Lifting, i dëmshëm edhe për emocionet
Faqja 1 e 1
Lifting, i dëmshëm edhe për emocionet
Prej kohësh njerëzit kërkojnë që të arrijnë rininë e përjetshme, të paktën atë fizike, pra bukurinë e jashtme që nuk venitet kurrë. Janë përpjekur në mënyra nga më të ndryshmet dhe deri diku kanë rënë dakord që prej disa vitesh, se kjo gjë arrihet përmes gjilpërave dhe kirurgjisë plastike. Por ajo që për disa është një zbulim i madh, për të tjerët është një zvetënim po aq i madh dhe këtë herë jo vetëm për sa i përket anës fizike, por mbi të gjitha asaj shpirtërore.
Bëhet fjalë për atë që quhet “liftingu i ndjenjave”. Më të rinj së jashtmi, më pak të ndjeshëm së brendshmi. Kërkuesit e Universitetit të Kolumbisë në Shtetet e Bashkuara kishin kohë që kishin lëshuar alarmin për këtë fenomen, por së fundi e kanë konfirmuar shqetësimin tyre edhe shkencëtarë të tjerë europianë, të cilët kanë dalë në të njëjtin përfundim me kërkimet e tyre.
Kështu, sipas tyre, liftingu me gjilpërë nuk arrin të zhdukë vetëm rrudhat e lëkurës së fytyrës, por njëherazi arrin që të fshijë edhe emocionet.
Heqja e një linje rrudhe mbi ballin tonë heq edhe mundësinë e shprehjes së inatit, apo ndjenjave të tjera. Pa rrudhat e vogla rreth organeve të fytyrës sonë që shkaktohen kur buzëqeshim, kur nevrikosemi, kur trishtohemi apo habitemi, fytyra jo vetëm që humbet çdo lloj autenticiteti, por humbet edhe aftësinë për të shprehur emocione të caktuara në rrethana të caktuara.
Me një fytyrë të tillë nuk arrijmë që të përçojmë asgjë dhe si pasojë ndihemi jashtë. “Mënyra e shprehjes së ndjenjave në fytyrën tonë kushtëzon në mënyrë të drejtpërdrejtë intensitetin e çdo emocioni që provojmë”, shpjegon një specialist i fushës psikologjike në Universitetin e Gjenevës, i cili ka thelluar së fundi studimin mbi ndikimin negativ që kanë operacionet dhe ndërhyrjet plastike në fytyrë për sa i përket sferës së ndjenjave. Ai madje e ka publikuar së fundi studimin e tij me titull: “Efektet e botoksit në shprehjen e emocioneve”. Rrudha zhduket së bashku me shqetësimin, kënaqësinë, mënyrat e shumta të të shprehurit. Kjo është dukuria të cilët ekspertët e quajtën “Pasojat shpirtërore të një ndërhyrjeje fizike”. Truri u transmeton muskujve të fytyrës një emocion dhe më pas ky emocion shprehet përmes mjeteve të saj, pra bëhet fjalë për të gjitha momentet, ato pozitive dhe negative, që e bëjnë më intensive perceptimin tonë. Bëhet fjalë për një teori që ka lindur në fillim të viteve 1900 me punët e psikologut amerikan William James. “Dridhem, se kam frikë, apo kam frikë, prandaj dridhem?” - pyeste veten Jean Paul Sartre në vitin 1939 në librin e tij “Shënime mbi teorinë e emocioneve”. Ndërsa psikologu James është i mendimit se trupi i bindet shpirtit, ose reagon ndaj asaj që i komandon shpirti, pra në një rast të tillë parësori është shpirti dhe trupi, apo organet shprehin së jashtmi impulset e marra së brendshmi nga shpirti. Në rastin e pyetjes së Sartre, njeriu dridhet sepse ka frikë.
Diskutimet për këtë teori dhe për lidhjen shkak-pasojë kanë vazhduar për gjatë shekujve me radhë deri në ditët tona.
Thuajse një shekull më pas, revolucioni i ndërhyrjeve kirurgjikale në fytyrë për të “rinuar” tiparet dhe më pas edhe ndërhyrjet më pak dramatike ato me gjilpërë, pra botoksi, të cilat janë të afta që të krijojnë një mikroparalizë të muskujve të fytyrës dhe të mimikës në veçanti, kanë çelur një kufi të ri të studimit të emocioneve. Së fundi, shkencëtarët e Universitetit të Kolumbisë i kanë dhënë të drejtë James: Botoksi në shumë raste mund të ndalojë, ose “ngrijë” emocionin. Megjithatë ka nga ata që thonë se një gjë e tillë nuk është kategorike, pra jo në të gjitha rastet kemi të bëjmë me përftimin e një mpirjeje dhe mungese emocionale. Gjithsesi një gjë është e sigurt. Të gjitha fytyrat që i janë nënshtruar operacionit plastik, apo botoksit, pavarësisht se janë shumë më pa rrudha se fytyrat e tjera, nisin të ngjajnë me njëra-tjetrën dhe krijojnë një lloj uniformiteti e monotonie formash. Kjo nuk ka nevojë për shkencëtarë që të na e zbulojnë, sepse një fakt i tillë është tërësisht i dukshëm nga të gjithë.
Sipas specialistëve, këto fytyra, duke humbur pak nga autenticiteti i tyre, janë më pak komunikative se të tjerat, ose kanë të njëjtën formë komunikimi.
Sipas shkencëtarëve zviceranë, në fytyrën tonë ka disa tregues që përmes komunikimit joverbal, dërgojnë sinjale te bashkëbiseduesi për sa u përket emocioneve të ndryshme. Këtë rol përcjellësi e luajnë rrudhat e vogla rreth syve dhe rreth gojës. Nëse ato hiqen, ikën edhe mundësia e shprehjes së këtyre emocioneve, apo ndjesive që janë pjesë e tërësisë së mjeteve tona të komunikimit
Similar topics
» Uji i tepërt mund të jetë i dëmshëm
» Uji i tepërt mund të jetë i dëmshëm
» Të dhënat e reja tregojnë se edhe meshkujt edhe femrat pëlqejnë të shikojnë filma pornografikë
» weeeeeee erdha edhe un me pranoni edhe mua ne kete shoqeri
» Emocionet
» Uji i tepërt mund të jetë i dëmshëm
» Të dhënat e reja tregojnë se edhe meshkujt edhe femrat pëlqejnë të shikojnë filma pornografikë
» weeeeeee erdha edhe un me pranoni edhe mua ne kete shoqeri
» Emocionet
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi