Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të Vërtetat e Fshehura

+5
dajti modh
Yll Qielli
exploreri
pexha
Alberti
9 posters

Faqja 9 e 11 Previous  1, 2, 3 ... 8, 9, 10, 11  Next

Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Empty Mistere, por te verteta !

Mesazh nga Alberti Sun 12 Sep 2010 - 5:47

First topic message reminder :

Marr nga: ExplorerUnivers
Autori: Exploreri & estilen

Misteri i fshatit me 440 binjake

Një ekip mjekësh indianë janë duke u përpjekur për të zgjidhur misterin e fshatit Kodinhi, në Kerala të Indisë, ku ka 440 binjakë të lindur nga dy mijë familje.

Ekspertët e udhëhequr nga dr.Krishnan Sribiju kanë udhëtuar për në fshatin e largët tropikal, por pa gjetur për momentin shpjegimin e bumit të binjakëve, të paktën gjashtë herë më shumë se mesatarja kombëtare.

Vetëm në 2008, në këtë fshat janë lindur 15 çifte binjakësh.
Gjatë pesë viteve të fundit, janë lindur 60 çifte binjakësh, një shifër që rritet nga viti në vit.

Për më tepër, konsiderohet se ka njëmospërputhje në mes të regjistrimit të lindjeve dhe numrit aktual,gje qe con ne idene se numri i binjakeve mund te jete ende me i larte nga ai i raportuari.

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Fshati_i_binjakeve


Edituar për herë të fundit nga BeLti në Fri 27 May 2011 - 8:47, edituar 3 herë gjithsej

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Wed 15 Sep 2010 - 6:57

Kush ishte Leonardo Da Vinçi ?

Atij i mungonte vetëm një gjë; që në kohën e tij, në epokën e Rilindjes Evropiane, të rizbulimit të klasikes antike, në fakt dukej se ishte diçka e patolerushme.

Ai nuk zotëronte as latinishten e as greqishten. Është disi e habitshme për çdo njeri që dëgjon për bëmat e tij, kur has në fakte të reja e konstaton se natyra i kishte dhënë atij shumë dhunti, të cilat ai u përpoq gjatë gjithë kohës t‘i vinte në zbatim e t‘i shfrytëzonte me modesti.

Për shumëkënd, në krah i ka qëndruar vetëm talenti i spikatur.Leonardo da Vinçi është bërë sot në kohët moderne, një nocion më vete kur vjen puna për pikturën, pasi veprat e tij, e sidomos e famshmja "Mona Lisa" dhe "Darka e Fundit", janë relike me vlera të paçmueshme.

Por vepra e tij në tërësi, përtej asaj të cilësuar të famshme dhe e mirënjohur, që ai la pas, për shumëkënd akoma është e panjohur dhe e pastudiuar mirë.

Nëse hedh sytë sot në dorëshkrimet e tij, e vështron jetën që ai bënte, mbetesh i habitur, ndër të tjera edhe me faktin, se si ai ia ka dalë asokohe të merrej edhe me pikturën, ndërkohë që është dashur t‘ia kushtojë kohën shumë eksperimenteve e një veprimtarie studimore, gjë e cila me kushtet e mundësitë që të ofronte koha, kushtonte, sigurisht, shumë kohë, mund e djersë.

Konstruktor armësh luftarake

Si inxhinier dhe shpikës, Leonardo da Vinçi, interesohej së pari për sferën ushtarake. Ai ishte një gjeni universal në çështjet e armëve e shpikjeve ushtarake. Ndërsa trupat e Papës në vitin 1470 rrethuan Firencen, ai zhvilloi plane për projektimin e armëve e makinave luftarake.

Kështu, ai konstruktoi një top shumë-funksional pa kundër-reagim, i cili i parapriu principit të tipave modernë të artilerisë malore. Arma në fjalë mbante 10 gjyle, të cilat bënin të mundur shkatërrimin e linjave armike.

Ai projektoi edhe një bosht apo bazament cilindrik me prerje trekëndëshe në fund, mbi të cilin në tri radhë vendoseshin gjithsej 33 gryka topash. 11 nga këto gryka mund të lëshonin zjarr në të njëjtën kohë, 11 të tjerë mbusheshin e bëheshin gati, kurse ata 11 që mbeteshin si përfundim, ftoheshin e prisnin të rinisnin ciklin.

Kështu zjarri në një farë mënyrë, mbeste gjatë gjithë kohës i pandërprerë. Para se shpikjet e tij të gjenin zbatim praktik në front, në vend ra sërish paqja, e nuk qe nevoja që ato të provoheshin konkretisht së bashku me pasojat që do linin. Shumë projekte vijuan më pas në letër për Leonardon, e që patën një fat të ngjashëm me ato që theksuam më lart, duke mos e marrë kurrë "patentën" si shpikje të mirëfillta në histori.

Da Vinçi ishte marrë...

Në moshën 30-vjeçare, ai i ofroi Ludovico Sforza-s, zotit të Milanos, shërbimet e tij si një ekspert i çështjeve të armatimit e taktikave ushtarake. Ai i dërgoi princit një memorandum të detajuar me skica të panumërta, në të cilat ai pretendonte se mund të ndërtonte të gjitha llojet e armëve e makinave luftarake, si dhe të vinte në jetë struktura arkitektonike, të cilat Ludovico Sforza, mund t‘i përdorte me përparësi në rast të ndonjë konflikti të armatosur.

Në një dokument që vjen nga ajo kohë, e ku jepet në mënyrë të detajuar edhe korrespondenca me kryezotin e Milanos, bëhet fjalë ndër të tjera, edhe për ura të çmontueshme, që mund të transportoheshin e zhvendoseshin me lehtësi, duke përbërë kësisoj edhe paraardhëset e mirëfillta të të ashtuquajturave "Urat Bailey", që u përdorën në mënyrë masive gjatë Luftës së Dytë Botërore.

I parapriu shpikjeve të mëdha

Më vonë, Leonardo projektoi edhe një urë me bazament të rrotullueshëm, realizimi i konstruksionit të së cilës u bë realitet vetëm në shekullin e 20-të.

Për të pushtuar kështjellat, ai propozoi të hapnin tunele në disa pika të rëndësishme strategjike dhe të minonin sipërfaqen e nëndheshme. Ai përmend në projekt, edhe faktin se duheshin hapur kanale ku do kalonte uji, në mënyrë që të shkatërroheshin ngadalë themelet e një kështjelle që nuk ishin prej shkëmbi natyral, e ku gërryerja do bënte punën e saj.

Leonardo, gjithashtu ndërmori edhe një projekt tjetër, duke konstruktuar një rruzull, apo gjyle të madhe, e cila rrotullohej duke lëshuar flakë të stërmëdha në një bazament të caktuar me konstruksion hekuri.

Biografët e studiuesit e veprës së Leonardos, sot thonë se ai me këtë hap, i parapriu le të themi, konceptit të motorëve të raketave.

Një shpikje tjetër ishte dhe një lloj bombe gazi, e cila ishte e mbushur me pluhur baruti, squfur e copa gjylesh. Ajo duhej të shpërthente në një hark kohor, që nuk ishte më i gjatë se sa një lutje "Ave Maria" - theksojnë studiuesit në një nga pasazhet kushtuar shpikjeve të gjeniut të madh.

Për t‘u shënuar janë sidomos disa plane, që ai kishte për ndërtimin e një paraardhësi të tankut, të cilin Da Vinçi e kishte ndërmend me kohë. Këtu, në fakt bëhet fjalë për një kështjellë lëvizëse në formë konike.

Në bazamentin e saj ishin projektuar porta ku do të dilnin grykat e zjarrit, të cilat në shumë aspekte të kujtojnë tanket e sotëm. Ky lloj masivi luftarak, do të vihej në lëvizje pra me anë të një sistemi manivelash, llozesh e vinçash të dëshmuara qartë për mënyrën se si duhet të funksiononin, në skicat e dorëshkrimet e Da Vinçit.

Këto shpikje, sikurse edhe shumë të tjera të bëra prej tij, ishin të destinuara të mbeteshin vetëm në letër, derisa erdhi koha e shpikjes së motorit me djegie të brendshme, shekuj më vonë.

Da Vinçi zhvilloi edhe një armë, e cila u projektua dhe u zhvillua në ofiçinën, ku ai kryente eksperimentet e që ia vlen vërtetë t‘u kushtohet vëmendje. Kështu ai projektoi një lloj topi me avull, ku uji i nxehtë futej në një gyp të gjerë.

Me fuqinë që çlironte avulli, mund të shtynte më pas gjylen nga presioni deri në një distancë të konsiderueshme. Është për t‘u vënë re sidomos forma elegante e topit në fjalë, e cila për kohën ishte një risi shumë e madhe dhe inovatore. Përveç kësaj, Leonardo ndërmori hapa të tillë që synonin të çonin përpara artin luftarak, duke parë përparësitë e një arme të vjetër si katapulta, të cilën e studioi dhe ia përmirësoi rendimentin.

I mahnitur nga fluturimi

E dimë të gjithë se Leonardo ishte shumë i pasionuar edhe pas fluturimeve. Leonardo ishte një vëzhgues shumë i mprehtë në radhë të parë i fenomeneve natyrore, mekanike, fizike e kimike.

Për sa i përket fluturimit, dëshmohet se ai u mor me këtë fushë studimi për 25 vjet me radhë, duke mos lënë pas dore siç theksuam më parë, edhe fusha të tjera. Këto studime ishin ndër të tjera, edhe arsyeja se pse ai nuk provoi ndonjë teknikë më të thjeshtë fluturimi. Ai duket se ka dashur vërtetë të imitojë zogjtë e insektet, e iu kushtua studimit të lëvizjeve të krahëve të tyre deri në detaj.

Deri sa vdiq, ai mbeti i mahnitur nga aftësitë e këtyre gjallesave për të fluturuar, apo dhe nga "koncepti i Ornithopterit", megjithëse ai kishte bërë gati me kohë shumë skica, që sot të ngjajnë se i kanë paraprirë projektimit të një helikopteri.

Leonardo la pas një seri skicash, ku në fokus kishin fluturimin, e që janë përmbledhur në "Codex Atlanticus". Sipas mendimit të shumë ekspertëve e studiuesve të tij, e të fushave që ai studioi, këto paraqesin në një farë mënyre edhe projektet e para evropiane për fluturimin.

Shpikësi e novatori i talentuar, megjithatë nuk ka lënë të shkruar kurrkund, nëse ai ia arriti të testonte ndonjëherë ndonjë pajisje fluturimi. Këto i dhanë udhë më pas edhe spekulimeve. Por një rindërtim i ideve të tij sot mbi fluturimin human në kohët e Da Vinçit, të bën të vihesh vërtetë në mendime për gjeninë e tij.

Po kështu, shpirti i tij gjenial arrti të jepte një version të parashutës në formë piramidale. Edhe këto shpikje, të rindërtuara sot në praktikë, pa dyshim se funksionojnë. Historia e teknikës, sigurisht se do kishte vijuar ndryshe, nëse Da Vinçi do të kishte mundur t‘i vinte në jetë, që në kohën e tij shumë nga projektet që skicoi.

Sekretet e “Darkës së Fundit” !

Një ilustrim klasik i kësaj tendence është një nga kryeveprat e Leonardo Da Vinçit, Darka e Fundit. Ajo është pa dyshim një vepër e mrekullueshme arti. Megjithatë ajo nuk do të ishte vendi ku duhet të shikosh nëse do të dish se si ishte Darka e Fundit në të vërtetë.

Ajo jep një pamje të shpërfytyruar të vendit të ngjarjes, në fakt një interpretim të shekullit të pesëmbëdhjetë.E para, Leonardo e ka vendosur Jezusin bashkë me dishepujt e tij ulur në tryezë. Por njerëzit nuk uleshin për të ngrënë në tryeza në kohën e Krishtit, ata shtriheshin.

