Jete pa Dinjitet ? ! ?
2 posters
Faqja 1 e 1
Jete pa Dinjitet ? ! ?
Suzana Kuqi
Që e vogël, e në vazhdim duke u rritur, si gjithë njerëzit kam patur frikë vdekjen.Normale. Duke njohur këtë sëmundje, mendoj se vdekja është kapak floriri,përpara një jete pa dinjitet .
A është vallë vërtet pa dinjitet dhe a kam të drejtë unë të gjykoj jetën e njeritu në çfarëdo forme që të marrë ajo, apo jemi menduar t'a shohim e t'a gjykojme sipas atyre që ne u themi mendime , sipas atyre që dëgjojmë me veshë , që shohim me sy e komunikojmë vetëm me fjalë ... derisa pa filluar të ulet ende ajo perde e skenës së jetës së përditëshme , ku jetojmë e luftojmë me të gjitha shqisat që kemi, fillon e ngrihet dinakërisht një tjetër e na fut në një tjetër fushë betejë të luftës për ekzistencë . Mirëserdhët në botën e :
Alzheimer ( Alzajmer)
Ishte një skenë, nga ato provizoret , në të cilën trupat endacake të romëve, ngrenë nganjëherë nëpër fshatra. Por në atë skenë nuk luanin aktorë , ishin kukulla. Eliza u afrua e shtyrë nga kurreshtja për të parë më mirë . Përse po luanin aty, nuk kishte as edhe një spektator , vetëm fushë me bar të djegur që shtrihej deri sa të hante syri e bashkohej me qiellin.Eshtë sikur të ndodhesh në shkretëtirë ... ndoshta bari në ate të verdhë rëre ... nuk kam qënë asnjëherë në shkretëtirë, mendoi . Kish dëgjuar një herë njerin, kush ishte ai që kish dëgjuar ? Lëre fare , mendoi, kohët e fundit e kish gjithnjë të vështirë të kujtonte emra, por kish një fytyrë të mirë e simpatike ai djalë . Vërtet, kjo i kujtohej edhe se nuk mund të sillte qartë ndër mend tiparet e tij. Kish thënë se nuk ka gjë më impresionuese se sa kur ndodhesh vetëm në shkretëtirë... shkretëtira dhe qielli në atë qetësi e vetmi , në mund të quhet kështu ajo që nuk të thotë që je vetëm për vetëm me veten ... je vetëm për vetëm me Zotin dhe me destinin. Por aty ishte ajo skenë me ato kukulla lëvizëse që i dukeshin shumë familjare. Eliza u afrua edhe më . Nuk po u besonte syve, ishte ajo me gjithë familjen e saj, kushërinj të afërt e të larget , miq e kolegë pune. Një hap përpara, e kukullat kolege e miq u zhdukën, një tjetër e kushërinjtë sa hap mbyll sytë nuk i pa më.Kish mbetur vetëm familja e saj.E ngrirë , nuk po vendoste të hidhte më as edhe një hap. E pushtoi një parandjenjë e keqe. Fundja kukulla janë , mendoi ,dhe tërhoqi zvarrë hapin... Në skenë mbeti vetëm kukulla Elizë që shikonte përreth me sy të çakërritur e të tmerruar. I erdhi keq për të, edhe një hap...
- Mos!- ju duk sikur dëgjoi një zë të brishtë, një klithmë e dobët që ju ngrit nga shpirti . Shputa e këmbës mbeti pezull në ajër në pritje se ku do të vendosej , përpara apo të kthehej mbrapsht.
-Vazhdo !- tingulli ishte një bubullimë .Eshtë Zoti apo destini, mendoi ajo ndërsa vendosi të bënte përpara.Befas ,shkretëtira dhe qielli u zhduk, një shkulm ere e rrëmbeu dhe me tmerr pa se po gllabërohej nga goja e kukullës . Perdet e skenës filluan të ulen ngadalë. Nuk ishin prej pëlhure, ishte një masë gri e rrudhur si lënda e trurit . Shihte e pafuqishme se si neuronet vinin duke u tharë e duke u ndarë prej njeri tjetrit nga një lëndë e shpifur si kole ngjitëse derisa morën formën e perdeve të holla të zeza që erdhën duke u ngushtuar derisa e mbuluan të tërën duke i bllokuar gjymtyrët e duke i marrë frymën , pa përfillur përpjekjet e saj për t'u çliruar.Diku arriti të krijojë një të çarë të vogël, aq sa të mbështeste buzët e të mbushej me frymë...Tani e kishte më të lehtë të shpëtonte, vetëm të mbushej edhe një herë me frymë...
Brofi nga shtrati e vrapoi në banjë. Qëndroi përpara pasqyres duke parë me ankth fytyrën e saj. I kish kaluar të pesëdhjetat , por fytyra ishte ende e freskët dhe e bukur . Dhe unë që kisha frikë nga rrudhat , rënkoi duke u parë në pasqyrë. Jam e bukur si dielli, i kish thënë vetes me mijëra herë, mjaftonte kjo që sytë e saj të merrnin shkëlqim e këndet e buzëve të mos ishin të varura. E kush më mirë se dielli ..? Këtë ja kish mësuar ajo gruaja e moshuar ... nuk i kujtohej emri. E dua këtë fytyrë , më vonë nuk do t'a njoh më, nuk do t'i njoh as ato të fëmijëve . Sytë ju përlotën e dielli u zhduk në to, fundja ç'i duhej dielli aty jashtë kur brenda po ulej perdja e errësirës...Jam ende e re, pak muaj përpara kisha ende dëshirë të shijoja jetën , ndërsa tani nuk më bëhet të bëj asgjë... “Ajo tjetra ishte vetëm pesedhjetenjë vjeç në fillim te shekullit, kur në autopsi u gjet shkaku dhe ju vu emri kësaj sëmundje, paçka se për atë kohë ajo konsiderohej grua e vjetër”, zëri brenda vetes kishte tingull tallës.Eliza nuk ja zgjati atij zëri, në majë të gishtave hapi me rradhë dyert e dhomave të të bijve e i kundroi në dritën e hënës. Donte t'i skaliste në memorje , në mos në thellësi të shpirtit . Me hap zvarritës shkoi në dhomën e gjumit e u shtri përbri të shoqit . Fli, tha me vete, fli i qetë tani, nuk e di se ç'të pret o i shkretë,do ta mësosh së shpejti ...kur do të të duhet të ndjekësh një shpirt nate të shqetësuar... Nuk e zuri gjumi. Endrra ja kish bërë të qartë, destini i saj ishte të mbytej në atë degjenerim neuronesh . Mendoi dosjen e analizave, testeve, takut, asnjë nuk kish guxuar të hapte, do t'i hapte doktori nesër e do t'i jepte një përgjigje e ajo do të dinte ... Cfarë ? Ishte e sigurtë, e dinte se ç'e priste ashtu si ...
Liljana, emri i erdhi menjëherë e qëndroi pranë fytyrës së qeshur e të mirë të asaj gruaje, atë pasdite të largët me diell. Bënte praktikën në atë azil e kish dëshëruar të punonte aty. Mos vallë edhe destini kish qenë po aq dinak sa kjo sëmundje...? Që pas tri vjetësh e kish sjellë aty ku kish njohur Liljanën...
-Ti më sheh tani, më dëgjon tani që unë kam mundësi ende të arësyetoj, dukem pothuaj normale, vetëm harresa të vogla, shqetësime të vogla, frikëra të vogla që nuk mund t'i spjegoj...hutohem e humbas rrugën për në shtëpi kur dal vetëm...U mundova t'ua mbaj fshehur njerëzve të familjes”,- kish shpërthyer në të qeshura e Eliza kish vënë buzën në gaz. Shpejt Liljana ishte bërë serioze.
- Nuk po vjen akoma im bir, e unë dua të më vijë shpesh tani , tani...Edhe im shoq duhet të vijë më shpesh, më vonë nuk do të më bëjë dobi. E të mendosh se im bir është mjek e nuk kuptoi gjë. Sapo kisha dalë në pension, një jetë të tërë mësuese,- befas e kish kapur Elizën nga krahu.
-Më ço në shtëpi, të paguaj , sa të duash, hap gojën, vetëm më ço në shtëpi, t'a shoh edhe një herë !
- Kur të vijë yt bir, thuaji të të marrë me vete ,- ja kish prerë Eliza .
- Nuk do të më marrë, më ka mbyllur këtu, të gjithë më kanë braktisur, të gjithë duan të më vjedhin . Komshija përballë më përgjonte, priste që unë të dilja nga shtëpia dhe...edhe ti që nuk më ndahesh, ku e ke hallin ? Don të më vjedhësh , ke tërë pasditen që më rri ngjitur, ik ose do të iki unë,- gruaja ishte çuar e kish vrapuar drejt portës. E kish hapur me vrull , por sirena e alarmit kish shperthyer e fortë dhe e frikëshme dhe ajo ishte shtangur.
- Dil po t'a mbajti,- Eliza kish përfituar nga hutimi i gruas,- aty jashte do të të rrëmbejnë , atë presin.
Gruaja ishte tërhequr drejt karriges dhe Eliza e ndoqi me brerje të ndërgjegjes që e kish frikësuar ashtu.Por nuk kish patur mundësi tjetër t'a ndalonte . Në rrugë makinat kalonin si pikat e shiut.Gruaja , tashmë dukej e qetësuar e kish marrë pamjen më normale që mund të ketë njeriu.
- Më fal, nuk duhet t'a kisha bërë,- i tha qetë ajo,- mundohem t'a kontrolloj veten. E njoh sëmundjen time, e kam studjuar, nuk jam injorante. Fillimi është kështu , më pas ...- befas gruaja kish rendur e i ish hedhur në qafë një burri të ri e nuk i shqitej.
- Mama, qetësohu të lutem !- kish dëgjuar Eliza dhe e kish ndjere veten të lehtësuar, tashmë detyra e saj karshi asaj gruaje kish mbaruar, si edhe praktika, kish qenë dita e funditNuk kish pyetur nga ç'sëmundje vuante ajo gruaja simpatike e ndoshta nuk do ta merrte vesh kurrë ,ndoshta nuk do të shkelte më në atë azil...
Ulur, me dosjen e analizave që e shtërngonte pas krahërorit, priste rradhën e vizitës. Liljana nuk i ishte shqitur gjithë ditën nga mendimet. Nuk e kish njohur kur e kish parë pas tri vjetësh e kish filluar punë aty. Tek mundohej t'i vishte një triko një të moshuare me gjymtyrë të ngrira , kish ndjerë dhëmbët e saj që i mbylleshin me forcë e zemërim në parakrah . Eliza kish britur nga dhëmbja e hidhur e kafshimit ndërkohë që gruaja ishte qetësuar e po i buzëqeshte. E njihte atë buzëqeshje, e kish parë dikur ...
- Mos quhet Liljana ?- kish pyetur kolegen, këtu i thirrnin me mbiemër.
-Po – kish qenë përgjigja. Eliza ish kthyer dhe e kish thirrur në emër.E moshuara i kish kthyer një shikim pa shprehje, por ajo i njohu ata sy. Ja fali atë të kafshuar, papritur nuk ishte më monstër, ishte ajo grua e qeshur e plot jetë së cilës i kish bërë shoqëri një pasdite , e mbërthyer në kthetrat e sëmundjes... ishte marrëzia e pleqërisë, më e përhapura,më e pamëshirshme që quhej alzheimer (alzajmer). Liljana tashmë nuk fliste fare, shikonte të birin me sy indiferentë si një të panjohur, e vetëm kur ai e puthte në ballë , sytë i merrnin shkëlqim një çast . Një çast lumturie që shuhej shpejt, sa hap e mbyll sytë. Ajo shkëndijë mendimi i sapondezur që ja shkaktonte, endej në labirintin e neuroneve të djegura për të gjetur rrugë , e sa më shumë mundohej, aq më shumë ngatërrohej derisa shuhej plotësisht...
Dera e doktorit u hap e doli një pacient. Pacienti i rradhës hyri brenda dhe Eliza me zemër të dridhur numëroi personat që kish në rradhë para saj . Kur kish ardhur , dhoma e pritjes kish qenë pothuaj plot, tani kishin mbetur vetëm tre vetë . Momenti i përballjes me të vërtetën po afrohej e ajo ndjente zemrën t'i rrihte fuqishëm në krahëror.Sa e fortë do të ish zemra e saj ? Për herë të parë dëshëroi të kish zemër të dobët, që ta linte në mes të rrugës, të mos duronte se si do të torturoheshin burri dhe fëmijët nga sëmundja e saj. Kjo dreq sëmundje ishte mallëkim jo vetëm për atë që e kishte, ishte një mallëkim për tërë familjen. Ata nuk e dinin akoma, ajo nuk jua kish thënë dyshimin e saj,nuk u kish thënë se ndoshta... do të fillonte të bëhej e padurueshme, se do të jetonin me ankthin se asaj do t'i ndodhte ndonjë e keqe, se do të dilte në rruge e do të humbiste, se do të përfundonte poshtë rrotave të ndonjë makine, se do të hipte në autobus e nuk do të mbante mend se ku duhej të zbriste...Se mund të hapte gazin apo ujin e t'i harronte hapur, se do të ishte një rrezik ambulant, si një minë me sahat ...por me sahat të çakërdisur... derisa të vendosnin ta mbyllnin në ndonjë azil sepse do të kishte nevojë për asistencë në çdo moment të ditës e të natës, e do të vinin t'a shihnin duke u habitur gjithnjë e më shumë me veprimet e saj...Duke gjetur gjithnjë e më pak personin e dashur në të...
-Më shau, më goditi, më përzuri, – i kish të përlotur sytë gruaja e re që kish ardhur të takonte të ëmën.
- Mos ja vër re,- kish thënë një nga koleget e Elizës, - është semundja.
- Sëmundja !? Edhe kur isha fëmijë, nuk e kish zakon të më rrihte.Më fliste gjithnjë, tani flet kaq pak. Edhe ato që thotë nuk kanë lidhje.
Kolegja e Elizës vuri buzën në gaz për të maskuar gazin që e zuri pa dashur. Eliza ishte larguar, nuk mund ta shikonte në sy as kolegen dhe as të bijën e të sëmurës. T'a dinte ajo se ç'qyfyre kish këputur sot e ëma ...fjalë pa lidhje, pa kuptim...Por nuk mund të flitej për këto... as nuk do t'i besonin , e kush mund t'i besonte...
Dera u hap , doli një pacient dhe hyri tjetri. Eliza vuri dosjen mbi gjunjë, kish filluar t'i digjte krahërorin. Do të bënte mirë të dilte e të pinte një cigare ,por kish frikë se do t'i kalonte rradha e do të bëhej vonë për punë.Edhe duhanin do t'a linte. Befas i erdhi per te qeshur. Ish përpjekur disa herë. Më kot. Ja të bëj një llogari, mendoi, mund të rroj edhe tetë , ose dhjetë vjet me këtë sëmundje, ka tri faza... E para , qelizat e trurit fillojnë të vdesin nga pak, e ato që vdesin nuk rigjenerohen.Kontaktet e tyre... gjithashtu, fillon kështu në heshtje, fillon e harron nga pak , emrat, i ngatërron, nuk mendon dot në mënyrë të rrjedhshme , mendimet kalërojnë njëri tjetrin derisa fillojnë e bëhen mullar e nuk u gjen dot fillin e humbet fjalën... fillon e ndryshon karakter, personalitet... Kam filluar t'u përgjigjem keq atyre pleqve,jam bërë e keqe, unë që më quanin gëzimin e tyre...Nuk fle, edhe kur fle, veç ëndërra të këqia që më mbërthejnë prej fyti... Ah , një cigare tani, nuk ka të paguar. Po dal ta ndez nje ,mendoi ,edhe se ishte e ndërgjegjëshme se rradha do t'i ikte.Zbriti shkallët në mëdyshje, ishte dëshira për të tymosur, apo ajo dëshirë e mjegullt që t'a linte rradhën t'i ikte .C'rëndësi kish, rëndësi kish të pinte e qetë aty në trotuar atë cigare. Do t'a pinte derisa t'a harronte, edhe cigaren e harronte ajo sëmundje.Harronte t'a pinte një herë e nuk kujtohej më për të...
- Vajza, e di që nuk lejohet duhani, por kësaj mysafires së re do t'i jepni një pas buke ,– kish thënë doktoresha .
Duhanpirëset kishin dalë në kopësht me mysafiren e re e kishin ndezur një cigare bashkë me të. Ana Maria, një grua jo shumë e moshuar ,plot humor tek thithte cigaren e u tregonte barcaleta duke i bërë të gajaseshin. Ishte shumë simpatike ajo grua , edhe se kundërshtonte të ngrihej në mengjes, e kujt i pëlqen të të zgjojnë para orës shtatë ?Ja dhe një zhgënjim , ja dhe një fakt se si të mashtron jeta. Kur mendon se i ke mbaruar detyrimet e tua, ke rritur fëmijë, nipër e mbesa ,e mendon se do të kesh kohë të shplodhësh gjymtyrët e lodhura, të hedhin në një azil ku të çojnë nga shtrati pa shkuar ora shtatë .E... ai shtrat i ngrohtë që t'a ka bërë me sy gjithë jetën duke të joshur... Duhet të kesh nerva të forta në mëngjes, sikur vetëm në mëngjes... Ana Maria i quante buzëqeshjet e vajzave fallco , derisa u shkëpuste premtimin se do t'i ofronin një cigare . Pastaj një ditë harroi ta kërkonte , e pas kësaj të gjitha ditët e tjera. Një mbrëmje u kujtua por kur ja dhanë nuk dinte ç'të bënte me të,e rrotulloi nëpër duar derisa e shkërmoqi. E nuk kërkoi më.Kish harruar të kërkonte. Pas disa ditësh , në tryezën e bukës rrotullonte gotën e ujit.E shikonte me kërshëri si një send që e shihte për herë të parë e nuk dinte ç'të bënte me të. Eliza mendoi se kish etje dhe e ndihmoi duke shoqëruar dorën e saj për ta shpënë në buze e të pinte. Piu, pastaj e vendosi mbi tryezë dhe e harroi aty. Nuk e panë më të pinte vetë, ai send ishte aty, ajo nuk e dinte se pse, truri i saj nuk e njihte as atë dhe as funksionin që kryente. Sëmundja e kish katandisur të mos ishte më e zonja të ushqehej e të shuante etjen edhe kur kishte pjatën përpara e gotën e mbushur .Një tjetër për t'u ushqyer, për t'u tërhequr për dore , një tjetër që nuk dinte të bënte asgjë veç të zemërohej kur zgjohej nga gjumi e të buzëqeshte kur shikonte që i buzëqeshnin. Dhe... buzëqeshnin aq ëmbël , jo vetëm me buzë, në sytë e tyre ku mungonte mendimi ,kish bërë fole shpirti i etur për një xhest dashurie e mirësie të cilin dinte t'a kthente dhjetëfish...Ah, ky shpirt i shkretë...A mendon shpirti vallë ? Së shpejti do t'a marr vesh, mendoi Eliza duke hedhur bishtin e cigares përtokë, aq i bënte se ç'mendonin njerëzit që kalonin rrugës, më vonë as që do t'a kishte më këtë problem...
Siç e kish parashikuar, rradha i kishte kaluar. Mendoi t'ja mbathte por ndërkohë doktori doli për të kontrolluar se sa pacientë kishin mbetur . Sapo e pa , ju afrua.
- I mbarove të gjitha ?
- Po, janë të gjitha këtu .- Eliza i zgjati dosjen.
- I ke parë ?
- Jo, i solla t'i shihnit ju. Por unë nuk kam kohë tani. Po jua lë ... Më bëni një favor, shikojini e ... e dini , në kësi rastesh duhet që pacienti t'a dijë sëmundjen ... më telefononi...
- Do ta shoh pasdite kur të mos kem kaq shumë punë. Vetëm më premtoni se çfarëdo që të them ,nuk do të ndërmerrni asnjë veprim pa u këshilluar me mua
- Ju premtoj !- Eliza i ktheu krahët e iku .
Asnjë veprim ! Vallë i kishte lexuar në mendje ? Kish disa javë që nuk bënte veç se mblidhte ato pilulat e vogla për gjumë, duke ju ankuar infermiereve se nuk e zinte gjumi. Kish aty sa për të vënë në gjumë e për të mos u zgjuar një kalë .Nuk do të priste derisa t'i harronte si Antonieta . Kish dëgjuar se para se t'a binin në azil kishin gjetur në komonë e saj një arsenal të tërë ilaçesh të tilla që i kish grumbulluar dhe pastaj i kish harruar. Antonieta, ajo grua që dy muaj përpara se t'a binin aty, udhëtonte me makinë Genova Rimini . Edhe asaj ja kishin thënë sëmundjen, duhej të veprohej kështu, të paktën në fazën e parë, atëhere kur truri është në gjendje të krijojë mendimin ende . Duhet të planifikojë se ç'duhet të bëjë me atë pjesë kohe që do të jetë akoma i pavarur, duhet të sistemojë punët e veta. Antonieta , së cilës i kish vdekur i shoqi dhe i kish lënë goxha pasuri e para në bankë , ishte kujdesur t'i ndante e t'i vente në emër të bijve , kish nënshkruar edhe kërkesën për të ardhur në azil. Ishte optimiste, mbante një bllok ku kish shkruar numrat e telefonit të të afërmve e miqve dhe e përdorte edhe si ditar. Por nuk kish zgjatur shumë. Ndryshimi i menjëhershëm i ambjentit , shkëputja nga jeta që bënte sikur ja shpejtoi rëndesën e sëmundjes. Dhe një ditë të bukur kur e zgjuam në mengjes :
- Ku jam ?Përse ndodhem këtu ?E dinë fëmijët e mij ?
Pas disa ditësh në mëngjes :
- Përbindësha, më keni rrëmbyer e më mbani mbyllur?
E ato që mundoheshim t'i spjegonin . E qeshnin kur këmbëngulte t'i telefononte të shoqit. Vallë kështu do të qeshin edhe me mua ? Do të tallen si me Antonietën tek i thonim njëra tjetrës se po i telefononim parajsës ? O zot...Do të shoh fantazma, do të kem aluçinacione, si ajo që kërkon të ëmën e që këmbëngul se pak minuta më parë e kish lënë të ulur aty në qoshe të dhomës ?Apo kur ka frike se mos e vrasin se të gjithë komplotojnë kundër saj ? Apo kur ulërasin se dikush i sheh me sy të pamëshirshëm e don t'i vrasë ?Do të kem dhe unë ferrin në kokë ? Derisa ferri të më lerë rehat e do të harroj se kush jam, nuk do të kem më personalitet, dinjitet , kur nuk do të jem në gjendje të njoh e te di se ç'është një gotë e përse sherben ? Kur nuk do të jem në gjendje të bëj asgjë , as të shkoj në banjë ? Derisa truri mos të më komandojë duart e këmbët, do të gozhdohem në një karrocë apo shtrat derisa të më hapen plagë në të ndenjura, kurriz, shpatulla... Do të më ushqejnë me shiringë, do të më lajnë, pastrojnë, ndërrojnë e do të më shohin si një krijesë të varfër pa personalitet, që ka një emër se duhet t'a ketë një ,ashtu siç duhet të ketë një numër çdo rrobë që do të vesh ... Do të jem një karikaturë e keqe e vetes sime, një qenje njerëzore e zhveshur nga çdo gjë njerzore. Fjalët do të më rrallohen, mendimet do të më shuhen ,shpirti do të më burgoset brenda një karkase e do të zgjohet një çast, kur të ndjej mbi ballë buzët e bijve të mij . Do të buzëqesh kur të më buzëqeshin ,me gëzimin e atij që i falin atë që nuk i takon, sepse ndoshta do të jem e ndërgjegjëshme se nuk do të kem vlerë për asgjë, do të jem barrë për të gjithë. E më e keqja se nuk do ta kuptoj sepse do të dua një zë e fytyrë që do t'i harroj pas disa çastesh , vetëm se më ka dhuruar një xhest mirësie,e do të doja t'i dhuroja mirësi e një fjalë të mirë , por nuk do ta dij se si ...Mirë, e kuptoj, mendimi shuhet, fjala ikën, truri digjet,jeta do të vegjetojë në gjymtyrët e mia, ashtu kot, pa kuptim, po shpirti... Po shpirti ? A mendon shpirti ? Nganjëherë del edhe ndonjë fjalë kur nuk e pret , por a ka kuptim ? Në ç'gjuhë flet shpirti kur nuk ka zë ? C'tingull ka ? Apo është gjuhë pa tinguj, pa fjalë ? Atëherë si është e mundur që i kuptoj ? Kur ndjehen mirë ata, i ndjej dhe unë. Kur jam e shqetësuar unë , më kuptojnë ata, shqetësohen më shumë se unë , e shikoj në sytë e tyre. Kur jam mire unë, gëzohen edhe ata , u shndrisin sytë. Mos vallë dhe shpirti im flet një gjuhë që unë nuk e kam mësuar akoma ? Kur duhet t'a mësoj atë gjuhë që me flet me sytë e tyre, që është aq i trishtuar pasi asnjë nuk e kupton ? Se është i etur për një fjalë të mirë,e askush nuk ja jep ? Sepse nuk e sheh që është aty, e nuk është faji i tij që ka mbetur i burgosur aty. Ai shpirt që gjen rrugë e bën të lëvizë një dorë që nuk e ka lëvizur prej muajsh , të kap dorën e veshur me dorezë e t'a puth, e mban pështetur në faqen e fishkur, don të të falenderojë për shërbimin që i bën...
Duke bluar këto mendime, Eliza po i afrohej punës. Në një vitrine pa të pasqyruar figurën e saj. Padashur mbajti hapin . Ishte e bukur ajo. Këtë kish parë gjithë jetën , dhe kështu e kishin parë. E kujt i ish bërë vonë për shpirtin ? Njerëzit ishin mësuar të komunikonin ashtu, me duar , me këmbë , me fjalë , me vështrime në të cilat vendosnin mendimin.Të gjitha këto ishin zhvilluar me atë specie të mrekullueshme që quhej njeri. Po kur nuk ishin në gjendje t'i bënin këto, kur nuk kish lindur fjala, kur mendimi ishte aq primitiv sa... Kur lind njeriu... po shpirti kur lind ? Shpirti lind me të ? Teoritë janë të ndryshme. Nga më të ndryshmet. Gjynah të abortosh thonë, pasi shtatzania është tre muajsh. Përse, vallë shpirti është tashmë aty, apo ka marrë rrugën për të ardhur e vendosur në momentin e lindjes ? Apo është gjynah sepse prish rregullin e karmës ? Apo është e vërtetë ajo teoria tjetër se çdo shpirt ndahet në dy pjesë , shumohet ? Nuk është teori e keqe, ndryshe ku gjenden ato shpirtra kur rritet popullsia ...Nuk besoj se janë në numër të kufizuar, ndryshe kur të mbarohen shpirtërat në magazinën e qiellit, çfare duhet bërë , vallë ndonjë luftë që të riciklohen ata që janë në tokë ?Le të mos flasim për shpirtin binjak... është e bukur vërtet, e kush nuk do të donte të gjente pjesën tjetër të tij ? Ajo që më intereson është të di se si mund të të njohë ajo pjesë e shpirtit, cili është kodi, gjuha , mënyra...Ah, jo tani nuk i interesonte shpirti binjak, ç'ka kish më të shtrenjtë në këtë botë ishte familja e saj, fëmijët dhe i shoqi. Sonte , padashur kish menduar me zë, nëse përgjigja është pozitive, sonte. Im shoq ka ende kohë të rregullojë jetën e vet, pas tetë ose dhjetë vjetësh do të jetë tepër vonë. Përpara nuk do t'a bëjë, do të vuajë duke më parë ashtu e do ta ushqejë veten me shpresa të kota, pastaj do të jetë vonë. Fëmijët tashmë janë të rritur, më duan shumë dhe e di se do të vuajnë për atë që do të bëj, por fundja më mirë të më marrin inat . Do të më qajnë njëherë e mirë për këtë që jam , nuk do të më shohin duke u shpërfytyruar nga dita në ditë në një gjë që as do t'u kujtojë nënën e tyre Do të vuajnë më shumë.Shpirti, e kujt i hyn në punë shpirti im, as vetë Zotit, po t'i kishte interesuar për mua dhe ata njerëz , nuk do t'a kishte shpikur këtë sëmundje. Siç duket diku në parajsë apo ferr nuk është plotësuar numri, megjithëse nuk e di se ku shkojnë këta shpirtra, këtu janë mes ferrit e purgatorit.Unë e kam vendosur, mes ferrit të shpirtit tim e ferrit të njerëzve të mij këtu në tokë që do t'ua bëj t'a vuajnë, zgjedh të parin.
Zilja e celularit. Eliza hoqi dorezat ngadalë .Ju kujtua ëndrra . .Ndoshta nuk kish nevojë t'a hapte fare atë celular, e kish vendosur. Kish qenë e veshtirë sa të vendoste, gjërat i kishin ecur mirë . Buzëqeshja i ishte kthyer atë pasdite, mendimi se po i shihte për herë të fundit...e kish bërë më njerëzore.Njerëzisht do t'i fiste edhe doktorit , le t'a mbante mend të edukuar e të njerëzishme.
- Mirëdita doktor,- buzëqeshi.
- Eliza, i pashë përgjigjet e testeve dhe analizave... e nuk kam lajme të mira .
- E di doktor , alzheimer.
- Nuk kuptoj sepse të është fiksuar ajo sëmundje , nuk është alzheimer.
- Tumorr... në tru ...- Elizës ju mbajt fryma, taku mund të kishte zbuluar... , e pastaj më mirë një tumorr , të merr brenda disa muajve...
- Dua t'a lesh atë punë , që sot nëse ke mundësi.Më fal , jo dua , por duhet.- toni i zërit të doktorit tregonte se ishte i zemëruar, pra nuk ishte as tumorr.
- Do ta lë që nesër.Më thuaj çfarë...
- Nesër në mëngjes shihemi këtu. Do të të jap fletën për të bërë analizat për tiroidet.
Vlerat jane të çmendura.
- Tiroidet ?!Gjë tjetër ?
- Sindroma e burn out.
- Burn out ?!Tallesh doktor apo si e ke hallin.
- Testi MBI ...
-Ai test me ato pyetje idiote!?
E sheh, - doktori filloi të qeshte nga ana tjetër.- Mua m'u duk i tillë dyshimi juaj. Të pres nesër në mëngjes.
Eliza hodhi në banjë pilulat e grumbulluara dhe shkarkoi ujin.Burn out, e pastaj, një sindromë që nuk i prishte punë, veçse duhet të kërkonte një punë tjetër. Do t'a kish nga depresioni e nga streset. Nuk kish kaluar pak, por tashmë të gjitha i dukeshin aq të vogla në krahasim me... Mbylli garderobën e doli pothuaj me vrap. Kish mbetur e fundit sepse donte të hiqte qafe ato ilaçe e nuk donte ta shihnin koleget e tjera. Nata ishte e bukur. Në anën tjetër të rrugës pa makinën e të shoqit,edhe ai kishte shpëtuar , një farë kohe nuk do të linte sportin në televizor, derisa Eliza të gjente një punë tjetër. Do të bënin si do të bënin ca kohë me ekonominë, por punë e madhe.I shoqi ishte jashtë makinës e po shëtiste qenin.
Ej !- thirri Eliza duke ngritur dorën para se të kalonte rrugën. Për fat nuk pa asnjë makinë që të kalonte e asaj nuk i duhej të zhvendosej ata njëzet metrat deri tek vijat e bardha. Me të shpejtë kaloi gjysmën e parë , atë të korsisë që vinte nga e majta e saj, ajo ishte e vështirë për t'u kontrolluar sepse vinte pas një kthese . Kontrolloi korsinë e djathtë , dritat e një makine dukeshin larg por kishte kohë për të kaluar. Befas qeni u shkëput nga i shoqi dhe rendi në mes të rrugës. Një makinë e shpejtë doli pas kthesës e asaj ju duk sikur u sul drejt tij . Eliza vrapoi , arriti ta kapë qenin në krahë dhe mori të kthehej drejt makinës të të shoqit. U kujtua për makinën që vinte nga ai drejtim, kur u përplas pas saj...
Ishte e mbështjellë sërish në një perde që i merrte frymën . Por kjo ishte si prej qelqi. Nuk lëvizte dot as edhe një muskul. Pra kjo kish qenë ëndrra, e kish paralajmëruar se do të vdiste, dhe ajo nuk kish ditur t'a interpretonte. Ishte fiksuar pas Alzheimerit.E tani nuk donte të vdiste e nuk mund të bënte asgjë, nuk e çirrte dot atë perde.Kish vdekur tashmë, nuk dëgjonte asgjë, veshët i ishin shurdhuar. Befas errësirë e plotë e pastaj një pikë e shndritëshme që afrohej. Drejt saj duhej të shkonte , kaq gjë e kish lexuar diku,e kish parë edhe në një film, drejt saj... Perdja po e lironte pak nga pak dhe ajo filloi të ndjehej e lirë e pa peshë ...Ndjeu veten të ngrihej në ajër , të lirë... kjo qenka ndjesia e lirisë , mendoi .Qënka kaq e bukur...
- Të pëlqen kjo liri ?
Dikush foli, jo me këto fjalë, as me tinguj. Po dikush apo diçka , kish dashur t'i thonte pikërisht këtë.
- Kush flet ?- pyeti ajo e çuditur, nuk ishin as fjale të shqiptuara dhe as tinguj ato që kish nxjerrë.
- Shpirti yt. Të pyeta nëse të pëlqen kjo liri.
- Nuk kisha përjetuar asgjë të tillë ...
- Nuk ke kohë, ajo dritë pret ... .po të thërrasin aty poshtë...
- Nuk i dëgjoj.
- Sepse përpiqesh t'i dëgjosh me veshë. Harroji veshët.
Dhe ...dëgjoi vërtet .
- A mund të kthehem, desha të them...sa shanse kam..
- Nuk e di , mund të provosh...
Ndjeu dy duar të fuqishme që e shtypnin mbi gjoks. Një, dy, tre , katër , pesë. Pastaj një palë buzë u pështetën mbi te sajat dhe frynë ajër me forcë ,por mushkërite nuk donin të bindeshin.Po bëhej sërish pa peshë.
- Jepi Eliza, mos u dorëzo !Kapu pas meje !
- Ku je ? Nuk të shoh ...
- Tek agimet, perëndimet, valët e detit, në një buzëqeshje fëmije, brishtësinë e një lule të porsaçelur, në drithërimen e një puthjeje ... në të gjitha ato ndjenja e ndjesi që e bëjnë të bukur atë që quhet jetë....
- E që nuk kapet me duar...
- Atje jam unë.
Një, dy , tre , katër, pesë, duart e shtypën përsëri dhe përsëri ato buzë mbi të sajat.Këtë herë gjoksi i saj u ngrit dhe ndjeu ajrin t'i vërshonte në mushkëri. Jeta u kthye me aq vrull sa ju duk sikur ju morën mendtë dhe volli. Ndjeu t'i kthenin kokën mënjanë që të mos mbytej nga të vjellat e saj e për herë të parë ai lëng i pështirshëm nuk e neveriti.Dëgjimi ju kthye ,dëgjoi të gjitha zhurmat e rrëmujës së ethëshme dhe sirenën e autoambulancës që e çonte në spital. Dëgjoi zërin e të shoqit që i fliste. Të mjekut që i thosh se mund t'ja hidhte . Pa dritat e gjelbërta të sallës së operacionit. Diçka shtuan në shishen e serumit e befas i erdhi gjumë. Sa gjumë që kish...
- Nuk dua të fle, ku je, përse nuk të dëgjoj më ?
- Jam këtu, të kam premtuar.
- Ç'gjuhë të çuditëshme që ke dhe ti, përse pa tinguj ?
- Sepse ti ende nuk i ke dhënë një tingull.
- Përse ? Duhet t'ja jap unë tingullin ?
- E kush tjetër ? Jam i yti, mund të më japësh edhe ngjyrë, një herë që më njeh e që më ndjen ,mund të bësh mrekullira me mua.
-Tallesh ?
- Përse, nuk është mrekulli ajo që ndjen tek njerëzit përreth ?
Përreth ... drithërima e zemrës së fëmijëve dhe e të shoqit në ngjyrën e lotit, shqetësimi i doktorit në violetë... duhet të jem rëndë, ndryshe nuk do të kishte këtë ngjyrë...
- Nuk do të vdes ?
- Nuk e di akoma
- Po sikur...ku do të ikësh?
- Do të jem gjithmonë me ty!
- Sikur the se të pëlqen jeta.
- Po, por nuk mbaron këtu, do të jemi gjitnjë bashkë , unë e ti, ti dhe unë.
- Po sikur të mbetem invalide ...desha të them pa dinjitet...
- Do të më kesh mua!
- Kudo ?
- Kudo. Në Shpirtin e Botës.
Shënim : Qëllimi i këtij tregimi, nuk e di se sa ja kam arritur, është të njoh lexuesit, ata që do të kenë durim t'a lexojnë deri në fund , me një sëmundje të pleqërisë.Edhe se nganjëherë nuk të pret të plakesh.Janë ata fatkeqë , që duan apo nuk duan , përfundojnë detyrimisht në azile.E kam shkruar që të arrijmë të kuptojmë këtë sëmundje, ata të sëmurë (që mund të jenë edhe të afërmit tanë ), dhe t'i trajtojmë ashtu siç meriton të trajtohet një qënie njerëzore : ME DASHURI.
Imperia 16 Nentor 2008

Ermanda- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Ne shtepine e Burrit
Postime : 109
Gjinia :
Anëtarësuar : 24/09/2010
Mosha : 37
Hobi : Infermjere
Re: Jete pa Dinjitet ? ! ?
Puthja e pare
Ato
ishin vite pothuajse hibride.Ne ajer ndihej nje lloj leshimi e
lirshmerie e jetes se perditshme,ose ne ishim ne ate periudhe te jetes
tone qe nuk na e ndjente shume se c`mund te behej nese shkeleshin
rregullat.Isha gjimnaziste dhe vetja kishte filluar te me dukej e
rritur,edhe pse jo aq sa me ishin dukur me pare vajzat e gjimnazit qe
rrija e kundroja vjedhurazi,nga kendi im i vezhgimit.Ne fakt ato me
dukeshin te gjata,te pjekura dhe floket me forma qe i benin me lecka te
mbeshtjella me leter e qe i mbanin dhimbshem ne koke, per tere
naten,sikur i tregonin shume te rritura ne syte e mi.Pastaj aso kohe,ato
nese s`kishin fatin te shkonin ne shkolle te larte,nga numri i
percaktuar i bursave,mbasi benin nje ose dy vjet pune,fejoheshin dhe
nisnin jeten e tyre te re.E gjithe kjo,per te shpjeguar,se megjithese
kishte nisur te me dukej vetja e rritur,perseri nuk e shihja dot veten
si nje nga ato.Vija e paket ne trup dhe pothuajse nuk bija ne sy,si
shoqet e mia,e per pasoje,nuk kishin nisur akoma "propozimet" e
para,vetem ndonje fjale e hedhur kuturu,ndersa shkoja per ne shkolle,qe
edhe pse me skuqte deri ne vesh,me bente te fluturoja me krahe.Me
pelqente
shume te vallezoja(e kujt nuk i pelqente),por une ndihesha
flutur,ndersa vallezoja dhe kisha fatin mos te rrija kurre ulur ne stol e
te prisja,sic ishte "zakoni",kur benim mbremjet e famshme(qe edhe pse
quheshin mbremje beheshin ne dreke,mbas shkolle shumicen e kohes)
Por
kishin filluar te beheshin te rralla,mbase ngaqe mesuesit qe ishin te
detyruar te ishin me ne,mezi c`prisnin te shkonin ne shtepi mbas
pune.Nga ana tjeter,kujt nga ne i pelqente te ishte i kontrolluar deri
tek menyra se si do te perkundte trupin?!Ne keto kushte,u gjend nje
zgjidhje,nuk di se kujt i shkoi mendja per kete,por u propozua te
organozonim ndonje gje neper shtepira,ndersa prinderit ishin ne pune e
ne mund te linim ndonje ore mesimi.
Mrekulli!Ketu fillonte te
gelonte gjaku antikonformist,rrebelimi dhe ndiheshe ne krahet e nje
lirie te cuditshme qe ia kishe dhene vetes deri ne dehje.Me ne fund,mund
te thyeje rregullat,ca tabura idiote,madje te filloje te provoje edhe gjera
te ndaluara,saper tu ngrohur pak.E kam fjalen per ndonje shishe konjak
"Skenderbeu",qe shpesh djemte na e shoqeronin me llokume.Po edhe cigare
sigurisht.Me kokorroci,merrej me te siguruar nje magnetofon qe nuk ishte
shume e lehte per ta pasur dhe per kete duhej te ftonim neper keto
"mbremje" edhe te zotin e tij.
Ja ne nje nga keto grumbullime,njoha Ate.Ishte djale i pashem dhe vellezonte bukur,edhe pse ishte me i madh se ne.Ishte student.
Ne
momentin e fundit,njehere,na kishte strehuar ne shtepine e tij,ndersa
nje shokut tone i ishin prishur planet,per shkak te prinderve qe i
erdhen befas ne shtepi,pa mbaruar orarin e punes.Ne kishim lene oret e
mesimit dhe nese nuk do benim edhe mbremjen,do te ishte zhgenjim i
madh.Keshtu pra,ne syte tane per disa ore ai u be heroi,shpetimtari.Me
vjen te qesh sot ndersa kujtoj odisete tona fluturake.
Me shoqet
shpesh kuturiseshim ne biseda per djemte,por une me shume degjoja,e
ndonjehere edhe pa vemendje.Nuk beja dot enderime fizike ne lidhje me
nje djale,pervecse analizoja ne heshtje ndjenjen me hollesite me te
medha.Nuk e kisha shume te veshtire,lexoja shume dhe zakonisht,pjeset e
pershkrimeve fizike ikaloja
pothuajse pa i lexuar.As sot nuk e di pse!Keshtu qe nese hormonalisht
ndihesha e perfshire nga avuj ndijesish,vizualisht nuk beja percaktime e
portrete.
Ai me pelqente!Ishim takuar ne disa nga keto
grumbullime dhe pothuajse gjithe kohes kercenim bashke,kishte batuta dhe
vishej mire(ndryshe nga moshataret e vet).Por ajo qe me terhiqte me
shume tek ai,ishte aroma.Ishte dehese,ose flegrat e mia me punuan rengun
e te cuarit ne tru disa impulse te cuditshme qe me derguan ne parajsen e
dashurise.Kisha filluar te bija ne dashuri, ndoshta?!Kjo te ishte?Nuk e
hiqja dot nga mendja dhe aroma e tij me riprodhohej vazhdimisht ne
hunde.Me vete mendoja se si ishte e mundur dhe hera-heres pyesja veten
nese isha vertet e dashuruar apo me pelqente.Ai kishte filluar te me
peshperiste ndersa vallezonim dhe ne vallzime te qeta kishte filluar te
me shtrengonte me prane vetes e une dehesha edhe me nga aroma e tij e
sdo mend qe nuk kundershtoja afrimin.Ai kishte nje magji qe une nuk dija
dhe nuk doja me ta ndaloja,por e lija veten te nderur ne krahet e tij
joshes.I vija koken si rastesisht ne sup dhe ai vjedhurazi me jepte
ndonje te puthur ne cep te faqes ose gushes,lehte...
I pranuam
njeri tjetrit edhe me fjale qe pelqeheshim,edhe pse trupat tane kete e
kishin bere me pare.Do duhej te takoheshim,megjithese une isha natyre qe
nuk e frekuentoja mbasditen.Studioja ose lexoja dhe gati nuk me
premtonte asnjehere koha per te dale me shoqet.
Ate
dite vendosa te dilja.Nuk kishim lene takim,por dija se ku te hasesha
me te,kinse rastesisht,keshtu qe,u pame.Na rrezelliti fytyra te dyve.U
shkeputa nga shoqet dhe vazhdova te ecja me te.
Oh,perseri aroma e
tij qe me bente te dritheroja!Me propozoi te rrinim pak bashke,edhe pse
orari per tu kthyer ne shtepi kishte kaluar.Sigurisht qe nuk mund te
refuzoja.U gjarperuam neper disa rrugica ku nuk kishte njerez dhe
diku,ne nje vend te qete, ndaloi kembet.Gjithe rruges me peshperiste
fjale dashurie dhe une isha ne nje gjendje deliri te perzjer edhe me
aromen e tij.Me ktheu me delikatesen e prekjes se nje luleje nga
vetja.Duhej te ishte vjeshte,sepse mbante veshur nje xhup sportiv dhe
une nuk di cfare kisha veshur,por di vetem qe nisa te dridhesha sikur te
isha veshur me nje fustane te holle vere.Me mbeshtolli te teren ne
krahet e tij,pasi me pa per disa caste ne sy.Cuditerisht, vura re qe
ishte shume i gjate(a thua se nuk kisha vallezuar me te) dhe kishte sy
bojeqielli.Ne te mijten e sekondes mendova nese e kisha bere ndonjehere
portretin e dashurise time dhe me rezultonte se jo.U cudita akoma edhe
me me veten.Nuk e kisha menduar,as te gjate,as te shkurter,madje as me
sy bojeqielli...Pastaj,kuptova
se po vinte ajo,puthja e pare.E tmerrshme,nuk dija si puthej!Cfare
figure do te beja ne syte e tij?!Por nuk kishte me kohe,ai po me afronte
fytyren e tij drejt buzeve te mia dhe une si nder ethe dhe e skuqur
deri ne vesh,i peshperita se nuk dija te puthja.Ai buzeqeshi dhe vazhdoi
udhetimin e tij,ne heshtje, drejt buzeve te mia qe ishin fryre lehtaz
dhe dritheronin porsi nje fllad.Pothuajse po mi cikte,aroma e tij
shoqeronte si nje sfond muzikor gjithe atmosferen dhe qenien time.Po
prisja me ankth!Ai mi perfshiu te dy buzet e mia brenda gojes se tij dhe
filloi te mi thithte,ne fillim lehte e pastaj pak me shume.Une e lash
veten te qete te shijonte embelsine e asaj qe po ndodhte.
Oh,Zot,ishte
puthja e pare!Pastaj,vetiu buzet gjeten njera tjetren dhe u pozicionuan
ashtu si duhej,ne fakt pa nje rregull te percaktuar.Ai nuk haronte te
mi fuste here-here brenda te vetave dhe kjo po me pelqente
shume.Ndihesha si mbi re.Asgje nuk ekzistonte me perreth,ishim vetem
une, Ai dhe ajo...puthja.
Koha po fluturonte dhe mua me duhej te
kthehesha ne shtepi.Pothuajse ishte leshuar perdja e nates,por e
pamundur te ndalonim se puthuri,derisa disa hapa dhe ca fjale te thena
neper dhembe,na bene te permendeshim.Dikush na pa dhe kjo qe po benim
ishte e ndaluar.I thash se duhej te ikja me fjale te ngaterruara.Me
percolli edhe pak dhe u afruam edhe nje here tjeter si te etur.Buzet dhe
gjuha nuk gjenin me njera tjetren,pasioni kishte shprishur cdo linje
fytyre e ne po marroseshim
edhe me,derisa mu desh te shkeputesha.U pame ne sy,u pershendetem embel
me ze thuajse te mekur dhe ndersa leshonim duart,i rreshkitem deri ne
gishterinj.
Ai kishte ndaluar dhe me ndiqte me sy.Une ika me eren qe me ledhatonte fytyren me fare pak qortim...

Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» AAK: Cilësi për qytetarët dhe dinjitet për punëtorët shëndetësorë
» Një jetë lind për të krijuar jetë pas saj .
» Oh jetë o jetë!
» Vetem nje here ne jete..
» Optimist në jetë ...

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi