Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të Vërtetat e Fshehura

+5
dajti modh
Yll Qielli
exploreri
pexha
Alberti
9 posters

Faqja 11 e 11 Previous  1, 2, 3 ... 9, 10, 11

Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 Empty Mistere, por te verteta !

Mesazh nga Alberti Sun 12 Sep 2010 - 5:47

First topic message reminder :

Marr nga: ExplorerUnivers
Autori: Exploreri & estilen

Misteri i fshatit me 440 binjake

Një ekip mjekësh indianë janë duke u përpjekur për të zgjidhur misterin e fshatit Kodinhi, në Kerala të Indisë, ku ka 440 binjakë të lindur nga dy mijë familje.

Ekspertët e udhëhequr nga dr.Krishnan Sribiju kanë udhëtuar për në fshatin e largët tropikal, por pa gjetur për momentin shpjegimin e bumit të binjakëve, të paktën gjashtë herë më shumë se mesatarja kombëtare.

Vetëm në 2008, në këtë fshat janë lindur 15 çifte binjakësh.
Gjatë pesë viteve të fundit, janë lindur 60 çifte binjakësh, një shifër që rritet nga viti në vit.

Për më tepër, konsiderohet se ka njëmospërputhje në mes të regjistrimit të lindjeve dhe numrit aktual,gje qe con ne idene se numri i binjakeve mund te jete ende me i larte nga ai i raportuari.

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 Fshati_i_binjakeve


Edituar për herë të fundit nga BeLti në Fri 27 May 2011 - 8:47, edituar 3 herë gjithsej

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga exploreri Sat 4 Jun 2011 - 3:37


Zbulohen mjete prej guri qe rrezojne historine e meparshme te lundrimit


Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 Stone-tools-pic-getty-629579883

Keto mjete guri te gjetura në Kretë kanë shkaktuar një valë mjafte te forte diskutimesh midis Archeologeve.Arkeologët besojnë se ato tregojnë se njerëzit kane filluar me lundruar ne detra mijra vjet më parë se ata mendonin.

Provat e mëparshme per fillesat e lundrimit nga njerzit mendohej se ishte rreth 60 mije vjet më parë. Këto data rrezohen nga zbulimi i ketyre mjeteve te gurta.

Tashti arrihet ne perfundim se njerzimi ka filluar lundrimin para 130 mije - 700 mije vjetesh ne Krete,e cila u nda nga kontinenti para 5 milion vitesh
exploreri
exploreri
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 451
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 05/03/2011
Mosha Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga exploreri Sat 4 Jun 2011 - 3:41


Vende te quajtura 'misterioze'.


Qyteti fantazem i varrosur nen dhe


Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 Town-ghost-buried


Kolmanskop eshte nje qytet fantazem ne Namibian e jugut, pak kilometra larg portit te Luderitz. Rreth viteve 1908 si kudo tjeter ne Afrike edhe ketu lindi deshira e diamanteve dhe shume njerez u spostuan drrejt shkretetires per te gjetur diamant dhe per tu bere te pasur ne menyre sa me te thjesht.

Brenda dy vitesh u ndertua ky qytet me shkolla, spital, kazino dhe zona rezidenciale. Problemi qendroi kur vlera e diamantit ra. Ne vitet 1950 qyteti u braktis dhe rera shkretetires mori çfare i takonte.

Kodra e Kryqeve


Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 Hill-of-crosses


Ne Lituani ndodhet pikerisht kjo koder ku njerezit kane vene kryqet e tyre "personale". Ketu ka rreth 50000 Kryqe e ndryshme. Arsyeja perse njerezit ne veçanti meshkujt vendosnin nje kryq i bere posaçerisht per to ne kete koder eshte sepse mendohej se do ti ecte mbare kujtdo qe te vendoste nje kryq ketu. E gjitha kjo ka ndodhur perpara se ne Lituani ose ne Rusi te hynte feja katolike apo
ortodokse.

Porta e Ferrit


Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 Thee-door-to-hell

Porta per ne ferr. Keshtu quhet ky vend nga banoret e vendeve afer. Ndodhet ne Uzbekistan dhe ndodhet ne kete gjendje per 35 vjet. Nje here disa shkenctare po germonin token ne kete pozicion per studime te ndryshme dhe duke germuar zbuluan nje shpelle nen toke qe permbante gaz toksik.

I gjithe materiali tyre perfundoi ne kete shpelle por asnje nuk guxoi te hynte brenda per ti marre. Keshtu vendosen ti vejne flaken vendit ne menyre qe gazi te mos dilte ne siperfaqe dhe ka 35 vjet qe vazhdon digjet.

Vrimat ne Rusise


Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 Holes-russia

Nga vitet 1980 ne Pyllin e dendur te Rusise gjenden gropa te thella. Veçaneria e ketyre gropave qendron qe nuk eshte e mundur te jen bere nga makina germurese ose mjete te ndryshme sepse makinat nuk mund te kalojn ne keto vende.

Njerezit kan shkuar ne fund te tyre por kan ngelur te zhgenjyer kur kane gjetur thjeshte asgje. Pra keto jane thjeshte gropa me nje fund por qe ndodhen ne vende ku eshte veshtire qe te jen bere nga njerez.

Goja e ferrit

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 Mouth-of-hell

Goja e ferrit. Gjendet ne nje qytet ne Pensylvania , cili ka nje sasi shume te madhe qymyri nen tij. Ne 1962 nje flake e vogel u perhap ne kete qytet dhe u shua me sukses.

Ajo qe nuk dihej ne moment ishte qe kqymyri nen toke ishte ndezur. Qymyri vazhdoi te digjej per shume vjet aq sa njerezit u detyruan te largohen nga qyteti ne 1984.

Tani ky qytet mbete i pabanuar me tymin qe del vazhdimisht nga toka. Qyteti do te mbetet i tille per te pakten 250 vjet, kjo sepse sasi e qymyrit nen toke eshte kaq e madhe sa qe do te duhenin 250 vjet per tu djegur i gjithe.
exploreri
exploreri
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 451
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 05/03/2011
Mosha Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga exploreri Sat 4 Jun 2011 - 3:43


Uji pluhur..???!!!!

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 100827_drywater

Besoni ose jo, shkencëtarët kanë krijuar ujin pluhur, edhe pse ky term mund të duket kontradiktor. Kjo është një lëndë që i përngjan sheqerit pluhur dhe mund të paraqesë revolucion në mënyrën e përdorimit të kimikateve.

Sipas shkencëtarëve të Universitetit të Liverpulit, të cilët shpikën ujin pluhur, secili atom përmban një pikë ujë të mbështjellë me një mbështjellës prej silici, ndërsa 95 për qind e ujit të thatë në të vërtetë është “ujë i lëngshëm”.

Shkencëtarët mendojnë se ky zbulim do të jetë i dobishëm në luftën kundër ngrohjes globale, sepse uji pluhur mund të thithë dhe mbajë dyoksidin e karbonit dhe gazrat tjerë.

Pas hulumtimeve është konstatuar se uji pluhur është tri herë më i mirë në absorbimin e dyoksidit të karbonit sesa uji i zakonshëm. Po ashtu, uji pluhur mund të përdoret për pasurimin e metanit dhe zgjerimin e potencialit të gazit natyror.

Po ashtu, shkencëtarët besojnë se së shpejti do të jenë në gjendje të formojnë më shumë emulsione në pluhur, të përziejnë dy ose më shumë lëndë të cilat janë të patretshme, siç është nafta dhe uji, duke ndihmuar që transporti i materialeve të rrezikshme të jetë më i sigurt
exploreri
exploreri
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 451
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 05/03/2011
Mosha Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga exploreri Sat 4 Jun 2011 - 3:46


Restoranti qe punon me mish njeriu


Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 Shaka-Zulu-restaurant-Lon-006

Prej 8 shtatorit 2010 mund të konsumohet mish njeriu në Berlin. Ky është propozimi për klientët i një restoranti të ri brazilian.Lokali do të ofrojë kuzhinë kanibale të traditës më të mirë të Warimas dhe do të jetë restoranti i parë jashtë vendit i Eduardo Amado, që tashmë ka një në Brazil.

Lajmi është përhapur në Berlin duke ngjallur kuriozitet, zemërim dhe skepticizëm.Disa mendojnë se bëhet fjalë vetëm për një gjetje publicitare.Nuk komentohet se si ky restorant do te furnizohet me lenden e pare dhe se ku do jene burimet e e tij.Valle shteti gjerman ka dhe licens aktiviteti per kete menu....?


http://www.guardian.co.uk/lifeandstyle/wordofmouth/2010/aug/27/cannibal-restaurant-hoax
exploreri
exploreri
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 451
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 05/03/2011
Mosha Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga exploreri Sat 4 Jun 2011 - 3:49


Ndal renies se flokeve...


Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 Tullac

Një grup shkencëtarët në Los Angelos besojnë se kanë gjetur ilaçin i cili shëron tullacërinë, ndërsa ilaçi do të mund të gjendet në treg madje për pesë vite.

Testimet laboratorike në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles në të cilat është shfrytëzuar astressin-B kanë treguar rezultate “befasuese” vetëm pas pesë ditëve.

Studiusit shprehen se ilaçi është zbuluar krejt rastësisht pasi janë bërë provat e para tek mijtë. Rezultatet kanë qënë të befasueshmë duke qenë se pas tre muajve muajve përsëri kanë fituar qime të shkëlqyera.

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 Hair-loss

Pasi që testimi është kryer në minj, duhen testime të tjera shtesë në njerëz. Nëse gjithçka kalon pa efekte të rrezikshme anësore, ky lloj trajtimi mund të miratohet për rreth pesë vjet.

“Kjo do të hapte mundësi të ndryshme për shërim të tullacërisë tek njerëzit.”:- shprehen studiuesit e entuziasmuar.


http://www.europe1.fr/International/Calvitie-des-souris-au-poil-!-417751/
exploreri
exploreri
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 451
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 05/03/2011
Mosha Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga exploreri Sun 5 Jun 2011 - 5:20


Gruaja vampir

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 Matia-jose-cristerna Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 Mascara_Tips_Video-0248

Është meksikane, 35 vjeçe, ka katër fëmijë dhe është avokate që mbron të drejtat e grave të keqtrajtuara. Por mbi të gjitha ajo është shumë e apasionuar pas tatuazheve, pirsing dhe protezave. Kjo është mënyra e jetesës së María José Cristerna.

Ka filluar rreth 20 vjet më përpara bërjen e pirsing dhe tatuazheve në trupin e saj. Më vonë i lind dhe një dëshirë e çuditshme, vënia e protezave të dhëmbëve si të një vampireje. Dhe në fund për t’i vënë qershinë mbi tortë Maria ka vënë edhe brirë me anë të një ndërhyrje kirurgjikale.

Ajo nuk ndihet aspak në siklet kur njerëzit e shohin në mënyrë të çuditshme sikur ajo të ishte një djall. Rregulli numër një për t’u respektuar nga të tjerët është t’i respektosh ata dhe nuk mund të pëlqehesh nga të gjithë- ka thënë María José Cristerna.
exploreri
exploreri
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 451
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 05/03/2011
Mosha Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Tonii Sun 5 Jun 2011 - 10:22

shum gjera te bukura lexova ktu brava
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Docteur Sun 5 Jun 2011 - 17:44

brava ishte info interesante per sa i perket flokeve lol per 5 vjet sdo na ngele gje ne koke qa do mjellin 00027003 mire bahet per grate
Docteur
Docteur
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Afrike
Postime Postime : 5764
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/05/2011
Hobi Hobi : Ngacmime

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga exploreri Mon 6 Jun 2011 - 3:37



Porta e ''Xhehennemit'' ose e ''Ferrit''


Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 914

Njerëzit nuk lejohen të hyjnë këtu ne Malet me emrin Kunlun(Kine) sepse eshte deklaruar dhe sugjerohet si "Porta e Ferrit." Kjo luginë është qujtur një luginë vdekjeje,dhe më tej pretendohet se malet Kunlun jane"dyert e Xhehennemit."

Mbetjet e gjetura në këtë luginë janë kufoma, kocka , skelete ujqerish, arinjesh ,gjuetarësh dhe disa varre të shpërndara të vetmuar, duke i paraqitur botës një atmosferë të kobshme vdekjesh të tmerrshme.

Byroja Gjeologjise dhe i Burimeve Minerare te Xinjiang me një ekipi gjeologjike në Kinë,kishte regjistruar një histori te vërtetë në vitin 1983.Historia ben fjale per një kalë te uritur që ishte duke kullotur bar dhe papritmas u zhduk ne "dyert e Xhehennemit."

Një bari(pronari) shkoi në zonën e ndaluar të "Portes se ferrit" për të kërkuar kalin e tij. Pas pak ditësh, ai u zhduku, por kali i tij u shfaq në kodrinat e maleve Kunlun.

Më vonë, bariu u gjet i shtrirë në një kodër të vogël me rrobat e tij të grisur keq.Me sytë e zgurdulluar hodhi një vështrim të zemëruar,ku ne dore mbante një armë gjahu dhe tregonte se ai s'kishte dëshirë të vdesë.

Gjëja e mrekullueshme ishte se asnjë plagë apo shenje nuk i eshte gjetur rreth trupit të tij,fakt qe tregonte,se ai nuk kishte pasur ndonje sulm nga faktore te ndryshem.
exploreri
exploreri
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 451
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 05/03/2011
Mosha Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga exploreri Mon 6 Jun 2011 - 3:41



Misteri i nje toke pa akull ne Antarktide..


Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 23

Ky është një vend misterioz hasur në kontinentin ishull te Antarktides. Njerëzit e kane emertuar atë " lugina e thatë e pa mbuluar me borë ."

Antarktida është një vend me më pak banorë,por me disa ngjarje dhe fenomene te pashpieguara,qe per per vizitoret ngelen mister.Ky territor ose lugine pa bore,ben pjese ne siperfaqen prej rreth 14 milionë kilometrash katrorë të sipërfaqes totale të kontinentit Antarktik,qe janë te mbuluara me dëborë.

Kur shihet nga lartë,pjesa qendrore e pllajës se Antarktides është si një tenxhere e mbuluar me kapak. Sipërfaqja e saj eshte e mbuluar me borë me trashësinë duke arritur 2000m dhe ndonjëherë mund të arrijë trashësinë deri në 4800 m.

Në dimër, bora përreth kombinon me akullin nga deti për të formuar një pllajë të qetë, të madhe për të cilat njerëzit vështirë se mund të bëjnë dallimin në mes të tokës dhe detit.

Por per pjesen e tokes se pa mbuluar me akull dhe bore,s'ka nje pergjigje shkencore te dhene,pse ketu nuk bie bore..?Misteri vazhdon,brenda kufijeve hamndesore,por diku thuhet se nje temperature e ngritur e tokes nga nje vullkan i pa shperthyer,mund te beje qe territori te jete i ''zbuluar'' nga borerat
exploreri
exploreri
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 451
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 05/03/2011
Mosha Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga exploreri Mon 6 Jun 2011 - 3:59

Oret me te kushtueshme ne bote...


Watches(oret) e dores dhe te xhepit janë objekte elegante dhe ndoshta më te kërkuarat nga njerezit. Ora dores shton vlerën dhe statusin e personave mbajtes.Ka një numër të prodhuesve te oreve në botë. Cmimet e tyre variojne shumë në varësi të materialeve qe ajo është e përbërë. Megjithatë, një orë është padyshim një pajisje qe tregon personalitet tek poltikanet dhe drejtuesit e biznesit,te cilet kuptohet qe jane te vetmit qe mund te ''gjuajne''oret e shtrenjta.Këtu është një listë e oreve me kostot me te larta ne bote

1. Chopard 201-karat: $ 25 milion dollareTë Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 1-watch

Kjo është ora më e shtrenjtë në botë.Chopardi 201-karat është me një kosto 25 milionë $. Kjo orë është bërë nga diamante dhe përmban në total 201 karat e diamante, e cila rastësisht u thirr me emrin qe shikojmë.

Ka tri diamante të mëdha ne forme zemre në qendër të cilat janë,një diamant 15 karat pink, 12 karat diamant blu dhe 11 karat diamanti i bardhë. Përveç kësaj ajo ka edhe diamante 163 karat të tjera të vogla të bardha dhe të verdha që rrethojnë qendrën.

2. Philippe Supercomplication Patek: $ 11 milion
Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 2-watch

Patek Philippe është një ore xhepi 18 karat ari, bërë në vitin 1932. U harxhua një kohë e gjatë për te prodhuar këtë orë antike Kushton $ 11 milionë, që e bën atë një nga më të kushtueshme në botë. Kjo orë u fut ne ankand në fund në 1999.

3. Platinum World Patek Philippe : 4 milion $
Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 3-watch

Platinum World Patek Philippe's Time eshte një orë e kufizuar ne prodhim e cila u bë jashtëzakonisht popullore në vitin 2002 kur ajo ishte shitur në një ankand për 4 miliona dollare.Karakteristike e kësaj ore super të veçantë është se ajo tregon oren ne 24 orë në te gjitha vendet e botes dhe kjo është me të vërtetë e lehtë për t'u lexuar. Tipari më i veçantë e kesaj orë është se ajo mund të dallojë faktorin dite dhe nate në të gjithë boten gjate 24 oreve,pra ka një implementim super teknologjie.

4. Vacheron Konstantin Tour de l'Ile: $ 1.500.mijeTë Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 4-watch

The Konstantin Vacheron Tour de l'Ile është një nga orat më komplekse të bëra ndonjëherë nga njerëzit në këtë botë. Ajo ka në total 834 pjesë e cila eshte montuarr për të funksionuar me rreth 10.mije ore garanci(41 vjet) per matje të kohës.

Shifrat duket se jane te pabesueshme, por e kush e ka parë kete marke ore,ka për të besuar atë. Tipar unik i kësaj nuk eshte vetem cmimi 1.500.mije$ ,por se kjo tregon kohën të dy anët e saj. Ora është aq komplekse se ajo është projektuar me dy kapak mbylles ne të dy anët plotësisht me ar. Kjo orë eshte prodhuar vetëm në 7 cope të gjithë globin.
5. Patek Philippe Sky Moon Tourbillon: $ 1.300.mijeTë Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 5-watch
The Philippe Patek Sky Moon Tourbillon është një ore me kosto 1.300. mije $,vlersohet si ora më komplekse në Serine Philippe Patek. Kjo është bërë me 688 pjesëve duke përfshirë edhe disa pjesë të vogla supermikroskopike.. The Tourbillion Mon Sky është një ore me të vërtetë shumë e ndërlikuar dhe vishet me një shtresë te jashtme platin. Ajo prodhohet vetëm dy njësi çdo vit.


6. Super Chopard Ice Cube: $ 1.100 mijeTë Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 6-watch

Emri erdhi nga forma e parë e cila është e ngjashme me një kub akulli. Super Chopard Ice Cube është bërë nga gemstones 66 karat të cilat janë gdhendur në formën e një kub akulli. Me pamjen e parë nuk mund të pëlqehet, por duke parë atë dhe guret e çmuar 66 karat,janë arsyeja qe koston e ka aq te larte..
7. Hublot Black Bang: $ 1.milion
Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 7-watch

The Black Hublot Bang është një tjetër watch komplekse prodhuar ndonjëherë. Kjo është bërë në përpjekje per arritjen e 2000 orëve të arta.

Shtresa e jashtme e parë është bërë me 18 karat ari i bardhë e cila është e kombinuar me 322 gure te çmuar të zinj. Zona e rripit është një pjesë e bukur të ari . Ngjyra e zezë me gur te çmuar te ngjitur e bën atë një produkt të veçantë.

8. Klasik Corum Tourbillion: $ 998 mije[/size]Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 8-watch

Klasik Corum është një ore ultra që është prodhuar me 850 diamante. Kjo është një orë e bere me dorë me një diametër 46 mm Ora vjen në versione te shumta dhe ka katër variante të ndryshme. Kjo ore është me të vërtetë një orë e kufizuar ,prodhohet vetëm 10 copë orë të bukura në një vit.

[size=18]9. Magistralis Louis Moinet: $ 860 mije
Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 9-watch
The Moinet Louis Magistralis është unike dhe shumë e rralle me nje kosto 860.Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 354827 $ e cila është shumë e lartë me të vërtetë. Shtresë e jashtme është bërë me ar 18 karat dhe është e veçantë,qe e ben ate një orë shumë elegante. Materialet me te cilat ajo prodhohet,nuk gjenden ne asnje lloji ore tjeter, e bën të vështirë për t'u prodhuar në mënyrë të përsëritur. Kjo është një tjetër arsye qe ben kete ore nder me te kushtueshmet në botë.

10. Blancpain 1735,Grande: $ 800 mijeTë Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 10-watch

The Blancpain 1735, është një tjetër ore e Madhe dhe procedurat komplekse te zejtarise e bëjne ate një produkt te kushtueshëm. Shtresë e jashtme e kësaj orë të mrekullueshme është bërë platin ku si rrip perdoret lëkure krokodili.

Kjo është bërë tërësisht prej 740 pjesësh dhe komponente të punuar me dorë. Kjo është ajo që e bën atë një orë 800.mije $. The Blancpain 1735, Grande komplikacion është me të vërtetë një nga më të komplikuarat qe qarkullojne në botë.
exploreri
exploreri
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 451
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 05/03/2011
Mosha Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga dajti modh Mon 6 Jun 2011 - 4:18

brava brava :money:
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga WebMaster Mon 6 Jun 2011 - 4:24

Me verte te shtyn kurjoziteti ti lexosh se ekzistojne disa mistere qe ne nuk i dime ..flm explorer
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga exploreri Mon 6 Jun 2011 - 5:13


Paraja,'djalli' i ardhur nga barku i Tokes



Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 Fajin%20paraj1

Paraja ka një origjinë mitike. Më pas është përdorur si shenjë e sovranitetit të mbretërve. Së fundmi, ka ushqyer iluzionin se tregu mund të zëvendësonte shtetin. Tani është koha të mendohet për t'i dhënë një funksion politik.Rasti i madh? Euroja që shpreh njëherazi edhe një identitet.

Zoti dhe ari janë shfaqur shpesh në letërsi dhe në muzikë. Në"Faustin" e Gounod, Mefistofeli këndon: "Zot i arit dhe mbret i botës". Sipas një legjende që vjen nga sumerët dhe nga babilonasit,ari është nxjerrë nga barku i Tokës për llogari të perëndive që banojnë në një planet të largët dhe që përdorin skllevër njerëzorë për të nxjerrë ar në minierat e planetit blu.

Skllevër që nuk e shohin kurrë diellin, të vdekur që jetojnë. Por, disa prej tyre, duke u rebeluar ia kanë dhuruar arin njerëzve, sikundër Prometeu zjarrin, dhe për këtë janë shfarosur. Njerëzit kanë nxjerrë nga ari pluhurin e tij, të pajisur me një fuqi magjike. Në Testamentin e Vjetër quhet manna.

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 Pennies

Por,perënditë e planetit misterioz kanë mbajtur me një pjesë të minatorëve një raport disi më të veçantë, për t'i përdorur ata në operacione të fshehta që kanë për qëllim sundimin e njerëzve. Në realitet, ari nuk është një zot i vetmuar. Ka metale të tjera që ia kanë kundërshtuar herë pas herë supremacinë: argjendi mbi të gjitha. Dhe shumë objekte të tjera (materiale dhe jomateriale) të cilave u është dhënë roli i parasë. Ari, megjithatë, nuk është vetëm monedhë.

Dhe monedhat nuk janë vetëm ar. Po çfarë është? Se çfarë janë ekzaktësisht monedhat, kjo është një çështje për të cilën diskutohet prej shekujsh, por jo gjithmonë me qartësi. Gilles de Muisis,abat i Tournait në treqindën dhe katërqindën, i konsideronte një gjë"shumë të errët".

"Ato,thoshte ai për monedhat, rriten dhe zvogëlohen në vlerë, luhaten dhe të shkaktojnë shumë zhgënjime". Edhe sot, shumë veta, ndër të cilët debitorët e pafat të kredive dytësore, mendojnë si ai. Në shekullin e gjashtë para Krishtit, mbreti i Lidias, Krezo, i dha monedhës formën që ka sot. Por, para dhe pas tij monedha ka pasur shumë forma. Guaska, perla, dhëmbë qeni, lëkurë dhe stofra, kripë, kakao, çaj dhe duhan, sëpata dhe thika. Një gjë është e qartë: monedha është shumë e rëndësishme në historinë e njerëzimit.

Mund të konsiderohet elementi qendror i ekonomisë. Qendror sepse përbën vendtakimin e dy subjekteve të mëdha të ekonomisë: tregut dhe shtetit. Monedha është e pakonceptueshme pa njërin apo pa tjetrin. Nuk e dimë mirë se përse grekë dhe latinë i dhanë Herës ose Junonës emrin e monedhës. "E vetmuar"? "Paralajmëruese"? Romakët i dedikuan një tempull në Kampidolio.

Zeusi-Jupiteri, nga ana tjetër, për ta dënuar për ndonjë të pabërë e vari ndërmjet qiellit dhe tokës të lidhur me një litar (ari natyrisht), nga i cili perëndia shumë dinake arriti të lirohej. Ndërmjet qiellitdhe tokës: të vjen të mendosh për një metaforë, ndërmjet shtetit dhe tregut, që sigurisht Zeusit nuk i ka rënë ndër mend. Megjithatë, ajo do të ishte pikërisht një metaforë e bukur për monedhën.

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 Gold-bars1

E lidhur gjithmonë me litarin e arit (mendoni për standardin e famshëm të arit), por gjithnjë duke u përpjekur për t'u çliruar, lind në të njëjtën kohë iniciativën e tregut dhe të shtetit. Herë pas here njëri triumfon ndaj tjetrit në sundimin e vet. Në historinë e re, për shembull, roli ishteteve në kontrollin e monedhave të botës ishte vendimtar në vitet pasuese të marrëveshjes së Bretton Vudsit, menjëherë pas luftës.

Pastaj, në vitet shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë ishte tregu, nëpërmjet bankave, që mori një rol në rritje në kontrollin e monedhave, mbi të gjitha në sajë të liberalizimit të lëvizjeve të kapitalit.

Kontroll është si shprehje, sepse, duke hedhur poshtë parashikimet e ekonomistit të madh Milton Fridman, që kishte lajmëruar një epokë të një vetërregullimi të qetë të tregjeve monetare dhe valutore, këto nuk rezultojnë më jostabël dhe të çrregulluara si në vitet tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë të shekullit të shkuar, deri në fillimet e shekullit tonë.

Në ditët tona, institucionet financiare (bankat dhe të gjithë ndërmjetësit e tjerë financiarë) janë shumëfishuar si kërpudha. Dhe në sajë të përhapjes së instrumenteve të tyre (siç janë tani derivatet e famshme) dhe masës së transaksioneve që ato bëjnë të mundur (rreth dhjetëfishi i prodhimit bruto botëror), monedha e përshkon sipërfaqen e tokës me shpejtësi fantastike, më shpejt se Junona.

Gjatë turbullirës më të fundit, të ashtuquajturës subprime (kredi hipotekare tepër të lehta, të lëshuara ndaj një klientele tepër të influencueshme),ka dalë në skenë aspekti i pushtetit tepër të madh të ushtruar nga bankat në administrimin e monedhës. Jo të asaj të arit,që nuk qarkullon më prej kohësh, as asaj të letrës, të shpikur nga kinezët dhe rishpikur nga një skocez i shtatëqindës, por asaj telefonike dhe elektronike.

Mekanizmat, përmes të cilave kanë shtrirë jashtëzakonisht zonën e kredisë (antropologu Karl Polanyi do të thoshte kanë "merkatizuar" hapësirën dhe kohën) janë teknikisht tërheqëse. Në veçanti, për sa i përket shpërndarjes së rreziqeve dhe pasojës së saj të dyfishtë për të mbrojtur efektivisht individët, duke e shpërndarë megjithatë rrezikun në sistem.

Pak ashtu si pluhuri i arit, manna legjendare, për të cilën flet Testamenti i Vjetër, që iu nevojit shumë popullit hebre për të shkatërruar në të njëjtën kohë armiqtë e tij (por këtu bëhet fjalë për banka dhe klientë). Është fakt se turbullira më e fundit ka hedhur më shumë se një dyshim mbi mundësinë e humbjes së kontrollit të sistemit monetar dhe të paradoksit që bankat qendrore, të krijuara për të garantuar stabilitetin e sistemit, janë të detyruara të ndërhyjnë me nxjerrje masive monedhash të reja për të evituar pasojat e destabilizimit të tyre.

Është rishfaqur problemi i raporteve ndërmjet "arit" dhe politikës,me të cilin kemi hapur këtë diskutim që po bëjmë, në një mënyrë akoma më të "çuditshme", duke risjellë një propozim heretik, i cili duhej të zgjidhte me themel problemin e teprimeve të çrregullimit bankar, duke eliminuar bankat.

Propozimi lind nga një provokim i një afaristi gjerman në vitet tridhjetë, Silvio Gezel, i cili propozoi, me qëllim eliminimin e harxhimit joproduktiv të akumulimit financiar, aplikimin e kredive me një interes negativ, me pagesën e një takse vjetore që do të reduktonte gradualisht vlerën.

Propozimi është bërë dhjetë vjet më parë nga i ashtuquajturi "Bromsgrove Group", ose grupi i "Money Reformers", në një formë më të artikuluar që përfshin të tërë politikën fiskale dhe monetare. E thënë ndryshe, në vend që të mbledhë të ardhura me taksa ose përmes kreditimeve, qeveria mund të krijojë monedhë për të financuar direkt investime publike ose konsumet individuale:monedhë të shpërndarë ala Keins dhe të ngarkuar me interes negativ ala Gezel, që do të ishte e shpenzuar shpejt në konsume dhe investime,duke shmangur një tepricë inflacioniste të kërkesës në sajë të rritjes së menjëhershme të ofertës dhe një mungesë të kërkesës në sajë të mungesës së kursimit.

Para se të buzëqeshni, mendoni një moment si na fton të veprojmë James-i i çmendur në një bisedë të këndshme imagjinare për Sëiftin,leximi i së cilës nuk është i këshillueshëm për bankierë me tension të lartë. Nuk do të jetë megjithatë e nevojshme që të kujdesen për"arteriet" e tyre, shumë të provuara në këto kohë. Ka metoda pak më të çuditshme për të rivendosur një kontroll të financës.

Për shembull, të ndërtojmë një farë rendi ndërkombëtar ala Breton Vuds, të paktën duke rimarrë dhe rinovuar idetë që atëherë Keinsit iu desh t'i braktiste, jo për të adoptuar një monedhë të vetme botërore, siç sugjeronte ai bankor-in, por për të realizuar me një marrëveshje të përbashkët një sistem të ekuilibruar dhe të rregulluar të raporteve të qëndrueshme ndërmjet monedhave botërore: sot dollari dhe euroja, nesër kush e di.

Sigurisht, do të duhej në Evropë një qeveri evropiane që të ishte në gjendje të përdorte monedhën e saj të fortë duke përforcuar me një politikë makroekonomike evropiane një ekonomi të dobët (të kundërtën e asaj që bën Amerika).Euroja ka lindur nga serendipity (rastësia fatlume).

Serendipi, një mbret mitik, u bë i famshëm sepse, duke kërkuar një gjë, gjente një tjetër akoma më të rëndësishme. Euroja duhej të ishte një "frangë" e fortë, asgjë më shumë. Në të kundërt, është bërë një monedhë botërore me qendër në Frankfurt. Euroja mund të jetë më shumë se një monedhë. Në fund të fundit, monedha është për vetë natyrën e saj, në histori, më shumë se një monedhë e thjeshtë. Është pjesë integrale e identitetit të një kombi.

Deri dje nuk ishte e mundur të mendohej Gjermania pa markën, Franca pa frangën, Greqia pa dhrahminë dhe deri Italia pa liretën e saj, së cilës i atribuohen sot nostalgji të padiskutueshme. Për këtë, akti me të cilin është krijuar euroja nuk bën pjesë vetëm në historinë monetare, por dhe në historinë e madhe.
exploreri
exploreri
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 451
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 05/03/2011
Mosha Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga exploreri Mon 6 Jun 2011 - 5:19


Denimi i Niobit

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 Niobe_4

Dikush lumturohet për vetë faktin që merr frymë, ndërsa një tjetër mund të trimerohet se ka mundur zotat..Ne lidhje me kete fakt ben fjale dhe legjenda e Noibit,nje legjende qe te ben te mendosh thelle ne jeten e perditeshme te aktivitetit njerzor....

Niobi, ishte një figurë e lashtë mitike, madje nga më tragjiket. Të dhënat e para për të na i jep Homeri në “Iliadë”. Mitet e saja, që filluan nga Teba dhe Azia e Vogël, shumë shpejt u bënë të njohura në të gjithë Greqinë e lashtë.

E konsideronin të bijën e mbretit të Frigjisë, Tantalit dhe Dionës ose Diës. U martua me një prej Dioskurëve të Tebës, Amfionin, me të cilin bëri gjashtë djem dhe gjashtë vajza (ndërsa Ovidi thotë se bëri katërmbëdhjetë fëmijë gjithësej, pra shtatë djem e shtatë vajza).

Por Niobi, si nënë e shumë fëmijëve që ishte, ndjeu një krenari të paparë, aq sa s’nguroi të mburrej para zotave, duke thënë se ishte më e zonja se Litoja që lindi vetëm dy fëmijë.

Litoja tejet e e fyer nga mënyra e të shprehurit të Niobit, vendosi të hakmerrej, duke vënë në armiqësi të bijtë e saj, Apollonin dhe hynjinë Artemidë me fëmijët e Niobit.

Artemida vrau me shigjeta brenda anaktorit të saj (Tebë) të bijat e Niobit, ndërsa Apolloni mori përsipër ekzekutimin e meshkujve të familjes, të cilët i gjeti tek gjuanin. Sipas poetëve më të rinj, nga kjo vrasje shpëtuan Amiklas dhe Melivia ose Amfioni dhe Hlorida që më vonë u martua me Nileun.

Për nëntë ditë me rradhë fëmijët e Niobit mbetën të pavarrosur, sepse çdokush që guxoi t’i varroste u shndërrua në gur (nga Zeusi). Ditën e dhjetë trupat e pajetë u varrosën nga vetë zotat e Olimpit.

Pas tragjedisë së ndodhur Niobi nuk arriti të vinte kurë në vete, e keqja e kishte mposhtur të tërën. Qëndroi pa folur dhe pa ushqim për shumë ditë dhe pastaj u kthye tek i ati, në Sipilo, ku u shndërrua në gur, siç u kishte kërkuar zotave.

Nga ai gur, që kishte formë gruaje, rridhnin Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 465738ë të pashtershëm. Në malin Sipilo akoma dhe sot ekziston një gur në formën e gruas së trishtuar, ashtu siç e pa Pafsania në kohën e tij.
exploreri
exploreri
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 451
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 05/03/2011
Mosha Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga exploreri Mon 6 Jun 2011 - 5:25




Tempull shqiptar ne Azerbajxhan..!?


Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 Tempull-shqiptar-ne-azerbajxhan

Një tempull i lashtë shqiptar është zbuluar në Azerbajxhan 4 muaj më parë. Tempulli ka qenë në formën e gërmadhës për shkak të vjetërsisë dhe zona ku u zbulua nga arkeologët ka qenë në fshatin Zazaly në Samukh.

I thellë tre metra poshtë në tokë dhe i gjatë 35-40 metra në vijë të drejtë dhe 4-5 metra në gjerësi. Referuar burimeve nga departamenti i Kulturës dhe Turizmit në rajonin e Azerbajxhanit, bëhet fjalë për një koloni njerëzish në këtë rajon.

Në një apelim dërguar nga Akademia Kombëtare e Shkencave për kërkimet arkeologjike, i është kërkuar Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit restaurimi i memorialit.

Bëhet fjalë për një koloni shqiptarësh që kanë jetuar në këtë zonë shumë vite më parë, por ende nuk përcaktohet periudha se kur. Kërkimet e mëtejshme do të zbulojnë të dhëna të tjera.

exploreri
exploreri
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 451
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 05/03/2011
Mosha Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga exploreri Tue 7 Jun 2011 - 3:31

Paranormale


Nusja fantazme....



Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 76381_164499093589839_162971353742613_322931_4156721_n

Kjo ngjarje tregohet nga nje djalosh i Meksikes i quajtur Arturo Perera, i cili thote se :

Nje dite kisha vendosur te shkoj ne varreza,per te rregulluar e zbukuruar varrin e motres dhe t'ia coja disa lule qe asaj i pelqenin dhe me mua po vinin edhe prinderit e mi.

Pasi une kisha filluar ta rregulloj varrin -vazhdon Arturo, prinderit e mi ndenjen pak dhe shkuan,kurse une isha habitur duke rregulluar varrin dhe kisha harruar qe koha kishte kaluar.Mbas pak minutash vendosa te shkoj ne shtepi sepse me thene te drejten kisha filluar te ndjej pakez frike mbasi kishte varre te shumta dhe po me frikesonin, por kur u ngrita ne kembe te shkoja pash nje grua me fustan te bardh e cila fshihej mbas varrezave sikur po luante me mua kukafshehthi.

U çuditia por vendos te shkoj pas saj, ajo me doli perpara me erdhi nga afer dhe me puthi, une mbeta i shtangur dhe e pyeta si quhet, ajo me tha se quhej Agripina.

Pas pak desha tia bej edhe nje pyetje por ajo u fsheh pas nje varri i shkova atij varri por kot ajo ishte zhdukur.I habitur u afrova tek roja i varrezave dhe e pyeta, "mos e pe nje vajz me fustan te bardh duke kaluar kendej " jo tha ai kendej nuk kaloi askush dhe ske pse friksohesh ajo eshte nusja fantazme.

Cfare i thashe...?.nusja fantazme....? dhe nuk i besova,por roja fliste me bindje se ajo ishte fantzme pasi qe nuk isha i vetmi qe e kisha pare por edhe shume te tjere bile edhe ai vet.Si ka mundesi, i thash, ajo me puthi.Roja qeshi e me tha -paske pase fat qe te doli "nusja fantazme" se po te kishin dalur femijet fantazma ata te bejne deme dhe jane te rrezikshem.

Une i tregova rojes se ajo qe me ndodhi ishte e vertet bile ia tregova edhe emrin si e kishte, roja me tha qe te bindesha qe kishte takuar "nusen fantazme" te shkoja ne qytet ne nje lokal,ku ishte fotografia, data dhe historia se si ka vdekur "nusja fantazme" (Agripina).

Te nesermen shkova per ta verifikuar tek ai lokal qe roja me kishte treguar, pashe dhe fillova ta lexoj se Agripina ishte nje vajze qe kishte pasur shume lidhje me meshkujt dhe qe diten qe ishte martuar duke shkuar per muajin e mjaltit ajo kishte pesuar akisdent dhe kishte vdekur.Ajo qe me çuditi me se shumti ishte fotoja e vendosur,qe ishte e njejta me ate te asaj vajze qe me kishte puthur ne varreza dhe u binda qe kisha takuar "nusen fantazme".

Ky ishte tregimi i djaloshit Meksikan Arturo,i cili do ta rikujtoi deri ne vdekje kete histori sa fantastike,aq dhe rrenqethese..
exploreri
exploreri
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 451
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 05/03/2011
Mosha Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga exploreri Tue 7 Jun 2011 - 3:43


Energji elektrike nga Hena...



Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 Shimizu_2

Energji elektrike nga Hëna...?Ndërtuesit japonez "Shimizu" kanë hedhur hapin e parë të projektimit të stacioneve elektrike në Hënë. Sipas njoftimit në faqen e ndërmarrjes në internet, "Shimizu" synon të përdorë teknologji të përparuara hapësinore për vendosjen e paneleve diellore në sipërfaqen e Hënës me anë të robotëve.

Projekti, i pari i këtij lloji në rang bote, mban emrin "Unaza e Hënës" dhe përfshin krijimin e një "rripi diellor" për 11 mije km përgjatë ekuatorit të Hënës. Rripi i shtruar me panele për grumbullimin e energjisë diellore do të ketë gjerësi fillestare disa km për t'u zgjeruar më vonë në 400 km në të dy anët e vijës ekuatoriale të satelitit.

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 Shimizu_3

Përcjellja e energjisë nga panelet do të bëhet me kabllo drejt stacioneve mbledhje-përçuese që me radhën e vet do ta dërgojnë atë drejt Tokës me antena me mikrovalë. Marrësit në Tokë do të jenë rektena të vendosura në pika të ndryshme të rruzullit, të cilët do të drejtojnë gjithashtu rrezatimin mes dy trupave qiellore me sinjalizim të posaçëm.

Projekti parashikon dhe transportin e mjeteve përgjatë ekuatorit të Hënës, si për ngritjen ashtu dhe për mirëmbajtjen e rripit diellor. Kabllot elektrikë do të vendosen nën rrugët transportuese që do të shtrohen për këto arsye.

Sakaq, panelet diellore që do të instalohen në satelitin tonë parashikohen të prodhohen në Hënë me lëndën e parë të saj në stacionet e atjeshme elektrike. Stacionet, madje, do të lëvizin automatikisht gjatë prodhimit të paneleve dhe instalimit të tyre përgjatë vijës ekuatoriale.
exploreri
exploreri
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 451
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 05/03/2011
Mosha Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga exploreri Tue 7 Jun 2011 - 4:04


Arkivolet misterioze te vendosura ne shkemb !


Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 Bare-sospese-2
Gjate vitit 1941, një grup i ekspertëve te antikitetit kinez, duke përfshirë Liang Sicheng, Lin Huiyin, Liu dhe Chen Dunzhen Mingda,kane arritur ne Sumawan,sot Rajoni Gongxian. Keta experte tregojnë që ju shfaq papritmas para syve te tyre ne nje shkemb nje pamje e pazakontë me rreth 100 arkivole druri,te cilet ishin mberthyer e vendosur në një shkëmb 600 metra të lartë. Akoma të tjerë pane në terren. Kush i kishte vënë ato? Pse? Si i kishin bërë?

Disa arkivole dukej qe i kishin varur poshtë me litarë nga maja e malit. Të tjerë sugjeruan hipotezën se ata që kishin bërë atje direkt në shkëmb. Ende të tjerët vënë si zgjidhje edhe perdorimin e shkallëve.

Li Jing, gjatë dinastisë Yuan (1279-1368), sugjeron një version te tijin se "arkivolet janë vendosur atje larte ne shkemb per te provuar nje profeci,ato arkivole që do të bien të paret në terrenin e poshtem, do të jenë ato më me fat.

" Kjo traditëi atribuohet pakicave etnike të Bo-ve, te cilat nuk ekzistojne më,por qe se kane banuar dikur ne zonën malore përgjatë kufirit midis Sichuan dhe Yunnan. Në vitet e fundit, përkatësisht në shtator të vitit 2002, dërgesat janë organizuar për të ruajtur këtë traditë të lashtë të cilat kanë humbur tashmë gjurmët.

Në vitin 2003, studimet janë në fund. 43 arkivole janë restauruar dhe 16 te tjere u gjetën në këtë zonë. Gjatë kësaj pune, detaje të reja kanë dalë në lidhje me kulturën e mistershme të Bo. Sipas Cui Chen, Yibin kurator Muzeu, arkivolet e varura janë tre lloje. Disa janë të vendosura në sipërfaqe prej druri. Disa janë të vendosura në shpella, ndërsa të tjerët janë bllokuar thjesht në shkëmb. Një Gongxian ju mund të gjeni të gjitha tre llojet e arkivolit.


Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 Bare-sospese-3

Por ende ngelet perfundimisht mister se kush ka qene qellimi i vendosjes se arkivoleve ne faqen e shkembit 600 metersh te larte,kjo ishte tradita e varrosjes se popullit te etnitetit Bo,apo atje vendoseshin parija e fisit,ndoshta ne shkemb vendoseshin ata njerez qe denoheshin pas vdekjes..?Ende asnje pergjigje per te verteten
exploreri
exploreri
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 451
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 05/03/2011
Mosha Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga exploreri Fri 10 Jun 2011 - 4:18



Llamba magjike qe ndricon prej 110 vjetesh...




Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 Ctbulb1

Ishte një llambë e thjeshtë, që iu dhurua zjarrfikësve për t‘i ndihmuar të gjenin fenerët me naftë në errësirë dhe që atëherë nuk është shuar më kurrë.

Ndriçon që prej 1.02 milion orësh, e zbehtë por besnike, si një "armë" për të luftuar frikën nga errësira të një vendi që sot e adhuron si një mishërim të shpresave të veta.

E në fakt, historia e kësaj llambe është thuajse e pabesueshme. Rekord "Guinness" apo thjesht një rastësi e denjë për t‘u ekspozuar në muzeun e gjërave të çuditshme.

Ishte prodhuar nga një shoqëri në Ohajo, në konkurrencë me Thomas Edison, "Shelby". Ajo "flluskë" e xhamtë me një filament karboni në brendësi, është një lutje laike, një kandil që vendi e ndez në momentet e pasigurisë dhe që konsiderohet si shenjë e vazhdimësisë dhe shpresës.

Është kujtuar dhe nderuar gjithnjë nga gazetat, radiot e televizionet, sa herë që Amerika kalonte momente të vështira, pasigurie ekonomike, luftërash të hidhura, dhe ka pasur efekte kuruese.

Ushtarët amerikanë vdesin në front, shtëpitë janë shtrenjtuar, bankat rrezikojnë të falimentojnë, por nëse llamba e zjarrfikësve vazhdon të funksionojë, do të kalojë edhe kjo natë, si shumë të tjera.

Është varur mbi një kordon 60 centimetra të gjatë, në tavanin e kazermës në numrin 4555 të "East Street", në Livermore, një lokalitet që bota e ka dëgjuar të përmendet për faktin e vetëm se mban edhe laboratorët e kërkimit më të sofistikuar për armët luftarake të të ardhmes e pra mbyll, si mes thonjëzash ironike, të djeshmen dhe të nesërmen e teknologjisë.

Për herë të parë, për llambën e famshme u shkrua në vitet ‘70, një prej dekadave më të hidhura të pasluftës amerikane, nga një gazetar i lodhur nga lufta, politika e katastrofat, dhe që kish vendosur t‘u dedikohej historive të vogla të jetës.

Më pas u rizbulua nga televizionet, revistat e përjavshme dhe tani është "Los Angeles Times" ajo që nxjerr sërish në dritë llambën e famshme. "Si ka mundësi që një llambë e prodhuar në 1901-shin, me mjetet dhe teknologjitë që tani duken primitive, të funksionojë pa u ndalur për një shekull të tërë?", pyet gazeta.

Janë mbledhur në fakt përreth saj një mori inspektorësh, inxhinierësh, skeptikësh dhe mosbesuesish, dhe të gjithë kanë arritur në një konkluzion: llamba Shelbi prej 4 vatësh funksionon efektivisht dhe pandërprerë që nga janari i 1901-shit.

Ekspertët hedhin hipotezën se voltazhi i ulët, pra mungesa e nxehtësisë intensive, dhe montimi perfekt i llambës që garanton vakumin brenda saj, shpeshtësia e filamentit të karbonit dhe fakti që nuk i është nënshtruar tronditjes së ndezjes dhe shuarjes që shkurton ndjeshëm jetën e llambave, mund të jenë sekreti i jetëgjatësisë së saj.

Por, zjarrfikësit e Livermorit buzëqeshin para këtyre hipotezave. Për ta, ajo llambë ka fuqi magjike. Nuk është një objekt i thjeshtë, por një relike. "Tek ajo, thotë shefi i batalionit të zjarrfikësve para mijëra vizitorëve që shkojnë ta shohin, ndriçon drita e kolegëve që kanë dhënë jetën e tyre për të shpëtuar të tjerët".

Fakti që ka fuqi mbinatyrore është në fakt një akt besimi i pademonstrueshëm, ashtu si për të gjitha reliket e tjera të famshme. Sot është rreptësishtë e ndaluar të preket. Por, për shumë dekada, kur Shelbi 4 vatëshe ishte një llambë e thjeshtë, i kishte mbijetuar gjithçkaje.

Zjarrfikësit argëtoheshin duke e qëlluar dhe llamba vazhdonte të funksiononte. Ngadalë legjenda filloi të përhapej dhe gjenerata të tëra të rinjsh, të thirrur në shërbim gjatë luftës së Vietnamit, ndaleshin atje vetëm për ta prekur, si për të thithur prej saj një lloj mbrojtjeje magjike. Vetë zjarrfikësit, kur binin sirenat e ndonjë zjarri, e preknin si fatsjellëse.

E nisur nga kjo u vendos që llamba të ngrihej më lart, në mënyrë që askush më të mos e prekte. U thirr një elektricist, ekspert, i cili nën sytë e mbushur me ankth të "miqve" të llambës, preu kordonin dhe e rilidhi sërish.

Kjo ishte hera e parë, dhe e vetme, që fluksi i elektroneve u ndërpre. Llamba qëndroi e shuar për 22 minuta, por nuk "vdiq".
exploreri
exploreri
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 451
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 05/03/2011
Mosha Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga exploreri Fri 10 Jun 2011 - 4:51


Domate dhe patllixhane ne nje peme shumevjecare



Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 Pominzane

Nga Siçilia arrin një nga arritjet me te habiteshme,zbulim që mund të japë një ndihmë në zgjidhjen e problemit të krizës ushqimore botërore: Pema që prodhon patëllxhana dhe domate. Ideja dhe realizimi i saj është bërë nga një gjeometër palermitan me hobby-n e gjenetikës botanike.

Pema e perimeve, “solanum torvum” , është një drizë gjëmbaçe që rritet dhe në kushtet më të këqija klimatike, ju reziston sëmundjeve dhe mungesës së ujit. Ajo ka nevojë vetëm për krasitjen dimërore dhe jep prodhimet nga prilli në tetor.

Falë një shartimi natyral, dmth pa përdorur Ogm (organizma gjenetikisht të modifikuar), lind pema e patëllxhanit dhe e domates që jep një prodhim më të bollshëm dhe me “fruta” me përmasa më të mëdha dhe të një cilësie më të mirë se prodhimet e bahçes.

“Kam ndeshur një simbiozë perfekte – thotë autori Giuseppe Marino (në foto me pemën e patëllxhanave dhe domateve) – ndërmjet ‘Solanum torvum’ dhe domateve, që s’është tjetër veçse ‘Solanum licopersicum’.
exploreri
exploreri
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 451
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 05/03/2011
Mosha Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga exploreri Fri 10 Jun 2011 - 5:07


Shtate historite me te medha misterioze.



Çfarë ka ndodhur me Amelia Earhart?

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 100603-tech-amelia-earhart.grid-6x2

Amelia Earhart ka ngritur shpirtrat e epokës. Ajo u 'rrit' nëper librat me rekordin e aviacionit,me bëmat e lartësise, largësise dhe durimit. Gezimi i saj mori një kthesë të zymtë, kur ajo dhe Fred Noonan timonieri i saj u zhduken mbi Oqeanin Paqësor më 2 korrik 1937, gjatë një përpjekje per të fluturuar anembanë botës.Fati i tyre mbetet një nga misteret më të mëdha të pazgjidhura të aviacionit.

Teoritë e shumta:- Atyre ju mbarua karburanti dhe u përplasen në Oqeanin Paqësor. -Ata u kapën nga Japonezet dhe u ekzekutuan.-Ata mbijetuan, dhe Earhart e jetoi jetën e saj si një shtëpiake në New Jersey.

Një teori tjeter thote se ata i mbijetuan rrëzimit dhe uljes, por u vrane ne Castaways në Nikumaroro, një ishull i pabanuar në republikën e Kiribatit. Një ekspeditë në ishull në 2010 gjetën copa të një thike xhepi dhe një kavanoz qelqi që mund tu përkiste Castaways. Nëse analizat e ADN rezultonin te Erhart's, misteri mund të zgjidhej menjehere..

Ku janë varrosur Kleopatra dhe Mark Antony ?

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 090416-cleopatra-hmed-8a.grid-6x2

Gërmimet në zhvillim e sipër në një tempull pranë Aleksandrise, Egjipt, mund të zbulojnë vendin e fundit ku prehen te dashuruarit e dënuar,Kleopatra dhe Mark Anthony. Mbretëresha e pergjitheshme egjiptiane dhe romake kryeu vetëvrasje në shek 30 p.e.s pas disfatës së tyre, në betejën Actium, për kontrollin e Perandorisë Romake. Por, ku u varrosën të dashuruarit,vendi është i panjohur.

Zahi Hawass, arkeolog i lartë i Egjiptit, beson se te dashuruarit ishin vënë për të pushuar në tempullin e Taposirisit Magna dhe nisi një gërmim te perbere nga një ekip Domenikane për të gjetur vendndodhjen e varrit.

"Kjo sipas mendimit tim, në qoftë se ky varr është gjetur, ajo do të jetë një nga zbulimet më të rëndësishme të shekullit të 21 për shkak të dashurisë midis Kleopatra dhe Mark Anthony, dhe për shkak te historise se trishtuar te vdekjes së tyre," u tha ai gazetarëve gjatë një konference per ta.Arkeologja Domenikane Kathleen Martinez ka treguar këtu një bust alabastër të Kleopatra's që është gjetur në vendgërmimin afër Aleksandrisë.


Ku është varrosur Genghis Khan..?

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 041006_genghis_hmed_5a.grid-6x2

Genghis Khan ka bashkuar fiset ndërluftuese në 1206 dhe u bë udhëheqës i Mongolise, duke krijuar një perandori që shtrihej nga Kina deri në Hungari. Varri i luftëtarit te famshëm, megjithatë, ka mbetur një mister që prej vdekjes së tij në 1227.

Sipas legjendës, grupi i tij i varrimit vrau të gjithë ata që e panë procesionin.Robërit dhe ushtarët të cilët morën pjesë në funeralin u vranë gjithashtu.Kuajt qe do ishin dëshmi e varrimit,si dhe një lumë aty prane u shmangen per te rrjedhur mbi varr, i cili mendohet të shtrihen diku pranë vendlindjes se Genghis Khan në Khentii Aimag.

Ekspedita për të gjetur varrin,kanë ndërprerë punimet për shkak të shqetësimeve se gërmimet do të shkaterrojne vendin dhe do shqetesojne shpirtin që shërben si mbrojtës të tij.Në vitin 2004, arkeologët zbuluan pallatin e Genghis Khan-së, i treguar këtu, dhe ata dyshojnë se aty pranë eshte varri i gënjeshtra i tij.


A eshte e vertete qe familja Donner u njoh per kanibalizëm?

Ky është një tregim pikëllues i mbijetesës: Nje familje (Donner) e drejtuar për në Kaliforni në 1846 eshte mbërthyer në një mal nga te ftohtit, në Sierra Nevada dhe zhvilluan një kanibalizëm për ti mbijetuar dimrit.Pohohet se ata kane ''festuar'' me mish njeriu, të bazuara mbi një analizë te kockave të gjetur në një vatër te perbashket ne vendin Alder , ku të paktën disa nga familja Donner kish kaluar kohen e dimrit.

Analizat tregojne se familje Donner,ka ngrënë,si furnizim të qëndrueshëm, bagëtitë, drere dhe kuajt. Por nuk janë gjetur eshtra njerzish në vend. Ndërsa kanibalizmi mund të ketë ndodhur, në qoftë se gjindeshin kockat te trajtuara në mënyra të ndryshme.Apo ndoshta ata u vendosen në vatrën e fundit dhe kanë ngrene cdo gje..?, deklaron shkencëtari Gwen Robbins, një profesor i antropologjisë biologjike,në Universitetin Shteteror Appalachian .

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 100415-science-donnerparty.grid-6x2

Familja Donner dhe te mbijetuarit James Reed dhe gruaja e tij Margaret Reed janë paraqitur në këtë foto nga Vitet 1850.



Ku është varrosur Billy Kid.. ?

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 100824-BillyTheKid-hmed-904a.grid-4x2

Legjenda thote se Billy Kid,Sherif ne Pat Garrett në vitin 1881,u dëbua dhe u vra,per tu varrosur në Fort Sumner NM. Një gur shënon varrin e tij, por një polemikë eshte zhvilluar që nga viti 1930, kur një njeri nga Arizona i quajtur, John Miller pohoi se ai ishte i debuari legjendar.Ne Pat Garrett, tha ai, u qëllua personi i gabuar dhe u gënjye në lidhje me të.Çështjet u bë edhe më e turbullt disa dekada më vonë, kur një Texan i quajtur "shkurre" erdhi dhe tha se ishte Billy Kid i vertete..

Nisi nje hetim për të zgjidhur rastin ne fjale, me zhvarrosjen e trupit të nënës Billy Kid's dhe krahasimin e ADN se saj me mitochondrite e materialit gjenetik nga tre burrat.Por hetimi është i diskutueshme per disa arsye.Varret janë zhvendosur gjatë dekadave dhe askush nuk është i bindur se ku eshte varri i Bill Kidit.. Përveç kësaj, nëse vërtetë Billy Kid rezulton të jetë varrosur në Teksas apo Arizona, kjo do të shuante një legjendë që i ndihmon ne tërheqjen e turistëve në varrezën New Mexico.

Kristofer Kolombi, a gjendet ne Spanje.?

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 060519_columbus_hmed_9a.grid-6x2

Në vitin 1492, Christopher Colombi,i cili gjithmone ishte ne levizje, lundroi mbi oqean blu,deri sa vdiq në vitin 1509.Ai u varros fillimisht në qytetin spanjoll të Valladolidit, por kockat e tij janë dërguar në ishullin e Karaibeve të Hispanola ( Republika Dominikane dhe në Haiti) në 1537, në pajtim me vullnetin e tij. Kur spanjollet humben territoret nga pushtimet Franceze në 1795, e ata u larguan, varri i Kolombi mbetet në Kubë, ku qëndroi deri në Luftën Spanjo-Amerikane,kohe kur u be kthimi i kockave te tij Spanje në Sevilje ne vitin 1898. Varri është i treguar këtu.

Nga Republika Dominikane, thuhet se Kolombi qendron pergjithmone ne Hispanola. Në vitin 1877, një kuti ishte zbuluar në një katedrale,ne Santo Domingo me një mbishkrim identifikues që tregon se i përkasin të "shquarit mashkull Cristobal Colon (spanjisht për Christopher Columbin)."

Analiza e ADN e kockave të vëllait të Kolombit "Diego nga Sevilje mbeten dhe ato , nje prove perfekte. Kur studiuesit njoftuan këto përfundime në 2006, ata deklaruan se mosmarrëveshja shekullore u zgjidh.Por ADN nga Republika Domenikane mbetet ende për t'u studiuar, duke e lënë legjenden jo te mbyllur plotësisht.

ADN-ja vulos fatin e fëmijëve të Carit Rus

Kur bolsheviket vrane Carin e II te Rusis, Nikollën,vendendodhja e Perandoreshes Aleksandra dhe pesë fëmijët e tyre qe në vitin 1918, për gati 90 vjet mbeti e panjohur deri 2008. Kjo u zgjidh kur kockat e tyre u gjetën në një varr, tek pjesa tjetër e familjes Romanov pranë Ekaterinburgut në malet Ural, rreth 900 milje në lindje të Moskës.

Kockat nga varri i tyre ishin djegur në acid sulfurik, me sa duket për të fshehur identitetin e viktimave ose faktoret e vdekjes.Por shkencëtarët ishin në gjendje të shqyrtonin mitochondrite e ADN-se, e cila është duke kaluar poshtë nga nëna tek fëmijët. Ato gjithashtu shkonin deri tek kromozomi Y,nga Princi i kurorës Aleksei dhe Car Nikollës se II.

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 070823_czar_hmed_7p.grid-6x2

Car Nicholas II, majtas, dhe Princi i kurorës Aleksei, janë treguar duke prerë dru në këtë foto, të marra në një burg siberian,nje muaj para vrasjes së tyre në vitin 1918.
exploreri
exploreri
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 451
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 05/03/2011
Mosha Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga exploreri Fri 10 Jun 2011 - 9:00


Litari ''magjik'' indian...



Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 11 Pg-28-rope-main-whi_264016t

Kush ka degjuar te flitet per nje lloi magjie qe prej shekujsh ka lene pa goje njerzimin.Magjia ka te beje me trill.Për shekuj, historia është treguar në Indi dhe më gjerë në lidhje me një mashtrim te madh,ku ne një litar te zakonshëm qe ngrihet lart dhe një djalë i ri ngjitet neper te dhe zhduket.

Historia mund të ketë qenë frymëzuar pjesërisht nga përrallat e Mbretit Bhoja, i cili hedh një fill në qiell dhe pastaj ngrihet neper te. Ibn Battuta, një studiues i shekullit të 14,nje dijetar maroken, gjithashtu shkroi i pari per të tillë mashtrime të kryera në Kinë, ndërsa njohja zyrtare me dokument në Indi ishte bërë ne shekullin e 17-nga perandori indian Jahangir , të cilit i janë përkthyer kujtimet e para në 1829.

Në versionin historik-litari magjik tregohet si me poshte, pasi djali i ri ngjitet në litar, magjistari bën thirrje pas thirrjeje djalit dhe duke mos marrë asnjë përgjigje, me zemërim ngjitet në litar vetë me nje shpate ne brez. Pasi edhe ai zhduket,shihen nga publiku copat e trupt dhe gjymtyrët e prera te djalit qe bien në toke.Magjistari pastaj zbret poshtë nga litari, vendos pjeset e prera në shportën e tij, i mbulon me kapak dhe pas nje pushimi te një momenti dramatik me efekte maksimale- djalë i ri,del jashte nga koshi,i padëmtuar.

Megjithatë, dëshmi e mashtrimit ndonjëherë eshte vene re se jane sajuar me siguri. Në librin e tij, Ngritja ne litarin indian:Dr Peter Lamont, qe eshte vetë një magjistar, tregon se historia dhe mashtrimi me litarin ka filluare te marri vëmendje ndërkombëtare, vetëm pas vitit 1890, kur një gazetar raportoi në gazeten Chicago Tribune, se e kanë parë magjine e kryer me litar ne salla te mbyllura,ku nepermjet disa telave te maskuar ne ajer,kryhej magjia.

Ishamuddin Khan është një talent i shquar.U kthye në Indi ne vitin 1995, ky magjistar tradicional indian apo madari, e përfundoi proven e parë të magjise suksesshëm në natyrë qe deri ne ate kohe prej shekujsh nuk ishte zotëruar,pervec ne salla te mbyllura.