Shtriheshin në diçka në formë divani, duke u mbështetur në bërryl, gjë që e linte dorën tjetër të lirë për të ngrënë. Kjo është e rendësishme sepse sipas Gjoni 13:24 Pjetri e pyet Gjonin: "Atëherë Simon Pjetri i bëri shenjë të pyeste kush ishte ai për të cilin foli".Dishepujt e tjerë nuk mund ta dëgjonin Pjetrin. Pse? Sepse ai nuk kishte mundësi të kthehej mbrapa, Gjoni mund të vinte para dhe mund të bisedonin.

Leonardo gjithashtu i ka vendosur ata në njërën anë të tryezës, si në tryezën e spikerit. Është një vendosje e kujdesshme sikur dikush t'u ketë thënë: "Hej, burra, le të mblidhemi e të dalim një fotografi si shokë që jemi. Një foto të fundit para se të largohet Krishti."

Por sigurisht, nga leximi i përshkrimit biblik kuptohet se ata nuk ishin të ulur ashtu.Një tipar tjetër interesant i pikturës Darka e Fundit është se Leonardo ka pikturuar një zbukurim të shekullit të pesëmbëdhjetë në murin prapa.

Kjo në mënyrë të dukeshme reflekton kohën e Leonardos dhe jo të shekullit të parë. Dhe nesë vëzhgoni me kujdes do të vini re se në pikturën e Leonardos,përjashta është ditë.

or sipas përshkrimit biblik, Darka e Fundit është ngrënë në fakt në mbrëmje dhe ndoshta natën vonë.Si pikturë, Darka e Fundit ka vlerë të madhe. Por gjëja e pafat është se duke shikuar një vepër të bukur arti, njerëzit shpesh bëjnë një interpretim të gabuar të pasazhit nga bibla.

Në fakt, nëse do të dinin ta shikonin më mirë artin, atëherë do të kuptonin mjaft gjëra rreth situatës. Kjo është një nga shenjat e artit të mirë. Saktësia kërkon që personi të kthehet në atë periudhë dhe kulturë për të gjetur se çfarë po ndodh në të vërtetë.

Në fakt nëse nuk e kuptoni kontekstin zanafillor të Darkës së Fundit, nuk mund ta shijoni plotësisht kryeveprën e Leonardos.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Wed 15 Sep 2010 - 6:57

Misteri I “Detit të vdekur”!

Deti i Vdekur,është liqen në Lindjen e Afërme por shpesherë e quajmë det.Cilësohet si deti më i kripur në botë. Kripesia është aq e madhe saqë në të nuk ka jetë, përveç disa mikroorganizmave-bakterjalë.

Është det i mbyllur dhe bregun e tij e ndajnë Izraeli dhe Jordania, dhe e ka një rrjedhë, lumin Jordan. Kripesia e tij është 30%, gjë që është 9 herë më e lartë se uji i zakonshëm i detrave. Është i gjatë 67 km dhe i gjërë deri në 18 km.

Deti i Vdekur njëherësh është lartësia më e vogël e tokës, ndërsa sipërfaqja e tij është në -418 metra të lartësisë mbidetare dhe gjithnjë është duke rënë. Thellësia e detit të vdekur është 330 m.

Uji i detit të Vdekur kryesisht është i nxehtë dhe nxehja e tij nuk është e nevojshme. Për shkak se uji është shumë i kripur e ka dendësinë të madhe. Në 35 metrat e sipërme kripësia është 30 – 40 % dhe temperaturat arrijnë 19 -37 gradë celsius.

Në këtë gjendje nuk është e mundur futja në ujë deri në qafë, sepse trupi i njeriut ngrihet mbi ujë porsa hyn në ujë në lartësinë e gjoksit, kështu që notimi është pothuajse i pamundur përshkak se trupi qëndron në sipërfaqe. Kujdesi duhet të jetë i lartë që ndonjë pikë uji mos të depërtojë në sy, sepse është e domosdoshme shpëlarja me ujë të zakonshëm, deti është aq i kripur saqë është e pamundur hapja e syve.

Përshkak të kripësisë uji i Detit të Vdekur është shumë i shërueshëm. Pas daljes nga uji trupi mbetet i mbuluar me një shtresë të trashë të kripës, e cila me kalimin e kohës vepron në lëkurë.Në fund të detit është edhe shtresa e baltës më të cilën njerzit bëjnë lyerjen e trupit për shëndet më të mirë.

Projekt për të “ngjallur” Detin e Vdekur

Zyrtarë nga Jordania, Izraeli dhe Autoritetet Palestineze janë takuar në një resort në brigjet e Detit të Vdekur për të hartuar një plan shpëtimi për këtë të fundit. Vitet e fundit uji i Detit të Vdekur po thahet, ç’ka ka rritur shqetësimin mes vendeve që lagen nga brigjet e këtij deti.

Plani konsiston në ndërtimin e një kanali, i cili do të mundësojë kalimin e ujit të Detit të Kuq drejt Detit të Vdekur. Niveli i Detit të Vdekur, që është deti me ujin më të kripur në botë në pikën më të ulët të Tokës, ka rënë me tre këmbë në vit gjatë 20 viteve të fundit si pasojë e evaporimit si dhe ndryshimit të rrjedhës së lumenjve nga Siria dhe Izraeli.

Deti i Vdekur dhe rrethinat e tij janë burimi i shumë historive sociale të njerëzimit dhe kanë lidhje me tre besime monoteiste, hebraizmin, krishtërimin dhe islamin.

Në vitin 2005, tre shtetet që kanë dalje në brigjet e Detit të Vdekur kërkuan nga Banka Botërore që të financonte studimin e fizibilitetet. Banka pranoi dhe po kërkon financim nga shtetet donatore. Katër shtetet donatore, Franca, Japonia, SHBA dhe Holanda kanë premtuar se do të japin 15 milionë dollarë për studimin e fizibilitetit të Detit të Vdekur.

Studimi do të konsistojë në pasojat mjedisore dhe sociale që do të sjellë transferimi i ujit nga Deti i Kuq drejt Detit të Vdekur.Ekspertët gjeologjikë kanë paralajmëruar se rënia e nivelit të ujit të Detit të Vdekur mund të shtojë tërmetet në zonat përreth tij. Po sipas tyre, Deti i Vdekur mund të zhduket fare pas 50 vjetësh nëse vazhdon thatësira e tanishme.

Projekti për ndëtimin e kanalit që do të lidhë Detin e Kuq me Detin e Vdekur, parashikohet që të kushtojë mbi 1 miliardë dollarë. Nëse ky projekt realizohet, zona prej pothuaj 248 milje shkretëtirë që ndodhet mes dy deteve do të përfitojë nga kalimi i ujit të freskët dhe do ta kthejë rajonin në një oaz bujqësor, nga ku do të përfitojnë të tre shtetet.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sat 18 Sep 2010 - 3:25

A ka ekzistuara ne te vertete Quasimodo.?.!

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Hunch_1696572c

Me gungen ne shpine dhe fytyren e deformuar,Quasimodo,heroi tragjik i romanit ''Katedraljae Parisit ose e Notre Dame'' i Viktor Hygo, gjithmone ka qene konsideruar si nje krijim i imagjinates se thelle te autorit.Por një studim i ri ka zbuluar frymëzimin e vërtetë te romanit te Hugo i cili tregon historinë e renies se kembanes se shurdhër te katedrales se Notre Dame ,duke shprehur dashurinë e tij për Esmeralden,vajzen e bukur cigane.

Gjurmë e Quasimodos duke u sugjeruar në një figurë historike,jane zbuluar në kujtimet e Henri Sibson, një skulptori britanik i shekullit 19 i cili ishte punësuar në katedrale,rreth kohes qe eshte shkruar libri dhe që përshkruan njëgurgdhendës gungac qe punonte gjithashtu aty.

Dokumentetjanë blerë nga Arkivi Tate në 1999, pasi ato u zbuluan në papafingon e një shtëpie në Penzance, Cornwall, mbasi pronari i kishte përgatitur për të lëvizurjashtë shtepise.

Megjithatë,referenca për një skulptor kurriz dalë,duke punuar në Notre Dame kanë qenë zbuluar,vetem pasi kujtimet janë cataloguar gjate ketij viti, përpara 40vjetorit te Arkivit .

Adrian Glew, arkivisti i Tate, i cili bëri zbulimin, tha: "Kur pashë referenca të skulptorit gungaç në Notre Dame, dhe konstatova se datat përputheshin me kohën e romanit te Hygos per Katedralen,flokët mu ngriten si te iriqit,e unë mendova menjehere se i kishim rene ne te."

Hugo filloi ta shkruaj ''Katedralja e Notre Dame'' në 1828 dhe libri është botuar tre vjet më vonë.Hygo kishte një interes të fortë per restaurimin e katedrales, me arkitekturën qe po arrihej ne kete objekt,mbasi do ta pershkruante si nje temë te madhe në libër.

Hugo publikisht e kundershtoi skemen Neoclassicale origjinale pë restaurimin e Notre Dame,të udhëhequr nga arkitekti Godde Etienne-Hippolyte-ate skemë që përshkruan Sibson Le Bossu dhe Trajan, dhe ishte per favorizimin e
një stili Gothic,ne katedrale.

Publikimi i librit- Katedralja e Notre Damenë 1831,e bëri Hugon një nga autoret me te mirënjohure ne Francës,mbasi atij i njihet gjerësisht merita qe bërë ne restaurimin e stilit gotik ne katedrale më 1844, teprojektuar nga arkitekti Eugene Viollet-le-Duc,te cilin Hugo e kishte përkrahur.

Një projekt në fillim nga Les Miserables,i mirënjohur ne romanet e Hugos,perben një tjetër te dhënë që tregon se Hugo tërhoqi në projektet e Qeverisë,ata skulptore(edhe gungac te zote) qe i përshkruan dhe Henri Sibson.

"Kjo tingëllon plotësisht e besueshme, se Hugo ishte i frymëzuarme të vërtetë nga ky gurgdhendës i deformuar në Notre Dame, ku më tej ai e rinovon nepermjet kompetencave të tij imagjinative të mahnitshme për të marrë detaje nga jeta reale dhe ta 'endi' ate në literaturë magjike."

Gerry Croydon, një i farefis i largët i Henri Sibson, thote: " ditari Henrit eshte interesante, pasi ai udhëtoi gjer e gjate neper Evrope dhe arriti te gjeje ato shenime të mahnitshme. Zbulimit i ditarit të tij te cone tek frymëzimi i një nga karakteret me te medha te letërsisë,dhe kjo është e mjaft të mahnitshme. "

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sat 18 Sep 2010 - 3:26

A ka vdekur Pol Mccartney..?



Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Paul-mccartney

Qe te gjithe njiheni me grupin e famshem te Bitellsave,ku midis tyre ishte dhe kengetari i famshem Pol Mccartney.A e dini se kur ka vdekur ky yll i muzikes boterore i viteve '60? Ka shume teori te fshehta se ai ka vdekur ne vitin 1965.Ja disa nga teorite dhe lajmet e kohes.

Nga mikrofoni një radio në Michigan City në mbrëmjen e 12 tetor 1969, DJ Russell Gibb njoftoi për vdekjen e Paul McCartney. Perbersi i grupit vdiq në një aksident me makinë në vitin 1965 dhe u zëvendësua nga një sozi imitues në nxitim.

Një natë para Gibb kishte marrë një telefonatë anonime nga një njeri i cili njoftoi vdekjen e Paul McCartney ne një aksident me makinë në vitin 1965. Ai gjithashtu tha se, pasi u zëvendësua nga një imitues,William Campbell, tre anëtarët e mbijetuar të grupit, John Lennon, George Harrison dhe Ringo Starr, filluan te hidhnin ne disqe e tyre, gjurmët e asaj që ndodhi.

Zëri anonim e këshilloj Gibb që të shohi me mire kopertinat e disqeve te Beatles dhe të dëgjojnë me kujdes deri në fund disa këngë,dhe në disa raste të luajë edhe në të kundërt. Keshtu lindi legjenda e frikshëme e vdekjes së McCartneyt te famshem.

Beatles, ndërsa ishin në kulmin e karrierës,e mohuan kete trill,por kjo rriti dyshimet,se lajmi ishte i besueshme. Por jo vetëm kaq. Provat e vdekjes së Polit ishin atje para syve të të gjithëve,ne copertinat e albumit te grupit të famshëm britanik,ne tekstet e tyre, me disa iluzione të nënkuptuara.

Dhe akoma ma keq,Aleister Crowley, një nga magjistaret më të zinj të shekullit të njëzetë, shfaqet në kopertinën e famshme te diskut rekord më të mdh të djemve nga Liverpuli, "Piper's Lonely Sgt Hearts Club Band"sepse satanistet e kryesuar nga Charlie Manson, vrane Sharon Tate,aktoren dhe disa nga miqtë e saj, dhe me gjakun e viktimave të tyre,shkruan disa dëshmi te këngëve të Beatles në muret e shtëpise.

Kenget e grupit me te famshem te rrockut te asaj periudhe,ishin plot me simbole esoterike,shprehje te fsheta e me mesazhe te pakuptueshme nga publiku.Atehere pse gjith ky mister..? Jane disa deshmi qe hedhin drite mbi vdekjn e Pol Mccartneyt.

Ne vitin 1965 doli albumi ''Rubber Soul'' dhe gjate 45 xhirove ai u kendua me siglen''
Ne mund ta bejme kete'',pra qe kishte nje domethenie te fshehur....ne per Polin do bejme cdo gje te mundur,....ndoshta kjo kenge u kendua per te kaluar humbjen dhe dhimbjen per shokun e tyre.

Nje gje ishte e sigurte.Bitellsat nuk visheshin ashtu si me pare.Edhe kenget e tyre nuk ishin te gezuara si ne kohe,por kishin tendenca melankolie. Te gjitha keto u pane me qarte ne albumin e tyre te ardheshem me titull''Revolver''

Referencat per aksidentin me makine te Polit,dalin edhe tek ky album''Revolver'',tek kenga me titull ''Taxman'',ku del ne pah nje prift(At MeCernzie) per te cilin aludohet se ka mbajtur nje meshe,gjate nje varrimi duke mermeritur neper dhembe,pa shqiptuar edhe nje fjale te vetme.

Thuhet gjithashtu qe varrimi eshte mbajtur i fshehte dhe vetem ne prani te tre personave. Ne kopertinen e albumit ''Revolver''ekziston dhe nje fakt tjeter,foto e Polit eshte ndare nga tre te tjeret dhe me gjysem profili,qe do me treguar,se ai nuk eshte me se bashku me tre te tjeret. Edhe ky nje mister per vdekjen e Polit.

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Paul6

Faktet te cilat flasin per konspiracionin e vdekjes se Polit,jane te shumte.Ne nje liber qe i kushtohet Bitellsave,ne nje foto Pol Mccartney eshte i veshur me nje uniforme tipike angleze dhe me nje sigel- OPD.Kjo eshte nje formule popullore ne vendet ku flitet anglisht dhe nepermjet ketyre germave tregohet per nje person te ''deklaruar zyrtarisht te vdekur'' etj,etj,etj.

Ekzistojne shume fakte te tjera per vdekjen e Pol Mccartneyt por qe une u lodha duke shkruar dhe po e mbyll me kaq,kush do fakte te tjera le te kerkoi,jam i gatshem.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sat 18 Sep 2010 - 11:47

ZBULOHET NJË SISTEM I RI DJELLOR NË HAPËSIRË


Mësohet se dielli dhe planetët ngjasojnë shumë me sistemin tonë diellor.


Në thellësitë e hapësirën është zbuluar një sistem i ri diellor.

Sipas përcaktimeve sistemi diellor ka 7 planete dhe është 100 vite-drite larg nga toka. Zbulimi në fjalë është pritur me emocione nga bota e shkencës.

Zbulimi është realizuar nga astronautët e Organizatës Evropiane të Kërkimeve Astronomike për Hemisferën e Jugut në qendrën e observatorit La Silla në Kili.

Mësohet se dielli dhe planetët ngjasojnë shumë me sistemin tonë diellor.

Astronautët pohojnë se mund të kenë gjetur sistemin me më shumë planete që është zbuluar deri tani, ndërsa nënvizojnë se kërkimet kanë hyrë në një epokë të re ku studiohen planetët që rrotullohen përreth një ylli tjetër përveç diellit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sat 18 Sep 2010 - 11:47

Kush e vrau Musolinin (Ducen)...?




Benito Musolini dhe Clareta Petaci te vrare


Zbardhen letrat komprometuese mes ish-diktatorit italian dhe Churchillit. Pse dyshohet se Duçja u vra nga anglezët e jo partizanët

Winston Churchill kishte urdhëruar vrasjen e Benito Mussolinit si pjesë të një komploti për të shkatërruar një korrespondencë inkriminuese mes dy protagonistëve kryesorë të Luftës së Dytë Botërore.


Winston Churchill

Këtë e bën të ditur gazeta britanike “Telegraph”, duke u bazuar në librin e fundit të Pierre Milza, një specialist i Italisë bashkëkohore dhe asaj fashiste, shkrimtar dhe historian francez, që kthehet në misterin e orëve të fundit të Musolinit dhe Claretta Petaçi me ditët e fundit të Musolinit.

Vdekja e Duçes ka ndodhur në rrethana ende të paqartësuara plotësisht. Nuk ka qartësi në fakt rreth metodave të ekzekutimit të Mussolinit dhe dashnores së tij në 28 prill të 1945, pranë Giulino Mezzegra, rreth 20 km në jug të Dongos, fakti vazhdon të ushqejë polemika dhe spekulime ende dhe sot.

Historianë dhe juristë ende debatojnë, përveç faktit se ka qenë një ekzekutim me vdekje i imponuar nga CLNAI apo një akt i thjeshtë impulsiv."Nuk ka dyshim se duke gjykuar nga deklaratat e tij publike të bëra tre vitet '20-'30, Churchill ishte një tifoz i Mussolinit.

“Dhe Roosevelti gjithashtu”, shkruante Milza, duke analizuar se kryeministri në kohën e luftës mund të kenë kërkuar për të vrarë Mussolinin për të marrë në posedim letrat e veçanta, në të cilën ai shprehte admirimin e tij për homologun e tij italian para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore.

Ekzistenca e korrespondencave ishte mohuar prej kohësh nga të dy palët si nga italianët dhe nga ana angleze. Fillimisht, edhe historiani Renzo De Felice ishte skeptik, por pastaj bëri një hulumtim të veçantë që do ta nxiste atë për të folur për “konspiracionin e heshtjes” dhe për të sugjeruar se jo vetëm ekzistenca e korrespondencës ishte e njohur para luftës, por dhe se letrat ishin kërkuar qëllimisht, ishin gjetur dhe shkatërruar, por bashkë me ato u shkatërruan dhe materiale të tjera të mbajtura nga Mussolini, për shembull vrasja e Matteotti, dhe ngjarjet e tjera të së majtës italiane.

”Churchill një herë gjithashtu tha se “fashizmi i ka dhënë një shërbim gjithë botës.... Sikur unë të isha italian, unë jam i sigurt se unë do të isha me të - vazhdon Milza - por kjo ishte e kuptueshme në vitin 1927, atëherë fakti që të ishe fashist nuk do të thoshte ishe një mik i Hitlerit apo bashkëpunëtor i tij në genocid.

Por kur jeni kreu i shtetit dhe konsideroheni si një hero i luftës nga populli britanik, nuk dëshironi që gjithçka të dalë në dritë”.Zyrtarisht, Mussolini dhe dashnorja e tij Klara Petaçi, u rrëmbyen nga partizanët komunist pranë Dongos në liqenin Como ndërsa përpiqeshin të iknin në Zvicër.

Pavarësisht maskimit si oficer gjerman Duçja ishte njohur së bashku me Petaçin. Trupat e tyre u dërguan në Milano dhe u ekspozuan në Piazzale Loreto. Milza në librin e saj vë në dukje se Churchill, tashmë një qytetar privat, do të merrte pjesë në udhëtimet e fshehta të pasluftës me një emër të rrem vetëm pak kilometra nga ku Mussolini u arrestua.

"Ndoshta ai shkoi atje vetëm për të pikturuar. Është ende e besueshme, megjithatë, se kishte arsye të tjera: është e ditur se një numër i madh shkrimesh u hodhën në liqen me dokumentet e luftës”, shton Milza.Një studim i disa gazetarëve, duke përfshirë Peter Tomkins, një ish-agjent sekret i SHBA-së në Milano gjatë luftës, kanë formuluar hipotezën se Mussolini u vra nga agjentët britanikë të fshehtë të interesuar për posedimin e korrespondencës së famshme.

Hetimi tregon dëshminë e Gjon Bruno Lonati, në atë kohë partizan i brigadës komuniste “Garibaldi” në Milano, i cili thotë se ishte, së bashku me një agjent italiano-anglez, me emrin John, autori i vrasjes së Mussolinit dhe Claretta Petaçi.

Lonati, në mesin e disa aktorëve të kësaj çështjeje ende të gjallë, mbështet akoma ekzistenca e një fotoje që dëshmon historinë e tij, tani e sekretuar me raportin e misionit dhe e ruajtur në Milano se ndonëse kanë kaluar 50 vjet nën sekretin ushtarak, nuk pranohet të bëhet publike.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sat 18 Sep 2010 - 11:47

Teoria e fundit per ekzistencen e jetes ne planetin Mars



Viking Lander në token e planetit Mars në vitin 1976

Molekula e karbonit organik e pasur, e cila shërben si ''bllok'' ne ndërtimin e jetës, mund të jetë e pranishme në Mars ,thonë shkencëtarët - nje nocion sfidues per planetin e kuq,qe tani konsiderohet si shterpë.

Kur Landers Viking i NASA's kapi dhe ka ekzaminuar mostrat e tokës marsiane në vitin 1976, shkencëtarët nuk gjeten prova për molekulat e karbonit te pasur ose ndryshe te karbonit biologjik.

Por pas explorimit nga Phoenix Lander ne Mars ne vitin 2008 u zbuluan perchlorate,materie qe përmbajnë klorin-kimike në ne pjesen Arktike te planetit te kuq, shkencëtarët vendosën të ri-studiojne këtë çështje.

” Kjo nuk do te thotë asgjë për te vertetuar ate ne se ne Mars ka ekzistuar jeta ose jo" -thone shkencetaret.

Per te vertetuar teorine e tyre,se Marsi nuk mund te jete nje planet shterpe, studiuesit udhëtuan për në shkretëtirën Atacama në Kili, ku kushtet besohet të jenë të ngjashme me ato në Mars.


Shkretetira Atacama qe besohet se ngjan me token e Marsit.


Pas përzierjes së tokës se kesaj shkretetire me perchlorate dhe nxehjen e saj ,ata gjetën se ishin prodhuar gazrat e dioksidit të karbonit dhe gjurmët e chlorometanit dhe dichlorometanit - ashtu si në gazrat e lëshuar nga reaksioneve kimike te marra nga Viking Landers,me tokën marsiane më shumë se tre dekada më parë.

Rezultati ishte nje surprize.
Ata gjithashtu kane vertetuar se reaksionet kimike në mënyrë efektive shkatërruan të gjitha komponimet organike në tokë.

"Rezultatet tona sugjerojnë se jo vetem karboni Organic , por edhe perchlorate, mund të jene te pranishëm në tokën Marsiane në të dy polet e tij tha
autori kryesor i studimit, Rafael Navarro-González, i Universitetit Kombëtar Autonome te Mexicos, Mexico City.

Por, pavarësisht nga rezultati për gjetjen e mesiperme, studiuesit paralajmërojnë se është shumë herët për të konkluduar se Planeti i Kuq ka pasur ndonjëherë jetë.

"Kjo nuk thote se ne kemi vertetuar pranine e jetës atje,por studimi i ri mund të bëjë një ndryshim të madh në mënyrën se si ne e shikojmë keto dëshmi dhe mund ti përgjigjemi kësaj pyetjeje," tha Chris McKay i NASA-s,ne Ames Research Center, Kaliforni.

Ai shpjegoi se karboni Organic mund të vijë qoftë nga burime biologjike dhe jo-bio -sepse kemi vertetuar qe meteorite te shumtë që kanë rënë në Tokë kanë pasur materiale organike.

Perchloratet, një jon i klorit dhe oksigjenit, mund të kenë qenë te pranishëm në Mars për miliarda vjet,por me rritjen e temperatures atje, ato mund te kene shkatërruar të gjitha burimet Organice në tokë Marsiane,ashtu si ne Shkretëtirën Atacama ne Kili. Toka e shkretëtirës se Atacamas besohet të ngjajnë si toka e planetit Mars.

Ata nuk jane ende te qartë në se molekulat organike janë indigjene të planetit të kuq, ose janë derguar atje nga meteoritet.

Pikerisht ky do të jetë një nga qëllimet e misioneve të ardheshme në Mars.Në vitin 2011, NASA po planifikon të fillojë misionin e saj me laboratorin e Shkencore (MSL) me detajet e projektuara për të kërkuar për materiale organike ne Planetin e Kuq MARS.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sat 18 Sep 2010 - 11:47

Dinastia e pare ne historine Kineze.



Dinastia Xia, dinastia e parë në historinë kineze, ekzistoi nga shkulli i 21-të para erës së re deri në shekullin e 16-të para erës së re, gjithsej rreth 500 vjet dhe pati 17 mbretër nga 14 gjenerata. Sfera qendrore e sundimit të saj ishin zonat në pjesën jugore të provincës së sostme Shansi dhe në pjesën perëndimore të provincës së sotme Henan.

Dayu, themeluesi i dinastisë Xia, ishte hero legjendar, që sistemoi ujërat dhe punoi për të mirën e popullit. Sipas gojëdhënave, Dayu fitoi përkrahjen e popullit për arsye se ai sistemoi me sukses lumin e Verdhë, që përmbytej vite me radhë duke sjellë dëme të rënda, dhe më në fund themeloi dinastinë Xia. Themelimi i dinastisë Xia shënoi zëvendësimin e shoqërisë afatgjatë primitive nga shoqëria e pronësisë private. Që nga ajo kohë, Kina hyri në shoqërinë skllavopronare.

Në vitet e fundit të dinastisë Xia, gjendja politike në oborrin mbretëror ishte plot me rrëmujë dhe kontradiktat klasore në shoqëri ishin acaruar dita ditës. Veçanërisht, mbreti i fundit i saj Xia Jie, qysh nga koha e hipjes së tij në fronin mbretëror, nuk synonte për progres, bënte një jetë luksoze dhe shpenzote pa masë. Ai tërë ditën pinte raki dhe argëtohej me konkubinën e tij të përkëdheluar Meixi dhe nuk çante kokën për vuajtjet e popullit.

Kush i paraqiste atij këshilla, vritej menjëherë. Prandaj, principatat e tradhëtuan njëri pas tjetrit. Shteti Shang, një nga principatat e saj, duke përfituar nga rasti, filloi luftën ndëshkuese kundër Xia Jiesë dhe, më në fund, shpartalloi ushtrinë e tij, si pasojë, Xia Jie u arratis dhe vdiq në Nançao, dhe dinastia Xia u rrëzua në këtë mënyrë.

Për shkak se materialet historike mbi dinastinë Xia janë të pamjaftueshme, ka pasur divergjenca mbi të, bile disa dyshonin nëse ekzistoi dinastia Xia. Por, në librin e famshëm historiografik《Shënime të historisë》u shënua me qartësi gjenealogjia e dinastisë Xia.

Arkeologët dëshironin të zbulonin materiale kulturore të dinastisë Xia. Në vitin 1959, arkeologët filluan gërmimin e gërmadhave të dinastisë Xia, gjë që u bë preludi i veprimtarisë për gjurmimin e civilizimit Xia.

Sot, shumica e shkencëtarëve janë të mendimit se “civilizimi në Erlitou”, i emërtuar me emrin e gërmadhës Erlitou në Yanshi të provincës Henan, ësxhtë objekt kryesor i gjurmimit të civilizimit Xia. Konstatohet se kjo trashëgimi kulturore ekzistoi afërsisht në kuadrin e vitit 1900 para erës së re, brenda viteve të dinastisë Xia. Materialet arkeologjike, të zbuluara deri tani, kanë nxitur fuqimisht gjurmimin e civilizimit të dinastisë Xia.

Veglat e prodhimit, të zbuluara në gërmadhën Erlitou, janë kryesisht vegla guri, por ka edhe vegla kockash, blirësh dhe guaskash, që përdoreshin asokohe. Në disa bazamente shtëpish, gropa hiri dhe mure varri, janë ruajtur edhe shenja të gërmimit të dheut me vegla druri.

Populli i asaj kohe përdori ato vegla relativisht primitive për të sistemuar ujërat dhe për të zhvilluar prodhimin bujqësor, duke treguar zellin dhe mençurinë e vet. Në gërmadhën Erlitou janë zbuluar vegla bronzi, armë bronzi dhe enë bronzi të dinastisë Xia.

Janë zbuluar edhe gërmadha të derdhjes së veglave të bronzit, copëra të enëve prej qeramike dhe të kazaneve të bronzit, si dhe sende prej nefriti, të përpunuara me teknikë ralativisht të lartë, stoli të zbukuruara me safir dhe instrumente muzikore prej guri, të cilat tregojnë se në atë kohë kishin marrë një zhvillim të mëtejshëm artizanati dhe ndarja e punës.



Më të vlefshmet ndër materialet historiografike janë ato mbi kalendarin e dinastisë Xia. Artikulli《Xiao Zheng e Xiasë》në librin《Ritet Dadai》është dokument shumë i rëndësishëm mbi kalendarin e dinastisë Xia. Këto materiale tregojnë se qysh në atë kohë, populli përcaktonte muajt sipas pozicionet e yllësisë Arusha e Madhe dhe ky ka qenë kalendari më i hershëm kinez.

Në këtë kalendar, shënoheshin dukuritë astronomike, meteorologjike dhe fizike si dhe veprimtaritë politike në 12 muajt. Në këtë kalendar, që pasqyroi në një shkallë të caktuar nivelin e zhvillimit të prodhimit bujqësor të dinastisë Xia, janë ruajtur njohuritë më të hershme shkencore në Kinë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sat 18 Sep 2010 - 11:48

Dhjete grabitjet me te medha ne historii.



1. DB Cooper



Ndërsa teknikisht nuk është një grabitje, aq më tepër e madhe, ky është një krim që ka mahnitur publikun amerikan për gati 30 vite dhe asnjë listë s’do të jetë e plotë pa e pasur këtë. Në nëntor të vitit 1971, avioni me fluturimin 305 drejt Orientit u rrëmbye nën presionin e një valixheje me bombë, nga një njeri, i cili kishte rezervuar një fluturim nën emrin Dan Cooper.

Pasi kontrollonte një atentat avioni, një shënim përshkruante situatën, Cooper udhëzoi pilotin që të ulej në një aeroport, ku udhëtarët u shkëmbehyen për 200.000 mijë dollarë dhe 4 parashuta. Cooper pastaj urdhëroi pilotin ti drejtohej Meksikës.

Pavarsisht faktit se luftëtarët reaktiv po hijezonin aeroplanin, ata kurrë nuk e vunë re figurën e vogël të brishtë të DB Cooper nga aeroplani, për shkak të kohës më shi të rëndë. Përkundër një kërkimi të gjerë, asnjë gjurmë e DB Cooper nuk është gjetur ndonjëherë. FBI-ja beson se ai nuk i ka mbijetuar kërcimit. Në vitin 1980, një shumë prej 5880 dollarësh u gjet në brigjet e lumit Columbia.

2.Muzeu Museon




Kjo është një nga plaçkitjet më të mahnitshme të të gjitha kohërave, për shkak të faktit se të tjerat përveç bizhuterive të humbur kishin dhe një dritare të thyer, kjo nuk ka asnjë provë të vlefshme për një grabitje. Museon ishte vënë në një ekspozitë për publikun për të treguar minierave, procesin e prerjes dhe lustrimit të disa prej gurëve më historik të botës, disa prej të cilëve i përkisnin familjeve mbretërore.

Pavarësisht nga rojet e sigurisë 24 orë, askush nuk ka parë gjë. Video mbikëqyrëse që monitoronin çdo centimetër katror të muzeut nuk treguan asgjë. Kabinetet që ishin bërë nga qelqi i përforcuar, nuk treguan shenja ngatërrimi. Stafi i Muzeut u kthye për të punuar për të gjetur 6 nga 28 rastet bosh. Ndërsa ngarkesa është raportuar të ketë vlerë rreth 12.000.000 dollarë, zëra të brendshme thonë se gurët e çmuar të vjedhur janë tepër të shtrenjtë për shkak të rëndësisë së tyre historike.


3. Dunbari i blinduar



Allan Pejs ishte inspektori rajonal i sigurisë për makinën e blinduar Dunbar, dhe si i tillë kishte njohuri të rëndësishme brenda procedurave që ai vendoste për përdorim të mirë, ose të sëmurë. Ai rekrutoi 5 miq të fëmijërisë për ta ndihmuar atë në vjedhjen më të madhe në tokën amerikane.

Pas koordinimit të kamerave të sigurisë, në mënyrë që ai të dinte kur mund të ishte i padukshëm, ai përdori çelësat e tij për të hyrë në objekt. Pasi i zunë prit rojeve një nga një nga lokali i personelit, banda iu vërsul rojeve dhe i ndrydhi ata para se çdo alarm mund të ishte shkaktuar. Ata pastaj kaluan një gjysmë ore duke ngarkuar miliona dollarë. Pas ngarkimit rreth 20.000.000 dollarë, Pace, atëherë u mori dhe kasetat e regjistrimit nga kamerat, duke marrë kështu provat krimit.

Policia kishte motive të mendonte se kjo ishte një punë e brendshme për shkak se nuk kishte shenja të hyrjes me forcë, por nuk kishin asnjë fakt. Kjo deri në momentin kur një nga partnerët e Pace-it në krimin e vjedhjes, në mënyrën më trashë dha një pirg të faturave origjinale me shirit të hollë për një shok dhe policia në fund mori provat e tyre. Pace u spiunua nga një prej njerëzve e tij dhe u dënua me 24 vjet burg.

4.Banka e Republikës



Për fat të keq, është gjetur shumë pak për këtë grabitje. Në natën e 16 tetorit të vitit 1994, 10 burra hynë në Bankën e Republikës në Valledupar, të Kolumbisë dhe morën një shumë lekësh që kapte vlerën e mbi 28.000.000 milion dollarësh. Paratë ishin në qarkullim pa fatura.

5.Sulmi i bankës veriore të Irlandës



Policia beson se IRA ishte përgjegjëse për një sulëm që ka grumbulluar mbi 26.000.000 dollarë në 2004. Një grup meshkujsh të maskuar si policë hynë në shtëpitë e dy zyrtarëve të një banke në Irlandë, duke i marrë ata dhe familjet e tyre peng. Ndërsa familjet e tyre ishin duke u mbajtur peng, të dy zyrtarët janë kthyer në punë ditën tjetër sikur asgjë nuk ishte ndodhur.

Pasi pjesa tjetër e stafit u largua ata i lanë grabitësit në bankë, dhe ata plaçkitën bankën dhe paratë i ngarkuan në një fugon të bardhë. Ata pastaj u kthyen për një ngarkesë të dytë disa kohë më vonë, sepse, siç të gjithë e dinë, ngarkesa e parë me të hollat nuk ishte e mjaftueshme. Banka tërhequr nga qarkullimi këto të holla dhe nxjerrë të reja në një ngjyrë të ndryshme, duke i bërë rreth 10.000.000 dollarët e parave të padobishme.

6.Dyqani i bizhuterisë Graff



Ky dyqan ka pasur dy herë grabitje masive në gjashtë vitet e fundit. Më e madhja ka ndodhur këtë vit, ku dy burra të shtirur si konsumatorë morën me vete 43 sende me vlerë prej 40.000.000. dollarësh. Pas mbërritjes me taksi, ata hynë në dyqan dhe i drejtuan dy pistoleta stafit të cilët u frikësuan. Ata kishin shpenzuar më parë 4 orë me një artist make-up të fshihnin veten. Pas daljes nga dyqani, ata e mbajtën për pak kohë peng një punonjës dhe atëherë ikën jashtë në një BMË blu.

Më pas u zhdukën pa gjurmë. Katër persona janë arrestuar në lidhje me këtë grabitje. Grabitja tjetër ka ndodhur në 2003, ku dy burra që i përkisnin hajdutëve ndërkombëtar të xhevahireve të quajtur rrjeti i “Panthers Pink”, grabitën nga dyqani 47 copë bizhu me vlerë 23.000.000 dollarë. Panthers Pink kanë qenë përgjegjës për të paktën 120 plaçkitje në të gjithë botën.

7.Banka Qendrore në Brazil



Kjo është një dredhi që ju do të mendoni se vetëm Hollivudi mund ta përfytyronte. Një bandë njerëzish hapën një tunel prej 255 këmbësh nën blloqet qytetit gjatë 3 muajve nga një shtëpi me qira që ata kishin më parë. Tuneli paraqiti ajër të kondicionuar dhe ndriçim, kështu që djemtë nuk kishin për të thyer ndonjë përvojë të madhe. Ata mbuluan aktivitetet e tyre duke krijuar një biznes të rreme kopshtarie nga shtëpia me qira, dhe e çuan larg tokës në emër të legjitimitetit.

Kur ata kishin arritur më në fund te kupola, ata gjymtuan zbulorët e bankës dhe alarmet dhe pastaj vodhën 5 kontenierë parash gjatë fundjavës. Të hollat nuk ishin të numëruara në mënyrë të njëpasnjëshme, duke e bërë të pamundur ndjekjen. Burra të shumtë janë arrestuar në lidhje me grabitjen, ndërsa organizatori, Luis Ribeiro, u gjet i vdekur në anën e një rruge pasi u rrëmbye nga policët të korruptuar.

8.Plaçkitja më e madhe në tren



Ronnie Biggs është për anglezët ai që DB Cooper është për amerikanët. Ai ishte pjesë e një bande prej 15 të fortësh të udhëhequr nga Bruce Reynolds, të cilët kanë grabitur një tren postar në 1963. Ngarkesa është e barabartë me rreth 74.000.000 dollarë sot. Ata morën 120 qese postare, pa pasur armë mes tyresh.

Ata u përpoqën të digjnin shtëpinë në fermë që ata përdornin si një vend i izoluar, por bën një punë të tillë të tmerrshme sa policia ishte në gjendje të merrte shenjat e gishtave të të gjithëve. 12 prej 15 prej tyre u gjetën dhe u dënuar, por Ronnie Biggs arriti të shpëtonte nga burgu në 1965.

9.Magazina Brinks Mat



Gjashtë burra goditën çmimin e parë të jetës kur ata hynë në magazinën Matit Brinks në 1983 duke pritur që të gjenin 3.000.000 dollarë, të gatshme. Në vend të kësaj, ata hasën të gjithë në gati 9 herë më shumë se shuma e pritur, ata gjetën shufra ari, të cilat do të jenë me vlerë shumë absurde në të holla e sotme.

Brian Robinson, organizatori i plaçkitjes, përdori kunatin e tij Anthony Zi, një roje i sigurisë në magazinë, për të fituar hyrjen të. Policia e Londrës bëri lidhjen familjare, dhe Zi pranoi rolin e tij në krim. Ai u dënua 3 vjet, ndërsa Robinson u dënua me 25 vjet burg.

10.Depua e sigurisë Kent



Çuditërisht, kjo nuk ishte bizhuteri, por mbi 92.000.000 dollarë në të holla. Kolin Dixon, menaxheri i Depos, po e ikte pas punës në shtëpi, kur ai më pas ndoq nga një makinë policie e paidentifikuar dhe u vendos "nën arrest", dhe më pas ai u transferua në një fugon të bardhë.

Në të njëjtën kohë, gruaja e tij dhe djali qenë marrë peng nga "policët me uniformë" dhe u dërguan pastaj në depo të nesërmen në shënjestër, ku Diksoni u informuar se ata do të vriteshin në qoftë se ai nuk bashkëpunonte. 6 persona të armatosur pastaj morën peng 14 punonjës dhe shumë para ngarkimi , rreth 53.000.000 dollarë në automjetet e tyre. Ata u largua nga vendngjarja, duke e lënë pengjet të padëmtuara. Mbi 30 njerëz janë arrestuar në lidhje me krimin.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sat 18 Sep 2010 - 11:48

Dhjete anijet fantazme


1.Maria Celeste



Kjo anije tregtare bëri paraqitjen e saj në skenën misterioze në vitin 1872. U gjet në Atlantik,por dhe sot e kesaj dite ende mbahet e paprekur ngarkesa e saj.Por, asnjë gjurmë te udhëtarëve ose ekuipazhit.Fakti që ngarkesa e saj e ushqimit dhe ujit ishin të padëmtuara,mendohet se ajo ka qëndruar në mëshirën e oqeanit.Sot historia e Mary Celeste mbetet një nga më të famshme mistere,si anije fantazmë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sat 18 Sep 2010 - 11:49

2. Carroll A. Deering




A mos ishte nje përvojë e çuditshëme e Trekëndëshit të Bermudës per të zhdukur kete anije? Anija ishte ne rrugen e kthimit nga Virxhinia per në Rio me ngarkesën e saj të qymyrit. Ndoshta ishte një kryengritje nga anëtaret e ekuipazhit ndaj kapitenit të saj. Anija u gjet në një lokalitet në Karolinën e Veriut, plotësisht bosh.Ekuipazhi nuk u gjet askund,dhe kjo ngjarje beri buje,por asnjehere qeveria amerikane nuk foli e nuk dha nje shpjegim zyrtar per te. Sot, teoricienët e konspiracionit i referohen historisë së Deeringut si një shembull i mistereve te Bermudës.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sat 18 Sep 2010 - 11:49

3. Bel Amica




Historia e këtij anije elegante me stil klasik,duket e lidhur me atë të Celeste Mary. Por enigmat janë nga më të fundit.Ne mesin e vitit 2006, ajo u gjet përgjatë bregut të Sardenjës pa asnjë gjurmë të ekuipazhit. Autoritetet italiane zbulojne se anija nuk ishte regjistruar ne asnje vend te botes. Publiku e pershkruan me shume interesi këtë histori, por shpejt zbulon që jahti i përkiste një njeriu me origjinë nga Luksemburgu dhe se nuk e kishte regjistruar jahtin e tij për të shmangur taksat!

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sat 18 Sep 2010 - 11:49

4. High Aim 6


Me flamur te Taivanit, kjo anije u zbulua në vitin 2003 pa një ekip, por plotë me furnizime ushqimore dhe me te gjitha sendet personale te ekuipazhit.Dhjetë ditë pas zbulimit, ata kishin gjetur vetem disa gjurmë te kapitenit dhe te inxhinierit te vrarë dhe ekuipazhi ishte kthyer në shtëpitë e tyre. Por asnjë shpjegim apo detaje të tjera nuk janë dhënë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sat 18 Sep 2010 - 11:49

5. Jian Seng




Thuhej qe transporti i paligjshem i peshkut dhe kontrabanda e qenieve njerëzore,janë vetëm disa nga aktivitetet që janë kryer nga kjo anije.Dhe Seng Jian ishte një nga këto anije te mbajtura pa leje. E gjetur në vitin 2006 nga zyrtarët e doganave portuale Australiane,ajo përmbante një sasi të madhe orizi.Me qe asnjehere nuk i doli pronari,kjo anije fantazme u fundos ,pa ditur asnjehe te verteten per te.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sat 18 Sep 2010 - 11:49

6. MV Joyita




Lindur për të qene e pavdeksheme,kjo anije nuk kishte imunitet për probleme të tjera. Joyita u zhduk në Paqësorin e Jugut në vitin 1955 me 25 pasagjerë dhe anëtarët e ekuipazhit të saj. Pesë javë më vonë u gjet,por shumica e ngarkesës së saj ishte zhdukur,dhe ne bordin e saj u gjeten disa gjurme gjaku dhe shume objekte te shkaterruara. Disa mendoijne se dikush ka u vrare kapitenin dhe pasagjerët nuk kishte zgjidhje tjeter, dhe kane braktisur anijen. Por kjo nuk mund të shpjegoi zhdukjen e mistershme të ngarkesës së saj.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sat 18 Sep 2010 - 11:49

7. Kaz II




Më 15 prill, 2007, tre burra vendosen për të dalë në det përgjatë bregdetit të Australisë.Mbas disa oresh anija e tyre u kthye e paprekur në breg dhe çdo gjë ishte e përkryer në vendin e saj: ushqimi në tryezë, kompjuteri ende mbi tavoline dhe xhaketat u gjetën varur në dollap,por me përjashtim të tre burrave: ata nuk ishin aty.

Gjate kesaj kohe deti kishte qene gjithmonë i qetë dhe asnjëri prej tyre nuk kishte përdorur jeleket e shpëtimit.Hipoteza e fundit tregon se njeri nga burrat kish rreshqitur pa dashje ne det dhe dy te tjeret jane hedhur per ta shpetuar,por dhe ata jane mbytur.Por misteri qendron,kush e ktheu anijen ne breg te pa demtuar..?

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sat 18 Sep 2010 - 11:49

8. Zebrina




Perseri nje anije e braktisur.Por këtë herë në Jug të Anglisë, në vitin 1917. U gjet në Francë, në mëshirë të fatit dhe pa asnje gjurmë njerzore mbi te. Me sa duket kjo ishte një anije e demtuar e Luftës së Parë Botërore. Disa argumentojnë me hipotetizem se nëndetësja që goditi Zebrinen, ishte fundosur nga e saj.Por ekuipazhi i Zebrinas kurrë nuk arrit te gjindej.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sat 18 Sep 2010 - 11:50

10. Baychimo


Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 10

Përdorej për të transportuar furnizimet për Inuitet në bregdetin verior kanadez,ku SS Baychimo u bllokua në akull më 8 tetor 1931. Gjysma e ekuipazhit zbriti ne toke në kërkim të ushqimit. Pjesa tjetër nuk kishte tjeter zgjidhje, por ishte ne pritje te ushqimit dhe qendruan ne anije.Por ata qe ishin ne toke, ndërtuan një kasolle druri,per tu mbrojtur nga ngricat.

Gjatë një stuhie, anija u zhduk. Por pas tri ditësh ajo arriti në 45 kilometra larg nga vendi ku ishin nje pjese e ekuipazhit.Ekuipazhi tjeter ne anije e kane braktisur atë përfundimisht,duke humbur shpresën për ti mbijetuar dimrit. Hera e fundit qe Baychimo ishte pare,ishte viti 1969 ku ajo u gjet e bllokuar ne akull.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sat 18 Sep 2010 - 11:50

Njeriu qe parashikoi krizen financiare
Pol Wilmot

Famën dhe pasurinë që gëzon sot, e ka bërë përmes aplikimit të matematikës në botën e financave dhe aktualisht pretendon se ka uebsajtin më të madh të “analizës kuantike” në botë.

Të ashtuquajturat “kuante” kombinojnë matematikën me financën, duke prodhuar modele të panumërta,që nxjerrin në pah derivatet komplekse, të cilat fajësohen për krijimin dhe shpalosjen e krizës së kredive, që ishte dhe zanafilla e krizës financiare botërore dhe e recesionit në të cilin janë zhytur shumë vende.

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 E4754PaulWilmot_320

Vilmot prej vitesh kishte ngritur zërin se modelet e përdorura nga bankat për vlerësimin e aseteve të tyre ishin të gabuara. “Realiteti ma mori hakun'', thotë Pol.'' Unë kam folur pa fund përpara audiencave nga më të ndryshmet dhe u kam thënë se u besonin shumë më tepër seç duhet formulave standarde dhe mbi të gjitha në banka harxhohet një para e madhe për ekspertë, që në fund të fundit nuk bëjnë ndonjë gjë të madhe''.

Ka pasur nga ata që kanë dalë në formë proteste nga leksionet e mia, madje edhe të tjerë për të cilët ajo çka thosha unë nuk kishte asnjë kuptim”, thotë Pol. Shembja e sistemit bankar shkaktoi zhdukjen e rreth 1 trilion dollarëve në asete bankare në të gjithë botën dhe kjo do të thotë se formulat komplekse me të cilat mbaheshin bankat dhe llogaritë e transaksioneve të tyre në këmbë, dolën në gabuara.

Asetet ishin mbivlerësuar. Me pak fjalë, kriza e kredive të dorës së dytë bëri që pas tyre ta pësonte i gjithë sistemi i kreditimit.Ndjekja që iu bë verbërisht në banka formulave, pa parë përtej se ku po shkohej, në fund të fundit ishte një çmenduri e vërtetë.

Njerëzit që punonin në sektorët bankarë të riskut nuk e kishin as idenë më të vogël se çfarë do të thoshte të rrezikosh e të mbrosh klientët e investimet nga katastrofa.

Së pari, ata nuk ishin dyshues për atë që po bënin, që është edhe vetia e parë që duhet të kenë persona të tillë.Së dyti, ata nuk i kishin vënë në provë të dhënat që dispononin dhe nuk vunë në punë as imagjinatën e tyre për të gjetur zgjidhje, kur e panë se gjërat po shkonin keq”.

Vilmot është shumë kritik edhe në lidhje me mënyrën e përballimit të krizës nga ana e qeverive të ndryshme, kryesisht asaj britanike. Sipas tij, plani për të siguruar 500 miliardë paund asete negative të bankave bazohet gjithashtu në një model dhe nuk do të funksionojë, pasi në të nuk u përfshinë të gjitha bankat, por vetëm dy syresh, HBOS dhe RBS.

“Qeveritë nuk dinë asgjë në lidhje me çështjet e brendshme të bankave. Ato shpesh veprojnë pa marrë në konsideratë mendimin e ekspertëve dhe pasojat. E vetmja gjë që bëjnë politikanët është t‘u bërtasin bankierëve, si mësuesit nxënësve, për të treguar se si dreqin u futën në këto telashe dhe pësuan këto humbje. Ata nuk e marrin mundimin të informohen, por vetëm bërtasin e shpenzojnë para të tjera kot”.

Vilmot është i inatosur edhe me numrin e madh të “idiotëve” që e çuan botën në krizën aktuale financiare. Ai ishte një nga qindra protestuesit që u shprehën kundër takimit të G20-ës në Londër dhe çuditet që në ato protesta nuk kishte aq njerëz sa duhej.

Vilmot është një gjeni i matematikës dhe mbi të gjitha beson tek aplikimi i saj i suksesshëm në jetën e përditshme. Libri i tij mbi financën kuantike përdoret sot në të gjithë botën nga grupet e bankierëve që drejtojnë financat dhe transaksionet e bankave të mëdha.

Vilmot është gjithmonë një hap para kolegëve të tij, ndërsa tenton që të integrojë në analizat e tij sfidën më të madhe të botës financiare: sjelljen njerëzore.

“Ti mund të modelosh valët elektromagnetike: një model matematikor që tregon molekulat e ajrit që ndodhen rreth një avioni, duke mundësuar fluturimin e tij, por në rastin e një modeli financiar, të duhet shumë më tepër se vetëm numrat''.

Aktualisht, modelet financiare nuk janë shumë të mirë, sepse nuk llogarisin asnjëherë faktorin psikologjik njerëzor dhe faktin që njerëzit në më të shumtën e rasteve nuk sillen në mënyrë racionale. Nuk mund të besosh te njerëzit si të ishin makina, pra duke pasur parasysh vetëm ekuacionet. Në këtë rast, gjithçka është gjysmë matematikë, gjysmë psikologji”.

Pol, biri i një llogaritari dhe një shitëseje, vjen nga një familje ku matematika adhurohet dhe është shndërruar në një kult. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi si ai, ashtu edhe i vëllai, zgjodhën rrugën e studimit të kësaj shkence.

Që në moshë të hershme, Vilmot shfaqi talentin e tij dhe dashurinë për numrat, e mbi të gjitha modelet matematike. Kur ishte ende fëmijë, organizonte lojëra për shokët e lagjes, të cilat ua shiste. Me këtë mendësi ai nisi që të ndërtonte më pas skema për firma të vogla investimesh private, të cilat filluan t‘i jepnin sasi jo të vogla parash.

Shpesh edhe dështonte, por përgjithësisht kjo periudhë i mësoi shumë për psikologjinë e sjelljes njerëzore ndaj parasë dhe fitimit. Edhe dy djemtë e tij janë gjithashtu shumë të dhënë pas matematikës dhe do të ndjekin në kohën e duhur gjurmët e të atit.

“Jam shumë entuziast për djemtë e mi. Janë shumë inteligjentë dhe të mprehtë”, thotë me krenari Pol. “Matematikanët nuk përdorin numra. Matematika është abstrakte dhe gjithçka me të cilat ne merremi, janë simbolet. Nëse u mësojmë nxënësve vetëm numra''.

Ata do të bëhen thjesht llogaritarë e pa vizion. Matematika bën që truri yt të punojë në një mënyrë shumë të ndryshme dhe racionale. Shumë njerëz e kanë frikë matematikën dhe nuk e kuptojnë se sa zbavitëse dhe sa kënaqësi të jep marrja me matematikë”.

Një nga fushat e tij është edhe mekanika fluide, në të cilën ka edhe një doktoraturë. Kështu ka projektuar disa pllaka të posaçme për turbinat e avionëve e të tjera shpikje si këto.

Ndërkohë, udhëton shpesh nëpër botë për të mbajtur leksione në universitetet më prestigjioze të botës, kryesisht në lidhje me formulat bankare, sistemin rregullator dhe financën kuantike. Sfida e tij e ardhshme është shpikja e një produkti që do ta përmirësojë cilësinë e jetës.

“Nuk do të pranoja kurrë të punoja për bankat, sepse nuk jam tipi që mund të rri gjithë ditën pas tryezës e t‘i bindem shefit. Gjatë gjithë jetës sime kam bërë atë që kam dashur dhe këtë do të bëj deri në fund të saj”.

Konstantet e jetës së tij janë biznesi dhe matematika, të paktën për sa i përket jetës profesionale. “Matematika është magji, por të shkatërron jetën personale. Disa matematikanë kanë një lidhje shumë të vogël me realitetin dhe është shumë e vështirë ndonjëherë që të fl asësh me ta. Për sa më përket mua, jam një qenie shumë normale nga ana sociale dhe jam njeri pasionant. Imagjinoni, gjithmonë kur shoh fi lma, qaj”.

Ai është i martuar dhe kur nuk merret me matematikë, është gjithmonë me pushime. Sensin e matematikës e përdor edhe gjatë argumenteve që ka me të shoqen. “Zakonisht me të, për ta bindur për argumentin tim, përdor teorinë e lodhjes, pra e lodh dëshpërimisht, derisa e detyroj që të tërhiqet”.

E ndërsa betejat familjare i fiton, shpesh ai është i mendimit se në thelb e pëlqen paqen, por jo zgjatjen e pafund të kompromiseve, sepse, sipas tij,
“gjithmonë ka diçka që nuk shkon kur njerëzit bien dakord të gjithë së bashku dhe për një kohë të gjatë”.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sat 18 Sep 2010 - 11:51

Levizje qe fshehin nje mister..


Një nga lëvizjet me misterioze te shkembinjeve,ne Parkun Kombëtar te Lugines se Vdekjes në Californi dhe ne shkretetiren e Nevades,ben qe guret te levizin ne nje forme te gjarpreruar,duke lene vije nga pas.Ngjarja ka ndodhur ne veren e vitit 2010,shih foton.

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Roving-rocks-racetrack-playa-one-rock_25706_600x450
Foto e korrikut 2010

Levizja e shkembejve ne fushat e kripes ne shkretetirat e Amerikes se Jugut eshte konstatuar qe nga viti 1940 dhe per to edhe ne kete forum jane bere disa shkrime.

Shkëmbinjte mendohet se lëvizin me shpejtesine e një personi në këmbë, por askush nga njerzit e zakonshem apo dhe shkencetaret, nuk i kane parë në veprim.Studimet e mëparshme kanë treguar se forca e gravitetit apo tërmetet nuk mund ti shpjegojnë lëvizjet e objekteve shkembore ".

Tani një projekti studimi nga studentë të udhëhequr nga Qendra e Fluturimit Goddard Space's e NASA,kane mbështetur idenë që, gjatë dimrit, shkëmbinjtë te vegjel levizin nga kodrat te mbuluar nga akulli, të cilat formojnë rreth gurëve shtresa akulli dhe nga forcat e inercise ato spostohen gjate ne shkretetire.- sipas Hënë Cheung , një studiues kryesor për këtë projekt.


Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Roving-rocks-racetrack-playa-pairs_25707_600x450
foto e bere korrik 2010

Një ekip universitare dhe studentë te diplomuar po studiojne të dhënat me sensorë të vogjel të vendosur nën tokë për të vëzhguar rrjedhat e ujit. Ekipi konstatoi se sensorët kane regjistruar temperaturat e ujit ne ngrirje gjate muajit mars, e cila do të sigurojë kushtet për të formuar shkembinjte e akullit.

Kështu, teoria e shkembinjve solid te akullt -thote Cheung, ne shkretetiren e ashpër dhe me nje mikroklime te ndryshueshme do të thotë se "çdo gur ... mund të lëvizë me një forcë të ndryshme,e qe eshte një hipotezë që mund te shpjegoje të gjitha lëvizjet. "

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sat 18 Sep 2010 - 11:51

Shtate historite me te medha misterioze.



Çfarë ka ndodhur me Amelia Earhart?

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 100603-tech-amelia-earhart.grid-6x2


Amelia Earhart ka ngritur shpirtrat e epokës. Ajo u 'rrit' nëper librat me rekordin e aviacionit,me bëmat e lartësise, largësise dhe durimit. Gezimi i saj mori një kthesë të zymtë, kur ajo dhe Fred Noonan timonieri i saj u zhduken mbi Oqeanin Paqësor më 2 korrik 1937, gjatë një përpjekje per të fluturuar anembanë botës.Fati i tyre mbetet një nga misteret më të mëdha të pazgjidhura të aviacionit.

Teoritë e shumta:- Atyre ju mbarua karburanti dhe u përplasen në Oqeanin Paqësor. -Ata u kapën nga Japonezet dhe u ekzekutuan.-Ata mbijetuan, dhe Earhart e jetoi jetën e saj si një shtëpiake në New Jersey.

Një teori tjeter thote se ata i mbijetuan rrëzimit dhe uljes, por u vrane ne Castaways në Nikumaroro, një ishull i pabanuar në republikën e Kiribatit. Një ekspeditë në ishull në 2010 gjetën copa të një thike xhepi dhe një kavanoz qelqi që mund tu përkiste Castaways. Nëse analizat e ADN rezultonin te Erhart's, misteri mund të zgjidhej menjehere..

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sat 18 Sep 2010 - 11:51

Ku janë varrosur Kleopatra dhe Mark Antony ?

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 090416-cleopatra-hmed-8a.grid-6x2

Gërmimet në zhvillim e sipër në një tempull pranë Aleksandrise, Egjipt, mund të zbulojnë vendin e fundit ku prehen te dashuruarit e dënuar,Kleopatra dhe Mark Anthony. Mbretëresha e pergjitheshme egjiptiane dhe romake kryeu vetëvrasje në shek 30 p.e.s pas disfatës së tyre, në betejën Actium, për kontrollin e Perandorisë Romake. Por, ku u varrosën të dashuruarit,vendi është i panjohur.

Zahi Hawass, arkeolog i lartë i Egjiptit, beson se te dashuruarit ishin vënë për të pushuar në tempullin e Taposirisit Magna dhe nisi një gërmim te perbere nga një ekip Domenikane për të gjetur vendndodhjen e varrit.

"Kjo sipas mendimit tim, në qoftë se ky varr është gjetur, ajo do të jetë një nga zbulimet më të rëndësishme të shekullit të 21 për shkak të dashurisë midis Kleopatra dhe Mark Anthony, dhe për shkak te historise se trishtuar te vdekjes së tyre," u tha ai gazetarëve gjatë një konference per ta.Arkeologja Domenikane Kathleen Martinez ka treguar këtu një bust alabastër të Kleopatra's që është gjetur në vendgërmimin afër Aleksandrisë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sat 18 Sep 2010 - 11:51

vKu është varrosur Genghis Khan..?

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 041006_genghis_hmed_5a.grid-6x2

Genghis Khan ka bashkuar fiset ndërluftuese në 1206 dhe u bë udhëheqës i Mongolise, duke krijuar një perandori që shtrihej nga Kina deri në Hungari. Varri i luftëtarit te famshëm, megjithatë, ka mbetur një mister që prej vdekjes së tij në 1227.

Sipas legjendës, grupi i tij i varrimit vrau të gjithë ata që e panë procesionin.Robërit dhe ushtarët të cilët morën pjesë në funeralin u vranë gjithashtu.Kuajt qe do ishin dëshmi e varrimit,si dhe një lumë aty prane u shmangen per te rrjedhur mbi varr, i cili mendohet të shtrihen diku pranë vendlindjes se Genghis Khan në Khentii Aimag.

Ekspedita për të gjetur varrin,kanë ndërprerë punimet për shkak të shqetësimeve se gërmimet do të shkaterrojne vendin dhe do shqetesojne shpirtin që shërben si mbrojtës të tij.Në vitin 2004, arkeologët zbuluan pallatin e Genghis Khan-së, i treguar këtu, dhe ata dyshojnë se aty pranë eshte varri i gënjeshtra i tij.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sat 18 Sep 2010 - 11:51

A eshte e vertete qe familja Donner u njoh per kanibalizëm?

Ky është një tregim pikëllues i mbijetesës: Nje familje (Donner) e drejtuar për në Kaliforni në 1846 eshte mbërthyer në një mal nga te ftohtit, në Sierra Nevada dhe zhvilluan një kanibalizëm për ti mbijetuar dimrit.Pohohet se ata kane ''festuar'' me mish njeriu, të bazuara mbi një analizë te kockave të gjetur në një vatër te perbashket ne vendin Alder , ku të paktën disa nga familja Donner kish kaluar kohen e dimrit.

Analizat tregojne se familje Donner,ka ngrënë,si furnizim të qëndrueshëm, bagëtitë, drere dhe kuajt. Por nuk janë gjetur eshtra njerzish në vend. Ndërsa kanibalizmi mund të ketë ndodhur, në qoftë se gjindeshin kockat te trajtuara në mënyra të ndryshme.Apo ndoshta ata u vendosen në vatrën e fundit dhe kanë ngrene cdo gje..?, deklaron shkencëtari Gwen Robbins, një profesor i antropologjisë biologjike,në Universitetin Shteteror Appalachian .

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 100415-science-donnerparty.grid-6x2

Familja Donner dhe te mbijetuarit James Reed dhe gruaja e tij Margaret Reed janë paraqitur në këtë foto nga Vitet 1850.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sat 18 Sep 2010 - 11:51

Ku është varrosur Billy Kid.. ?

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 100824-BillyTheKid-hmed-904a.grid-4x2

Legjenda thote se Billy Kid,Sherif ne Pat Garrett në vitin 1881,u dëbua dhe u vra,per tu varrosur në Fort Sumner NM. Një gur shënon varrin e tij, por një polemikë eshte zhvilluar që nga viti 1930, kur një njeri nga Arizona i quajtur, John Miller pohoi se ai ishte i debuari legjendar.Ne Pat Garrett, tha ai, u qëllua personi i gabuar dhe u gënjye në lidhje me të.Çështjet u bë edhe më e turbullt disa dekada më vonë, kur një Texan i quajtur "shkurre" erdhi dhe tha se ishte Billy Kid i vertete..

Nisi nje hetim për të zgjidhur rastin ne fjale, me zhvarrosjen e trupit të nënës Billy Kid's dhe krahasimin e ADN se saj me mitochondrite e materialit gjenetik nga tre burrat.Por hetimi është i diskutueshme per disa arsye.Varret janë zhvendosur gjatë dekadave dhe askush nuk është i bindur se ku eshte varri i Bill Kidit.. Përveç kësaj, nëse vërtetë Billy Kid rezulton të jetë varrosur në Teksas apo Arizona, kjo do të shuante një legjendë që i ndihmon ne tërheqjen e turistëve në varrezën New Mexico.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sat 18 Sep 2010 - 11:52

Kristofer Kolombi, a gjendet ne Spanje.?

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 060519_columbus_hmed_9a.grid-6x2

Në vitin 1492, Christopher Colombi,i cili gjithmone ishte ne levizje, lundroi mbi oqean blu,deri sa vdiq në vitin 1509.Ai u varros fillimisht në qytetin spanjoll të Valladolidit, por kockat e tij janë dërguar në ishullin e Karaibeve të Hispanola ( Republika Dominikane dhe në Haiti) në 1537, në pajtim me vullnetin e tij. Kur spanjollet humben territoret nga pushtimet Franceze në 1795, e ata u larguan, varri i Kolombi mbetet në Kubë, ku qëndroi deri në Luftën Spanjo-Amerikane,kohe kur u be kthimi i kockave te tij Spanje në Sevilje ne vitin 1898. Varri është i treguar këtu.

Nga Republika Dominikane, thuhet se Kolombi qendron pergjithmone ne Hispanola. Në vitin 1877, një kuti ishte zbuluar në një katedrale,ne Santo Domingo me një mbishkrim identifikues që tregon se i përkasin të "shquarit mashkull Cristobal Colon (spanjisht për Christopher Columbin)."

Analiza e ADN e kockave të vëllait të Kolombit "Diego nga Sevilje mbeten dhe ato , nje prove perfekte. Kur studiuesit njoftuan këto përfundime në 2006, ata deklaruan se mosmarrëveshja shekullore u zgjidh.Por ADN nga Republika Domenikane mbetet ende për t'u studiuar, duke e lënë legjenden jo te mbyllur plotësisht.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sat 18 Sep 2010 - 11:52

ADN-ja vulos fatin e fëmijëve të Carit Rus

Kur bolsheviket vrane Carin e II te Rusis, Nikollën,vendendodhja e Perandoreshes Aleksandra dhe pesë fëmijët e tyre qe në vitin 1918, për gati 90 vjet mbeti e panjohur deri 2008. Kjo u zgjidh kur kockat e tyre u gjetën në një varr, tek pjesa tjetër e familjes Romanov pranë Ekaterinburgut në malet Ural, rreth 900 milje në lindje të Moskës.

Kockat nga varri i tyre ishin djegur në acid sulfurik, me sa duket për të fshehur identitetin e viktimave ose faktoret e vdekjes.Por shkencëtarët ishin në gjendje të shqyrtonin mitochondrite e ADN-se, e cila është duke kaluar poshtë nga nëna tek fëmijët. Ato gjithashtu shkonin deri tek kromozomi Y,nga Princi i kurorës Aleksei dhe Car Nikollës se II.

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 070823_czar_hmed_7p.grid-6x2

Car Nicholas II, majtas, dhe Princi i kurorës Aleksei, janë treguar duke prerë dru në këtë foto, të marra në një burg siberian,nje muaj para vrasjes së tyre në vitin 1918.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sat 18 Sep 2010 - 11:52

Misteret e Nefritit



Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 New%20zealand%20green%20stone

Ari(floriri) mund të jetë monedha më e njohur ndërkombëtarisht, por brenda kontekstit të kulturës mijëravjeçare kineze, nefriti është pafundësisht më i çmuar. Ka një thënie të lashtë kineze sipas së cilës "ari mund të ketë një vlerë, por nefriti është i paçmuar".

Në Kinën e 8 000 vjetëve më parë, nefriti shihej si i krijuar nga bashkimi i thelbeve të qiellit dhe të tokës, e për rrjedhojë si i shenjtë. Roli i tij mbizotërues në historinë dhe kulturën kineze e bën nefritin dhe mjeshtërinë e përdorimit të tij një simbol të qytetërimit kinez.

Teksa parahistoria perëndimore është kronologjikisht e përbërë nga epoka e gurit, e hekurit dhe e bronzit, parahistoria e Kinës, mbështetur në objektet arkeologjike, ndahet në epokat e armëve prej guri, nefriti dhe bronzi. Gjatë dinastive Shang (1600 -100 p. e. s.) dhe Zhou (770 - 256 p. e. s), shpatat tehgjera dhe alebardët shiheshin si simbolet e pushtetit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sat 18 Sep 2010 - 11:52

15 qytete për një copë nefriti

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Disc1979

Nefriti He është më i famshmi në Kinë. Historia e tij shkon deri në vitet 700 p. e. s., kur një burrë i quajtur Bian He nga shteti i Çusë vuri re një feniks që qëndronte në majën e një mali brenda atij që tani është rezervati natyror i Shennongjia-së.

Ai ishte i bindur se në mal ishte i fshehur një thesar, sepse "feniksi zbret vetëm mbi gurët e nefritit", sipas mitologjisë kineze. Pasi gërmoi në majën e malit, Bian He gjeti një pjesë të madhe nefriti të paprerë, të cilin ia tregoi mbretit Li të shtetit Çu.

Por kur monarku thirri një zejtar nefriti për të vërtetuar njëmendësinë e gurit, i ashtuquajturi "specialist" e gjykoi atë si të pavlerë. Bian He-ja u dënua për këtë duke i prerë këmbën e majtë. Pas zëvendësimit të mbretit Li në fron, Bian He-ja ia dha thesarin e tij sundimtarit të ri, por me të njëjtin rezultat, dhe kështu humbi edhe këmbën e djathtë.

Bian He e mori atëherë thesarin e tij te porta e pallatit dhe qëndroi atje, duke qarë hidhurazi, për shtatë ditë e net. Mbreti Wen dërgoi dikë për të parë se përse po vajtonte Bian He, sepse gjymtimi asokohe cilësohej një dënim i lehtë. Bian He u përgjigj se nuk qante humbjen e këmbëve të tij, por i therrte në zemër që dhurata e çmuar që donte t'i jepte mbretit të tij u mor gabimisht vetëm për një gur të thjeshtë e ai u pa si mashtrues.

Mbreti Wen urdhëroi që shkëmbi të pritej e atëherë doli jashtë nefriti i pastër. Ai u quajt nefriti He për nder të besnikërisë së Bian He-së dhe u vlerësua aq shumë, saqë mbreti Wen ishte i gatshëm të jepte 15 nga qytetet e tij në këmbim të thesarit përrallor.

Këmbëngulja e Bian He-së për t'ia dorëzuar thesarin të vetmit zotërues që sipas tij e meritonte atë, perandorit, pasqyron sa të dhënë ishin kinezët pas nefritit dhe konceptit të besnikërisë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sat 18 Sep 2010 - 11:52

Nefriti si ndërmjetës

Për më shumë se 1 mijëvjeçar pas kohës kur jetoi Bian He-ja, nefriti mbeti simbol i fuqisë së epërme në Kinë. Pas bashkimit të Kinës, perandori i parë i dinastisë Qin i urdhëroi zejtarët të bënin me nefritin He një vulë ku të ishin të gdhendura tetë karaktere që e shpallnin pronarin e saj si zotërues të "Mandatit të Qiellit, jetëgjatësisë dhe përparimit të përjetshëm", me fjalë të tjera i fuqisë absolute perandorake.

Meqë besohej se mishëronte thelbin e qiellit e të tokës, nefriti përdorej si mjet komunikimi ndërmjet shamanëve dhe zotave.

Një ritual që duhej të bënte çdo perandor me marrjen e postit ishte ai i ngjitjes në majën e një mali të njohur dhe i flakjes prej andej të fletëve të gdhendura të nefritit, duke njoftuar zotat e malit për hipjen në fuqi të tij. Kur perandori ishte i sëmurë, shamani i tij shkonte në mal e hidhte poshtë fletë nefriti ku ishin gdhendur lutje për shërimin e monarkut.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sat 18 Sep 2010 - 11:53

"Më mirë një copë nefriti sesa një tullë e plotë argjili"


Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 060428legjenda1

Në proverbat kineze, nefriti është një metaforë e shpeshtë për nderin e virtutin. Secila syresh e ka zanafillën në një gojëdhënë.

Proverbi "Më mirë një copë nefriti sesa një tullë e plotë argjili" e ka burimin në vitin 550, kur perandori Xiaojing i dinastisë Wei Lindore u përmbys nga kryeministri i tij Gao Yang, i cili më pas krijoi dinastinë Ci veriore.

Pas një viti Gao Yang e vrau perandorin Xiaojing dhe 3 djemtë e tij. Vitin e dhjetë pas zaptimit të fronit nga Gao Yang ndodhi një eklips diellor, një shenjë e keqe në Kinën e lashtë. I frikësuar se kjo dukuri qiellore paralajmëronte një kërcënim për fronin e tij, Gao Yang vrau 700 pjesëtarë të klanit 44 familjesh të perandorit Xiaojing.

Kur lajmi i mizorisë mbërriti në degët më të largëta të familjes mbretërore, të gjithë u tmerruan nga frika se mos i priste i njëjti fat. Kur u mblodhën për të gjetur rrugët e mënyrat për t'i shpëtuar vdekjes, njëri prej tyre, një gjykatës i quajtur Yang Jingan, propozoi që të merrnin mbiemrin Gao si shenjë të besnikërisë ndaj dinastisë Ci veriore.

Por Jinghao, një kushëri i tij, ishte plotësisht kundër këtij mendimi: "A ia vlen të braktisim të parët tanë vetëm për të mbetur gjallë? Ai që është burrë më mirë vdes si një copë nefriti sesa një tullë e plotë argjili". Tradhtari Yang Jingan ia kallëzoi fjalët e guximshme të kushëririt të tij Gao Yang-it, dhe Jinghao u arrestua e u ekzekutua.

Pasi ndryshoi mbiemrin e Jingan-it në Gao, perandori e ngriti në detyrë atë, por ai vdiq nga një sëmundje tre muaj pas vrasjes së Jinghao-s. 18 vjet më vonë dinastia Qi veriore u shkatërrua. Fjalët "Më mirë një copë nefriti sesa një tullë e plotë argjili" mund t'i kenë kushtuar Jinghao-s jetën, por megjithatë e bënë atë të pavdekshëm, duke u cituar përgjatë shekujve nga burra e gra të shquara kineze.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sat 18 Sep 2010 - 11:53

"Virtytet" e nefritit

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Necklace-silver-nefrit-535$-krupni

Në të shkuarën, stolitë e xhevahiret me nefrit shënonin rang dhe status. Gratë e sërës së lartë, siç u këndohej në poezinë klasike, vinin stoli nefriti që tingëllonin kur ato ecnin. Por nefriti nuk kishte një funksion thjesht zbukurues. Besohej se ndodhte një ushqim i ndërsjellë ndërmjet një zbukurimi nefriti dhe bartësit të tij.

Kinezët e lashtë e vishnin nefritin gjithashtu si shenjë pastërtie morale. Besohet se Konfuci e ka përngjasuar butësinë kënaqësindjellëse të nefritit me virtytin njerëzor të bamirësisë, fortësinë e tij me ndershmërinë, shumësinë e ngjyrave me mendjemprehtësinë dhe tejndritshmërinë e tij me besnikërinë.

Në të folurin e figurshëm kinez nefriti shpesh është bashkëshoqëruar me virtytet femërore të pastërtisë e të dëlirësisë, duke qenë qenë grua ideale ajo që ishte "e pastër si nefriti dhe e qartë si akulli"

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sat 18 Sep 2010 - 11:53

Nje bote e tronditur nga librat




"Mein Kampf", Adolf Hitler, 1925


Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Hitler-mein_kampf_ext

Arsyeja pse është në listë: Ndihmoi në shpërndarjen e gjenocidit anti-semit të Hitlerit, në atë kohë. Në "Mein Kampf", Hitleri theksoi planin e tij për Gjermaninë e re, i cili përfshinte vrasjen masive të hebrenjve, një luftë kundër Francës dhe Rusisë, për të krijuar hapësirë jetese për gjermanët.

Në kohën e botimit të tij, libri u injorua nga lexuesit, por me të marrë pushtetin Hitleri kjo gjë ndryshoi. Mendohet se në vitin 1945, në qarkullim ishin 10 milionë kopje të librit. Libri thekson këndvështrimin racist, sipas të cilit njerëzit klasifikohen nga raca si superiorë dhe inferiorë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sat 18 Sep 2010 - 11:53

"Princi", Niccolò Machiavelli, 1532

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Prince

Arsyeja pse është në listë: Ka shërbyer si frymëzim i nxjerrë jashtë kontekstit për shumë tiranë, një ndër to është dhe Stalini. Machiavelli shpresonte të krijonte një revolucion në zemrat e lexuesve të tij dhe ai e arriti atë në një farë mënyre.

Vetëm se në shumë raste, siç është rasti i shumë diktatorëve, jo në mënyrën më të mirë. Disa prej aplikusesve të teorive të tij kanë marrë fraza të shkëputura nga konteksti, si për shembull: "...nuk është e nevojshme që një princ të ketë të gjitha cilësitë e lartpërmendura (i mëshirshëm, besnik, human, i ndershëm dhe besimtar), por është e nevojshme që të duket se i ka ato. Disa prej njerëzve të frymëzuar nga ky libër janë Stalini, Hitleri, Musolini etj.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sat 18 Sep 2010 - 11:53

"Manifesti i Partisë Komuniste", Karl Marx dhe Friedrich Engels, 1848

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 16ecb340dca0d787f8603010.L._SL500_AA300_

Arsyeja pse është në listë: Mund të fitojë çmimin e parë, si libri më i lig i shkruar ndonjëherë. Ky libër ka frymëzuar disa prej regjimeve më brutale në historinë e njerëzimit.

Pavarësisht faktit nëse ka pasur apo jo një shtet, i cili ka qenë një shtet i vërtetë marksist, ky libër ka frymëzuar shumë veprime të liga, të cilat e përfshijnë atë në një listë të kësaj natyre.

Disa prej parimeve që gjenden në "Manifestin e Partisë Komuniste", janë heqja e pronësisë private të tokave, konfiskimi i pronave të emigrantëve, taksat e mëdha dhe heqja e të drejtës së trashëgimisë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sat 18 Sep 2010 - 11:53

"Kutia e zezë e Darvinit", Michael Behe, 1996

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Darwins_black_box

Arsyeja pse është në listë: Është konsideruar nga komuniteti shkencor si i pabazë. Ky libër ka ndihmuar në nxitjen e idesë se evolucioni nuk ka ekzistuar ndonjëherë dhe se interpretimi i Librit të Zanafillës është e vetmja mënyrë se si bota është krijuar.

Libri ka krijuar shumë polemika, pasi komuniteti shkencor e konsideron përmbajtjen e tij të krijuar dhe pseudoshkencë. Edhe pse, kur doli fillimisht libri kishte mjaft influencë, ai e humbi atë me kalimin e viteve pasi disa prej shembujve të dhënë nga Behe si fakte të kompleksitetit të pandërrueshëm kanë rezultuar të jenë të shpjegueshme vetëm me anë të mekanizmave evolucionare.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sat 18 Sep 2010 - 11:54

"Protokollet e të Parëve të Zionit", autori ende nuk dihet

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Protocols_of_the_elders_of_zion_1992_russia

Arsyeja pse është në listë: Libër propagandistik i krijuar për të nxitur urrejtje raciste. "Protokollet e të Parëve të Zionit" është një broshurë që ka si qëllim të paraqesë një komplot nga hebrenjtë dhe masonët, me synimin për të marrë kontrollin e botës.

Pavarësisht faktit se broshura është thjesht mashtrim, ajo u shpërnda në gjithë botën dhe shumë evropianë menduan se bëhet fjalë për një ngjarje të vërtetë. Shumë njerëz, edhe sot e kësaj ditë mendojnë se bëhet fjalë për fakte. Ai shërbeu si instrument i përpjekjeve anti-çifute të Hitlerit në Gjermani dhe është përdorur pas Revolucionit Rus, për të krijuar urrejtje dhe dhunë ndaj hebrenjve.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sat 18 Sep 2010 - 11:54

"Boshti i civilizimit", Margaret Sanger, 1922

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 CivCalendar-V

Arsyeja pse është në listë: Ka shkaktuar polemika të shumta pasi predikon përzgjedhjen e racës njerëzore. Sanger konsiderohet si një prej pioniereve të planifikimit familjar dhe lindjes së kontrolluar, por gjithashtu është kritikuar për qëndrimin që ka mbajtur në librin "Boshti i civilizimit".

Ajo ishte një prej aktivisteve të para për kontrollin e lindjes dhe të eugjenikës. Por në libër, është kritikuar se teoritë e saj kanë të bëjnë me përzgjedhjen e racës nëpërmjet eugjenikës.

Në librin e saj shkruhet: "...metoda drastike dhe spartane mund t'i imponohen shoqërisë amerikane nëse vazhdon të inkurajojë shumimin e rastësishëm dhe kaotik që ka rezultuar nga sentimentalizmi ynë budalla...".

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sat 18 Sep 2010 - 11:54

"Fëmijët dhe kujdesi", Benjamin Spock, 1946

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 279452161_6c51534c39

Arsyeja pse është në listë: Këshillat në libër kanë rezultuar të dëmshme për fëmijët. Shumë fëmijë janë dëmtuar prej këshillave të librit, një nga të cilat ishte edhe që fëmijët duhet të vendosen të flenë me stomak. Spock besonte se fëmijët që flenë me kurriz mund të mbyten, por shkencëtarët kanë zbuluar se e fjetura me stomak bën më keq.

Spock, gjithashtu ishte avokate e një metodeje për rritjen e fëmijëve, që nuk kishte lidhje me metodat bazë. Më parë, ekspertët i kishin mësuar prindërit që fëmijët duhet të flenë sipas një orari të rregullt dhe se nëse i marrin në krahë kur qajnë, ato mësohen që të qajnë më shumë dhe të mos flenë. Spock u këshillonte prindërve, të kundërtën.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sat 18 Sep 2010 - 11:55

"Të rritesh në Samoa", Margaret Mead, 1928

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 513P88Q656L._SL500_

Arsyeja pse është në listë: Shumë prej fakteve e historive janë të trilluara. Margaret Mead ishte një antropologe kulturore amerikane, e cila udhëtoi në Samoa për t'u dhënë përgjigje pikëpyetjeve seksuale, të ngritura në Amerikë në vitet '20. Libri ka shkaktuar shumë polemika dhe debatet e krijuara kanë qenë të ngarkuara ideologjikisht. Disa pretendojnë se studimi i Mead ishte i fabrikuar.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 9 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 9 e 11 Previous  1, 2, 3 ... 8, 9, 10, 11  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi