Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
EULEX-i përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi   People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
EULEX-i përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi   People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

EULEX-i përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi

Shko poshtë

EULEX-i përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi   Empty EULEX-i përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi

Mesazh nga Alberti Fri 19 Nov 2010 - 20:59

EULEX-i përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi

Misioni teknik në Kosovë që ka për qëllim sundimin e ligjit, do të merret edhe me një çështje joteknike. EULEX-i do të marrë pjesë në lehtësimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që pritet të nisë së shpejti.
Burime diplomatike i kanë thënë gazetës Koha Ditore se vendimi është marrë nga kabineti i baroneshës Catherine Ashton, i cili po përgatitë të gjitha çështjet rreth dialogut.

Vendimi është vlerësuar i papritur, marrë parasysh tendencën e deritanishme të zyrtarëve të BE-së, që EULEX-i të merret vetëm me misionin e vet teknik, e që është sundimi i ligjit, dhe të lihet anash aranzhimeve politike, siç është edhe dialogu mes Serbisë e Kosovës.

Burime të gazetës kanë bërë të ditur se brenda EULEX-it janë shfaqur edhe pakënaqësi rreth vendimit, duke marrë parasysh nevojën që misioni të fokusohet vetëm e vetëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të nisur muaj më parë nga ky mision.

Lidhur me çështjen e përfshirjes së EULEX-it, në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, zëdhënësit e EULEX-it kanë thënë që shpjegimet të kërkohen nga Brukseli.

Mirëpo, as zëdhënësit e baroneshës Ashton, të premten nuk kanë qenë në gjendje të flisnin rreth kësaj çështjeje, duke vlerësuar atë si sensitive dhe duke kërkuar që përgjigja të kërkohet nga EULEX.

Ndërkaq, në kushte anonimiteti, një zyrtar i lartë evropian në Kosovë i ka thënë gazetës se përjashtimi i EULEX-it nga të gjitha fazat e dialogut është pamundur. “Ka tema që do të jenë pjesë e dialogut, jashtë të cilave nuk do të mund të lihet anash EULEX-i”, ka thënë ky burim.

I pari që e ka përmendur EULEX-in si ndërmjetësues të bisedimeve ka qenë ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi