi në Ty
Edhe kur jeta na bënë të "harrojmë" Ty ...!
O All-llah Ti mos na "harro " nga mëshira Jote
Edhe kur na mbulon errësira e jonë
O All-llah na i zbut zemrat tona
Edhe kur mëkatet ngarkohen sa kodra
O All-llah na dhuro jetë të lumtur
Edh kur mendojmë se jemi humbur
O All-llah na ruaj familjen tonë
Edhe atëherë kur mungojmë
O All-llah bëje të pranueshme fjalën tonë
Mundësona vepra mos të na kundërshton
O All-llah na forco në vepër para fjalës
Edhe kur ngushtohemi prej dynjasë
O All-llah na i mbulo të metat tona
Edhe kur ekspozojmë veprat tona
O All-llah na e forco durimin
Edhe kur kemi mundësi hidhërimin
O All-llah na shto diturinë e dobishme
Edhe kur mendjemadhësia na rrinë si hije
O All-llah na mundëso t'i shohim të mirat e të tjerëve
E të tjerët të shohin vetëm të mirat prej neve
O All-llah na dhuro vigjilence në jetën tonë
Fitimi i asaj bote të jetë qëllimi i jonë
O All-llah na dhuro bashkëshorte të devotshme
Fëmijët tanë të rritën në Islam si lulet në kopshte
O All-llah na dhuro forcë të shohim pafuqinë tonë
Na dhuro sy të shohim verbësinë tonë
Na dhuro ndjenja të dëgjojmë zërin e vetmuar
Na dhuro zemër të strehojmë njeriun e hutuar
Na dhuro shpirt të duam dhe sakrifikohemi për të lartën
Na dhuro duar të cilat të lartësojnë Ty fjalën
Na dhuro ymër të përfundojmë planet tona
Dhe dritë na bëjë kur vdesim në varret tona
Na dhuro dritë edhe kur terri na kaplon
Dhe siguri kur frika na trishton
Në dhuro kompensim kur humbja na qëllon
Edhe falënderim të bëjmë në çdo sekondë
Na dhuro prezencën Tënde në zemrën tonë
Edhe kur dynjaja na largon dhe internon
Na dhuro kënaqësi në posedimin tonë
Edhe kur çdo gjë të humbur e konsiderojmë
Na dhuro mbrojtje nga të ligat e vetës sonë
Edhe kur ngjitemi në shkallë që meleqet lakmojnë
Na dhuro ëmbëlsinë e urtësisë së kaderit Tend
Edhe kur mendjen helmimi i dynjasë na kaplon
Na dhuro të presim me durim vendimin Tënd
Edhe kur as fije shpresë s'ka në horizont
Na dhuro të jemi ata që duhet të jem
Edhe kur nuk dimë se kush jemi dhe si të jem
Na dhuro largpamësin të shohim me syrin e besimit
Edhe kur këmba-këmbën merr në thua hidhërimit
Na dhuro nga mirësitë e Tua aq sa na mjaftojnë
Dhe nga sprovat e Tua aq sa mund t'i durojmë
Na dhuro nga kjo botë aq sa mund të vijmë në ahiret
Dhe nga ajo botë atë që s'mund ta arrijmë neve vet
Na dhuro sabër në sprovë të mërzisë
Dhe modesti në durim të begatisë
Na dhuro largpamësi të shohim larg mëkatet
Edhe pengesë bëja mes nesh djallit planet
Na dhuro mëshirë të shohim begatitë
Me modesti t'i ruajmë sekret dhuntitë
Na dhuro faljen Tënde natën
Kur mëkatojmë ditën të ngratët
Në dhuro faljen Tënde ditën
Mëkatet mos ta kalojnë errësirën
Na ruaj nga pëshpëritjet e djallit
Na përgatitë neve me elan të luftëtarit
Në mundëso me durim të presim
Caktimin Tënd ditën kur vdesim
Na përfshijë me Dritën Tënde në berzah
Bëje të lehtë llogarinë tonë në varr
Na dhuro ringjallje të lehtë me dëshmorët të mirët
Dhe bëre të lehtë udhën drejt siratit si vetëtimën
Na mundëso xhennetet e Adnit t'i trashëgojmë
Të lumtur Fytyrën Tënde të kënaqur të shikojmë
Na prano me Mëshirën Tënde o i Gjithëmëshirëshm
Të jemi banor të gëzuar të amshimit të ndritshëm
(Amin)

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 7 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Mon 4 Oct 2010 - 21:53

Unë e besoj Allahun

Unë e besoj Allahun
Krijuesin e gjithësisë
Unë e besojë Allahun
Krijuesin e njerëzisë

Allahu është më i madhi,Allahu është më i madhi
Nuk ka t’adhuruar përveç Tij
Allahu është me i madhi Allahu është më i madhi
Dhe për Allahun është falendërimi

Unë e besojë Allahun
Që të gjitha i ka kriju
Unë e besojë Allahun
Që pejgamberët ka dërgu

Unë e adhuroj Allahun
Që jetën ma ka falë
Unë e besojë Allahun
Dhe para Tij kam më dalë


Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 7 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Mon 4 Oct 2010 - 21:53

"Shijoje Firdeusin"

O njeri, mos të të mashtrojnë
Bukuritë e kësaj bote
por puno për Krijuesin
ta shijosh Firdeusin.


Vërtet do të mahnitesh
nga këto bukuri
në aroma të luleve
do të gjesh kënaqësinë.


Syri, nuk do të ngopet
nga bukuria e tij
pamje të papërshkrueshme
nga e cila mahnitet çdo njeri.


Të lutem mos humb kohë
nënshtroju Krijuesit
nga mëshira e Tij
ta shijosh Firdeusin

Autor: Umu Anisa

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 7 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Mon 4 Oct 2010 - 21:53

Këshillë

FERID UD-DIN ATTAR

(1119-1290)

Fshehtësitë e jetës


Përpiquni t'i zbuloni,


Para se nga kjo jetë


Në tjetrën të kaloni.




Ndërkohë sa jetoni


Ju po dështoni,


Në njohjen e vetes


Në zbulimin e s'Vërtetës.




Atëherë, pra, mendoni,


Si mund t'i kuptoni


Fshehtësitë e jetës


Pas ekzistencës, vdekjës?

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 7 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Mon 4 Oct 2010 - 21:53

Mbeshtetju Allahut

Hamdi NUHIJU

Mbeshtetju Allahut per cdo veshtiresi,
Per cdo cast , per cdo frymemarje,
Mos harro Ate,
Se Ai asnjeher nuk te harron Ty...

Mbeshtetju Allahut o njeri,
Mos harro,
Se jeta nuk ka gri,
Ajo te hudhe ne pabesi...

Mbeshtetju Atij Lart,
Qe te fitosh ketu ne toke,
Pak Meshire,
Pak qetesi...

Ah moj zemer e cungueme,
Qe rrjedh gjak ne keto momente te deshperimit,
Mos harro te lutem,
Mbeshtetju Krijuesit te Gjithesise..

Kur je i vetem dhe ne veshtiresi,
Kur jeta te hudhet ne gjurmet e budallakise,
Kur njeriu nuk njeh dine e njerezi,
Mbeshtetju Krijuesit ,se Ai eshte me ty..

Shpresat ne ty i kam vnu o Allah,
Te lutem me nxjerr ne drite,
Ate qe kam fat ma realizo,
Nuk dua me si i varur per njerezit te JETOJ...

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 7 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Mon 4 Oct 2010 - 21:53

Muaji i Bekuar

Ramazan o muaj i mëshirës
ngritës i moralit, largues i erësirës.
Ramazan o muaj i bekuar
i zgjedhur je ti nga All-llahu i lartësuar.

Është fat që po takohemi përsëri
andaj të bëjmë vepra të mira pa kufi.
Ditët ti kalojmë me ibadet,
namazin mos ta falim vet.

Vall-llahi bilahi është shumë kënaqësi
që sërish bashkë të shkojmë për teravi.
Të lidhemi me namaz të gjithë të bashkuar
Krijuesin e Madhërishëm për ta falenderuar.

Kur të jeni duke agjeruar
mos harroni të varfërin për ta kujtuar,
të semurin shkoni për ta vizituar,
shumë sevape keni për të fituar.

Ska më mirë se të jesh musliman
ti je i ngritur se ke iman.
kënaqesia e jote është në Ramazan
Festa e jote është në Bajram.
je shumë i nderuar që je MUSLIMAN.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 7 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Mon 4 Oct 2010 - 21:54

Në Ramazan

Mbylli portat e mërisë sate

Dhe trokit në dyert e mëshirës dhe dashurisë

Mëshiroje të afërmin, duaje të largëtin

Në fushën e mëkateve mbill trëndafila

ndërsa tokën e zezë të shpirtit shkatërroje

Në Ramazan

Përshëndete zemrën tënde

Buzëqeshi vetes sate

Pajtohu me vetveten

Liroji pengjet e pikëllimit

dhe brengave mësojua fluturimin larg teje

Në Ramazan

Mblidhe veten

Bashko pjesët tua të shkapërderdhura

Afrohu tek ëndrrat e tua të largëta

Zbulo thesaret e brendësisë sate

dhe diskualifikoje shpirtin shtytës për në të keqen

Në Ramazan

Përpiqu sa të mundesh

Pastroje zemrën para trupit

Gjuhen para duarve

Tentativat e tyre për prishjen e agjërimit tënd zhduki, dhe

Ke kujdes të jesh prej atyre që "shpërblim" të

agjërimit kanë urinë dhe etjen.

Në Ramazan

Nxito kah të mirat

Shmangiu të keqes

Bëhu bamirës, dhe

Iki përgojimit që të mos bësh iftar me mishin e vëllait

tënd të vdekur...

Në Ramazan

Iki supozimeve

Mos shqetëso ata që të shqetësuan ty

Mos bë padrejtësi ngase ajo kushton shumë në Botën e

Amshuar

Në Ramazan

Shkruajua nga një letër keqardhje atyre që lejnë në

ndërgjegjen tënde,

Atyre që të shqetësojnë në gjumë dhe që mbjellin

plagët e tyre në gjelbërimin e memories tënde, dhe

këtë për shkak të ndjenjës sate se ti një ditë iu

ke shkaktuar dhimbje...

Në Ramazan

Hape zemrën tënde të mbyllur me çelësa të

tolerancës

Trokiti dyert në mes teje dhe tyre

Saksitë e luleve vendosi në prag të tyre

Kurse zonat mes teje e tyre mbaji përherë të bardha

Në Ramazan

Përkujtoji ata që përjetuan Ramazanin

Ndërsa tani janë "in memoriam"

Duke lënë pas vetes kujtime të hidhura

Dhe sa herë kalon pranë (varreve të) tyre apo memoria t'i

kujton, vetëm sa mbushesh pikëllim

Në Ramazan

Dialogo me veten tënde shumë

Udhëto në thellësitë tua

Hulumto për vetveten

Kërkoji ndjesë apo ndihmoji të kërkon ndjesë...

Në Ramazan

Kujtimet e hidhura shlyeji sa të mundesh

Mos hulumto për plagët e tradhtisë në shpinën tënde

Mos numëro dështimet tua me ta

Mos e burgos veten në qelinë e dhimbjeve

Mos e dëno veten me kamxhik të keqardhjes

Kërko falje për ata që të tradhtuan, të humbën, të

devijuan, të mashtruan, të mbytën, të përgojuan ndërsa

vitet e gjata nuk arritën dot të ndërmjetësojnë.

Në Ramazan

Mbylli sytë që të arrish madhësinë e begatisë sëshikimit;

Që të përkujtosh varrin, errësirën, vrazhdësinë dhe

dënimin e tij;

Që të përkujtosh të dashurit që shkuan e pas vetes

lanë pikëllime sa është gjatë toka dhe plagë sa

është gjerë qielli;

Që të përkujtosh të kaluarat e hidhura që të mbysin saherë t'i kujtosh;

Që të përkujtosh çastet e lumtura, gjelbërimin e të

cilave e kapërdiu pikëllimi..., dhe

Nëse nuk mund të qashë atëherë shtiru se qanë ndoshta

Allahu i Madhëruar të fal ty dhe ata!

Burimi: http://www.twbh.com/articles.php?ID=5268

Përshtati në shqip: Sedat Islami

23/08/2008, e shtunëVushtrri, Kosovë

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 7 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Mon 4 Oct 2010 - 21:54

Vula e natës së parë të Ramazanit
01.
Shikoje Hënën! – më thotë fqiu
Ndërsa sytë i shëndrisin
Me dritën e Hënës. Dhe vazhdon:
Asnjëherë. Asnjëherë nuk kam parë
Diçka të këtillë.
E shikoj Hënën,
Dhe fqiut i them:
Unë, po.
02.
Shihe, Hënën! – më thotë një e njohur.
- Më duket, të më faltë Zoti,
si paracaktim.
Po është. – I them.
Është.
Në këtë mënyrë është paralajmëruar
Shpallja.
Ajo më shikon, gati,
si e shastisur.
03.
- Shikoje Hënën! – më thotë
Një i afërm i im.
- Asnjëherë, nuk është dukur kështu!
E shikoj Hënën dhe i them:
- Po.
Kështu duket gjithmonë,
Natën e parë të muajit
Ramazan.
Dhe jo vetëm Hëna.
Po edhe Siriusi- Ylli i Agimit.
Edhe, qielli kobalt kaltërt
- I thashë.

04.
Pra;
Po e flas këtë për të tretën herë,
Në vetëm pesëmbëdhjetë minuta
Duke ecur.
Dhe ashtu sikur, po më flitnin,
Ashtu të habitur më shikonin
Nga fjalët që po i dëgjonin.
05.
O Zoti i Madh,
Po mendohem në vete;
- Ndoshta është dashur të gjithëve
Të ju tregojmë më herët?!
E kur nuk na besojnë Neve
Ndoshta kuptojnë që nuk i besojnë
Qiellit.
Dhe as syve të tyre.
06.
Po.
Ndoshta.
Por,
Në këtë rast,
Nuk do të mundja,
Kështu superiorisht
Të ju përgjigjem.
Ndoshta mos po gaboj?
07.
Po.
Vërtetë.
Në Gjithëçka është
Tek unë dhe tek ata
- E barabartë.
Për mua
Dhe për ata.
Të habiten.
Unë të di.
Të dëgjojnë.
Unë të ju them.
Njëjtë,
Për ata
Dhe për ne.
08.
U ndezën kandilët.
Vërshoi ezani.
Personi i dashur
I afërmi im
Më shikoi, sikur
Në sytë e tij
E gëlltita Hënën
Dhe Yllin.
Apo:
Sikur ato i kam kapur
Dhe i kam vendosur
Mbi supet e mia.
Ramazani Sherif mubarek ju qoftë!

Allahu qoftë i kënaqur me ju!
Të gjitha iftaret janë të ndryshëm
Në bukuritë e tyre.
Vetëm Ai është i njëjtë
Në Mëshirën e Tij
Të Pakufishme.

Atif Kujungjiq

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 7 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Mon 4 Oct 2010 - 21:54

Në rrugën e jetës

Xheladin HAMZA

Në rrugën e jetës
Furtunë deri në kupë të qiellit
Përsëri ditë e plagosur...

Zogjtë pa krih fluturojnë me mua
Apo unë jam vetëm një leckë
E shkëputur nga ngjyra jete...

Me krahët e saj të tërbuar
Pamëshirshëm era më valëvitë
Unë i heshtur presë errësirën e natës
Ndjenjat e kohës të varrosen në qiell...

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 7 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Mon 4 Oct 2010 - 21:54

Në çdo ditë,ditë e njëjtë

Në çdo ditë, ditë e njëjtë .
Shumë kufoma trupa pa jetë,
Muslimanët për çdo ditë.
Armiku po i vret,
Deri kur të durojmë,
Armiku t'na sulmojë?
Çdo musliman që e vrasin,
Sikur Qaben t'na rrënojnë.
Zgjohuni o muslimanë!-
Se Islami po sulmohet
Nga kafirat e pashpirt,
Që mbi ne nuk kanë mëshirë.
Dhe durimi ka kufi,
Kur t'na mbështesin në mur.
Edhe ne jemi njerëz,
Edhe ne mundemi t'luftojmë.
Por më shumë duam paqë,
Por armiku nuk pranon.
Kërkojnë luftë o vëllazër
E assesi s'pranojnë paqë.



Jashar Gashi

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 7 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Mon 4 Oct 2010 - 21:54

Mbreti

Mbreti në mbretrinë e tij,
Mbronë kullën e vet .
Në çdo dritare dhe dyer të saj,
Vendosi ushtarët e vet.
I vendosi nga frika,
Se armiku po kërcnon,
Kullën do e rrënojë
E mbretin do e robërojë.
Mbreti dëgjojë
Dhe ka urdhëruar;
Asnjë ushtarë të mos më vritet
edhe pse lufta ka filluar.
O ju ushtarë n'kullën time
keni kujdes
nga armiku ynë i vjetër
në lakmi kur ju thërret!
Mos iu dorëzoni ju atij.
Qëndroni të fortë me besnikëri
deri në atë ditë
kur unë dal nga kjo mbretëri.
Kështu si po largohem,
unë do të kthehem prap,
do ndërtohet kulla ime
edhe ju bashkë me të.
Armiku do të ekzistojë prap,
por jo me ne në paqë,
por në ferr i mallkuar
e i dënuar përgjithmonë.
Luftë, urretje, varfëri as frikë
më nuk do të ketë;
në kullën time, në paqë,
Prap unë mbret .



Jashar Gashi

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 7 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Mon 4 Oct 2010 - 21:54

Dashurija me butësi
Bota është e vogël e
në të nuk mundem me u fsheh,
e as në gjithësi,
edhe pse është e gjerë.
Nuk mund të jem i vetmuar,
edhe kur jam vet;
dikush më thërret në të mirë,
e dikush më pëshpërit për të keq.
Mua po më thërrasin
në dashuri e butësi,
e tjetri në urrejtje e në të keq.
Jam hutuar çfarë kam për të zgjedh.
Dashuria në zemër vend ka gjet.
E urrejtja dhe dashuria
nuk qëndrojnë në të njëjtin vend
si zjarri dhe uji në të njëtën enë
Zgjedhe dashurinë!
Përgjigju e mos u huto!
Mos iu përgjigjë atij që të urren,
por Atij që të donë.
Kanë fituar ato zemra,
që në to ka butësi e mëshirë,
Se kështu fitohet dashurija,
e jo me urretje e vrazhdësi!

Jashar Gashi

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 7 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Mon 4 Oct 2010 - 21:54

Musafiri i sofrës së zemrave

Drejt shtigjeve të përdëllimit
Vjenë mysafiri i përmallimit
Për zemrat besimtare
Zgjuar plotë hare
Presin netët e dritës
Mëkateve t'iu zënë priten
Sa shpirtra ka mbuluar errësira
Presin pastrim nga Mëshira
Ngrihuni o të pllakosur
Nga injoranca vulosur
Largoni batanijen e dynjasë
Zemrat të shohin rreze ridasë
Trupat të dlirësohen urisë
Në rrezet e diellit të lumturisë
Ndaleni ritmin e rutinës së kotë
Ktheju me pendim të Madhit Zot
Me duar drejt qiellit e zemër të thyer
Largoje nga sytë gjumin bëhu i vyer
Shpreso në Mëshirën e Tij
Bëhu njëmend rob i mirë
Falu natën dhe ji vigjilent ditën
Shtoja çoftë sa grimca të mirën
Vizito të afërmin dhe bonjakun
Shtoje bujarin dhe pakëso haramin
Lexo Kur'an me tërë ndjenjat e shpirtit
Medito në të dhe thellohu drejt infinitiv
Fale të keqen dhe garo në mirësi
Largoje zilinë dhe brishtësinë plotë zi

Duaje të vërtetën dhe përgatitu për vdekjen
Mbyllu një natë medito me vetveten
A thua këtë Muaj si do ta kaloj
Dhe vitin tjetër a do të jetoj?
O Zot të lutemi me tërë qenien tonë
Na dhuro jetë të gjatë në adhurimin Tendë
Na mundëso të presim këtë Muaj
Nata e Kadritë të na gjejë vigjiluar
Të dalim ashtu si kemi lindur pa mëkate
Dhe besnik do t'i jemi besës Tendë

Rrahman FERIZI

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 7 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Alberti Mon 4 Oct 2010 - 21:54

Marshi i trofeut

Alarmi në tikë-taket e fundit tingëllon
Në bedenat e zemrave ngritën frëngjitë
Kalorësit e betejës vejnë parzmorët
Djajtë e zinj prangohen në zinxhirë
Në mejdanit e mashtrimit të dynjasë
Ballë për ballë ndeshën ushtritë
Bijtë e imanit trima legjendar
Drejtojnë shtizat e adhurimit
Ngjeshin mburojat e urisë
Hapësirë t'i dhënë shpirtit të lirisë
Ngritin duartë marsh drejt lavdisë
Të gjallë o të vdekur drejt firdevsit
Kalatë e zemrave sulmohen
Portat e gjymtyrëve mbulohen me abdes
Trupat në sexhde gjunjëzohen
Të gjallë mbrapa nuk kthehen
Drita e fitores shkëlqen në horizont
Në natën e Kadrit beteja vendimtare
Na dhuro forcë thirrja jehon
Të arrijmë në ibadet këtë fitore të Madhe

Rrahman FERIZI

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 7 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Єямєℓiиdå Thu 6 Jan 2011 - 12:33

Dy temat u bashkuan bashke!
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 7 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Anakonda Sun 21 Oct 2012 - 4:09

Vallë, pse ju gjunjëzohesh atyre
që sjapin asgjë,
që s'janë krijues të qenieve të tyre,
që një goditje e vockël i rrezon për tokë,
që një sprove e vogël i demoralizon?!
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 7 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Anakonda Sun 21 Oct 2012 - 4:09

Poezi Islame - Faqe 7 PoShkruhen fate e shlyhen emra
E prapë disa mbeten
Fjalë e mall pa mbarim
Ngjyrosin jetën
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 7 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Anakonda Sun 21 Oct 2012 - 4:09

Poezi Islame - Faqe 7 10572_3783759592657_1903006838_n

Mos lejo që gjynahet tua

të ti rëndojnë duart tua

e të mos je në gjendje ti ngritësh ato


e ti lutesh Krijuesit tënd
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 7 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Anakonda Sun 21 Oct 2012 - 4:10

Poezi Islame - Faqe 7 KembesoriUnë në këmbë shkruaj poezi
eci me një thes plot lodhje
në vend të flokëve në kokën time
katër pata dhe kurora tropikale
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 7 Empty Të ngrihet një zë!

Mesazh nga LaDescarada Thu 29 Nov 2012 - 10:07

Një zë sot, një zë, ngado le të thërras
Ta çaj qiellin më dysh edhe lart të ngrihet
Të fryhet mëria , zemrën ta pëlcas
Zemrën e jehudit që si zemër njihet
Pa prite o , prite ,këtë fjalë me shpatë
Si preve e ngrive fëmijtë o mizorë
Tu verbofshin sytë , dita tu bëftë natë!
Tu shkurtofshin kokë e këmbë e dorë!
Ehu ç'u ngrit tirani dhe humbi ndjesitë
Vrau , preu , ngriu jetëra fëmije
Po ti o botë qorre pse po i mbyll sytë
Ngrihe zërin kundër kësaj barbarie
Po s'do tjetër Palestina, veç lirisë
Në katër anë të gjëmoj ezani lart në qiell
T'i shoh qartë yje , hanë edhe diell
Mos ja vritni kaltërsinë në fëmijëri!
Edhe sot këtë tokë e bekoftë Zoti
E bekoftë ta duam se e deshën moti
Të ngrihen vëllezërit nga janë nëpër botë
Ta mbrojmë tokën tonë, mos ta humbim sotë...

Argjend Xhelili

Poezi Islame - Faqe 7 23985_381050318820_1910061_n
LaDescarada
LaDescarada
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11767
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Islame - Faqe 7 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 7 e 7 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi