Emocionet
3 posters
Faqja 1 e 1
Emocionet
Fjala emocion vjen nga latinishtja (emovere) qe do te thote shqetesoj ose largoj. Prej shume vjetesh psikologet jane perpjekur per ta perkufizuar emocionin si nje dukuri shkencore, duke arritur edhe shpesh here te krijojne teorit e tyre lidhur me kete fenomen.
per ju te dashur anetare cfare eshte emocioni ?

Re: Emocionet
Emocionet janë përjetim subjektivi rrethit ose i vetvetes, per kete arsye emocionet kanë karakter individual, sepse pasqyrojnë qendrimet , rezistencat dhe preferimet personale.
Gjendja ne te cilen jeni ju quhet DISPONIM DEPRESIV . Një person me disponim depresiv ndihet i merzitur, botën e percepton me ngjyra të errëta, nuk ju gëzohet shumë gjërave, është i pa vullnet dhe tamam si ke thënë edhe ti veten e ndien të lodhur dhe të menduarit e ka të ngathët.
Meqë je edhe i ri, unë do të këshilloja qe patjeter te kerkosh ndihme ne qendren më të afert ku jeton dhe pas një kohe te shkurtër besoj dhe uroj qe te ndihesh mirë dhe me full energy.

An0nim- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Sarande
Postime : 2383
Gjinia :
Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha : 34
Re: Emocionet
Thuhet se fjala emocion e ka prejardhjen nga gjuha dhe kultura frënge ku mund të gjejmë edhe përpjekjet e para për të dhënë kuptimin e vërtetë të kësaj fjale. Në këtë vështrim duhet thënë se fillimisht emocioni është konsideruar si një gjendje e ngacmuar ose e trazuar e ndërgjegjes së individit dhe si pjesë e kësaj të fundit që provokon në mënyrë të vazhduar ndjenja ose sensibilitete.
Dekadat e fundit, studiuesit i kanë përcaktuar emocionet si konstrukte psikofiziologjike të ndërlikuara, me një natyrë tepër komplekse dhe me përmasa shumëdimensionale.
Sot në shkencën e psikologjisë, emocioni përcaktohet si reagim ose përgjigje ndaj një stimuli apo ngacmuesi, i cili tek individi shkakton: eksitim fiziologjik, ndjenjë subjektive, interpretim konjitiv dhe sjellje të dukshme.
Emocionet në vetvete janë shumë dimensionale dhe sipas Plutchik këto dimensione, janë të lidhura me cilësi të tilla si intesiteti, ngjashmëria dhe polariteti i tyre.
Në këtë vështrim emocionet mund ti klasifikojm në dy grupe:
1.Grupi i emocioneve pozitive
2.Grupi i emocioneve negative
Emocionet pozitive përshkohen nga gjëndje emocionale pozitive ose të këndshme dhe janë të lidhura me kënaqësitë që përjetohen gjatë plotësimit të nevojave, janë të lidhura me sigurinë e individit, me të qënit në harmoni dhe i suksesshëm ne jetë. Në rrethana të tilla individi ndjehet i gëzuar, i kënaqur, i lumtur dhe karakterizohet nga një ton i përgjithshëm emocional që është optimist.
E vecanta për emocionet e këtij grupi është se nëpërmjet tyre individi ndjen dhe provon në vetvete kënaqësi shpirtërore për aq kohë sa ato zgjatin. Kjo është dhe njëra prej arsyeve pse emocionet pozitive nuk kanë tërhequr sa duhet vëmëndjen e studiuesve prej shumë kohësh. Megjithëse emocionet e verteta njerëzore është e vështirë të përshkruhen me fjalë, duhet thënë se sot nga psikologët bëhen edhe përpjekje të tilla. Dhe kjo ndodh për efekt njohjeje, pasi njërëzit bëjnë vazhdimisht përpjekje të kësaj natyre rreth gjendjeve emocionale që provojnë në vetvete, përpiqen ti përcaktojnë gjithnjë e më saktë ato për të kuptuar dramën e brendshme si dhe aspektet konkuruese të emocioneve që përjetohen, duke u përpjekur të kapin kuptimin e vërtetë të cdo ndjesie apo të cdo buzëqeshjeje që vihet në veprim sa here që është e nevojshme.
Një pjesë e mirë e gjendjeve emocionale pozitive lidhet me të qënit i lumtur apo me vetë lumturinë që përjeton cdo qënie njerëzore. Studimet tregojnë se te kjo qënie vetë sistemet emocionale janë të ndërtuara sipas një hierarkie dhe lumturia duket se formon sistemin më të lartë në këtë hierarki. Në mjaft kërkime që janë kryer rreth lumturisë, pyeten njërëz të moshave e profesioneve të ndryshme se cfarë i bën ata të lumtur, duke testuar lidhjet e lumturisë së tyre me aspekte të tilla si: të ardhurat, shëndeti i mirë, aftësitë e vecanta dhe inteligjenca, martesa, mosha, besimi, lloji i punës, statusi social, edukimi e të tjera. Përgjithësisht, këto drejtime të kërkimeve konsiderohen si pikënisje e lumturisë dhe si aspekte të rëndësishme të gjëndjeve emocionale, të cilat investojnë sistematikisht në jetën e individit dhe në të qënit i lumtur. Vec kësaj, autor të ndryshëm kanë sugjeruar se lumturia është rrjedhojë e përmbushjes së qëllimeve individuale në fusha të ndryshme të jetës.
Grupi i dyte: Grupi i emocioneve negative. Këto emocione përshkrohen nga gjëndje emocionale negative ose të pakëndëshme dhe janë të lidhura me pakënaqësitë që përjetohen gjatë plotësimit të nevojave bazë, janë të lidhura me pasigurinë, me humbjet dhe dështimet në jetë. Në rrethana të tilla individi ndjehet pesimist në vetvete dhe për rrjedhojë përjeton frikë, ankth, zhgënjim, dëshpërim, stres, frustacion e të tjera.
Për të bërë diferencime brënda këtij grupimi të emocioneve ka rëndësi të merren parasysh jo vetëm shkalla apo intesitetit i shprehjes së tyre, por edhe kahu i veprimit, shkalla e irritimit dhe e pakënaqësive të ndryshme që përjetohen nga individi. Pra, në këtë grupim, shumë emocione negative janë primare dhe shumë të tjera janë rezultat i interpretimeve konjitive. Ato më tepër imponohen nga rrethanat dhe kanë frekuencë më të shpeshtë në raport me emocionet pozitive. Në tërësi, edhe emocionet e ketij grupi janë të shumta në numër, një prej tyre është dhe ankthi.Sipas Frojdit, ankthi lidhet me gjendje psikologjike që nuk shoqërohen me vëmendje të vecantë ndaj objektit frikësues. Origjina e ankthit në përgjithësi është e paqartë dhe pothuajse e papërcaktuar pra, është pikërisht mungesa e një ngacmimi konkret, ajo që e privon ankthin nga mundësia e patjes së kontureve të qarta dhe të identifikueshme. Ankthi ka efekte shkatërruese për trupin, pasi burimet trupore dhe ato intelektuale nuk jane aspak ndihmuese për individin. Megjithkëtë, duhet thënë se ankthi është pjesë e pandarë e përjetimeve të shumta njerëzore dhe se ndonjëherë prej tij mund të gjenerojnë crregullime të ndryshme, të cilat zgjatin relativisht në kohë dhe prishin rrjedhën normale të jetës.
Ne të gjithë përjetojmë gjëndje ankthi sa herë ndeshemi me situate tepër të vështira që janë kërcënuese për ne. Pra, në këtë kuptim, ankthi është një ngritje emocionale, një gjëndje shqetësimi përgjithësisht e vështirë dhe stresante, e shkaktuar nga pritshmëria e ndonjë stimuli apo situate që nuk është fizikisht e pranishme dhe realisht e dhimbshme, por parandjehet të jetë e tillë dhe se individi ndodhet nën trusninë e një orjetimi të tillë për një kohë të gjatë.
Ndonjëherë ankthi përcaktohet si një tmerr pa emër, pa formë dhe misterioz, por që nuk i godit të gjithë njerëzit njëlloj. Studiuesit theksojnë se në strukturën e tij, ankthi ka një komponent fiziologjik, një komponent konjitiv dhe një eksperiencë subjective të diskomfortit. Për këtë, disa psikolog sugjerojne se ankthi shfaqet më shpesh në ato rrethana kur njërëzit konfrontohen me vetveten, duke marrë shumë perceptime njëherësh. Pikërisht për këtë thuhet se origjina e ankthit në përgjithesi është e paqartë,por pavarsisht nga kjo, duhet thënë se në shumë situate gjëndja e ankthit mund të jetë dhe e motivuar. Kështu psh. ankthi mund të jetë edhe rrjedhojë e frikës që përjetohet, në mjaft raste kur objekti frikësues është real dhe i njohur nga vetë individi. Ashtu si frika që është një reagim i natyrshëm ndaj një kërcënimi real apo imagjinar, edhe ankthi mund të jetë një reagim i tille ndaj një stimuli konkret apo ndaj një presioni të caktuar. Shembull i një gjëndje ankthi të tillë mund të jetë psh. frika për humbjen e një njeriu të dashur ose humbja e dashurisë për dikë.
Në shtjellimet dhe përshkrimet që iu bë më sipër dy grupeve kryesore të emocioneve pozitive dhe negative, studiuesit kanë pohuar se këto kahe të gjëndjeve emocionale, shpesh alternohen me njëra tjetrën, duke ngritur dhe ulur shpesh tonin e përjetimeve tona emocionale. Në këtë mënyrë, ato i japin vitalitet, larmi dhe variacione jetës sonë.

Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Emocionet
Klasifikimi i emocioneve.
Sot ne psikologji nuk ekziston ende një klasifikim i qendrueshem dhe pergjithsisht i pranuar i emocioneve.Sipas një klasifikimi te dhënë nja Lazarus(1993),emocionet klasifikohen ne 3 grupe kryesore:
1.Emocionet Negative-zemërimi,ankthi(frika),turpi,pikellimi,xhelozia,ne veria;
2.Emocionet e Perziera-shpresa,keqardhja;
3.Emocionet Pozitive-lumturia,mburrja,qetesimi,dashuria.
Njëra prej ndjenjave paresore është FRIKA.Kjo ndjenjë paraqitet relativisht herët.Zakonisht shfaqet ne situata te cilat inividi i vlerëson si te rrezikshme për ekzistencën e vet.Të fëmijët shkaktojne frikë situatat e reja dhe te panjohura.
Një lloj tjetër e frikes është Fobia-me ç'rast individi frikesohet prej disa objekteve dhe sitautave si p.shUjit,rrugës.dhomes se mbyllur etj)ndonëse ato objekte dhe situata,ne te vërtetë nuk paraqesin ndonjë rrezik.
ZEMERIMI-mund te perjetohet si një pakenaqesi e zakonshme deri tek terbimi,me ç'rast individi nuk është ne gjendje ta kontrrolloj veten.Mund të ndodhë qe ne raste te tilla individi t'i kërcënohet ndonjë te afermi te vet,i cili ne fakt nuk është aspak fajtor për situaten e shkatuar.
GEZIMI -Njeriu zakonisht është i gezuar kur arrin suksese ne realizimin e qellimeve te veta,kur e kryen punën e tij me kenaqesi,kur është shendosh,kur dashuron dhe i ktheht dashuria nga personi përkatës etj.
HIDHERIMI-Paraqitet atëherë kur humbim diçka te rëndësishme për ne.Bie fjala femija hidhërohet nëse e humb lodren e tij.Ndërsa një i rritur hidhërohet nëse e humb një te aferm.Hidherimi shpesh shkrehet ne vaj nganjëherë shpreh edhe gezim ose ndonjë tronditje.
XHELOZIA-Ne thelb është pasiguri personale.Xhelozia lind ne ato raste kur personi,te cilin e dashurojme,kujdesin dhe dashurin nuk e drejton ndaj nesh por ndaj ndonjë personi tjetër.
DISPONIMI-Është gjendje emocionale te kendeshme ose te pakendeshme te cilat zgjasin relativisht shumë ,por nuk janë intensive.Disponime t tona nuk kanë te bëjnë me diçka konkrete dhe te caktuar,mirëpo ndikojne ne ne qe te marrim një qëndrim te caktuar ndaj njerëzve dhe realitetit ne përgjithësi.
PASIONI-Janë shprehi te formuara gjatë jetës te cilat percillen gjithmonë me emocione intensive.Ato ndikojne dukshëm ne sjelljen dhe veprimet e njerevze p.sh dikush ka pasion shkencen,diturine,sportin qe janë pasione Pozitive.Ekzistojne edhe pasione Negative si bixhozi,pija,duhani etj.

Shpesh here ndodhe qe nese na pyet dikush ,se cfare emocioni jeni duke perjetuar per momentin ,.....ne pergjigjemi Ndjehem e/i lumtur, Jam i/e zemeruar , Kam frike etj.... Si mund ta perkufizoni nocionin Emocion ?
Psikologet jane perpjekur qe ta perkufizojne nocioni Emocion ,por nuk kan mundur ti japin nje perkufizim te vetem ,sepse jame perjetime shume subjektive !
William James(1884) -Argumentoi se emocioni eshte ndjenja e ndryshueshme trupore qe ndodh si reagim ndaj ngjarjeveeksistuese te mjedisit!
Sigmund Froid(1915)-Shpalli se emocionet jane shkarkimefiziologjike te cilat shfaqen ne formen e ndjenjave!
Robert Plutchik (1962)-E pershkroi emocioninsi nje reagim trupor te modeluar, te shkaktuar nga nje ngacmues!
Emocioni mund te perkufizohet "perjetim" apo "ndjenje", qe shkaktohet nga truri. Varet nga ajo se cfare ne mendojme ,se cfare na bene te lumtur, cfare te pikelluar,etj,
Truri e bene te mundur te jipen hormonet, te cilat krijojne ndjenje lumturie,ose pikellimi ne trupin tone.Emocioni eshte shqetesim shpirterore,ku vjen si rrjedhoje e ndonje te papriture ,e ndonje ndodhie e heres se pare(ku te gjene ne nje gjendje te papregaditur), ku e folura dhe gjestet mund te jene te pakontrolluara .
Është e natyrës dhe shumë normale të gëzohëmi,mërzitëmi, hirdhërohemi, bërtasim e shajm, përlotëmi e qajm.
Mirpor këtu ka një gjë, që po të ndodhin të gjitha këto përnjëheresh, në afate të shkurtëra kohore, ata persona quhen Emocional Labil/të lëkundshëm!

Similar topics
» Emocionet..
» Lifting, i dëmshëm edhe për emocionet
» Emocionet e para të bukurosheve shqiptare në Brazil
» Emocionet që përjetojnë femrat pas raportit seksual
» Mihrie Braha: Rikthen emocionet e para 20 vjetëve

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi