Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kush e ka fajin?? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kush e ka fajin?? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kush e ka fajin??

3 posters

Shko poshtë

Kush e ka fajin?? Empty Kush e ka fajin??

Mesazh nga Vizitor Sun 21 Nov 2010 - 7:15

Do te doja qe asnjehere mos te perfshija ne kete kend te forumit lajme tronditese,rrenqethese,nga ato qe te godasin drejt e ne shpirt dhe ta therrmojne ate me mijera copa te vogla.Me pelqen gjithmon te shkruaj per ngjarje te bukura,per personazhe interesante,pse jo e dhe per situata tragji-komike,te cilat i hasim shpesh ne vendin tone,me shpresen qe mesazhi qe dua te percjell te asimilohet nga ju dhe te kete ndikimin e tij,sado i vogel qofte.Por esht e dhimbshme per mua te shkruaj per nje tragjedi,si ajo qe ndodhi pak dite me pare ne fshatin e Sukthit.Ama as indiferente nuk mund te rri.Me besoni ne vend qe te ulem ketu perpara kompjuterit,dua te dal neper rruge dhe te bertas me te madhe:Ku eshte shteti?Ku jane shoqatat e shumta te huaja dhe ato shqiptare qe vihen gjoja ne sherbim te nenave,grave,femijeve dhe njerezve ne nevoje?Dhe per sa kohe do mbyllim syte,veshet perpara tragjedive te tilla?
Kater jete femijesh u shuan ne nje mbremje nentori me shi!!Nje nene nje heroine,ne lufte per mbijetese,punonte cdo nate per tu siguruar femijeve te saj buken e gojes.Vetem kaq mund te bente ajo.E vetme!! Pa perkrahjen dhe ndihmen e askujt! Te punonte vetem per te mbijetuar.Cdo deshire tjeter do te ishte luks!Por ironia e fatit,per ata kater femije edhe mbijetesa do te kthehej ne nje luks..
Nuk dua ta imagjinoj cfare ka provuar ajo nene kur eshte kthyher ne shtepi dhe ka gjetur femijet e saj te shuar,ashtu sic u shua qiriu qe i mori jeten te katerve.
Une qe po e ndiqja nga televizori lajmein e tmerrshem ndjeva nje therje ne zemer dhe lotet nuk me pushonin.Nje mori ndjenjash me ngaterroheshin me njera tjetren;ndieja keqardhje,merzi, pikellim,por edhe inat,deshire per revolte dhe per tu dhen nje zgjidhje sa me pare ketyre historive kaq te shemtuara,ne menyre qe e nesermja mos te sjell viktima te tjera te pafajshem.
Prej sa e sa vitesh organizata pa fund financohen me shuma marramendese me qellimin per mbrojtjen e femijeve ne nevoje.Ku jane ato? Pervec emrave qe i degjojme here pas here neper media dhe perpjekjes per te reklamuar veten me shpresen se do te fitojne ndonje projekt dhe shuma te majshme parash,cfare tjeter bejne? Ku jane frytet e punes se tyre?
Me vjen te ulerij me te madhe;Turp tju vije!!! Sepse jeni edhe ju shkaktare qe tragjedi te tilla vazhdojne te ndodhin dita dites.Nderkohe qe mjaftohemi me disa pika lot,me disa fjale ngushellimi,per te pritur te nesermen tragjedine e radhes.E teksa jam duke shkruar,nga televizori nje tjeter lajm me ben te me dridhen duart.Varrimi i femijeve eshte bere ne fshatin e babait,ndersa nena e tyre nuk ka qene e pranishme sepse nuk e kane lejuar!!!
BABAI....per cilin baba te kene pasur fjalen valle? Per ate qe i rrihte dhe i keqtrajtonte? Per ate qe i kishte braktisur dy muaj me pare? Per ate qe kushedi ku ndodhej mbremjen qe ndodhi tragjedia,ndersa e ema e tyre rropatej ne pune per tu siguruar jetesen? Ky ishte njeriu qe e quajten baba?
Kur do te kuptojne valle qe prinderimi eshte pergjegjesia me e madhe qe njeriu ka dhe te ndalojne se sjelli ne jete qenie te pafajshme, qe do te vuajne gjithe jeten nga papergjegjshmeria dhe injoranca e prinderve te tyre!
Jam e hidheruar,e pikelluar nga kjo histori.Dua te gjej fajtoret,jo sepse kjo do te permiresonte dicka ne gjithe kete histori,por sepse se paku do te ndikonte qe tragjedi te tilla mos te ktheheshin ne normalitet.Dhe te me largonin friken qe ndiej sa here qe hap televizorin,ne pritje te tragjedise se radhes.

Nga Arjana
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush e ka fajin?? Empty Re: Kush e ka fajin??

Mesazh nga Aяtємιѕα Tue 14 Feb 2012 - 9:10

Eh Arjana..!Pertojne anetaret te lexojne kaq gjate se e lodhin trurin kot..here tjeter shkruaj dicka me interesante e me te lehte se sta ka kush borxh te lexoje romanet e tua :P Futja me chit chat aty,dashuricka e seks se keto na pelqejne me shume tani edhe pse bejme sikur s'duam..!! [smile_1]
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush e ka fajin?? Empty Re: Kush e ka fajin??

Mesazh nga Emona Tue 14 Feb 2012 - 12:10

[excited] ...si me ka shpetu ky shkrim mua pa e lexua ? hm,m

Shkrim yt Anushe...t'lumt brava

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush e ka fajin?? Empty Re: Kush e ka fajin??

Mesazh nga Aяtємιѕα Tue 14 Feb 2012 - 12:16

Po ri edhe kam ndenjur nje ore te tere duke pershkruar pak a shume gjendjen emocionale timen lidhur me ngjarjen e atehershme...Akoma e sot e mbaj mend megjithse kaloi kaq kohe sepse ishte dicka qe me tronditi shume per realitetin e Shqiperise..Per 2010 flasim,edhe fatkeqesisht nuk ka ndryshuar shume situata edhe tani qe po flasim...
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush e ka fajin?? Empty Re: Kush e ka fajin??

Mesazh nga Emona Tue 14 Feb 2012 - 12:18

Eshte realiteti qe nuk ndryshohet mbrenda i viti ,egzison ajo gjendje me shekuj dhe do vazhdoj te egzistojn ne disa vende.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush e ka fajin?? Empty Re: Kush e ka fajin??

Mesazh nga Anakonda Wed 15 Feb 2012 - 18:45

Ky nuk qenka prind,por qenka nje bishe me fytyre njeriu.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush e ka fajin?? Empty Re: Kush e ka fajin??

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi